|
Proletarė tė tė gjitha vendeve, bashkohuni! «VETADMINISTRIMI» JUGOSLLAV TEORI DHE PRAKTIKė KAPITALISTE (Kundėr pikėpamjeve antisocialiste tė E. Kardelit, tė shprehura nė librin: «Drejtimet e zhvillimit tė sistemit politik tė vetadministrimit socialist») ENVER HOXHA Pluralizmi politiko-ideologjik, «demokracia» dhe ndėrtimi «socialist» nė Jugosllavi Me teorinė e tij Kardeli vė nė plan tė parė «pluralizmin e interesave tė punonjėsve» dhe nė kėtė pluralizėm thekson veēanėrisht rolin e sė ashtuquajturės Lidhje Socialiste tė Popullit Punonjės qė, sipas tij, ėshtė e aftė tė bashkojė tė gjitha fuqitė shoqėrore, pa marrė parasysh diferencat nė ideplogji. Nė tė vėrtetė «Lidhja Socialiste» ėshtė njė shoqatė qė ekziston vetėm formalisht dhe nuk pėrfillet nė Jugosllavi. Kjo e vėrtetė i ka shpėtuar diku edhe Kardelit kur shkruan: «Besoj se nuk do ta teproj nėse them se nėnēmimi i rolit shoqėror tė Lidhjes Socialiste... ėshtė dukuri bukur e pėrhapur nė Lidhjen e Komunistėve, madje jo vetėm nė radhėt e anėtarėve» (faqe 272-273). Duke bėrė fjalė mė tej pėr aktivitetin e kėsaj «shoqate tė tė gjitha forcave tė organizuara tė shoqėrisė», siē i thonė nė Jugosllavi, Kardeli pėrsėri ėshtė i detyruar tė pėrmendė formalizmin e saj, duke shkruar: «Lidhja Socialiste problemet shpesh i zgjidh mė shumė sa pėr sy e faqe, domethėnė me rezoluta dhe deklarata, e mė pak realisht» (faqe 276). Mjaftojnė kėto pohime, qė Kardeli natyrisht i trajton thjesht si dobėsi, pėr tė provuar nė mėnyrė tė pakontestueshme se ē'ėshtė kjo shoqatė pa shpirt. Pluralizmi i «vetadministrimit socialist», sipas Kardelit shprehet nė kuadrin e «Lidhjes Socialiste», qė pėrmbledh nė gjirin e vet tė gjitha tendencat «demokratike pėrparimtare» (tė gjitha rrymat deri dhe ato regresive), pėrfaqėsuesit e tė cilave kanė tė drejtė tė flasin e tė vendosin pėr politikėn e Jugosllavisė. Nė realitet, pėrvec klikės titiste, askush tjetėr nuk vendos nė kėtė front, qė Kardeli e quan pluralizėm tė interesave «vetadministruese», pėr tė treguar se gjoja Jugosllavia nuk qenka pėr krijimin e shumė partive, por pėr njė parti me kusht qė kjo tė mos jetė e vetmja fuqi qė tė udhėheqė shoqėrinė. «Lidhja e Komunistėve tė Jugosllavisė, thotė Kardeli, ka pėrgjegjėsi tė posaēme politike nė shoqėri, tė cilėn natyrisht e ndan me tė gjitha fuqitė e tjera socialiste shoqėrore» (faqe 74) dhe, pėr kėtė arsye tė shpėrndarjes sė pėrgjegjėsisė, nė Jugosllavi ekzistoka «pluralizmi demokratik». Sipas tij del se «pluralizmi demokratik», pra jo pluralizmi i shumė partive, por pluralizmi nė kuadrin e «Lidhjes Socialiste», qė ruan edhe sistemin e njė partie, ėshtė mė i rekomandueshėm nė Jugosllavi. Kjo ide, me fjalė tė tjera, do tė thotė se nė kuadrin e sė ashtuquajturės Lidhje Socialiste veprojnė «Lidhja e Komunistėve» edhe organizata tė tjera «shoqėrore politike», qė «janė krijesa tė pavarura... nė tė cilat Lidhja e Komunistėve merr pjesė dhe bashkėpunon si pjesė e tyre pėrbėrėse...» (faqe 267). Pa u zgjatur mund tė themi se ky «pluralizėm», sido qė tė quhet «pluralizėm demokratik» ose «pluralizėm i interesave tė punonjėsve», ose ndonjė lloj tjetėr, nė tė vėrtetė, ndryshon vetėm formalisht nga pluralizmi borgjez. Nė qoftė se nė shtetin kapitalist ka shumė parti, qė veprojnė dhe ndikojnė nė parlament, duke shprehur interesat e shtresave kryesore tė borgjezisė ose tė ndonjė klase tjetėr, edhe nė Jugosllavi veprojnė gjithashtu Lidhja e «Komunistėve» dhe lidhje tė tjera qė nuk quhen parti, por organizata shoqėrore-politike, tė cilat pėrpiqen tė shprehin interesat e borgjezisė sė vogėl, tė aristokracisė punėtore etj., etj. dhe t'i mbrojnė kėto interesa nė shtetin kapitalist jugosllav. Pėr kėto arsye konkluzioni i revizionistėve jugosllavė se «sistemi ynė politik jo vetėm qė nuk ėshtė sistem me njė parti, por ai e pėrjashton sistemin e kėtillė, sikurse e pėrjashton edhe pluralizmin e shumė partive tė shoqėrisė borgjeze» ėshtė njė absurditet, njė tezė e huajtur nga anarkistėt e anarkosindikalistėt, kundėr tė cilėve kanė luftuar ashpėr Marksi, Engelsi, Lenini dhe Stalini. Teoria e mbrojtur nga Kardeli mbi «pluralizmin politik» do t'u vijė pėr shtat edhe Hua Kuo Fenit e Ten Hsiao Pinit lidhur me barazinė e tė drejtave tė partive tė ndryshme nė shtetin socialist, me kontrollin reciprok tė tyre etj. Duke shkruar me mburrje pėr drejtimet e zhvillimit tė sistemit politik tė «vetadministrimit socialist», Kardeli, pėr tė mos e tepruar jashtė masės, nuk mund tė mos pohojė se ka edhe ekzagjerime, ka edhe gabime, ka edhe tė meta, sepse «nė shumė sfera marrėdhėniet e reja ende nuk janė duke jetuar, as duke funksionuar nė njė mėnyrė tė kėnaqshme» (faqe 26). Por edhe sikur tė mos e pohonte ai, realiteti