• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • Proletarė tė tė gjitha vendeve, bashkohuni!

    «VETADMINISTRIMI» JUGOSLLAV TEORI DHE PRAKTIKė KAPITALISTE

    (Kundėr pikėpamjeve antisocialiste tė E. Kardelit, tė shprehura nė librin: «Drejtimet e zhvillimit tė sistemit politik tė vetadministrimit socialist»)

    ENVER HOXHA

    Njė vėshtrim i shkurtėr historik rrugės sė revizionistėve titistė

    Lufta Nacionalēlirimtare e Jugosllavisė, e udhėhequr nga Partia Komuniste e Jugosllavisė, kishte nė vetvete, pėrveē trimėrisė dhe guximit tė popullit, edhe ndershmėrinė e komunistėve tė vėrtetė jugosllavė. Por gjatė kėsaj lufte nė udhėheqjen jugosllave dukeshin disa prirje tė dyshimta qė tė bėnin tė mendoje, sikurse doli qartė mė vonė, se nė qėndrimin ndaj aleancės antifashiste tė Bashkimit Sovjetik, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Anglisė, grupi titist anonte nga anglo-amerikanėt. Nė atė kohė ne shikonim se udhėheqja titiste mbante lidhje shumė tė ngushta me aleatėt perėndimorė, veēanėrisht me anglezėt, nga tė cilėt merrte ndihma financiare dhe ushtarake tė mira. Gjithashtu na binte nė sy njė afrim politik i dukshėm nė mes Titos e Ēėrēillit dhe emisarėve tė tij, nė njė kohė kur Lufta Nacionalēlirimtare e Jugosllavisė duhej tė lidhej ngushtė me luftėn ēlirimtare tė Bashkimit Sovjetik, sepse shpresa e ēlirimit tė gjithanshėm pėr tėrė popujt, pėr sa i pėrket faktorit tė jashtėm, ishte pikėrisht kjo luftė.

    Prirjet e udhėheqjes titiste kundėr Bashkimit Sovjetik u dukėn mė qartė nė pragun e fitores kundėr fashizmit, kur Ushtria e Kuqe, duke ndjekur kėmba-kėmbės ushtrinė gjermane, u fut nė Jugosllavi pėr tė ndihmuar Luftėn Nacionalēlirimtare. Sidomos nė kohėn kur u bėnė konkluzionet e kėsaj lufte tė madhe nė mes shteteve tė mėdha e tė vogla ndėrluftuese, doli sheshit se Jugosllavia titiste mbėshtetej nga imperializmi anglez dhe amerikan. Nė kėtė kohė fėrkimet diplomatike e ideologjike midis Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisė ranė mė tepėr nė sy. Kėto mosmarrėveshje, pėrveē tė tjerave, ishin edhe pėr ēėshtje territoresh. Jugosllavia rivendikonte toka nė veri, sidomos nė kufi me Italinė. Por ajo heshtte pėr kufijtė nė jug, veēanėrisht pėr ato me Shqipėrinė, pėr Kosovėn dhe pėr tokat shqiptare nė Maqedoni e nė Malin e Zi. Titistėt nuk mund tė flisnin pėr kėto, sepse do tė cenonin platformėn nacionaliste shoviniste serbe.

    Tashmė dihet mirė se mosmarrėveshjet e udhėheqjes jugosllave me Stalinin kishin rrėnjė tė thella. Pikėpamjet revizioniste tė grupit udhėheqės jugosllav kanė qenė tė kristalizuara shumė kohė pėrpara ēlirimit, mundet qė nė ato kohė kur Partia Komuniste e Jugosllavisė bėnte pjesė nė Komintern dhe ndodhej nė ilegalitet tė thellė nėn regjimin e kralėve serbė. Qė atėherė udhėheqja e saj ka pasur pikėpamje deviacioniste, trockiste, tė cilat Kominterni i ka pasė dėnuar kur janė shfaqur. Dėnimet e Kominternit mė vonė Titoja i «ka shlyer», derisa edhe ish-sekretarin e pėrgjithshėm tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė Gorkiēin, deviacionistin mė tė madh, e rehabilitoi.

