• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • Proletarė tė tė gjitha vendeve, bashkohuni!

    «VETADMINISTRIMI» JUGOSLLAV TEORI DHE PRAKTIKė KAPITALISTE

    (Kundėr pikėpamjeve antisocialiste tė E. Kardelit, tė shprehura nė librin: «Drejtimet e zhvillimit tė sistemit politik tė vetadministrimit socialist»)

    ENVER HOXHA

    Sistemi i «vetadministrimit» nė ekonomi

    Teoria dhe praktika e «vetadministrimit» jugosllav ėshtė njė mohim i hapėt i mėsimeve tė marksizėm-leninizmit dhe i ligjeve tė pėrgjithshme mbi ndėrtimin e socializmit.

    Thelbin e «socializmit vetadministrues» nė ekonomi e pėrbėn ideja se gjoja socializmi nuk mund tė ndėrtohet duke i pėrqendruar mjetet e prodhimit nė duart e shtetit socialist, duke krijuar pronėn shtetėrore si formėn mė tė lartė tė pronės socialiste, por duke e copėtuar pronėn shtetėrore socialiste nė pronė tė grupeve tė veēanta tė punėtorėve, tė cilėt gjoja e vetadministrojnė atė drejtpėrdrejt. Marksi dhe Engelsi, qysh nė vitin 1848, theksonin se

    «Proletariati e pėrdor sundimin e vet politik pėr tė shkėputur nga duart e borgjezisė pak nga pak gjithė kapitalin, pėr tė centralizuar tė gjitha veglat e prodhimit nė duart e shtetit, domethėnė tė proletariatit tė organizuar si klasė sunduese...» (1) .

    Tė njėjtėn gjė ka theksuar edhe Lenini kur luftoi ashpėr pikėpamjet anarkosindikaliste tė grupit antiparti tė «opozitės punėtore», qė kėrkonte dhėnien e fabrikave punėtorėve dhe drejtimin e organizimin e prodhimit jo nga shteti socialist, por nga njė i ashtuquajtur «Kongres i prodhuesve», si pėrfaqėsues i grupeve tė punonjėsve tė ve-ēantė. Kėto pikėpamje Lenini i cilėsonte

    «...nė kundėrshtim tė plotė me marksizmin dhe komunizmin...» (2) .

    Ai vinte nė dukje se

    «njė shtrembėrim shumė i madh i parimeve themelore tė pushtetit sovjetik dhe heqje dorė plotėsisht nqa socializmi ėshtė cdo pėrliqjje, e drejtpėrdrejtė ose e tėrthortė, e pronės sė punėtorėve tė njė fabrike tė veēantė ose tė njė profesioni tė veēantė mbi prodhimin e tyre tė veēantė, ose ēdo pėrligjje e sė drejtės sė tyre pėr tė dobėsuar ose penguar urdhrat e pushtetit tė pėrgjithshėm shtetėror» (3) .

    Qysh nė qershor tė vitit 1950, kur Titoja i paraqiti Asamblesė Popullore tė Republikės Federative Popullore tė Jugosllavisė ligjin mbi «vetadministrimin», duke zhvilluar pikėpamjet e tij revizioniste mbi pronėn nė «socializėm», midis tė tjerave ai tha: «Tani e tutje prona shtetėrore e mjeteve tė prodhimit, fabrikat, minierat, hekurudhat, kalojnė gradualisht nė formėn mė tė lartė tė pronėsisė socialiste; pronėsia shtetėrore ėshtė forma mė e ulėt e pronės shoqėrore e jo mė e larta...» midis «akteve mė karakteristike tė njė vendi socialist», «ėshtė dhėnia e fabrikave dhe e sipėrmarrjeve tė tjera ekonomike prej duarve tė shtetit nė duart e punėtorėve pėr t'i udhėhequr...», se kėshtu do tė realizohet «parulla e aksionit tė lėvizjes punėtore — Fabrikat punėtorėve» (4) .

    Kėto thėnie tė Titos ngjajnė si dy pika uji me pikėpamjet reaksionare tė «opozitės punėtore» anarkosindikaliste, qė demaskoi qysh nė kohėn e vet Lenini, por edhe me ato tė Prudonit, i cili nė punimin e vet «Teoria e pronės» pohonte se «produkti spontan i njė njėsie kolektive... mund tė konsiderohet si triumfi i lirisė... dhe si forma mė e madhe revolucionare qė ekziston dhe qė mund t'i kundėrvihet pushtetit». Ose, ja ē'thoshte njėri prej krerėve tė Internacionales sė Dytė, Otto Baueri, nė librin «Rruga drejt soeializmit»: «Kush, pra, nė tė ardhmen do tė drejtojė industrinė e shoqėrizuar? Qeveria? Jo! Nė qoftė se qeveria do tė drejtonte tė gjitha degėt e industrisė pa pėrjashtim, ajo do tė bėhej tepėr e fuqishme kundrejt popullit dhe kundrejt pėrfaqėsisė kombėtare. Njė rritje e tillė e pushtetit qeveritar do tė ishte e rrezikshme pėr demokracinė» (5) .

    Nė unitet me pikėpamjet e Titos, nė librin e tij E. Kardeli thekson gjithashtu se «Shoqėria jonė ėshtė detyruar tė veprojė kėshtu posa ėshtė pėrcaktuar pėr vetėqeverisje dhe pėr shoqėrizimin vetėqeverisės tė pronės shoqėrore, pėrkundėr pėrjetėsimit tė formės shtetopronare tė marrėdhėnieve socialiste prodhuese» (faqe 66) (6) . Kjo do tė thotė se nė Jugosllavi ėshtė vendosur sistemi i pronės private dhe nuk ekziston prona shtetėrore socialiste, prona e gjithė popullit.