jugosllav provon ēdo ditė se «vetadministrimi» ėshtė futur nė njė rrugė pa krye, prandaj deklaratat e tij ngushėlluese pėr ta cilėsuar «vetadministrimin» «sistemin mė tė kualifikuar socialist», nuk mund tė besohen nga ata qė e njohin nga afėr Jugosllavinė dhe sistemin e saj politik. Sistemi politik i «vetadministrimit» nė Jugosllavi ėshtė njė maskim i pacipė i tradhtisė revizioniste ndaj marksizėm-leninizmit, ndaj socializmit shkencor dhe komunizmit. Titistėt jugosllavė, si antimarksistė, nuk kanė qenė dhe nuk janė pėr ndėrtimin e socializmit, por pėr pėrjetėsimin e kapitalizmit nė forma tė ndryshme. Ata pėrpiqen tė sajojnė «teori» nga mė tė ndryshmet me qėllim qė procesi i kalbėzimit tė rendit shoqėror kapitalist, meqenėse nuk mund tė ndalet, tė paktėn tė ngadalėsohet. Pėr revizionistėt jugosllavė socializmin mund ta ndėrtojė ēdo popull dhe ēdo shtet pa u mbėshtetur nė ligje e nė parime tė pėrgjithshme, pa ideologjinė marksiste-leniniste. Ata nuk pranojnė qė socializmi tė jetė njė sistem i vetėm ekonomiko-shoqėror, por pretendojnė se mund tė ekzistojnė lloje tė ndryshme tė socializmit. Duke abuzuar dhe duke shtrembėruar tezėn e drejtė marksiste-leniniste tė zbatimit nė mėnyrė krijuese tė ideologjisė sė klasės punėtore nė kushtet e veēanta tė ēdo vendi, ata ngulin kėmbė se pėr ndėrtimin e socializmit nuk ekzistojnė ligje tė pėrgjithshme pėr tė gjitha vendet, por ēdo vend, sipas dėshirės dhe mėnyrės sė tij, mund tė ndėrtojė njė «socializėm» tė ndryshėm nga tė tjerėt. E vėrteta ėshtė se pėr ndėrtimin socialist kėrkohet tė mbahen parasysh doemos kushtet konkrete tė ēdo vendi, por socializmi nė ēdo vend mund tė ndėrtohet vetėm nė bazė tė marksizėm-leninizmit, nė bazė tė ligjeve e tė parimeve tė pėrbashkėta pėr tė gjitha vendet, tė cilave nuk mund t'u shmangesh nė qoftė se nuk dėshiron tė pėrfundosh nė kapitalizėm, si Jugosllavia. Pėr tė «argumentuar» tezėn se ēdo vend duhet tė ndėrtojė socializmin e tij specifik, revizionistėt jugosllavė thonė, nėpėrmjet Kardelit, se «vetadministrimi socialist, nuk mund t'u impono het, pėr shembull, demokracive borgjeze tė Evropės ose demokracisė amerikane», pėr arsye se ato nuk i paskan arritur kushtet qė ka arritur Jugosllavia. Nė socializėm, sipas tyre, mund tė shkohet dhe me pluralizmin politik tė sistemit parlamentar perėndimor, por edhe pa njė pluralizėm tė tillė. Pra ēdo vend, pa u mbėshtetur nė asnjė eksperiencė, bile as nė teorinė e socializmit shkencor tė Marksit dhe tė Engelsit, mund tė ndėrtojė socializmin e tij specifik. Megjithėkėtė, ata, duke e paraqitur «vetadministrimin» si sistemin mė tė mirė mbi dhė, mendojnė se ky sistem, pavarėsisht nga rruga specifike qė ndjek secili vend pėr ndėrtimin e socializmit, mund tė adoptohet e tė zbatohet nė shkallė ndėrkombėtare! I prirur nga subjektivizmi i tij dhe nga pasioni i shfrenuar kundėr eksperiencės sė ndėrtimit tė socializmit nė Bashkimin Sovjetik tė kohės sė Leninit e tė Stalinit, Kardeli shfryn aq keq kundėr kėsaj eksperience dhe e humbet aq shumė ekuilibrin nė gjykim, sa e quan proces reaksionar dhe tė barabartė me pluralizmin politik tė tipit evropian. Ja si shprehet ai: «Prandaj, tentativat qė, pėr shembull, pluralizmi specifik politik i tipit evropian tė imponohet atje ku nuk ekzistojnė as kushtet as kurrfarė nevoje pėr njė sistem tė tillė, nė tė vėrtetė kanė rol tė njėjtė reaksionar nė proceset bashkėkohore shoqėrore, sikurse kanė edhe tentativat qė ka ky apo ai «model» i socializmit t'u imponohet atyre vendeve qė nuk kanė as kushte as nevojė pėr «model» tė tillė» (faqe 49). Tėrė kjo tiradė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse lojė fjalėsh, qė ka vetėm njė qėllim: tė hedhė poshtė marksizėm-leninizmin dhe ligjet e pėrgjithshme tė ndėrtimit tė shoqėrisė socialiste, tė mashtrojė masat dhe tė pėrjetėsojė sistemin kapitalist duke i vėnė atij bojėra tė ndryshme «socialiste». Kjo ėshtė arsyeja qė nė cergėn me titull: «Drejtimet e zhvillimit tė sistemit politik tė vetadministrimit socialist» asnjėherė ai nuk bėn fjalė pėr shkatėrrimin e vėrtetė tė pushtetit tė kapitalit. Sipas kėtij «ideologu tė madh» jugosllav, ndėrsa pluralizmi politik i parlamentarizmit borgjez ėshtė njė sistem i tillė qė e shndėrron individin nė njė «qytetar politik abstrakt», e bėn pasiv dhe e pengon kėtė tė jetė njė eksponent i interesave konkrete tė caktuara njerėzore ose shoqėrore, nė Jugosllavi, pėrkundrazi, qytetari nuk paska rrezik tė shndėrrohet nė «qytetar politik abstrakt», sepse «vetadministrimi» e mėsoka atė tė mbrojė nė radhė tė parė interesat e tij konkrete! Edhe kjo tezė, ashtu si tezat e tjera tė Kardelit, ėshtė larg sė vėrtetės. Qytetari «i politizuar» i tij nė vendet kapitaliste nuk qėndron me