    Pas ēlirimit tė Jugosllavisė, dilte njė problem me rėndėsi tė madhe: ē'drejtim do tė merrte Jugosllavia? Ky drejtim, natyrisht, do tė varej shumė nga botėkuptimi marksist-leninist ose revizionist i udhėheqėsve tė Partisė Komuniste tė Jugosllavisė. Ata hiqeshin sikur ishin marksistė-leninistė. Nė fillim kėshtu besonim edhe ne. Mirėpo nė fakt, nga veprimtaria e tyre, jo vetėm nė pėrgjithėsi, por edhe nga qėndrimet konkrete ndaj nesh, konstatuam se shumė gjėra tė tyre nuk pėrputheshin me teorinė shkencore tė marksizėm-leninizmit. Ne pamė se ata largoheshin, sa tė ishte e mundur mė shumė, nga eksperienca e ndėrtimit tė socializmit nė Bashkimin Sovjetik.

    Tendenca e grupit udhėheqės, jugosllav me Titon, Kardelin, Rankoviēin e Gjilasin nė krye, qė vihej re qysh gjatė kohės sė ilegalitetit, por sidomos pas ēlirimit tė Jugosllavisė, ishte qė Partia Komuniste e Jugosllavisė tė mos dilte haptazi me emrin e saj, por tė maskohej, siē u maskua, nėn petkun e tė ashtuquajturit Front Popullor i Jugosllavisė. Ky ilegalitet pėrligjej me pretekstin se «alarmohej e frikėsohej borgjezia e madhe dhe borgjezia e vogėl e qyteteve dhe e fshatrave», se «largohej ajo nga pushteti i ri i dalė nga revolucioni», se «trembeshin nga komunizmi aleatėt anglo-amerikanė». Bėheshin pėrpjekje pėr ta bindur borgjezinė se komunistėt nuk isbin nė fuqi, se partia komuniste vėrtet ekzistonte, por ajo ishte, si tė thuash, pjesėtare e njė fronti tė gjerė, ku mund tė bėnin pjesė edhe njerėzit e Mihailloviēit, edhe njerėzit e Nediēit, edhe njerėzit e Stojadinoviēit e tė viēėrve tė tjerė reaksionarė nė Jugosllavi.

    Titoja formoi edhe njė qeveri tė pėrkohshme me Subashiēin, ishkryeministrin e qeverisė mbretėrore tė mėrguar nė Londėr, por nuk e la tė qeveriste pėr shumė kohė, e likuidoi nėn presionin e vazhdueshėm tė popullit. Ai pretendonte atėherė se Subashiēin nuk e dėshironte, por ia kishin imponuar aleatėt, kurse mė vonė akuzoi Stalinin pėr kėtė ēėshtje. E vėrteta ėshtė se Titoja e pranoi Subashiēin pėr hatrin e Ēėrēillit, se Stalinin ai nuk e donte.

    Pikėpamjet e Titos dhe tė shokėve tė tij qė nė fillim tė linin tė kuptoje se ata nuk ishin «marksistė tė ashpėr», siē i quan borgjezia marksistėt konsekuentė, por «marksistė tė arsyeshėm», qė do tė bashkėpunonin ngushtė me tė gjithė politikanėt, tė vjetėr e tė rinj, borgjezė e reaksionarė tė Jugosllavisė.

    Partia Komuniste e Jugosllavisė, megjithėse hiqej sikur ishte nė ilegalitet, vepronte legalisht. Por Rankoviēi me Titon nuk i dhanė asaj atė forcė dhe atė rol udhėheqės qė duhej tė kishte, sepse nuk ishin pėr ndėrtimin socialist tė Jugosllavisė. Titoja dhe Rankoviēi i shtrembėruan normat marksiste-leniniste tė ndėrtimit e tė rolit tė partisė. Partia Komuniste e Jugosllavisė, qysh nė fillim nuk qe ndėrtuar mbi bazat dhe rnėsimet e marksizėm-leninizmit. Ajo, qė gjoja ishte e shkrirė nė «Frontin Popullor tė Jugosllavisė», bėnte ligjin tok me ushtrinė, me Ministrinė e Brendshme dhe me Sigurimin e Shtetit. Kjo parti, qė kishte udhėhequr luftėn e popujve jugosllavė, pas luftės u kthye nė njė detashment tė organeve represive shtetėrore, qė ishin ushtria, Ministria e Brendshme dhe UDB-ja. Bashkė me kėto ajo u bė njė organ shtypės i masave punonjėse, nė vend qė tė ishte pararojė e klasės punėtore.