    Krejt ndryshe ndodh nė vendin tonė, ku kjo pronė e pėrbashkėt socialiste drejtohet nga shteti i diktaturės sė proletariatit me pjesėmarrjen e klasės punėtore dhe tė masave punonjėse nė forma tė drejta, tė centralizuara, tė planifikuara nga poshtė e tė orientuara nga lart.

    Rruga e decentralizimit tė mjeteve tė prodhimit, sipas ideve anarkosindikaliste tė «vetadministrimit» punėtor, nė thelb, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė mėnyrė e rafinuar pėr tė ruajtur dhe pėr tė konsoliduar pronėn private kapitaliste mbi mjetet e prodhimit, por nė njė formė tė maskuar si «pronė e administruar nga grupet e punėtorėve». Nė fakt tė gjithė termat e ngatėrruar e tė errėt qė ka shpikur «teoricieni» Kardel nė librin e tij, si «organizata themelore e punės sė bashkuar», «organizata e pėrbėrė e punės sė bashkuar», «kėshillat e punėtorėve tė organizatės themelore ose tė pėrbėrė tė punės sė bashkuar», «bashkėsitė vetėqeverisėse tė interesit» etj., etj. dhe qė janė ligjėsuaredhe nė legjislacionin e shtetit kapitalist jugosllav, nuk janė gjė tjetėr veēse njė fasadė e lustruar, prapa sė cilės fshihet zhveshja e klasės punėtore nga e drejta e pronėsisė mbi mjetet e prodhimit, shfrytėzimi i egėr i saj ngaborgjezia.

    Kjo pronė private ekziston nė Jugosllavi jo vetėm nė formė tė maskuar, por edhe nė formėn e saj tė zakonshme, nė qytet dhe nė fshat. Kėtė e pranon edhe E. Kardeli nė librin e vet kur thotė se «Rėndėsi tė veēantė nė shoqėrinė tonė kanė edhe tė drejtat e atilla sikurse janė... e drejta e pronės personale, respektivisht, nė suaza tė caktuara edhe e pronės private...» (faqe 177). Mė kot Kardeli pėrpiqet ta zbutė efektin negativ qė mund tė bėjė pranimi i hapėt i sė drejtės sė pronės private, qoftė kjo edhe nė formėn e prodhimit tė vogėl, i cili, siē thoshte Lenini, pjell ēdo ditė e ēdo orė kapitalizmin. Revizionistėt jugosllavė kanė nxjerrė edhe ligje tė posaēme pėr inkurajimin e ekonomisė private, ligje qė u njohin tė drejtėn qytetarėve «tė themelojnė ndėrmarrje» dhe «tė angazhojnė krahė pune». Nė Kushtetutėn jugosllave thuhet shprehimisht: «privatėt kanė tė njėjtėn pozitė ekonomiko-shoqėrore, tė njėjtat tė drejta e detyrime si edhe punonjėsit nė organizatat ekonomiko-shoqėrore».

    Prona e vogėl private sundon plotėsisht nė bujqėsinė jugosllave dhe zė afėr 90 pėr qind tė sipėrfaqes sė tokės sė punueshme. 9 milionė ha tokė i pėrkasin sektorit privat, ndėrsa mbi 10 pėr qind ose 1,15 milion ha — sektorit kapitalist monopolist tė ashtuquajtur shoqėror. Mbi 5 milionė fshatarė nė Jugosllavi janė tė angazhuar me pronėn private tė tokės. Fshati jugosllav as nuk ėshtė futur ndonjėherė nė rrugėn e transformimit tė vėrtetė socialist. Lidhur me kėtė gjendje Kardeli nuk thotė asnjė fjalė nė librin e vet dhe i shmanget trajtimit tė problemit se si shtrihet sistemi i tij «vetadministrues» nė bujqėsi, Mirėpo nė qoftė se ai pretendon se ndėrton socializmin me anėn e kėtij sistemi, atėherė si ėshtė e mundur tė harrojė «ta ndėrtojė socializmin» edhe nė bujqėsi, qė pėrfaqėson afro gjysmėn e ekonomisė? Teoria marksiste-leniniste na mėson se socializmi ndėrtohet si nė qytet dhe nė fshat jo mbi bazėn e pronės kapitaliste shtetėrore, tė pronės gjoja tė administruar nga grupet e punėtorėve apo tė pronės private nė formė tė hapėt, por vetėm mbi bazėn e pronės shoqėrore socialiste mbi mjetet e prodhimit.

    Nė Jugosllavi lejohet prona private nga 10 deri nė 25 hektarė tokė (7) . Por ligji jugsllav, qė lejon shitblerjen e tokės, qiradhėnien dhe hipotekimin e saj, shitblerjen e makinave bujqėsore dhe punėn e pajtuar nė bujqėsi, i ka krijuar mundėsi klasės sė re borgjeze tė fshatit, kulakėrisė, tė shtojė nė kurriz tė fshatarėve tė varfėr sipėrfaqet e tokave, mjetet e punės, traktorėt dhe kamionėt dhe, si rrjedhim, tė rritė e tė intensifikojė shfrytėzimin kapitalist.

    Aq thellė janė shtrirė marrėdhėniet kapitaliste nė prodhim nė ekonominė jugosllave, saqė u ėshtė hapur fushė e lirė veprimi edhe kapitalistėve e firmave tė huaja, qė kėto tė investojnė e tė shfrytėzojnė sė bashku me borgjezinė vendase klasėn punėtore dhe masat e tjera punonjėse jugosllave. Me tė drejtė sistemi i «vetadministrimit» jugosllav mund tė quhet njė pushtet i kooperimit tė kapitalizmit jugosllav me kapitalizmin amerikan dhe me kapitalistė tė tjerė. Kėta janė ortakė nė pasuritė e Jugosllavisė nė ēdo gjė, nė fabrika, nė komunikacion, nė hotele, nė shtėpitė e banimit, deri edhe nė shpirtin e njerėzve.