duar lidhur. Nė kėto vende atij vėrtet ia kanė mohuar tė drejtat, ligjet e kapitalit vėrtet kanė mbyllur shtigjet pėr mbrojtjen e interesave tė njeriut punonjės, por megjithatė punėtorėt pėrpiqen dhe luftojnė qė tė kėputin prangat e skllavėrisė kapitaliste. Mohimi i kėsaj lufte qė bėn klasa punėtore nė kapitalizėm ėshtė kundėr fakteve. Nė rendin shoqėror kapitalist jo tė gjithė njerėzit u binden politikės dhe normave tė moralit borgjez. Pėrkundrazi, shumica dėrrmuese e pjesėtarėve tė shoqėrisė kapitaliste proletariati dhe masat e tjera punonjėse tė shtypura e tė shfrytėzuara jo vetėm nuk u binden politikės dhe moralit borgjez, por u kundėrvihen dhe i kundėrshtojnė nė shurnė forma e me shumė mjete. Kardeli nuk mund tė mos i ketė dėgjuar kėto, por ai shtrembėron faktet pėr tė pohuar se gjoja nė «socializmin specifik» tė tij individi, njeriu, qytetari zė vendin kryesor dhe nuk «politizohet» nga partia, se ky individ konkret nė sistemin politik tė «vetadministrimit», dhe vetėm nė kėtė sistem, mund t'i mbrojė fare lehtė interesat e tij konkrete! Po tė jemi konsekuentė dhe tė arsyetojmė gjer nė fund sipas logjikės sė Kardelit, atėherė duhet tė pranojmė absurditetin qė mbi 1 milion tė papunė, tė cilėt numėrohen nė Jugosllavi dhe vuajnė nga uria, e kanė pėsuar kėtė fat jo nga faji i sistemit tė «vetėqeverisjes», por nga vetė neglizhenca e tyre, sepse nuk paskan dashur tė mbrojnė interesin konkret! Nė Jugosllavinė «socialiste vetadministruese» punonjėsit i kanė ēarmatosur politikisht deri nė atė shkallė saqė s'janė nė gjendje tė mbrojnė edhe tė drejtat e tyre mė tė pėrgjithshme. Shumica dėrrmuese e tyre janė kthyer me tė vėrtetė nė njerėz tė tillė qė s'kanė tjetėr merak veēse si tė ruajnė vendin e punės, ose si tė gjejnė njė punė, kur s'e kanė, si tė sigurojnė brenda ose jashtė vendit mjetet pėr tė jetuar. Nė tė vėrtetė shumė pak nga punonjėsit interesohen ē'ėshtė ky «sistem vetadministrues», ē'ėshtė «puna e bashkuar», ē'ėshtė «pluralizmi demokratik» etj. Ky ėshtė edhe njė nga synimet e titistėve, qė me shpikjen e «socializmit vetadministrues», punonjėsit tė marrin sa mė pak pjesė nė mbrojtjen e tė drejtave tė tyre, qė ata tė interesohen sa mė pak pėr politikė, qė ata tė shohin vetėm interesin e tyre tė ngushtė vetjak dhe t'i lėnė mėnjanė interesat e pėrbashkėta klasore. Nė sistemin e parlamentarizmit borgjez, sipas Kardelit, klasa punėtore «politizohet» nė mėnyrė tė paevitueshme, sepse vetė sindikalizmi dhe lufta sindikale nuk i sigurojnė asaj rrugė drejt pushtetit politik. Mė tej ai ka shkruar se njė «politizim» i tillė e ndan klasėn punėtore nė parti dhe kėshtu, sipas tij, krijohet rreziku i ri, qė «burokracia e partisė» tė fillojė tė veprojė nė emėr tė klasės. ėshtė e vėrtetė se lufta nė kuadrin e sindikalizmit nuk i siguron klasės punėtore pushtetin politik nė vendet kapitaliste, prandaj punėtorėt organizohen nė parti politike pėr tė mbrojtur interesat e klasės sė tyre. Por Kardeli nuk e ka hallin tė demaskojė sindikalizmin, as partitė e ndryshme «punėtore» qė krijohen nė Perėndim, me tė cilat revizionistėt jugosllavė janė nė aleancė. Ai do tė tregojė se qė nga parlamentarizmi borgjez dhe partitė borgjeze e deri te partitė e tjera, komuniste, revizioniste dhe sindikatat, tė gjitha njėsoj e pėrēajnė punėtorin, prandaj, sipas tij, kėto parti duhen likuiduar. Borgjezisė dhe revizionistėve nuk u prishet qejfi nga ky qėndrim i mikut tė tyre, se ata e kuptojnė mirė qė Kardeli e ka fjalėn vetėm pėr likuidimin e partive tė vėrteta marksiste-leniniste, kurse partitė e tjera, tė borgjezisė, edhe mund tė ekzistojnė, pasi kėto parti, si atėherė kur ka njė ose dy, edhe kur ka shumė, nuk bėhen pengesė nė transformimin e rendit kapitalist nė «rend socialist»! Nuk duhet ēuditur pse Kardeli shkruan tjetėr gjė «nė teori» pėr ēėshtje qė janė krejt ndryshe nė praktikė. Me teorizimet qė tjerr, sharlatani fsheh manipulimet e shumta qė janė bėrė nė Jugosllavi pėr ta transformuar nė shoqėri kapitaliste atė shoqėri qė fillimisht, sa pėr t'u maskuar, kishte marrė njėfarė orientimi gjoja socialist. Megjithėse pėr shkak tė pozitės qė mbron, Kardeli nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė konsekuent, nė fakt ai ėshtė pėr sistemin parlamentar borgjez, tė cilin ia do puna ta paraqesė nė letėr si tė ndryshėm nga sistemi «specifik» jugosllav. Inkonsekuenca e tij vihet re kur ai nuk e hedh plotėsisht poshtė atė sistem, por e quan demokratik, ku «klasa punėtore dhe tė gjitha fuqitė e tjera demokratike kryejnė rol tė rėndėsishėm progresiv historik kur luftojnė pėr forcimin e pozitės shoqėrore tė parlamentit dhe pėr zgjerimin e kompetencave tė tij nė krahasim me forcat e push-tetit jashtėparlamentar» (faqe 