    Nga propaganda qė bėhej dhe nga autoriteti qė kishte fituar partia gjatė Luftės Nacionalēlirimtare dhe nė hapat e parė tė ndėrtimit tė Jugosllavisė pas luftės, klasa punėtore jugosllave kishte pėrshtypjen sikur kjo parti ishte nė pararojė. Nė tė vėrtetė ajo nuk ishte pararoja e klasės punėtore, por e njė klase tė re borgjeze qė kishte filluar tė afirmohej, qė mbėshtetej fort nė prestigjin e Luftės Nacionalēlirimtare tė popujve tė Jugosllavisė pėr qėllimet e veta kundėrrevolucio-nare, kurse perspektivat e ndėrtimit tė shoqėrisė sė re i errėsonte. Njė parti e tillė e degjeneruar do ta ēonte Jugosllavinė titiste nė monopate antimarksiste.

    Rruga antimarksiste e titistėve jugosllavė, e grupit Tito-Kardel-Rankoviē, ra dhe s'kishte si tė mos binte nė kundėrshtim tė hapėt me marksizėm-leninizmin, me partitė komuniste, me Bashkimin Sovjetik, me Stalinin dhe me tė gjitha vendet e demokracisė popullore qė u krijuan pas Luftės sė Dytė Botėrore. Natyrisht, kjo ndeshje u zhvillua nė mėnyrė graduale, gjersa erdhi casti kritik kur shapi u nda nga sheqeri.

    ėshtė fakt i pamohueshėm qė popujt e Jugosllavisė luftuan. Jugosllavia bėri sakrifica tė mėdha, sikurse edhe Shqipėria. Udhėheqėsit antimarksistė jugosllavė spekuluan nėn maskėn e kėsaj lufte. Ata shfrytėzonin pėr opinionin e brendshėm dhe tė jashtėm edhe vlerėsimin qė i bėnte Jugosllavisė Bashkimi Sovjetik, i cili e konsideronte kėtė vend njė aleat tė rėndėsishėm nė rrugėn marksiste-leniniste tė socializmit.

    Titistėt nuk vonuan tė manifestonin, nė marrėdhėniet me shtetet e demokracisė popullore tė porsakrijuara, tendenca dominuese, ekspansioniste dhe hegjemoniste, qė u vėrtetuan kudo, por vecanėrisht nė marrėdhėniet me vendin tonė. Ata, siē e dimė, u pėrpoqėn tė na impononin pikėpamjet e tyre politike, ideologjike, organizative e shtetėrore antimarksiste. Arritėn gjer atje sa tė bėnin orvatje tė urryera pėr ta shndėrruar Shqipėrinė nė njė republikė tė Jugosllavisė. Nė kėtė ndėrmarrje tė pasuksesshme dhe tė turpshme, titistėt hasėn nė kundėrshtimin tonė tė vendosur. Nė fillim rezistenca jonė ishte e pakristalizuar, pėr arsye se nuk kishim dyshuar qė udhėheqja jugosllave tė ishte futur nė rrugėn kapitaliste dhe revizioniste. Por me kalimin e disa vjetėve, kur prirjet hegjemoniste dhe ekspansioniste tė saj u shfaqėn qartė, ne iu kundėrvumė asaj nė mėnyrė tė rreptė dhe pa asnjė rezervė.

    Titistėt u pėrpoqėn tė na impononin vullnetin e tyre duke pėrdorur presione e shantazhe nga mė tė ndryshmet. Pėr kėtė qėllim organizuan edhe komplotin e Koēi Xoxes. Kėtė praktikė Imperialiste, ndonėse nė njė masė mė tė vogėl, ata e zhvilluan edhe ndaj vendeve tė tjera, si Bullgaria, Hungaria e Ēekosllovakia. Tė gjitha kėto akte tė shėmtuara treguan qartė se Jugosllavia nuk ecte nė rrugėn e socializmit, por ishte bėrė njė vegėl nė shėrbim tė kapitalizmit botėror.

