|
PESė MIJė VJET FORTIFIKIME Nė SHQIPėRI GJERAK KARAISKAJ «...qė nga kohėrat e Ninevisė dhe tė Babilonisė deri nė fund tė mesjetės muret prej guri ndėr kombet e qytetėruara ishin i vetmi mjet fortifikimi» F. ENGELS HYRJE Nė fushėn e fortifikimeve, studimet qė kanė bėrė tė mundur njė trajtim pėrgjithėsues tė kėsaj teme janė kryer thuajse tėrėsisht mbas Ēlirimit nga studiuesit shqiptarė. Kushtet shumė tė favorshme tė krijuara gjatė pushtetit popullor, me kujdesin e vazhdueshėm tė Partisė dhe shokut Enver Hoxha, pėr studimin dhe vlerėsimin e trashėgimisė arkitektonike tė sė kaluarės, bėnė tė mundur qė brenda njė kohe relativisht tė shkurtėr, tė gjurmohet njė numėr i madh ndėrtimesh mbrojtėse, tė grumbullohet njė material i gjerė dokumentar dhe tė publikohen njė sėrė artikujsh qė trajtojnė kėto probleme. Deri para Ēlirimit dihej fare pak mbi fortifikimet prehistorike dhe antike tė vendit tonė. Arkeologė tė huaj, qė janė marrė pėrciptas me kėtė problem, ua atribuonin ndėrtimet e fortifikimeve antike ilire mjeshtrave grekė, gjė qė vinte jo vetėm nga mungesa e materialit dhe e gėrmimeve arkeologjike sistematike, por kryesisht nga metodologjia e gabuar shkencore, qė mbėshtetej nė teorinė e «importimit tė fenomeneve kulturore» dhe tė ndarjes nė «popuj krijues» dhe «pėrvetė-sues». Pėr sa u pėrket fortifikimeve mesjetare, studimet pėr to nė tė kaluarėn janė jo vetėm tė pakta, por vuajnė dhe nga mungesa e kompetencės. Pėr kėtė arsye, nė ato studime tė pakta qė kemi trashėguar pėr kėtė fushė nuk bėhet fjalė pothuajse aspak pėr arkitekturėn e kėtyre ndėrtimeve, por vetėm sa radhiten tė dhėnat historike pėr to. Njė gjini krejt e palėvruar ka qenė ajo e fortifikimeve tė shek. XVIII-XIX, qė lidhen me periudhėn e krijimit dhe fuqizimit tė pashallėqeve tė mėdha shqiptare. Kėto ndėrtime janė parė me pėrbuzje nga studiuesit e huaj dhe janė konsideruar anakronike dhe tė padenja pėr t´u studiuar. Studimet shqiptare dhe materiali i mbledhur, sidomos nė dy dekadat e fundit, tregojnė se nė artin e fortifikimit vendi ynė jo vetėm nuk qėndron mbrapa vendeve tė tjera, po ai paraqitet me tiparet e veta tė veēanta, qė krahas pėrpunimit krijues tė ndikimeve tė jashtme, dha dhe kontributin e vet nė thesarin e pėrbashkėt tė arkitekturės sė popujve tė Ballkanit. Nė (kėtė punim, duke u mbėshtetur nė metodologjinė marksiste-leniniste, fortifikimet nuk janė parė tė izoluara, vetėm si vepra ndėrtimi dhe mbrojtėse, por nė radhė tė parė kėto fenomene arkitektonike janė parė si refleks i kushteve ekonomiko-shoqėrore, tė formacioneve tė ndryshme tė shoqėrisė nė vendin tonė. Fortifikimet mė tė hershme nė vendin tonė i pėrkasin neolitit tė vonė, rreth viteve 2800-2700 p.e.r. Nė kėtė periudhė hasen fortifikime me ledhe guri e druri, si nė Kamnik tė Kolonjės dhe Maliq. Por pėrhapjen mė tė madhe ato e patėn gjatė periudhės sė vonė tė bronzit dhe tė hekurit tė hershėm (1500-500 p.e.r.). Ky fenomen ėshtė i lidhur me diferencimin shoqėror dhe lindjen e shoqėrisė me klasa. Nė kėtė periudhė konsolidohen federatat fisnore dhe lufta pėr grabitje midis fiseve apo federatave bėhet njė fenomen i zakonshėm. Vendbanimi i fortifikuar bėhet vendbanimi mė karakteristik