55). Kėto «teorizime» tė Kardelit nuk synojnė aspak tė demaskojnė tendencat qė vihen re sot nė zhvillimin e shtetit kapitalist, ku pushteti ekzekutiv (qeveria) zgjeron sa vjen e mė shumė kompetencat e tij nė kurriz tė pushtetit legjislativ (parlamentit), duke pėrgatitur kėshtu kushtet pėr kalimin nė vendosjen e fashizmit, kur borgjezia monopoliste ta shikojė kėtė vendosje tė domosdoshme. Ai nuk shqetėsohet aspak nga rreziku i fashistizimit qė kanos sot shumė shtete kapitaliste, sepse edhe shteti i tij ėshtė nė tė njėjtėn rrugė, prandaj kėrkon qė klasa punėtore tė mos e kryejė misionin e saj historik duke pėrmbysur me revolucion pushtetin e borgjezisė, ashtu siē mėsojnė Marksi e Lenini. Duke shkruar nė favor tė parlamentarizmit borgjez, padashur ai zbulon se titistėve nė kėtė drejtim u bėhen presione tė forta, sidomos nga kapitali i madh amerikan dhe evropiano-perėndimor, qė kanė investuar nė Jugosllavi. Kėto presione bėhen pėr tė zhvilluar nė Jugosllavi demokracinė borgjeze nė shkallė mė tė gjerė, pra qė tė krijohen atje shumė parti: socialdemokrate, revizioniste, «komuniste» etj. Mirėpo, sido qė revizionistėt jugosllavė nuk janė kundėr sistemit parlamentar me shumė parti, prapėseprapė, ata nuk duan tė prishin atė sistem tė tyre me njė parti, qė e kanė propaganduar si «vetėqeverisės», jo vetėm pėr arsye se kjo do t'i demaskonte, por mė tepėr nga frika e rrezikut qė mund tė krijohej pėr monopolin e titistėve nė gjithė punėt shtetėrore, nė ushtri, nė UDB e nė organizmat e tjerė shtypės, si edhe nė organizmat mashtrues tė pėrpunimit borgjez tė njerėzve. Kardeli, nė tė vėrtetė, nuk e hedh poshtė atė qė ai e quan «monopol politik» nė qeverisjen e shoqėrisė dhe pėr tė cilin deklaron se ėshtė ruajtur si privilegj i krerėve tė partive politike dhe i organeve ekzekutive tė «demokracisė» borgjeze. Domethėnė nuk hedh poshtė sistemin parlamentar dhe atė jashtėparlamentar, por shprehet kundėr «mbeturinave tė kėtij sistemi» qė paska trashėguar socializmi nė fazat dhe nė format e tij fillestare. Kuptohet se Kardeli, pa e goditur formėn e parlamentarizmit borgjez, kėrkon ta ballafaqojė atė me organet shtetėrore tė shoqėrisė sė vėrtetė socialiste. Kėto ide duken edhe mė qartė akoma kur ai shprehet se nė kushtet kur j anė tė nacionalizuara mjetet e prodhimit, parlamenti pa «vetėqeverisje» tė punėtorėve do tė ishte njėsoj sikurse edhe sistemi politik me njė parti i socializmit, i bazuar nė «formėn etatiste tė pronės shoqėrore». Me sistem politik «nė formėn etatiste tė pronės shoqėrore» Kardeli ka parasysh pushtetin tonė tė kėshillave popullorė, si edhe pushtetin sovjetik qė vendosi Lenini nė Bashkimin Sovjetik pėr tė ndėrtuar shoqėrinė e re socialiste nėn udhėheqjen e Partisė Bolshevike. Duke mohuar qėllimet e Revolucionit tė Tetorit dhe punėn e madhe qė ėshtė bėrė nė Bashkimin Sovjetik disa vjet me radhė pėr ndėrtimin e socializmit nėn udhėheqjen e Leninit, e mė pas tė Stalinit, revizionisti Kardel do tė vėrtetojė se gj oj a Jugosllavia, e cila ka likuiduar pronėn shoqėrore «etatiste» dhe e ka kthyer nė «pronė tė shoqėrizuar», nuk paska tradhtuar, siē e akuzojnė, por paska shpikur me tė vėrtetė njė shtet «socialist», njė «socializėm vetadministrues», qė ndonėse «teorikisht» nuk e rekomandon pėr tė gjithė, ia do zemra qė tė tėrė ta ndjekin nė praktikė. «Sistemi i njė partie» nė Jugosllavi, sipas Kardelit, aktualisht nuk i pėrgjigjet mė variantit tė «socializmit specifik». Ai qe imponuar nė fillim pėr arsye tė zhvillimit tė revolucionit socialist, si element i strukturės fillestare tė diktaturės sė proletariatit, kurse tani cilėsohet «...i papajtueshėm me marrėdhėniet shoqėrore-ekonomike dhe demokratike tė vetėqeverisjes socialiste dhe me pluralizmin e saj demokratik tė interesave vetėqeverisėse» (faqe 63). Me sistemin e sundimit shumėpartish tė shoqėrisė borgjeze revizionistėt jugosllavė hiqen sikur s'janė dakord, por edhe udhėheqjen e shtetit e tė shoqėrisė nga njė parti e vetme politike e klasės punėtore ata nuk duan ta pranojnė, prandaj hiqen sikur kanė gjetur «tė mesmen e artė», tė ashtuquajturin «pluralizėm demokratik». E vėrteta ėshtė se nė sistemin e «vetėqeverisjes» jugosllave ruhen edhe elemente tė «sistemit me njė parti», edhe elemente tė «sistemit me shumė parti». Por ky sistem i ēoroditur s'ėshtė gjė tjetėr veēse njė sistem kapitalist, njė pjellė e shėmtuar e borgjezisė jugosllave pėr tė sunduar masat punonjėse dhe pėr t'u maskuar me njė fasadė «marksiste». Pėr tė njollosur Leninin dhe Stalinin, autori titist kėrkon t'i ballafaqojė me njėri-tjetrin kėta udhėheqės tė mėdhenj tė proletariatit botėror, «pėr tė vėrtetuar» se gjoja ata nuk paskan pasur koncepte tė njėllojta mbi sistemin politik tė