    Ēdo ditė qė kalonte shihej mė mirė se nė Jugosllavi nuk po ndėrtohej njė shoqėri socialiste e tipit leninist, por po zhvillohej kapitalizmi. Ndėrkaq, hapat qė bėheshin nė kėtė rrugė kapitaliste maskoheshin me kėrkimin gjoja tė njė forme tė re specifike tė «socializmit». Pikėrisht pėr kėtė qėllim udhėheqja revizioniste jugosllave me Titon, Kardelin dhe Rankoviēin nė krye, duke u pėrpjekur pėr tė pėrligjur disi «teorikisht» tradhtinė e saj, mori hua ide nga mė tė ndryshmet prej arsenalit tė revizionistėve tė vjetėr dhe forcoi kėshtu me tė gjitha mjetet shtetin e saj tė tipit fashist. Ushtria, Ministria e Brendshme, UDB-ja u bėnė tė plotfuqishme.

    Megjithėse po vendoste kapitalizmin, udhėheqja revizioniste jugosllave mundohej tė krijonte nė masat e popullit mendimin se nė Jugosllavi nuk po tradhtoheshin qėllimet e luftės, se atje ekzistonte njė shtet me orientim socialist, nė udhėheqje tė tė cilit ishte njė parti komuniste qė mbronte marksizmin dhe gjoja pikėrisht pse vepronte kėshtu kishte rėnė nė kundėrshtim me Bashkimin Sovjetik, me Stalinin, me partitė komuniste dhe me vendet e demokracisė popullore.

    Pėr tė mbrojtur pozitat mjaft tė lėkundura qė shkaktoi demaskimi i tyre nė opinionin e brendshėm dhe nė lėvizjen komuniste e punėtore ndėrkombėtare, titistėt, nė vijim tė politikės sė tyre mashtmese, shpallėn se do tė ndėrmerrnin aksione «serioze» pėr ndėrtimin e socializmit nė fshat, pėr kolektivizimin e bujqėsisė sipas parimeve leniniste, prandaj formuan tė ashtuquajturat zadruga. Sa serioze ishin qėllimet e renegatėve titistė pėr ndėrtimin e socializmit nė fshat, mjafton tė kujtojmė se zadrugat u shkatėrruan pa u krijuar mirė dhe kolektivizimit tė fshatit jugosllav nuk i ka mbetur as nami as nishani.

    Deri nė vitin 1948, kur u shkaktua prishja pėrfundimtare nė mes Bashkimit Sovjetik, vendeve tė demokracisė popullore e lėvizjes komuniste ndėrkombėtare nga njėra anė, dhe Jugosllavisė, nga ana tjetėr, kjo e fundit ndodhej nė fazėn fillestare tė kapitalizmit kaotik, nė njė gjendje politike, ideologjike, ekonomike tė ēoroditur, nė njė situatė jashtėzakonisht tė rėndė. Kjo e shtyu grupin e Tito-Kardel-Rankoviēit tė vepronte mė hapur, tė afrohej mė ngushtė me kapitalizmin botėror, sidomos me imperializmin amerikan, pėr tė ruajtur pushtetin dhe pėr tė ndryshuar gjendjen nė favor tė tij.

    Pas vitit 1948 Jugosllavia, e zhytur nė njė krizė tė rėndė politike, ideologjike dhe ekonomike, u gjend nė rrugėkryq, pėr arsye tė devijimit antimarksist tė udhėheqjes sė saj. Renegatėt titistė donin tė qėndronin, si tė thuash, nė dy «karrige». Nė «karrigen» e marksizėm-leninizmit donin tė qėndronin vetėm pėr dukje, vetėm pėr formė, kurse nė «karrigen» tjetėr kapitalisto-revizioniste, donin tė vendoseshin mirė, por, pėr tė realizuar kėtė qėllim, u duhej medoemos njėfarė kohe. Periudha qė nga viti 1948 e kėtej ėshtė e turbullt dhe e trazuar fort nga kriza e madhe, nga ēoroditja e rrėmuja.