pėr ilirėt. Tipari mė dallues i ndėrtimeve mbrojtėse tė kėsaj periudhe nga ato paraardhėse, janė muret e fuqishme tė ndėrtuara me gurė tė mėdhenj tė palatuar, qė rrethonin krejt vendbanimin ose pjesėt me mbrojtje natyrore mė tė dobėt. Teknika e re u jepte njė qėndrueshmėri mė tė madhe mureve mbrojtėse. Trashėsia e tyre ishte 2-4 m, ndėrsa lartėsia mbi 4 m. Fortifikimet vendoseshin gjithmonė nė pika strategjike, pranė rrugėve natyrore dhe luginave qė pėrshkojnė territorin e vendit tonė apo tė krahinave tė tjera tė banuara dikur nga ilirėt. Pėr sa i pėrket formulimit planimetrik, fortifikimet prehistorike varen shumė nga terreni ku janė ngritur, qė ka kushtėzuar dhe format e ndryshme tė tyre. Por vendbanimet e mbrojtura, me shumė mure rrethuese, janė nė kėtė kohė njė tipar karakteristik pėr fortifikimet e hershme ilire. Ato i gjejmė kudo nė territorin e Ilirisė me nga dy deri nė pesė rrethime, nė njė kohė kur nė Greqi, vetėm pas shek. VII ose VI p.e.r., fillojnė tė rrethohen me mure shtrirjet e vendbanimeve jashtė mbrojtjeve fillestare tė tyre. Nė njė shkallė mė tė zhvilluar tė shoqėrisė prehistorike lindin sisteme fortifikimi pėr krahina tė tėra, duke krijuar nė kėtė mėnyrė njė rezistencė tė organizuar kundrejt njė armiku tė jashtėm. Gjatė shek. V-IV p.e.r., nė njė pjesė tė vendbanimeve tė fortifikuara, qė vazhdojnė tė jetojnė nga periudha e parė e hekurit, zhvillohet jeta qytetare. Lindin edhe qytete tė reja, fizionomia e tė cilave pėrcaktohet nga marrėdhėniet skllavopronare qė zotėrojnė nė jetėn e Ilirisė nė kėtė kohė. Jeta qytetare me kėrkesat e saj tė veēanta pėrcaktoi dhe pamjet e ndryshme tė qyteteve dhe fortifikimeve antike, nė krahasim me qendrat e fortifikuara tė rendit fisnor. Muret mbrojtėse tė qyteteve me gurė tė latuar me kujdes nė formė poligonale, trapezoidale apo katėrkėndėshe ishin njė shfaqje e fuqisė ekonomike dhe e nivelit kulturor tė qytetit. Pėr herė tė parė lindin nė fortifikime kullat, perfeksionohet mbrojtja e hyrjeve, muret bėhen mė tė larta dhe pajisėn me parapete dhe bedena, ndėrsa kullat me frėngji. Pushtimi romak ndėrpreu pėr njė kohė zhvillimin normal tė jetės ekonomike, politike dhe kulturore tė Ilirisė. Rrėnohet njė numėr i madh qytetesh tė fortifikuara dhe kėshtjellash, sidomos nė Epir. Fortifikimet kufizohen vetėm nė disa nga qytetet kryesore tė bregdetit, si Butrinti, Apolonia, Durrėsi, Lezha etj. Nė teknikėn e ndėrtimit tė mureve mbrojtėse futen elemente tė reja, si llaēi pėr lidhjen e gurėve dhe tulla e pjekur. Shthurja e sistemit skllavopronar dhe dyndjet e popujve nė shek. IV-VI, sjellin si pasojė njė shtim tė aktivitetit ndėrtimor nė drejtim tė fortifikimeve. Fortifikohen nė fillim qendrat e banuara pranė rrugėve kryesore dhe qytetet mė tė rėndėsishme. Ndėrtohen gjithashtu kėshtjella tė vogla, qė bėnin pjesė nė sistemin fortifikues tė qyteteve tė mėdha dhe tė rrugėve kryesore tė komunikacionit. Ky aktivitet ndėrtimor mori njė pėrpjesėtim mė tė madh sidomos nė shek VI, nė kohėn e sundimit tė perandorit me origjinė ilire, Justinianit I. Njė zhvillim tė dukshėm pati arkitektura ushtarake edhe gjatė mesjetės sė hershme dhe asaj tė zhvilluar. Ecurinė e saj mund ta