|
VEPRA MIHAL GRAMENO ZEMAN MASHKULLORI Mbrėmė tek flija u ngrita duke qarė i tmerruar prej gjumit, duke mallkuar veten time pėr njė gjėmė qė kisha bėrė. Po si erdhėn tė shtėpisė qė tė shihnin ēmė kishte ngjarė, fėrkova sytė dhe erdha nė vete duke kuptuar qė isha nė shtrat... An ēėndėrr e keqe dhe e tmerrshme! Sikur ishim nė malet e Labėrisė dhe atje po qėllonim, kur unė, padashur qėllova Zemanė dhe e lashė tė vrarė mbi dhe! Ēerēizi vrapoi e pyeti, por asnjeri nuk e merrte pėrsipėr. Mua mė goditi vetėdija dhe i rrėfeva vetėm Ēerēizit. Kjo endėrr mė kujtoi Zemanė. Zemani i dashur mė shumė nga gjithė shokėt! Shėrbimet e kėtij djali do tė mos i harroj kurrė. I urtė, gjithnjė i ēelur, trim, i papėrtuar, dėgjuar dhe i pėrunjur (1) kishte fituar dashurinė dhe simpatinė e tė gjithė shokėve. Dy gjėra tregonin mė tepėr lartėsinė e karakterit tė tij: Nuk di edhe nuk mund sdiheshin te Zemani. Frikėn, rrezikun dhe pėrtimin nuk i kishte mėsuar Zemani. Zemani ėshtė biri i Mirtes prej Mashkullore. Mė 1906, e kishin marrė ushtar nė Gjirokastėr. Asi kohe doli Bajo Topulli maleve e me tė ardhur nė Gjirokastėr Zemani, Abdul Mersini e njė tjetėr, muarėn hutat edhe iu lutėn Ēerēizit qė ti bashkonte me Bajon. Ēerēizi i mori edhe qė atėhere mbetėn shokė tė pandarė, gjersa u dha liria. Pėr kėtė shkak tė anė dhe dy vėllezėrit e tij i burgosėn e i munduan shumė kohė. Pas vrasjes sė dhespotit tė Korēės, tė ndyerit Foti, shkon edhe Zemani me Bajon e Ēerēizin nė Sofje ku e njoha pėr tė parėn herė. Djalė 22 vjet, i shkurtėr, i trashė, fizionomi simpatike, andaj qė nė tė parin vėshtrim mu ngjit nė zemėr. E pyeta pėr Shqipėrinė e mė tha: Tani qė pashė botė edhe liri ēdo me thėnė, pa mė ardhur fare keq dua tė vdes pėr lirinė e mėmėdheut! Kur u hodhėm nė Shqipėri, unė isha i pamėsuar, se nė jetėn time kurrė skisha ngjitur male, andaj Zemani mė mirrte trajstėn, gunėn, shumė herė dhe mua nė ndonjė udhė tė keqe, duke mė dhėnė kurajo. Zemanė e kishim edhe babo nė ēetėn tonė. Ai ishte i urdhėratės pėr kudo. Mė njė fjalė e kishim plakėn e ēetės. Por edhe nga trimėria nuk ishte mė i dobėt. Nė gjithė goditjet Zemani nuk lėvizte nga vendi duke mbushur detyrėn burrėrisht. Pėr kėtė shkak ishte zemėruar me Ēerēizin qė nuk e dėrgonte atė nė ēdo punė. Kur dėrguam nė Gjirokastėr (njerėz pėr tė vrarė P.T.)... bimbashin, Zemani mu qa duke thėnė: E drejtė ėshtė kjo, o Mihal qė tė dėrgojė tė tjerė Ēerēizi tė nderohen e mua jo qė jam mi vjetri nga shokėt? Qysh pandeh Ēerēizi qė unė sjam i zoti pėr kėtė? E ngushėllova tė dashurin Zeman qė tė kishte vullnet pa do ti vinte radha edhe atij. Vetėm njė tė ligė bėri Zemani, po dhe kėtė nga dashuria. Ishte nė shkurt kur shėtitnim nė fshatrat e Dropullit, ku mėnjanė tė lodhurit, mė tjetėr anė e ftohta na shtrėngoi qė tė kėrkonim njė vend mė tė mirė pėr tu ēlodhur 4-5 ditė. Biseduam dhe menduam qė mė i miri vend ishte manastiri i Adrianos, po atje qėndronin dy xhandarė. Megjithkėtė vendosėm dhe shkuam. Arrimė ndaj tė gdhirit, pas njė nate udhėtimi. Ky manastir ėshtė ngrehur nė majė tė njė mali tė lartė... duke pandehur qė ėshtė njė fortesė... Me tė arritur vėrejtėm gjithė anėt dhe si e rrethuam nga ēdo rrezik, pritėm gjersa tė hapej porta e tė dilte ndonjė shėrbėtor. Nuk shkoi shumė kohė, kur doli njė shėrbėtor, tė cilin e zumė dhe i thamė tė na shpinte nė dhomė tė xhandarėve. Skishte ētė bėnte dhe kėshtu na shpuri, duke i gjetur nė gjumė. Si u zgjuan u thamė qė ēdo kundėrshtim ishte i kotė, andaj tė ishin tė qetė se nga ana jonė do tė mos pėsonin gjėsendi. Si u ngrit igumeni pak i tmerruar gjersa e bindem qė ishim njerėz tė mirė, na shtruan nė njė odė tė madhe dhe na ndezėn zjarrin ku u mblodhėm tė gjithė. Igumeni kur vėrtetoi qė ishim njerėz tė mirė, me vrap urdhėroi tė na binin njė nga mė tė mirat tryeza dhe na tha qė mund tė rrinim edhe 10 ditė atje. Si hėngrėm mirė e kėnduam, ca nga shokėt tanė ranė tė flinin, kurse Ēerēizi me tė tjerė doli pėr tė shtėnė nė shėnim, kur erdhi ruajtėsi i manastirit, njė muhamedan prej Lazarati dhe u tha me zemrim tė mos shtien. Ēerēizi u zemrua dhe i fola kėtij... e kur lazaratasi u hodh mbi Ēerēizin, Zemani mė sduroi, po me vrap nxori kamėn dhe ia nguli nėn ije... Abdyli na lajmėroi pėr kėtė gjėmė, e cila mė pikėlloi, si mua edhe gjithė sokėt, dhe vrapova tek i plagosuri. Si e ngritėm e shpumė nė njė dhomė dhe, pasi e zhveshėm, pashė qė plaga sishte e madhe. Me vrap e lava me acid borik dhe si i vura jodofor, ia lidha... Qė atje u hodhėm nė malet e Zhulatit ku mėsuam qė i plagosuri ishte jashtė rrezikut, po tė mjerėt xhandarė i kishin burgosur. Ky lajm e helmoj Zemanė qė u bė shkaktari, por ne e ngushėllonim duke i thėnė qė bėri detyrėn pėr tė mbrojtur kapitenin e tij. . . E hasa para 5 muajsh e mė tha: A e mban mend o Mihal, atė jetė tė bukur maleve kur kėndonim: Merr uratėn bir prej meje, edhe armėt gatit, se ardh dita e shėnuar, doli ylli e na ndrit? etj. Liria, Selanik, 1910, nr. 103
|