    Pėr grupin renegat Tito-Kardel-Rankoviē shtrohej ēėshtja: si tė mund ta mbante pushtetin dhe tė shtypte ēdo rezistencė tė proletariatit e tė popujve tė Jugosllavisė, qė luftuan pėr socializmin nė miqėsi e nė unitet tė plotė me Bashkimin Sovjetik dhe me vendet e demokracisė popullore. Pėr kėtė qėllim revizionistėt jugosllavė punuan, nė radhė tė parė, qė tė likuidonin ēdo gjė, sadopak marksiste-leniniste, qė mund tė kishte mbetur nė partinė e tyre dhe ta shndėrronin kėtė nė njė instrument tė ideologjisė e tė politikės sė tyre borgjezo-revizioniste, ta zhvishnin nga ēdo funksion drejtues, kurse klasėn punėtore ta kthenin nė njė masė inerte, qė tė mos kishte mundėsi tė shikonte tradhtinė e tė kundėrvepronte si forca politike vendimtare e revolucionit. Normat e centralizmit demokratik nė parti u shkelėn. Partia u vu nė varėsi tė UDB-sė, e cila u pėrdor nga titistėt si njė mjet pėr tė shtypur gjithė elementėt qė nuk ishin pėr kthesėn regresive antimarksiste. Partia «u spastrua» nga gjithė njerėzit besnikė tė socializmit. Pavarėsisht se ajo ruajti nė aparencė disa norma zgjedhjesh, mbledhjesh, konferencash, nė realitet udhėheqja e saj burokratike e pėrqendroi nė duart e veta tėrė pushtetin nė kėtė parti gjoja marksiste-leniniste, e shndėrroi kėtė nė njė zbatuese tė thjeshtė tė urdhrave tė saj e tė Sigurimit tė Shtetit. Partia Komuniste e Jugosllavisė e ndryshoi kėshtu kryekėput pamjen e vet dhe humbi ēdo tipar tė partisė pararojė tė klasės punėtore, si forcė politike udhėheqėse e shoqėrisė. Kjo ishte njė fitore e madhe pėr kapitalizmin, pėr borgjezinė e jashtme dhe atė tė brendshme.

    Pėr tė shpėtuar sundimin e vet, renegatėt titistė duhej tė likuidonin pa zhurmė pushtetin qė doli nga Lufta Nacionalēlirimtare dhe tė ndėrtonin njė pushtet tjetėr, njė diktaturė tė egėr fashiste.

    Me fjalė tė tjera, grupi udhėheqės Tito-Kardel-Rankoviē ndėrmori likuidimin e tė gjitha tipareve marksiste-leniniste tė revolucionit dhe u vu nė kėrkim tė rrugėve gjoja tė reja «socialiste», nė tė vėrtetė kapitaliste, nė fushėn ekonomike, nė politikėn e brendshme dhe tė jashtme, nė arsim e nė kulturė dhe nė tė gjithė sektorėt e jetės. Nė kėto situata, organet e Sigurimit tė Shtetit dhe ushtria jugosllave u bėnė armė e preferuar dhe e egėr nė duart e kėtij grushti renegatėsh, qė ndėshkonte nė mėnyrė drakoniane cilindo qė guxonte tė denonconte tradhtinė. Filluan persekutimet dhe vrasjet nė masė tė tė gjithė elementėve tė shėndoshė marksistė-leninistė. Kampet e tmerrshme tė pėrqendrimit, njė nga tė cilėt ishte edhe ai i Goli Otokut, u mbushėn me tė burgosur dhe tė internuar.

    Gjendja ekonomike nė kėtė kohė nė Jugosllavi paraqitej shumė e rėndė pėr shkak tė shkatėrrimit tė ekonomisė gjatė luftės, pėr shkak tė politikės sė ēoroditur tė udhėheqjes jugosllave, pėr shkak se, pas prerjes sė tė gjitha marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik, Jugosllavia nuk vazhdonte tė merrte mė ato ndihma tė konsiderueshme qė mori nė vitet e para tė pasēlirimit, gjithashtu pėr shkak se ajo nuk mund tė grabiste mė pasuritė e vendeve tė demokracisė popullore, si tė Shqipėrisė, nėpėrmjet shoqėrive «tė pėrbashkėta», tė ndėrtuara mbi baza jo tė drejta, qė ishin nė dobi vetėm tė njėrės palė, Jugosllavisė.