    Nė qoftė se ekonomia jugosllave ka bėrė disa hapa nė zhvillimin e vet, kjo nuk i dedikohet aspak sistemit tė «vetadministrimil», sic pėrpiqen tė reklamojnė revizionistėt titistė. Nė Jugosllavi janė derdhur nė formėn e investimeve, tė kredive e tė «ndihmave» kapitale tė mėdha tė botės kapitaliste, qė pėrbėjnė njė pjesė tė konsiderueshme tė bazės materiale tė sistemit kapitalisto-revizionist jugosllav. Vetėm borxhet arrijnė mbi 11 miliardė dollarė. Nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės Jugosllavia ka marrė mbi 7 miliardė dollarė kredi.

    Borgjezia ndėrkombėtare jo pa qėllim e ka mbėshtetur me njė bazė tė tillė materiale e financiare sistemin «vetadministrues socialist» jugosllav. Patericat e kapitalit perėndimor i kanė shėrbyer kėtij sistemi qė tė mbahet nė kėmbė si model i ruajtjes sė rendit kapitalist me etiketat pseudosocialiste.

    Kapitalistėt e huaj, me investimet e tyre, kanė ndėrtuar nė Jugosllavi objekte tė shumta industriale, qė nxjerrin prodhime nga mė tė mirat deri te mė tė kėqijat. Prodhimet e mira, natyrisht, shiten jashtė shtetit, kurse brenda mė pak. Megjithėse jashtė ekziston njė superprodhim i madh kapitalist dhe tė gjitha tregjet janė tė akaparuara nga ata kapitalistė qė kanė investuar nė Jugosllavi, kėta pėrsėri i shesin mallrat e mira nė tregjet e tyre me fitime kolosale, pėr arsye se krahu i punės nė Jugosllavi ėshtė i lirė, prodhimet dalin me kosto mė tė ulėt nė krahasim me vendet kapitaliste ku sindikatat, pak a shumė, luajnė njėfarė roli kėrkues ndaj kapitalit pėr punėtorėt. Mallin mė tė mirė qė prodhojnė fabrikat nė Jugosllavi e marrin shoqėritė shumėkombėshe, tė cilat veprojnė edhe nė Jugosllavi. Por, pėrvec fitimit qė nxjerrin nė kėtė rrugė, kapitalistėt e huaj investitorė zhvatin gjithashtu edhe fitime tė tjera nga pėrqindjet e interesit tė kapitaleve qė kanė investuar nė Jugosllavi. Kėto fitime ata shpesh i marrin edhe si lėndė tė para natyrore ose tė pėrpunuara.

    Demagogu Kardel nė librin e tij flet shumė pėr sistemin «vetadministrues», por mban heshtje tė plotė pėr praninė dhe rolin shumė tė madh tė kapitalit tė huaj pėr mbajtjen nė kėmbė tė siste-mit «vetadministrues».

    Nė vendet borgjeze, thotė Kardeli, pushteti i vėrtetė gjendet dhe «manifestohet para sė gjithash nė lidhshmėrinė e pushtetit ekzekutiv shtetėror me kartelet politike jashtė parlamentit... Krahas me shtimin e fuqisė sė pushtetit tė brendshėm jashtėparlamentar — vazhdon Kardeli — karakteristikė e marrėdhėnieve shoqėrore bashkėkohore nė vendet kapitaliste me njė shkallė tė lartė tė zhvillimit ėshtė edhe njė fenomen i ri — krijimi i pushtetit jashtėparlamentar ndėrkombėtar, respektivisht botėror» (faqe 54). Me kėtė gjė Kardeli do tė vėrtetojė se «vetadministrimi» jugosllav gjoja paska shpėtuar nga njė situatė e tillė. Kurse nė fakt, siē e shpjeguam mė lart, realiteti qėndron ndryshe: «vetadministrimi» jugosllav ėshtė njė bashkadministrim kapitalist, jugosllav e i huaj. Kapitalistėt e huaj, domethėnė shoqėritė, koncernet dhe ata qė kanė investuar nė Jugosllavi vendosin po aq sa vendos edhe pushteti jugosliav mbi politikėn dhe mbi zhvillimin e gjithanshėm tė Jugosllavisė.

    Nė fakt, tė ashtuquajturat ndėrmarrje vetadministruese, tė vogla ose tė mėdha, janė tė detyruara tė mbajnė parasysh investitorin e huaj. Ky investitor ka me vete ligjet e tij, tė cilat ia ka imponuar shtetit jugosllav, ka pėrfaqėsuesit e tij direkt nė kėto ndėrmarrje tė pėrbashkėta, ka pėrfaqėsuesit e vet ose influencėn e tij nė Federatė. Nė fakt, Federatės, ndėrmarrjes ose shoqėrisė sė pėrbashkėt investitori u imponon vullnetin e tij, direkt ose indirekt. Pikėrisht kėtė kėrkon ta fshehė «vetadministrimi». Kėtė kamuflazh, kėtė tour de passe-passe, siē thotė francezi, do tė bėjė Kardeli, «pėr tė vėrtetuar» absurditetin qė «vetadministrimi» jugosllav ėshtė njė socializėm i vėrtetė.

    Por atė qė ai pėrpiqet ta mohojė nė libėr, e pohon me fakte tė shumta dhe tė pėrditshme shtypi perėndimor, bile edhe agjencia jugosllave e lajmeve, TANJUG, e cila, mė 16 gusht tė kėtij viti, njoftoi pėr njė rregullore tė re tė Veēes Ekzekutive Federative qė ka tė bėjė me investimet e huaja nė Jugosllavi. Nė kėtė rregullore zgjerohen akoma mė shumė tė drejtat e investuesve tė huaj kapitalistė nė Jugosllavi. «Sipas kėtij ligji, thekson kjo agjenci, partnerėt e huaj, nė bazė tė marrėveshjes me organizatat e punės sė shoqėrizuar tė vendit, mund tė investojnė valutėn, pajisjet, materialet gjysmė tė gatshme e teknologjinė. Investuesit e huaj kanė tė njėjtat tė drejta si dhe organizatat e punės sė shoqėrizuar tė vendit qė i investojnė mjetet e tyre nė ndonjė organizatė tjetėr tė punės sė bashkuar».