ndajmė nė dy etapa kryesore, e para qė pėrfshin shek. VII-XIII dhe e dyta shek. XIV-XV. Nė periudhėn e parė, fortifikimet shqiptare kishin arritur njė shkallė tė lartė zhvillimi. Mjafton tė pėrmendim se ndėrsa nė vendin tonė), nė shek. IX-XI kishte kėshtjella tė fuqishme, me mure guri dhe qytete tė mėdha tė fortifikuara, si Durrėsi, Berati, Kanina, Lezha, Himara etj., nė Evropėn Perėndimore vazhdonin tė pėrdoreshin fortesat prej druri. Mjaft elemente tė fortifikimeve, qė u pėrhapen nga kryqtarėt nė Evropė gjatė shek. XII-XIII, i hasim nė fortifikimet tona nė njė periudhė mė tė hershme. Por edhe pas shfaqjes sė artilerisė dhe kalimit tė qendrės sė gravitetit nga Lindja nė Perėndim, ato ndoqėn hap pas hapi pėrparimet e artit tė fortifikimit, qė kushtėzohej nga zhvillimi i mjeteve dhe mėnyrave tė sulmit. Zhvillimi i mėtejshėm i fortifikimeve shqiptare pas shek. XV u ndėrpre nga pushtimi turk. Nė periudhėn e parė tė pushtimit turk, pėr vendosjen e garnizoneve tė pushtuesit u pėrdor njė pjesė e mirė e kalave tė vjetra ekzistuese, ndėrsa kalatė e tjera, qė u gjykuan tė papėrshtatshme, u prishėn, pėr tė mos u kthyer nė qendra rezistencė tė popullsisė kryengritėse. Nė radhė tė parė, u shfrytėzuan kalatė e qyteteve, tė cilat u kthyen mė vonė nė qendra administrativo-ushtarake, tė vilajeteve si dhe disa kėshtjella qė kishin rėndėsi tė veēantė strategjike. Duke shfrytėzuar kalatė e vjetra dhe duke ndėrtuar edhe tė reja, turqit krijuan nė Shqipėri, qė ishte njė qendėr e vazhdueshme kryengritjesh, njė sistem tė tėrė fortifikimesh, ku vendin kryesor e zinin kalatė ekzistuese. Nė ndėrtimin e kalave morėn pjesė, me punė tė detyruar e teknikė, dhe punėtorė vendas. Nė ndonjė rast ato janė projektuar edhe nga arkitektė me origjinė shqiptare, siē ėshtė kalaja e Vlorės e projektuar nga arkitekt Sinani, e cila ėshtė njė nga arritjet mė tė shquara tė arkitekturės ushtarake osmane. Shthurja e regjimit feudal-ushtarak, qė kishte filluar nė Shqipėri qė nga fillimi i shek. XVII, solli si pasojė dobėsimin e pushtetit turk dhe shthurjen e administratės shtetėrore. Kjo u dha rast feudalėve tė fuqishėm shqiptarė qė tė fuqizoheshin ekonomikisht dhe politikisht dhe dalngadalė tė kthehen nė sundimtarė autonome tė territoreve tė mėdha apo tė vogla, tė quajtura pashallėqe, tė cilat zėvendėsuan ndarjen e vjetėr administrative tė sanxhaqeve. Kjo periudhė karakterizohet nga konflikte dhe luftėra tė vazhdueshme midis feudalėve shqiptarė dhe sulltanit, nė tė cilat morėn pjesė dhe masat e gjera tė popullit, qė aspironin ēlirimin kombėtar, midis vetė feudalėve si dhe midis feudalėve nga njėra anė dhe shtresave tė varfėra dhe tė shtypura tė qytetarėve dhe fshatarėve nė anėn tjetėr. Luftėrat feudale morėn pėrpjesėtime mė tė mėdha sidomos nė pashallėqet e Shkodrės, Beratit dhe Janinės, tė cilat shėrbyen edhe si bėrthamė pėr krijimin e pashallėqeve tė mėdha shqiptare. Nė funksion tė kėsaj gjendjeje ishin ngritur dhe fortifikimet. Zakonisht, nė qytetin kryesor tė pashallėkut, ku ishte dhe rezidenca e sundimtarit, vėrehen gjurmėt mė tė rėndėsishme tė ndėrtimeve mbrojtėse tė kėsaj periudhe. Ato i takojmė nė kalanė e Shkodrės, Beratit, Peqinit etj. Por