    Sigurisht, renegatėt jugosllavė nuk mund tė dilnin nga kriza vetėm me terror. Si agjenturė e kapitalizmit botėror, e pėrpunuar me kohė, ajo iu drejtua menjėherė atij pėr ndihmė dhe ky, sidomos imperializmi amerikan, u tregua plotėsisht i gatshėm t'u jepte Titos me shokė gjithė ndihmat e mbėshtetjen e nevojshme pėr t'u shpėtuar lėkurėn dhe pėr t'i bėrė ata njė vegėl tė rėndėsishme nė luftėn kundėr socializmit, revolucionit dhe lėvizjeve ēlirimtare. Fuqitė iraperialiste e prisnin me padurim njė kthesė tė tillė, sepse ato pėr kėtė isbin pėrgatitur qė gjatė luftės. Prandaj jo vetėm nuk munguan t'u jepnin «ndihma» tė mėdha ekonomike, por u dhanė edhe njė pėrkrahje tė fuqishme politiko-ideologjike. Ato i furnizuan edhe me armė e me pajisje tė ndryshme ushtarake, i lidhėn edhe me NATO-n nėpėrmjet Paktit Ballkanik.

    Nė periudhėn e parė, veēanėrisht nė industri dhe nė bujqėsi, Jugosllavia «u ndihmua» nėpėrmjet investimeve tė kapitaleve tė shoqėrive tė huaja.

    Nė fushėn e industrisė, ku u tregua vecanėrisht «bujar» imperializmi i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, puna filloi me «ndihmat» pėr mėkėmbjen e fabrikave tė vjetra ekzistuese, qė kėto tė vihesbin pak a shumė nė gjendje prodhimi dhe qė ky prodhim tė ishte i mjaftueshėm pėr tė mbajtur nė kėmbė regjimin borgjezo-revizionist qė po kristalizohej dhe qė e kishte kthyer fytyrėn nga kapitalizmi botėror.

    Regjimit titist i duhej tė likuidonte edhe atė sistem gjysmak tė kolektivizimit tė bujqėsisė, qė ishte ngritur nė njė numėr ekonomish fshatare dhe tė krijonte njė sistem tė ri, ku kulakėt dhe pronarėt e mėdhenj tė tokave tė ishin pėrsėri tė favorizuar. Pėr rishpėrndarjen e tokave u gjendėn forma dhe mėnyra tė atilla qė tė rimėkėmbej kulakėria e vjetėr pa shkaktuar turbullira tė mėdha nė vend. Shteti mori njė varg masash kapitaliste, sic isbin, pėr shembull, shpėrndarja e stacioneve tė makinave e tė traktorėve dhe shitja e tyre fshatarėsisė sė pasur qė kishte mundėsi t'i blente, vendosja e taksave tė rėnda pėr bujqit. Fermat shtetėrore u kthyen gjithashtu nė ndėrmarrje kapitaliste, ku u investuan edhe kapitale tė huaja etj.

    Nga kapitali i huaj pėrfituan shumė tregtarėt dhe industrialistėt e vendit, tė cilėve iu bėnė koncesione tė mėdha.

    Kėto masa provonin jashtė ēdo dyshimi se ky «socializėm» qė po ndėrtonte Jugosllavia, nuk ishte gjė tjetėr veēse rruga e integrimit nė kapitalizėrn.

    Kėshtu u pėrgatit terreni i futjes sė kapitaleve tė huaja nė njė masė e nė njė shkallė gjithnjė mė tė rnadhe nė njė ambient politik, ideologjik dhe organizativ shumė tė pėrshtatshėm pėr kapitalizmin botėror, i cili, duke e ndihmuar regjimin titist, do ta pėrdorte atė si urė kalimi pėr depėrtimin nė vendet e tjera tė demokracisė popullore.

    Ky orientim politik, ideologjik dhe ekonomik i Jugosllavisė titiste drejt kapitalizmit bėri qė lufta e klasave atje tė merrte tjetėr drejtim e tė zhvillohej jo si forcė lėvizėse e shoqėrisė socialiste, por si forcė lėvizėse nė luftėn midis klasash kundėrshtare, siē ndodh nė ēdo shtet kapitalist, ku sundon diktatura e borgjezisė. Luftėn e klasave nė Jugosllavi shteti borgjezo-revizionist titist e drejtoi kundėr elementėve pėrparimtarė tė klasės punėtore, kundėr komunistėve qė i rezistonin kursit tradhtar.