    Mė poshtė TANJUG-u thekson se «parashikohet qė me kėtė rregullore interesimi (i tė huajve) do tė jetė mė i madh, sepse ajo garanton sigurimin e veprimtarisė sė pėrbashkėt ekonomike me afat tė gjatė. Pėrveē kėsaj, tani praktikisht nuk ka fusha nė tė cilat tė huajt nuk mund t'i investojnė mjetet e tyre, me pėrjashtim tė sigurimeve shoqėrore, tė tregtisė sė brendshme dhe tė veprimtarisė shoqėrore».

    Mė shumė se kaq nuk mund t'i shitet vendi kapitalit tė huaj. Dhe pas kėtij realiteti puro kapitalist, «komunisti» Kardel ka paturpėsinė tė pohojė se «...shoqėria jonė ka marrė njė pėrmbajtje dhe strukturė shoqėroro-ekonomike tė vet shumė mė tė fortė, qė ngrihet nga marrėdhėniet socialiste dhe vetėqeverisėse prodhuese...» tė cilat «... bėjnė tė mundshme dhe sigurojnė qė shoqėria jonė tė zhvillohet gjithnjė mė shumė nė mėnyrė tė lirė, tė pavarur dhe vetėqeverisėse...»! (faqe 7-8).

    Nė librin e Kardelit nė plan tė parė konside-rohet individi si elementi kryesor i shoqėrisė, elementi qė prodhon, elementi qė ka tė drejtė tė organizojė dhe tė ndajė prodhimin. Sipas tij, ky element, nė sistemin e «vetadministrimit», shoqėrizon punėn nė ndėrmarrje dhe ushtron udhėheqjen e vet nėpėrmjet tė ashtuquajturve kėshilla tė punėtorėve, tė cilėt «zgjidhen» nga punėtorėt dhe kėta, gjoja, tok me funksionarėt administrues tė caktuar, rregullojnė tė gjithė fatin e ndėrmarrjes, tė punės, tė tė ardhurave etj.

    Kjo ėshtė forma tipike e ndėrmarrjeve kapitaliste, ku nė fakt sundon kapitalisti, i cili ėshtė i rrethuar nga njė numėr i madh funksionarėsh e teknikėsh qė njohin gjendjen e prodhimit dhe organizojnė shpėrndarjen e tij. Natyrisht, fitimet kryesore i merr kapitalisti, qė e ka tė tijėn ndėrmarrjen kapitaliste, domethėnė ai pėrvetėson mbivlerėn. Nė «vetadministrimin» jugosllav njė pjesė e madhe e mbivlerės pėrvetėsohet nga funksionarėt, nga drejtorėt e ndėrmarrjeve dhe nga personeli inxhiniero-teknik, ndėrsa «pjesėn e luanit» e merr Federata ose republika pėr tė pėrballuar rrogat e majme tė tė gjithė atyre funksionarėve tė aparatit qendror, qoftė tė Federatės, ose tė republikės. Duhen fonde pėr tė mbajtur nė kėmbė diktaturėn titiste — ushtrinė, Ministrinė e Brendshme e Sigurimin e Shtetit, Ministrinė e Jashtme etj. qė janė nė duart e Federatės dhe qė fryhen e zgjerohen vazhdimisht. Nė kėtė shtet federativ ėshtė zhvilluar njė burokraci e madhe nėpunėsish dhe udhėheqėsish inproduktivė, tė cilėt paguhen me rroga shumė tė larta, gjė qė del nga djersa dhe gjaku i punėtorėve e i fshatarėve. Pėrveē kėtyre, njė pjesė e madhe e tė ardhurave aka-parohet pėr kapitalistin e huaj qė ka investuar nė kėto ndėrmarrje, i cili ka pėrfaqėsuesin e vet nė «kėshillin administrativ» ose nė «kėshillin e punėtorėve», domethėnė merr pjesė nė udhėheqjen e ndėrmarrjes. Kėshtu, nė kėtė sistem, tė quajtur «socializėm vetadministrues», punėtorėt gjenden vazhdimisht nė njė shfrytėzim total.

    Ingranazhi i «kėshillave punėtorė» dhe i «komiteteve tė vetadministrimit» me komisionet e tyre ėshtė sajuar nga revizionistėt e Beogradit vetėm pėr t'u krijuar iluzionin punėtorėve se «duke u zgjedhur», duke marrė pjesė dhe duke diskutuar nė kėta organizma janė ata, gjoja, qė vendosin pėr punėt e ndėrmarrjes, mbi pronėn «e tyre». Sipas Kardelit, «punėtorėt nė organizatėn themelore tė punės sė bashkuar... qeverisin punėn dhe veprimtarinė e organizatės sė punės sė bashkuar dhe mjetet e riprodhimit shoqėror..., vendosin mbi tė gjitha format e bashkimit dhe tė ndėrlidhjes sė punės sė vet e tė mjeteve, si dhe mbi tė gjitha tė ardhurat qė i fitojnė me punėn e pėrbashkėt, ...ndajnė nė pajtim me bazat dhe kriteret e caktuara nė bazė vetėqeverisėse, tė ardhurat pėr konsumin personal, tė pėrbashkėt dhe tė pėrgjithshėm...» (faqe 160) etj., etj.