shtetit socialist. Dhe ja si shpif: «Ndėrmjet konceptit tė Leninit dhe atij tė Stalinit lidhur me sistemin politik tė shtetit socialist ka ekzistuar njė mospajtim i madh. Bazė dhe esencė e konceptit tė Leninit lidhur me pushtetin e sovjetėve ėshtė demokracia e drejtpėrdrejtė...» (faqe 67). Eshtė botėrisht e njohur se Stalini ka qenė njė nxėnės i zellshėm, njė shok besnik dhe njė bashkėpunėtor shumė i afėrt i Leninit. Gjer mė sot, pėrveē armiqve, askush nuk ka guxuar t'ia kundėrvėrė Stalinin Leninit. Kėto insinuata bėhen me qėllime armiqėsore, por lėvizja komuniste dhe punėtore ndėrkombėtare ėshtė mėsuar me manovrat e revizionistėve, tė cilėt njė herė deklaruan se ishin marksistė-leninistė, por «jostalinistė», tani orvaten tė vėnė Leninin kundėr Marksit dhe diskutojnė nėse duhet tė jenė vetėm «marksistė» apo edhe «leninistė». Kurse nesėr, duke hequr krejtėsisht maskat prej renegatėsh e tradhtarėsh, me siguri do tė thonė se nuk janė as me Marksin. Do tė sajojnė pėr kėtė edhe «teoritė» adekuate, tė cilat mund tė jenė gjithēka, por jokomuniste, joproletare. Lenini ka folur si marksist i vėrtetė pėr demokracinė socialiste, pėr pjesėmarrjen e drejtpėrdrejtė tė masave punonjėse nė qeverisjen e vendit dhe kėto ide revolucionare ai i vuri nė zbatim pėr disa vjet qė qėndroi nė udhėheqje tė shtetit sovjetik. Pas tij Stalini vazhdoi tė njėjtėn rrugė. Por Lenini me demokraci socialiste dhe me pjesėmarrjen e drejtpėrdrejtė tė masave nė qeverisje nuk kuptonte aspak dobėsimin e shtetit tė diktaturės sė proletariatit e tė rolit udhėheqės tė Partisė Bolshevike. Ai nuk ia ka kundėrvėnė asnjėherė demokracisė sė vėrtetė diktaturėn e proletariatit, tė cilėn e ka pėrcaktuar si: «...shtet demokratik nė mėnyrė tė re (pėr proletarėt dhe tė varfėrit nė pėrgjithėsi) dhe shtet diktatorial nė mėnyrė tė re (kundėr borgjezisė)» (17) . Kėtej del mjaft evidente se Lenini nuk ka qenė dhe nuk mund tė ishte kurrė pėr zėvendėsimin e diktaturės sė proletariatit me kėtė sistem «vetadministrues», qė sajuan revizionistėt jugosllavė pėr t'u rikthyer nė kapitalizėm. Nė kohėn e Leninit e tė Stalinit, nė Bashkimin Sovjetik ishte nė fuqi klasa punėtore, e cila nėpėrmjet partisė sė saj ka udhėhequr, drejtuar, planifikuar dhe zbatuar me sukses detyrat e ndėrtimit tė socializmit. Nė Jugosllavi nuk e kanė pėrfillur fare rolin e madh tė shtetit socialist, qė ata e kanė identifikuar me tė ashtuquajturin «sistem tė delegatėve», i cili, siē pohon edhe Kardeli ka «...dobėsi serioze nė tė gjitha drejtimet e funksionimit tė tij» (faqe 213). Edhe vetė Kardeli e kupton se referimi te Lenini pėr demokracinė nuk mund t'i shėrbejė atij pėr tė justifikuar sadopak «vetadministrimin», prandaj me sofizma pėrpiqet t'u mbushė mendjen njerėzve se mendimi i Leninit «...nuk ėshtė pėrpunuar deri nė konsekuencat e tij faktike... por ėshtė e qartė se esenca e tij ėshtė pikėrisht demokracia e drejtpėrdrejtė, domethėnė vetėqeverisja» (faqe 67). Kardeli «filozofon» dhe mungesėn e argumenteve kėrkon ta plotėsojė me interpretime arbitrare, fantastike, si i do qejfi atij. Ai kėrkon t'u mbushė mendjen tė tjerėve se Lenini e filloi mirė, por pastaj nuk pati rast ta zhvillonte mė tej idenė e «vetadministrimit», ashtu si do t'ua donte oreksi Titos dhe atij. Mendimi i shprehur nga Lenini, sipas tė cilit proletariati do tė udhėheqė, do tė organizojė, do tė drejtojė pushtetin e sovjetėve dhe do tė qeverisė vendin nėpėrmjet partisė sė vet, ka qenė dhe ėshtė bazė e teorisė marksiste-leniniste. Pikėrisht kėsaj ēėshtjeje thelbėsore, me rėndėsi teorike dhe praktike, titistėt i shmangen dhe kėtė devijim duan ta maskojnė, duke shtrembėruar tezat e drejta tė Leninit. Stalini, sipas titistėve,«...u pėrcaktua pėr njė koncept tė demokracisė indirekte, domethėnė, nė esencė pėrvetėsoi sistemin klasik politik tė shtetit borgjez dhe pluralizmin e tij politik, mirėpo i dha njė partie atė rol, tė cilin e ka sistemi me shumė parti nė shtetin parlamentar borgjez» (faqe 68). Ata thonė se Stalini qenka larguar nga konceptet leniniste, pasi paska zbatuar njė «demokraci indirekte», duke e drejtuar shtetin nėpėrmjet njė partie e cila u pėrngjiste shumė partive borgjeze dhe aparencave tė sistemit parlamentar. Kjo ėshtė kritika «dėrrmuese» qė ky pseudomarksist u bėn veprimtarisė dhe veprės sė Josif Stalinit! Stalini, ashtu si Lenini, e ka parė demokracinė nė prizmin klasor, si formė organizimi politik tė shoqėrisė, si njė kusht politik pėr tėrheqjen e masave nė qeverisjen e vendit, pėr mbrojtjen dhe forcimin e diktaturės sė proletariatit, pėr t'i prerė rrugėn degjenerimit revizionist dhe restaurimit tė kapitalizmit. Stalini, si marksist-leninist qė ishte, me tė drejtė ka qenė rreptėsisht kundėr