    Centralizmi demokratik nuk vonoi tė likuidohej edhe nė fushėn e administrimit ekonomike shtetėror. ėshtė e vėrtetė se nė Jugosllavi qenė bėrė edhe shtetėzime tė disa fabrikave, tregtia e jashtme ishte shpallur monopol i shtetit dhe thuhej se gjoja zbatohej parimi i centralizmit demokratik nė organizimin dhe nė veprimtarinė e shtetit e tė partisė. Por kėto masa, qė dukeshin me karakter revolucionar, nuk ishin as tė plota as konsekuente. Centralizmi nė Jugosllavi nuk kishte kuptimin e vėrtetė leninist qė gjithė jeta ekonomike e politike e shoqėrisė tė zhvillohej duke kombinuar drejtimin e centralizuar me iniciativėn krijuese tė organeve lokale dhe tė masave punonjėse, por synonte krijimin e njė force diktatoriale tė tipit fashist, qė tė ishte nė gjendje t'u impononte nga lart popujve tė Jugosllavisė vullnetin e regjimit nė fuqi. Kėto masa tė fillimit, qė reklamoheshin si prirje gjoja socialiste, me kalimin e disa vjetėve morėn njė drejtim tė qartė antimarksist, kundėrrevolucionar. Gjithė organizimi shtetėror dhe veprimtaria shtetėrore nė lėmin ekonomik morėn tipare kapitaliste, nė kundėrshtim tė hapėt me eksperiencėn themelore tė ndėrtimit tė socializmit nė Bashkimin Sovjetik tė Leninit e tė Stalinit.

    Nė vitet e para pas 1948-s nė veprimtarinė e shtetit jugosllav mund tė themi se zbatohej parimi i centralizmit, pėr arsye se Federata e Jugosllavisė kishte barrė shumė tė rėnda dhe tė vėshtira qė nuk mund t'i zgjidhte duke qenė e decentralizuar. Momentet ishin tė atilla qė kėrkonin tė ruhej centralizmi, sepse nė gjirin e Federatės ekzistonin republikat, qė, duke pasur secila prej tyre korente politike nacionaliste tė ndryshme, kėrkonin tė shkėputeshin prej saj. Por ky lloj centralizmi ka qenė centralizėm burokratik: planet ekonomike vendoseshin nga lart pa u diskutuar nė bazė, nuk ishin tė studiuara dhe nuk synonin njė zhvillim harmonik tė degėve tė ndryshme tė ekonomisė sė republikave dhe krahinave tė Federatės, urdhrat ishin arbitrare dhe ekzekutoheshin verbėrisht, prodhimet grumbulloheshin me forcė. Nga ky kaos, ku iniciativa e organeve lokale tė partisė e tė shtetit, si dhe iniciativa e masave punonjėse nuk dukeshin gjėkundi, sigurisht qė do tė lindnin, sikundėr lindėn, mosmarrėveshje, tė cilat u shtypėn me terror e me gjak.

    Njė gjendje tė tillė e stimulonin edhe shtetet kapitaliste, tė cilat e kishin marrė nėn sqetull regjimin titist qė ta orientonin Jugosllavinė nė drejtimin kapitalist. Duke pėrfituar nga kjo gjendje, imperialistėt e ndryshėm rivalizonin kush e kush tė mund tė fuste duart mė shumė nė kėtė shtet tė bastarduar, nė mėnyrė qė, tok me kreditė qė jepnin, tė impononin edhe pikėpamjet e tyre politike, ideologjike dhe organizative.

    Kapitalistėt e huaj, qė e pėrkrahėn grupin renegat titist, e kishin tė qartė se ky grup do t'u shėrbente atyre, por e ndienin se ishte e nevojshme qė, pasi tė kapėrcehej situata e turbullt kao tike, tė krijohej nė Jugosllavi njė situatė mė e qėndrueshme. Pėrndryshe ata nuk do tė ishin tė sigurt pėr investimet e tyre tė mėdha qė bėnin dhe qė do t'i shtonin mė vonė.