    Tė gjitha kėto janė profka, sepse nė kushtet kur nė Jugosllavi sundon demokracia borgjeze, atje nak ka liri tė vėrtetė mendimi e veprimi pėr punonjėsit. Liria e veprimit nė ndėrmarrjet «vetadministruese» ėshtė false. Punėtori nė Jugosllavi nuk drejton dhe nuk gėzon ato tė drejta qė i shpall me aq pompė «ideologu» Kardel. Vetė Titoja, nė fjalėn qė mbajti kohėt e fundit nė aktivin drejtues tė Sllovenisė, pėr tė treguar se gjoja ėshtė realist dhe kundėrshtar i padrejtėsive tė regjimit tė tij, tha se «vetadministrimi» nuk pengon tė rriten edhe tė ardhurat e atyre qė punojnė keq nė kurriz tė atyre qė punojnė mirė. kurse drejtuesit e fabrikave, qė janė fajtorė pėr humbjet, mund t'i bėjnė bisht pėrgjegjėsisė duke zėnė vende me pėrgjegjėsi nė fabrikat e tjera, pa pasur frikė se mund tė qortohen nga dikush pėr kėto faje qė kryejnė.

    Megjithėse nė «teori» E. Kardeli i zhduku burokracinė dhe teknokracinė, zhduku rolin e njė klase dominuese teknokratike, nė realitet. nė praktikė, ajo klasė u krijua me shpejtėsi dhe gjeti fushė tė gjerė tė veprojė nė kėtė sistem gjoja demokratik, ku roli i njeriut punonjės na qenka «vendimtar». Nė fakt, vendimtar ėshtė roli i asaj shtrese funksionarėsh dhe borgjezėsh tė rinj qė sundojnė nė ndėrmarrjen «vetadministruese». Janė ata qė bėjnė planin, qė caktojnė investimet, tė ardhurat e gjithsecilit, tė punėtorit dhe tė vetes; natyrisht, kėrraba tėrheq nga vetja e tyre. Janė krijuar tė tilla ligje e rregullore qė fitimet tė jenė mė tė mėdha pėr udhėheqjen dhe tė pakta pėr punėtorėt.

    Nė Jugosllavi, kjo shtresė e ngushtė njerėzish, tė majmur nga djersa e mundi i punėtorėve, qė merr vendimet nė interesin e saj, u kthye nė klasė kapitaliste. Kėshtu u krijua monopoli politik i marrjes sė vendimeve dhe i ndarjes sė tė ardhurave nga elita nė ndėrmarrjet e «vetadministrimit» socialist, kurse Kardeli i bie gjithnjė njė avazi, sikur ky sistem politik, i shpikur nga titistėt, jep kontribut nė krijimin e kushteve pėr realizimin real tė tė drejtave «vetėqeverisėse» dhe «demokratike» tė punonjėsve, tė cilat ua njeh sistemi parimisht.

    Formimin e klasės sė re kapitaliste e ka inkurajuar pikėrisht sistemi i «vetadministrimit». Kėtė fakt tė hidhur e ka pohuar edhe Titoja nėpėrmjet njė «kritike tė ashpėr» qė gjoja u ka bėrė shfrytėzuesve tė punėtorėve, tė gjithė atyre qė drejtojnė dhe pėrfitojnė nga ky sistem «vetadministrues socialist». Nė fjalime tė shumta, sido qė ėshtė munduar tė fshehė tė zezat e sistemit tė tij pseudosocialist, ai ka qenė i detyruar tė pohojė krizėn e madhe tė kėtij sistemi dhe polarizimin e shoqėrisė jugosllave nė tė pasur e nė tė varfėr. «Unė nuk e quaj pasurim atė qė njeriu e fiton edhe nė qoftė se nga fitimet e tij ka ndėrtuar vilė pushimi, thotė ai. Por kur bėhet fjalė mbi qindra milionė e bile pėr miliardė, atėherė kjo ėshtė vjedhje... Kėto nuk janė tė ardhura tė siguruara me djersė... Kjo pasuri po krijohet me spekulime tė ndryshme brenda dhe jashtė vendit... Tani, duhet tė shikojmė ē'ėshtė bėrė me ata qė ndėftojnė shtėpi, njė e kanė nė Zagreb, tė dytėn nė Beograd, tė tretėn diku nė bregdet ose nė ndonjė vend tjetėr. Njė i tillė nuk ka shtėpi tė thjeshtė pushimi por vila tė cilat i jep shumė mirė me qira. Pėrveē kėsaj kanė jo nga niė, por dy dhe tre vetura nė farmilie» (8) . Njė tjetėr, pėr tė treguar se gjoja ėshtė kundėr krijimit tė shtresave tė pasura e tė varfėra nė shoqėri, ai ka pėrmendur gjithashtu se vetėm nė bankat jugosllave disa persona tė pasur privatė kanė depozituar rreth 4,5 miliardė dollarė, pa llogaritur kėtu sa kanė depozituar nė bankat e huaja e sa mbajnė nėpėr xhepa.

    Duke shkruar pėr sistemin e fabrikuar nga revizionistėt titistė, Kardeli ėshtė i detyruar tė pėrmendė shkarazi nevojėn e luftės «kundėr formave tė ndryshme tė deformimeve dhe tentativave tė uzurpimit tė tė drejtave vetėqeverisėse tė punonjėsve dhe tė qytetarėve» (faqe 174). Rrugėdaljen nga kėto «keqpėrdorime» ai pėrsėri e kėrkon brenda sistemit «vetadministrues», duke zgjeruar «mekanizmin pėrkatės tė kontrollit shoqėror dernokratik» (faqe 178).

    Kėtu lind pyetja: pėr cilėn klasė e ka fjalėn Kardeli, kur flet pėr «uzurpim tė tė drejtave vetėqeverisėse tė punonjėsve»? Ai, sigurisht, nuk e thotė, por fjala ėshtė pėr klasėn e vjetėr e tė re borgjeze, qė i ka uzurpuar pushtetin klasės punėtore, i ka hipur nė zverk dhe e shfrytėzon deri nė palcė.