kuptimeve tė njėanshme, liberale dhe anarkiste tė demokracisė dhe ka mbajtur qėndrim ndaj shthurjeve e spekulimeve mikroborgjeze mbi tė drejtat dhe liritė qė siguron demokracia proletare. Dhe shumė mirė ka bėrė. Revizionistėt, pėrkundrazi, duan ta shndėrrojnė edhe nė teori, ashtu siē e kanė shndėrruar nė praktikė, demokracinė proletare nė njė demokraci borgjeze. Ja pėrse ata janė kundėr Stalinit. Kritika kundėr sistemit tė vėrtetė socialist nga pseudomarksistėt jugosllavė pėrligjet me pretekstin se gjoja aktualisht paskan ndryshuar nocionet «punėtor» dhe «klasė punėtore», se janė bėrė ndryshime edhe nė kuptimin e nocionit «qytetar». Sipas tyre «klasa punėtore ėshtė bėrė subjekt abstrakt politik, i cili nuk ushtron pushtet, por nė emėr tė tė cilit mund tė ushtrohet pushteti». Pra, kjo do tė thotė se nė sistemin e vėrtetė socialist nuk qenka klasa punėtore ajo qė ushtron pushtetin, por ėshtė dikush tjetėr qė, nė emėr tė saj, vepron mbi klasėn. Ky ėshtė njė mashtrim i madh, ėshtė njė shtrembėrim i paturpshėm i realitetit. Kėsaj i thonė tė qėndrosh nė pozitat filozofike tė idealizmit dhe tė marrėsh pėr tė vėrtetė jo atė qė ekziston objektivisht, por atė qė ėshtė nė mendjen tėnde. Qė kėtej revizionisti Kardel del me idenė se punėtori, nė marrėdhėniet e prodhimit tė rendit socialist, nė marrėdhėniet e tij me punėtorėt e tjerė, nė pozitėn e tij shoqėrore etj., etj., nuk vlen konkretisht asgjė! Dhe, sipas tij, kėshtu u krijoka «...dogmatizmi i pronės shoqėrore si pronė shtetėrore, e me kėtė edhe domosdoshmėria e shtetit tė centralizuar, e rolit udhėheqės tė aparatit shtetėror dhe partiak.., kurse interesat klasore dhe aspiratat e punėtorit konkret... diskreditohen, respektivisht kualifikohen si veprim jashtė ligjshmėrive tė pėrgjithshme...» (faqe 70). Ja, si i deformon Kardeli sistemin e vėrtetė socialist dhe marrėdhėniet socialiste nė prodhim tė kohės sė Leninit e tė Stalinit dhe, rrjedhimisht, edhe ndėrtimin e socializmit nė vendin tonė. Duke folur kundėr centralizmit demokratik, rolit udhėheqės tė partisė, formės shtetėrore tė pronėsisė socialiste etj., ai do tė tregojė «superioritetin» e sistemit tė «vetadministrimit», por nė tė vėrtetė demaskon vetveten, duke dalė hapur nė kundėrshtim me idetė e pavdekshme tė klasikėve tė marksizėm-leninizmit pėr kėto probleme kapitale. Nė fakt, kėto «akuza» qė bėn ai kundėr nesh, kthehen nė pohime kundėr sistemit politik tė «vetadministrimit» jugosllav. Realiteti jugosllav provon ēdo ditė tani, dhe do tė provojė akoma mė mirė nesėr, se ku i shpie Jugosllavinė, popujt e saj dhe klasėn punėtore klika e Titos dhe e Kardelit. Titistėt thonė se sistemi i tyre ėshtė «vetadministrues». Po cilėt janė ata qė qeverisen vetė nė Jugosllavi? Punėtorėt apo fshatarėt? As punėtorėt as fshatarėt. Kėta janė aq tė shtypur sa edhe shokėt e tyre nė vendet kapitaliste. Nė sistemin «vetadministrues» sundojnė ata qė janė nė majė tė piramidės, borgjezėt e rinj, qė i kanė hipur nė kurriz popullit duke pėrdorur etiketėn e «komunistėve», por qė nė realitet nuk janė tjetėr, veēse teknokratė borgjezė qė drejtojnė pushtetin burokratik, etatist, fashist. Nga tė tillė elementė pėrbėhen «kuvendet e delegatėve», organet shtetėrore ekzekutive nė sistemin e delegatėve etj. Nė sistemin e diktaturės sė proletariatit, siē dihet, zėnė njė pozitė tė veēantė dhe luajnė njė rol tė rėndėsishėm organizatat e masave. Kėto janė leva, nėpėrmjet tė cilave partia lidhet me masat dhe realizon sundimin politik tė klasės punėtore dhe demokracinė socialiste. Organizatat shoqėrore nė socializėm janė pėrēuese tė vijės sė partisė proletare nė masat, janė armė tė fuqishme tė revolucionit e tė ndėrtirnit socialist, janė tribuna luftarake, ku shpėrthen mendimi popullor. Ato kanė pėr detyrė t'i edukojnė masat dhe t'i bėjnė tė ndėrgjegjshme e tė afta qė tė marrin pjesė gjallėrisht nė ndėrtimin socialist dhe nė qeverisje. Detyrat qė u takojnė, si pjesė pėrbėrėse tė sistemit tė diktaturės sė proletariatit, kėto organizata i kryejnė nėn udhėheqjen e partisė sė klasės punėtore, nė kuadrin e veēorive tė veta, tė specifikave qė kanė. Organizatat shoqėrore nuk mund tė veprojnė tė izoluara nga partia proletare, nga organizatat e tjera dhe nga shteti socialist. Po tė pranohej e kundėrta, atėherė teorikisht nuk do tė kishte kuptim qė kėto tė ishin elemente tė njė sistemi tė vetėm dhe nė praktikė do tė shndėrroheshin nė organizma tė vdekur, qė nuk do tė kishin asnjė qėllim dhe nuk do tė kryenin asnjė detyrė nė dobi tė rendit shoqėror socialist. Nė Jugosllavi, ashtu si partinė dhe shtetin, edhe organizatat e masave i kanė trajtuar dhe vlerėsuar nga pozita fund e krye anarkiste. Atje, nė kundėrshtim me idenė e Leninit se organizatat