    Qė tė krijohej situata e dėshiruar nė dobi tė kapitalizmit, duhej tė realizohej decentralizimi i drejtimit nė ekonomi dhe tė njiheshin e tė mbrohesbin me ligj tė drejtat e kapitalistėve qė investonin shuma tė mėdha nė ekonominė e kėtij shteti.

    Udhėheqja titiste e kishte tė qartė se kapitalizmi botėror dėshironte qė Jugosllavia, si njė vegėl nė duart e tij, tė ishte sa mė e pėrshtatshme pėr tė mashtruar tė tjerėt. Rrjedhimisht ai nuk mund tė pranonte njė regjim tė hapėt fashist e gjakatar, sic e kishin vendosur antimarksistėt Tito-Kardel-Rankovic. Pėr kėtė arsye, grupi Tito-Kardel, mė 1967, mori masa dhe e likuidoi grupin e Rankoviēit, tė cilin e bėri pėrgjegjės pėr tė gjitha tė zezat e sundimit titist deri nė atė periudhė.

    Me likuidimin e Rankoviēit, Lidhja e «Komunistėve» tė Jugosllavisė nuk doli nga kriza e rėndė ku kishte hyrė. Ajo vazhdoi tė trajtohej gjithnjė sipas pikėpamjeve tė vjetra titiste, thelbi i tė cilave ishte qė Lidhja tė ruante vetėm maskėn «komuniste», por tė mos luante njė rol udhėheqės nė veprimtarinė shtetėrore, nė ushtri, nė ekonomi. Partisė titistėt edhe emrin ia kishin ndryshuar, duke e quajtur Lidhja e «Komunistėve», pėr t'i dhėnė gjoja njė emėr autentik «marksist» tė nxjerrė nga fjalori i Karl Marksit. Kėsaj tė ashtuquajture «Lidhje tė Komunistėve» zyrtarisht i njohėn vetėm tė drejtėn e edukimit. Por edhe ky rol edukues ishte i paqenė, pėr arsye se shoqėria jugosllave, qė nanurisej me propagandėn e njė politike dhe tė njė ideologjie gjoja marksiste-leniniste nė djepin e sė ashtuquajturės «Lidhje Socialiste e Jugosllavisė», u ēorodit nė rrugėn kapitaliste.

    Megjithėse doli nga ilegaliteti, si rezultat i decentralizimit kapitalist, partia revizioniste jugosllave u shkri nė atė farė pluralizmi ideologjik, qė mė vonė do tė quhej sistem «demokratik». Qėllimi kryesor ishte qė, pasi partia tė shndėrrohej nė njė parti borgjeze, tė kristalizoheshin plotėsisht tiparet kapitaliste tė zhvillimit ekonomik tė vendit.

    Kėshtu u krijua nė Jugosllavi trualli i pėrshtatshėm pėr lulėzimin e teorive anarkosindikaliste, kundėr tė cilave kishin luftuar Marksi, En-gelsi, Lenini dhe Stalini. Nė kėto kushte u sajua teoria pseudomarksiste-leniniste mbi sistemin politik tė «vetadministrimit socialist», tė cilėn e ka trajtuar Kardeli nė librin e tij.

    U zgjata pak nė anėn historike tė zhvillimit tė Jugosllavisė nė rrugėn revizioniste, jo sepse kėto probleme janė tė panjohura pėr ne, por pėr tė sqaruar mė mirė falsitetin e mendimit «teorik» tė Kardelit, i cili, duke qenė bashkėpunėtor i Titos nė tradhtinė e madhe ndaj revolucionit e socializmit, nuk mund tė mbajė tjetėr pozitė veēse atė qė t'i thotė tė bardhės e zezė dhe kapitalizmin ta quajė socializėm. Tani, duke parė zhvillimin e palavdishėm ku e kanė futur vendin e tyre, kėta renegatė pėrpiqen tė justifikojnė «teorikisht» situatėn kaotike qė e krijuan vetė. Kėshtu shpjegohen edhe mendimet e errėta tė Kardelit. Kaotik ėshtė realitetijugosllav, konfuze janė edhe «teorizimet» pėr tė. Ndryshe s'mund tė jetė.


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com