    Mė kot pėrpiqet Kardeli t'i paraqesė «kėshillat e punėtorėve». «organizatat thernelore tė punės sė bashkuar» etj., etj. si shprehja mė autentike e «demokracisė» dhe e «lirisė» sė njeriut nė tė gjitha fushat shoqėrore. «Kėshillat punėtorė» s'janė gjė tjetėr veēse organe krejt formale, mbrojtėse dhe zbatuese jo tė interesave tė punėtorėve, por tė vullnetit tė drejtuesve tė ndėrmarrjeve, sepse, duke u korruptuar materialisht, politikisht e ideologjikisht, ato janė bėrė pjesėtare tė «aristokracisė» e tė «burokracisė punėtore», agjentura pėr tė gėnjyer e pėr t'i krijuar iluzione tė rreme klasės punėtore.

    Realiteti jugosllav flet qartė pėr mungesėn e demokracisė sė vėrtetė pėr masat. Dhe nuk mund tė ndodhė ndryshe. Lenini theksonte se:

    ««Demokracia e prodhimit» ėshtė njė term qė jep rast pėr interpretime tė shtrembra. Ai mund tė kuptohet si mohim i diktaturės dhe i drejtimit unik. Ai mund tė kuptohet si njė shtyrje e demokracisė sė zakonshme ose si njė largim prej saj» (9) .

    Nuk mund tė ketė demokraci socialiste pėr klasėn punėtore pa shtetin e saj tė diktaturės sė proletariatit. Marksizėm-leninizmi na mėson se mohimi i shtetit tė diktaturės sė proletariatit ėshtė mohim i vetė demokracisė pėr masat punonjėse.

    Mohimi nga ana e revizionistėve jugosllavė i shtetit tė diktaturės sė proletariatit dhe i pronės shoqėrore socialiste mbi tė cilėn ai mbėshtetet, i ka cuar ata nė njė drejtim tė decentralizuar dhe pa plan unik shtetėror tė ekonomisė. Zhvillimi rnbi bazėn e planit unik shtetėror tė ekonomisė kombėtare dhe drejtimi i saj nga shteti socialist mbi bazėn e parimit tė centralizmit demokratik ėshtė njė nga ligjet e pėrgjithshme dhe parimet themelore tė ndėrtimit tė socializmit nė ēdo vend. Ndryshe ndodh si nė Jugosllavi ku ndėrtohet kapitalizmi.

    Kardeli pretendon se punėtorėt nė organizatat e tyre «vetadministruese» kanė tė drejta qė «tė administrojnė veprimtarinė e organizatės sė punės sė bashkuar» (faqe 160), domethėnė tė ndėrmarrjeve. pra ata mund edhe tė planifikojnė gjoja prodhimin. Por si qėndron e vėrteta? Punėtori nė kėto organizata as nuk drejton, as nuk e ndėrton edhe atė tė ashtuquajtur plan nė bazė. Kėto i bėn borgjezia e re. udhėheqja e ndėrmarrjes, kurse punėtorėve u jepet pėrshtypja se «kėshillat punėtorė» gjoja bėjnė ligjin nė kėtė organizim «vetadministrues». Kjo ndodh edhe nė vendet kapitaliste, ku fuqinė nė ndėrmarrjen private e ka kapitalisti, i cili ka teknokracinė e vet, teknokratėt qė drejtojnė, dhe nė disa vende ka gjithashtu edhe pėrfaqėsues tė punėtorėve, tė cilėt kanė njė funksion tė papėrfillshėm, aq sa t'u krijohet iluzioni punėtorėve se gjoja bėjnė pjesė edhe ata nė drejtimin e punėve tė ndėrmarrjes. Por kjo ėshtė njė gėnjeshtėr.

    I ashtuquajturi planifikim qė kryhet nė ndėrmarrjet «vetadministruese» jugosllave jo vetėm nuk mund tė quhet socialist, por, duke u kryer sipas shembullit tė tė gjitha ndėrmarrjeve kapitaliste, ai con nė tė njėjtat pasoja qė ekzistojnė nė ēdo ekonomi kapitaliste, siē janė anarkia nė prodhim, spontaneiteti dhe njė varg kontradiktash tė tjera, qė shfaqen nė mėnyrėn mė tė hapur e tė egėr nė ekonominė dhe nė tregun jugosllav.

    «...Shkėmbimi i lirė i punės nėpėrmjet prodhimit tė mallrave dhe tė tregut tė lirė vetėqeverisės (nėnvizimi ėshtė yni) nė shkallėn e tashme tė zhvillimit shoqėroro-ekonomik, shkruan Kardeli, ėshtė kusht pėr vetėqeverisjen... Ky treg... ėshtė i lirė nė atė kuptim qė organizatat vetėqeverisėse tė punės sė bashkuar hyjnė lirisht dhe me sa mė pak intervenime administrative nė marrėdhėnie tė shkėmbimit tė lirė tė punės. Suprimimi i lirisė sė kėtillė patjetėr ēon kah pėrtėritja e monopolit shtetėroro-pronėsor tė aparatit shtetėror» (faqe 95).

    Nuk ka mohim mė tė hapur se kaq tė mėsimeve tė Leninit, i cili shkruante:

    «Ne duhet tė pėrkrahim, neve na intereson tė zhvillojmė njė tregti «tė rregullt», qė tė mos i shmanget kontrollit tė shtetit», «...sepse liri e shitjes, liri e tregtisė do tė thotė zhvillim i kapitalizmit...» (10) (nėnvizimi ėshtė yni).