e masave janė: «...bashkėpunėtorėt mė tė afėrt dhe tė domosdoshėm tė pushtetit shtetėror...» (18) , ėshtė pėrkrahur ideja se bashkėpunimi i kėtyre organizatave me shtetin socialist ėshtė njė formė «etatizmi burokratik». Bile revizionistėt jugosllavė i pėrfytyrojnė kėto organizata nė mėnyrė tė tillė qė secila mund tė veprojė e pavarur edhe nga partia. «Ne thotė Kardeli e kemi braktisur ka kohė botėkuptimin sipas tė cilit kėto organizata janė i ashtuquajtur transmision i Lidhjes sė Komunistėve» (faqe 267). Kėtu nuk ėshtė fjala aspak pėr atė qė partia e vetme nė Jugosllavi dhe shtetijugosllav, qė janė nė duart e borgjezisė, nuk kanė asnjė pushtet mbi kėto organizata. Pėrkundrazi, titistėt asnjėherė nuk kanė hequr dorė nga manipulimi i masave nėpėrmjet organizatave shoqėrore, por pohimi i Kardelit e ka qėllimin gjetkė. Ai synon vetėm tė minojė lidhjet e partive marksiste-leniniste me masat, kurse gjithė pėrvoja revolucionare tregon se lidhje tė vėrteta kėto parti mund tė krijojnė e tė mbajnė vetėm me masat e organizuara nė organizatat pėrkatėse tė drejtuara nga partia proletare. Dihet se me idenė mbi rolin udhėheqės tė partisė marksiste-leniniste lidhet ngushtė ideja mbi ideologjinė e saj revolucionare, prandaj duke shkėputur organizatat e masave nga kjo parti, do tė thotė t'i shkėputėsh ato nga ideologjia marksiste-leniniste dhe ta mbushėsh boshllėkun me ideologjinė borgjeze revizioniste. Ky qėllim duket qartė kur Kardeli, duke folur pėr njeriun si anėtar i «Lidhjes Soeialiste», ka shkruar: «...nuk ėshtė e thėnė qė pikėpamjet e tij ideologjike tė jenė gjithmonė dhe nė ēdo sferė nė pajtim me ideologjinė e marksizmit...» (faqe 280). Kjo do tė thotė qė punonjėsi jugosllav mund tė udhėhiqet nga ide e botėkuptime borgjeze, feudale, fashiste etj., etj., duke pasur nė kėtė konfuzion ideologjik edhe pėrkrahjen e regjimit. Fakti qė organizatat e masave janė pjesė pėrbėrėse tė sistemit tė diktaturės sė proletariatit, nuk do tė thotė qė ato, nėn maskėn e «demokracisė» e tė dhėnies sė disa kompetencave «shtetėrore», siē ėshtė vepruar nė Bashkimin Sovjetik revizionist, tė shndėrrohen nė «ortake» apo «shtojca» tė aparatit shtetėror. Duke iu pėrmbajtur me besnikėri marksizėm-leninizmit, partia e vėrtetė e klasės punėtore duhet tė jetė e vėmendshme qė roli i organizatave shoqėrore tė mos zbehet, por tė vijė gjithnjė duke u forcuar. Nė Jugosllavi, siē shkruan Kardeli, vėrehet fenomeni qė organizatat-bazė tė sindikatave «...janė bisht i organeve punėdrejtuese...» (faqe 295). Kjo ka ndodhur se janė pėrcaktuar nga pozita tė shtrembra roli i organizatave shoqėrore, vendi i tyre nė shoqėri dhe marrėdhėniet qė duhet tė kenė ato me partinė e me shtetin. Nė librin e Kardelit flitet nė mėnyrė tė veēantė edhe pėr «Lidhjen Socialiste tė Popullit Punonjės», pėr sindikatat, pėr «Lidhjen e Rinisė So cialiste» etj., pėr tė cilat mund tė shkruhej dhe tė polemizohej gjatė. Por kėtu nuk u futėm nė hollėsira, duke e gjykuar se do tė ishte mė mirė tė theksoheshin vetėm devijimet parimore tė revizionistėve jugosllavė lidhur me organizimin, qėllimet dhe veprimtarinė e organizatave tė masave. Qėndrim reaksionar mbajnė revizionistėt jugpsllavė edhe nė lidhje me rolin e fesė e tė ideologjisė sė saj, Sikurse dihet, ideologjia fetare u ka shėrbyer kurdoherė klasave shfrytėzuese pėr tė shtypur e pėr tė shfrytėzuar masat punonjėse. Ajo ka qenė njė mjet pėr tė kultivuar te njerėzit ndjenjėn e pafuqishmėrisė pėrballė vuajtjeve, fatkeqėsive dhe mjerimeve. Ideologjia fetare i trullos njerėzit dhe paralizon veprimtarinė e tyre pėr tė transformuar natyrėn dhe shoqėrinė. Prandaj Marksi, siē dihet, e ka krahasuar fenė me opiu-min. Ai shkruante: «Feja ėshtė psherėtima e krijesės sė shtypur, zemra e njė bote pa zemėr... Feja ėshtė opiumi i popullit» (19) . Pikėrisht pėr rolin reaksionar qė luan feja, atė e kanė pėrkrahur dhe e pėrkrahin klasat sunduese. Gjuha e kapitalistėve, e revizionistėve dhe e klerikėve reaksionarė, nė esencė, ėshtė njė. Partia marksiste-leniniste nuk mund tė pajtohet me ideologjinė fetare dhe me ndikimet e saj. Baza teorike e politikės dhe e programit tė partisė sė vėrtetė tė klasės punėtore ėshtė filozofia marksiste-leniniste dhe jo idealizmi e feja. Lufta klasore pėr ndėrtimin e socializmit nuk mund tė shkėputet nga lufta kundėr fesė. Nė Jugosllavi feja ėshtė vlerėsuar dhe trajtuar pa asnjė ndryshim, sikurse nė shtetet e tjera kapitaliste. Helmimi i masave me ideologjinė e fesė atje ėshtė konsideruar vetėm njė ēėshtje private e tyre dhe partia e shteti kanė bėrė sehir, sepse pėr ta feja «...nuk ėshtė kurrfarė pengese qė njeriu-fetar tė inkuadrohet nė mėnyrė tė barabartė nė jetėn socialiste tė shoqėrisė» (faqe 178). Kuptohet