midis gjithė sundimtarėve tė pashallėqeve, u dallua pėr ngritje fortifikimesh Ali pashė Tepelena, i cili nga fundi i sundimit tė tij mundi tė krijojė njė shtet thuajse tė pavarur me kryeqendėr Janinėn, qė pėrfshinte Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut dhe zinte njė pjesė tė tokave tė Maqedonisė e tė Greqisė. Veē kalave, qė ai ndėrtoi jashtė territorit tė sotėm tė Shqipėrisė, si nė Janinė, Prevezė, Artė, Sul etj., Aliu ngriti shumė fortifikime edhe brenda territorit tė sotėm tė Shqipėrisė sė Jugut dhe tė Mesme, si nė Tepelenė, Gjirokastėr, Shėn-Triadhė, Butrint, Mahalla, Libohovė, Shėn-Vasi, Porto-Palermo dhe Bėrat. Me ndėrtimet ushtarake tė tij, Aliu diti t´u kundėrvihet pėrparimit tė mjeteve dhe mėnyrave tė sulmit tė armiqve tė tij tė mundshėm. Kėtė e treguan ato fortifikime, tė cilat nė pėrpjekjet me pushtuesit osmane u rezistuan rrethimeve tė gjata dhe sulmeve tė egra tė armiqve. Qėllimi i kėtij punimi ėshtė qė tė ndiqet zhvillimi i artit tė fortifikimit nė Shqipėri, qė nga kohėt mė tė lashta deri afėr kohės sonė. Kėtė evolucion e kemi ilustruar me shembuj tipike, duke vlerėsuar njėkohėsisht edhe anėn sasiore tė kėtij problemi, qė lidhet me shpėrndarjen e fortifikimeve nė kohė. Ndėrtimet mbrojtėse janė parė kryesisht nė pikėpamje ushtarake si fortesa, pa u lėnė mėnjanė teknika e ndėrtimit, edhe kur kjo e fundit nuk lidhej me qėndrueshmėrinė e mureve, por mė tepėr kishte karakter estetik. Nė anėn tjetėr, jemi pėrpjekur qė gjithė kėto aspekte t´i inkuadrojmė nė kontekstin historik, i cili shpesh ka kushtėzuar ne njė masė tė madhe zgjidhjen dhe tiparet e kėtyre ndėrtimeve. Autori ka vrojtuar nė vend shumicėn e fortifikimeve, ndėrsa nje pjesė e tyre janė studiuar prej tij, por ai ėshtė mbėshtetur edhe nė njė sėrė artikujsh tė studiuesve shqiptarė si tė F. Prendit e M. Korkutit pėr fortifikimet prehistorike; tė prof. S. Islamit, N. Cekės. Dh. Budinės e K. Zhekut pėr antikitetin; tė A. Baēes, S. Anamalit e D. Komatės pėr fortifikimet mesjetare, etj; tė E. Rizės e P. Thomos pėr banesat e fortifikuara dhe kullat e shek. XVII-XVIII etj. Disa vėshtirėsi, qė lidhen me materialin qė kemi pasur nė dispozicion, si dhe me nivelin e ndryshėm tė studimeve pėr fusha tė veēanta, kanė bėrė qė jo tė gjithė kapitujt tė kenė njė shtrirje tė barabartė nė prekjen e problemeve dhe nė nxjerrjen e pėrfundimeve pėrkatėse. Gjithashtu janė lėnė jashtė kėtij punimi, pėr mungesė tė dhėnash e studimesh, ndėrtime mbrojtėse shqiptare nga krahinat e Kosovės, Ēamėrisė si dhe fortifikime tė tjera tė ndėrtuara nga Ali pashė Tepelena, jashtė territorit tė sotėm tė Shqipėrisė. Interpretimet e ndryshme nga studiuesit e tjerė, pėr tė mos cėnuar rrjedhshmėrinė e leximit, janė dhėnė nė shėnimet. Pėr tė dalė mė qartė pėrhapja dhe rėndėsia e ndėrtimeve mbrojtėse, janė shqyrtuar edhe kategori tė tjera, mjaft qė ato tė kenė pasur karakter mbrojtės, si banesat dhe manastiret e fortifikuara. Gjithashtu, kapitulli i fundit mbi armėt dhe rrethimet do tė bėjė mė tė lehtė tė kuptuarit e kėsaj teme. Ilustrimet, skicat dhe fotografitė janė marrė kryesisht nga artikujt e cituar nė kėtė punim, ndėrsa vizatimet janė punuar nga F. Zarshati. |