    Nga ekonomia politike e socializmit dihet se tregtia nė socializėm, ashtu si edhe gjithė proceset e tjera tė riprodhimit shoqėror, ėshtė njė proces qė planifikohet e drejtohet nė mėnyrė tė centralizuar, qė mbėshtetet nė pronėn shoqėrore socialiste tė mjeteve tė prodhimit dhe ėshtė vetė pjesė pėrbėrėse e marrėdhėnieve socialiste nė prodhim. Mirėpo pėr revizionistin Kardel kėto mėsime janė krejt tė huaja dhe kjo vjen nga mohimi qė ai i bėn rolit ekonomik tė shtetit socialist dhe pronės socialiste. Tregu i brendshėm jugosllav ėshtė njė treg tipik kapitalist i decentralizuar, ku shiten e blihen lirisht nga kushdo mjetet e prodhimit, gjė qė ėshtė nė kundėrshtim me ligjet e socializmit. Pėr kėto arsye TANJUG-u detyrohet tė pranojė se nė tė gjithė tregun jugosllav sundojnė sipėrmarrėsit, ndėrmjetėsit dhe spekulantėt. Nė treg mbretėrojnė kaosi, spontaneiteti, luhatjet katastrofike tė ēmimeve etj. Sipas tė dhėnave tė Institutit Federativ Jugosllav tė Statistikave, cmimet e 45 prodhimeve mė kryesore dhe tė shėrbimeve shoqėrore nė Jugosllavi janė ngritur 149, 7 pėr qind pėr periudhėn 1972-1977.

    Pėr sa i pėrket shitjes sė mallrave brenda vendit, fuqia blerėse nė Jugosllavi ėshtė shumė e dobėt, pėr arsye tė rrogave tė ulėta tė punonjėsve dhe se, nė bilancin e fundit tė ndėrmarrjeve, punėtorėve nuk u mbetet shumė pėr t'u ndarė. Ndėrmarrja dėshiron t'i shesė ku tė mundė e nė mėnyrė tė pavarur ato qė ka prodhuar, sepse udhėheqėsit kryesorė, domethėnė bosėt, borgjezia e re. dėshirojnė tė krijojnė fitime. Po nga t'i krijojnė kėto fitime kur blerėsi ėshtė i varfėr? Atėherė janė gjetur forma tė tjera, njė ndėr tė cilat ėshtė shitja e mallrave me kredi. Shitja me kredi e plaēkave tė fabrikuara nga kėto ndėrmarrje «vetadministruese» ėshtė njė zinxhir tjetėr qė i hidhet nė qafė punėtorit jugosllav, ashtu siē i hidhet punėtorit tė vendeve kapitaliste nga i njėjti sistem kapitalist, por qė nė Jugosllavi e ka emrin «vetadministrim socialist».

    Tė njėjtat tipare karakterizojnė edhe tregtinė e jashtme jugosllave, ku nuk ekziston monopol shtetėror. Ēdo ndėrmarrje, sipas dėshirės sė padronėve tė saj, mund tė lidhė kontrata e marrėveshje me ēdo firmė. shoqėri shumėkombėshe apo shtet tė huaj pėr tė blerė dhe pėr tė shitur lėndė tė para e makineri, prodhime tė gatshme, teknologji etj. Edhe kjo praktikė antimarksiste ka ndikuar qė shteti jugosllav tė jetė njė vasal i kapitalit botėror, tė futet thellė nė krizėn ekonomike e financiare qė ka pushtuar gjithė botėn kapitalisto-revizioniste, krizė kjo qė manifestohet edhe nė fusha tė tjera.

    Si revizionist i regjur, E. Kardeli, mohon rolin e shtetit socialist edhe nė fusha tė tjera, siē janė marrėdhėniet financiare dhe veprirntaritė me karakter tė ndryshėm. Ai shkruan se «Marrėdhėniet nė fushat, nė tė cilat themelohen bashkėsitė vetėqeverisėse tė interesit, realizohen, sipas rregullit, pa intervenimin e shtetit, domethėnė pa ndėrmjetėsirnin e buxhetit dhe tė masave tė tjera administrativo-fiskale...» (faqe 167).

    Nė Jugosllavi, njėlloj si dhe nė vende tė tjera kapitaliste, ėshtė pėrhapur nė shkallė tė gjerė sistemi i dhėnies sė kredisė nga ana e bankave nė vend tė financimit buxhetor tė investimeve pėr zhvillimin e forcave prodhuese dhe tė aktiviteteve tė tjera. Bankat janė bėrė qendra tė kapitalit financiar dhe janė pikėrisht ato qė luajnė njė rol shumė tė madh nė ekonominė jugosllave nė interes tė borgjezisė sė re revizioniste.

    Pra, njė sistem i tillė anarkosindikalist ėshtė vendosur nė Jugosllavi dhe kėtij i ėshtė dhėnė emri «vetadministrimi socialist». Ē'i ka sjellė Jugosllavisė ky «vetadministrim socialist»? Tė gjitha tė kėqijat. Nė radhė tė parė anarkinė nė prodhim. Atje asgjė nuk ėshtė stabėl, cdo ndėrmarrje hedh nė treg prodhimet e veta dhe zhvillohet njė konkurrencė kapitaliste, sepse nuk ka koordinim, mbasi nuk ėshtė ekonomia socialiste ajo qė udhėheq prodhimin. Vetė ndėrmarrja lufton, nė konkurrencė me tė tjerat, pėr tė siguruar lėndėn e parė, tregun e shitjes dhe gjithēka tjetėr. Shumė ndėrmarrje po mbyllen pėr arsye tė mungesės sė lėndės sė parė, tė deficiteve tė mėdha qė krijon ky zhvillim kaotik kapitalist, tė shtimit tė stoqeve pėr mungesėn e fuqisė blerėse dhe pėr arsye tė ngopjes sė tregut me plaēka tė demoduara. Nė Jugosllavi paraqitet shumė e rėndė edhe gjendja e shėrbimeve artizanale. Titoja, duke iu referuar kėsaj cėshtjeje nė aktivin drejtues tė Sllovenisė, nuk e fshehu dot faktin qė «Sot njeriu shpeshherė duhet tė djersitet mirė pėr tė gjetur, pėr shembull, njė marangoz ose artizan tjetėr qė do t'i rregullojė ndonjė gjė, dhe, kur e gjen, ai e rrjep nė mėnyrė tė tillė saqė njeriut i ngrihen leshrat e kokės».