se ēfarė socializėm i bukur ėshtė ky kur ideologjia fetare nuk vjen aspak nė kundėrshtim me tė dhe kur, siē shkruan Kardeli, «Pėr shumicėn dėrrmuese tė punonjėsve-fetarė socializmi ėshtė bėrė ēėshtje e bindjes sė tyre mė tė thellė...» (faqe 179-180). Tani po dėgjojmė nga ky «filozof i madh» qė klerikėt me bindje tė thella idealiste e fetare qenkan dashuruar edhe me socializmin, me rendin shoqėror qė mbėshtetet nė filozofinė marksiste, nė materializmin dialektik dhe historik! Nė qoftė se i lexojnė kėto fraza tė renegatit titist, jo vetėm punėtorėt, komunistėt dhe ēdo njeri i ndershėm nė botė do tė habiten, por edhe klerikėt do tė qeshin, sepse deri sot as atyre nuk u ka shkuar ndėr mend tė thonė se e duan socializmin, tė cilin e kanė mallkuar dhe e mallkojnė me gjithė shpirt. Duke u pajtuar edhe me ideologjinė fetare kuptohet akoma mė qartė sa «marksistė» janė revizionistėt jugosllavė, sa «materialiste» ėshtė ideologjia e tyre, rrjedhimisht sa socialist ėshtė sistemi politik i «vetadministrimit», qė mbėshtetet nė kėtė ideologji. Partia e Punės e Shqipėrisė, ka zbatuar me konsekuencė doktrinėn marksiste-leniniste mbi shtetin e diktaturės sė proletariatit dhe mbi demokracinė socialiste, mbi rolin udhėheqės e tė pandarė tė partisė sė klasės punėtore dhe mbi domosdoshmėrinė e zhvillimit tė luftės sė klasave. Realiteti ynė historik vėrteton nė mėnyrėn mė bindėse se, kur zbatohen ligjet e pėrgjithshme tė marksizėm-leninizmit, duke mbajtur parasysh veēoritė e vendit, revolucioni fiton dhe procesi i ndėrtimit tė shoqėrisė socialiste nuk mund tė ndalet. Shembulli i Shqipėrisė i hedh poshtė tė gjitha «teorizimet» e filozofėve kapitalistė dhe revizionistė kundėr diktaturės sė proletariatit, rolit udhėheqės tė Partisė dhe zhvillimit tė luftės sė klasave. Fitoret tona tė mėdha nė frontin e ndėrtimit socialist ne ia detyrojmė nė radhė tė parė besnikėrisė ndaj marksizėm-leninizmit. Nė qoftė se ne kemi fituar kurdoherė mbi armiqtė tanė, kjo ka ndodhur pikėrisht se ne kemi qenė parimorė, tė ndershėm e revolucionarė tė guximshėm. Pikėrisht pse praktika e ndėrtimit socialist nė Shqipėri ka mishėruar teorinė marksiste-leniniste, ajo ėshtė bėrė objekt sulmesh nga armiqtė e kėsaj teorie dhe ka tėrhequr mbi vete zjarrin e tyre. Ne do tė ndeshemi me guxim me kundėrshtarėt e ideologjisė sonė, sepse, kur ėshtė fjala pėr tė mbrojtur parimet marksiste-leniniste, ne nuk mund tė bėjmė pazarllėqe e kompromise prej matrapazėsh, sic duan tė na imponojnė kapitalistėt dhe revizionistėt. Lufta midis marksistė-leninistėve dhe tradhtarėve tė ideologjisė sė proletariatit vazhdon e do tė vazhdojė gjersa nė botė tė jetė zhdukur revizionizmi, qė lind e zhvillohet si agjenturė e borgjezisė dhe e imperializmit. ėshtė detyra jonė, si marksistė-leninistė, tė mbrojmė botėkuptimin revolucionar tė klasės punėtore. Nė kushtet aktuale, kur revizionizmit tė vjetėr i ėshtė shtuar edhe revizionizmi kinez kjo detyrė ėshtė bėrė edhe mė imperative. Zbatimi me sukses i kėsaj detyre kėrkon qė t'i njohim, t'i analizojmė e t'i demaskojmė teoritė e praktikat antimarksiste kundėrrevolucionare tė armiqve, tė cilėt, nėn parullėn e «zhvillimit krijues tė marksizmit» dhe tė «luftės kundėr dogmatizmit», sulmojnė nė radhė tė parė doktrinėn marksiste mbi diktaturėn e proletariatit dhe mbi partinė e tipit tė ri. Shoqėria socialiste forcohet nė luftė me armiqtė e saj, prandaj ne, komunistėt, duhet t'i qėndrojmė ballė pėr ballė kėsaj lufte gjer nė arritjen e fitores. Ne jemi revolucionarė dhe mbrojmė rendin ekonomiko-shoqėror socialist, qė ėshtė rendi i ri e mė i pėrparuar nė botė, kurse revizionistėt janė reaksionarė, sepse gjunjėzohen dhe kapitullojnė pėrpara rendit tė vjetėr borgjez. E ardhmja ėshtė e zymtė pėr kundėrshtarėt tanė dhe e lumtur pėr ne. Por e ardhmja nuk vjen vetvetiu, ajo duhet pėrgatitur vazhdimisht e me kujdes, me luftė nė fushat politike, ideologjike, ekonomike, tė mbrojtjes etj. Libri i Kardelit, si dhe shumė tė tjerė, qė botojnė borgjezia dhe revizionizmi ndėrkombėtar pėr tė propaganduar idetė e tyre reaksionare, antimarksiste dhe antileniniste, duhen demaskuar me qėllim qė komunistėt, punėtorėt dhe njerėzit pėrparimtarė, qė nuk e njohin realitetin revizionist ose e njohin atė nga larg, tė mos mashtrohen nga sloganet «e majta». Pėr tė forcuar vigjilencėn, pėr tė qenė nė lartėsinė e misionit qė na pėrket si komunistė, ne duhet tė kujtojmė konstatimin e madh tė Leninit se: «Njerėzit... kurdoherė do tė jenė viktima naive tė mashtrimit dhe tė vetemashtrimit nė politikė derisa tė mėsohen qė prapa frazave, deklaratave dhe premtimeve tė ndryshme morale, fetare, politike dhe sociale tė shohin interesat e kėtyre ose atyre klasave» (20) .
|