    Pavarėsisht se, siē vumė nė dukje, prodhimet qė dalin nga disa kombinate moderne j anė tė mira, Jugosllavisė i krijohet njė situatė e vėshtirė, mbasi kėtyre prodhimeve duhet t'u gjendet treg shitjeje. Pėr shkak tė kėsaj vėshtirėsie, ngjet ajo qė bilanci tregtar i jashtėm jugosllav ėshtė pasiv. Vetėm nė 5 muajt e parė tė kėtij viti deficiti ka qenė 2 miliardė dollarė. Nė Kongresin e 11-tė tė Lidhjes sė «Komunistėve» tė Jugosllavisė, Titoja deklaroi se «deficiti me tregun perėndimor ėshtė bėrė pothuajse i patolerueshėm». Afėr 3 muaj pas kėtij kongresi, ai deklaroi pėrsėri nė Slloveni: «Veēanėrisht ne kemi vėshtirėsi tė mėdha nė shkėmbimin tregtar me vendet e Tregut tė Pėrbashkėt Evropian. Kėtu debalancimi nė dėmin tonė ėshtė shumė i madh dhe nė rritje tė vazhdueshme. Pėr kėtė duhet tė bisedojmė me to shumė seriozisht. Shumė prej tyre na premtojnė se kėto gjėra do tė rregullohen, se importimi nga Jugosllavia do tė jetė mė i madh, por nga tė gjitha kėto deri tani kemi pasur pak leverdi. Secili ia hedh fajin tjetrit». Dhe deficiti nė shkėmbimet tregtare me botėn e jashtme, qė Titoja nuk e pėrmend nė kėtė fjalim tė tij, nė vitin 1977 i kaloi tė katėr miliardė dollarėt. Kjo ėshtė njė katastrofė pėr Jugosllavinė.

    I gjithė vendi ndodhet nė njė krizė tė pambaruar dhe masat e gjera punonjėse jetojnė nė varfėri.

    Shumė punėtorė jugosllavė janė pa punė, hidhen nė rrugė ose emigrojnė jashtė shtetit. Kėtė emigracion ekonomik, kėtė fenomen kapitalist, Titoja jo vetėm e ka njohur, por ka rekomanduar qė tė zhvillohet. Nė njė vend socialist nuk mund tė ekzistojė papunėsia, dhe shembulli mė i qartė nė kėtė drejtim ėshtė Shqipėria. Ndėrkaq nė vendet kapitaliste, ku pėrfshihet, natyrisht, edhe Jugosllavia, ekziston dhe krijohet papunėsia nga tė gjitha anėt. Kur nė Jugosllavi ka mbi 1 milion tė papunė dhe mbi 1.3 milion emigrantė ekonomikė, qė shesin krahun e tyre tė punės nė Gjermaninė Federale, nė Belgjikė, nė Francė etj., kur po shtohet me shpejtėsi pasuria e individėve qė kanė pozita qoftė nė pushtet, qoftė nė ndėrmarrje e institucione, kur ēmimet e sendeve tė konsumit rriten cdo ditė e mė shumė, kur ndėrmarrjet e filialet e falimentuara numėrohen me mijėra, vėrtetohet ajo qė sistemi i «vetadministrimit» jugosllav ėshtė njė blof i madh. Dhe Kardeli pa pikė turpi arrin tė shkruajė se «vetėqeverisja socialiste nė kushtet tona ėshtė forma mė e drejtpėrdrejtė dhe shprehja e luftės pėr lirinė e punonjėsit pėr lirinė e punės dhe tė krijimtarisė sė tij, pėr ndikimin e tij vendimtar ekonomik dhe politik nė shoqėri» (faqe 158).

    Duke e theiiuar mė tej me llafoiogji bajate demagogjinė e tij tė tipit borgjez, Kardeli arrin tė gėnjejė deri nė atė shkallė sa tė thotė: «Me garantimin kushtetues dhe ligjor tė tė drejtave tė punėtorėve nė bazė tė punės sė tyre tė shoqėrizuar tė kaluar shoqėria jonė i zgjeron mė tutje dimensionet e lirisė sė vėrtetė tė punėtorėve dhe tė punonjėsve nė marrėdhėniet materiale tė shoqėrisė». (faqe 162). E ē'ka parasysh ky apologjet i borgjezisė kur flet pėr «zgjerim tė dimensioneve tė lirisė sė vėrtetė tė punėtorėve»? «Lirinė» pėr tė qenė i papunė, «lirinė» pėr tė braktisur familjen e atdheun dhe pėr tė shitur fuqinė e krahut e tė mendjes te kapitalistėt e botės perėndimore, apo «lirinė» pėr tė paguar taksa, pėr t'u diskriminuar dhe pėr t'u shfrytėzuar egėrsisht nga borgjezia e vjetėr dhe e re jugosllave, si edhe nga ajo e huaj?

    1.K. Marks e F. Engels. Vepra tė zgjedhura, vėll. I, f. 42. Tiranė, 1975.
    2.V. I. Lenin. Veprat, vėll. 32, f. 283.
    3.V. I. Lenin. «Mbi demokratizmin dhe karakterin socialist tė pushtetit sovjetik».
    4.Fabrikat punėtorėve. Prishtinė 1951, f. 37, 19, 1.
    5.Otto Bauer. «Rruga drejt socializmit», f. 18. Paris, viti 1919.
    6.Tė gjitha citimet nga libri i E. Kardelit janė bėrė sipas pėrkthimit nė gjuhėn shqipe prej redaksisė sė botimeve tė Prishtinės, mė 1977. (Shėnim i Shtėpisė botuese «8 Nėntori» Tiranė).
    7.V. Vasiq. «Politika ekonomike e Jugosllavisė», botim i Universitetit tė Prishtinės, viti 1970.
    8.Intervistė e Titos dhėnė redaktores sė «Vjestnikut», tetor 1972.
    9.V. I. Lenin. Veprat, vėll. 32, f. 89.
    10.V. I. Lenin. Veprat, vėll. 32, f. 426, 413.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com