• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    XINXIFKė PASHA!

    — E ku je, mor i bekuar, — mė bėrtitėn sa mė panė miqtė e mi Stojoja me Muken, — se kemi shumė qė po tė kėrkojmė.

    — Cili ėshtė shkaku i kėsaj axheleje, — thashė,

    — kur ne sė bashku e kemi shkuar kohėn, prandaj nuk e kuptoj axhelenė tuaj, pėrveē nė keni ndonjė sihariq tė papandehur.

    — E gjetė, e gjetė shkakun, — mė thanė, — se me tė vėrtet kemi njė sihariq, prandaj gėzohu se doli dekreti. Doli dhe doli me nėnshkrimet e rexhencave,

    — tha Stojoja me Muken, — kėshtu qė sonte kemi dėfrime nė restorant “Internacional”!

    Vėshtroja mos ishin qeflinj, po as ndonjė shenjė nuk tregonin, kėshtu qė habitesha vetvetiu cili ishte ky gėzim kaq i madh, edhe mė tepėr i dekretit tė nėnshkruar edhe nga rexhencat. Miqtė, duke parė habitjen time, mė thanė:

    — Duket, qė nuk hyra brenda, andaj mėso se z. Brushtull Xinxifka u emėrua Pasha; eja pra tė vrapojmė qė ta pėrgėzojmė se gjithė mileti vajti.

    Po mejtohesha dhe kėkoja tė sillja ndėr mend z. Brushtull Xinxifkė, nė e kisha dėgjuar midis shqiptarėve, po jo, kėshtu qė Mukeja mė tha:

    — Pėrse rri tė ēash kryet, eja me ne dhe do tė njihesh.

    — Pastaj, — tha Stojoja, — ėshtė popullor dhe njė ditė, pa fjalė, ka pėr tė marrė frenat e Shqipėrisė nė dorė dhe kemi pėr tė parė haire shumė.

    — Jam sigur, — tha Mukeja, — qė do tė na mbajė edhe nė ziafet, andaj eja, eja me ne se me kėtė sebep do tė njihesh me shumė nga tė mėdhenjtė.

    — Vetėm vėshtro, — tha Stojoja, — ua krih pakėz perēen se me kėtė mėnyrė mbush nevojat.

    U binda edhe shkova dhe unė me Muken e Stojon pėr tė pagėzuar z. Brushtull Xinxifkė. Njė shumicė e madhe kishte vrapuar nė “Internacional” pėr ta pėrgėzuar, midis tė cilėve edhe nga ministrat e deputetėt.

    Mė bėnė tė njohur Stojoja me Muken, kur z. Xinxifkė na falėnderoi dhe si na ftoi tė rrinim, tha:

    — E njoh fort mirė z. Shkel e Shko (1) se e kam ndihmuar shumė nė kohė tė Turqisė, kur e gjykonte gjykatorja e Selanikut, po unė pėr njė shqiptar e bėra borxhin tim.

    — ėshtė e tepėrt tė tregosh patriotizmėn tėnde z. Xinxifkė, — thanė shumė njerėz, — se emri i z-suaj ėshtė i dėgjuar tek do, andaj la e mė la! Vetėm dhėntė Zoti, — shtoi Stojoja, — qė t’ju shohim pėr sė shpejti anėtar tė Regjencės se e meritoni!...

    Fėrkoja sytė qė ta sillja ndėr mend z. Brushtull Xinxifkė, i cili mė paska ndihmuar, po meazallah. Thashė qė mund tė ishte, asi kohe, ndonjė aza (mis) nė gjykatorėn e Selanikut, se kėtė fytyrė sikur e kisha parė njėherė, po ku dhe qysh nuk e sillja ndėr mend.

    Mukeja, duke parė qė po mejtohesha, mė tha: “Pėrse ēan kryet duke u menduar pėr hiē gjėsendi? Si shumė tė tjerė edhe Xinxifka tonė ka qenė nga shqiptarėt e fshehur dhe mos e trazo lakrorin!...”

    Dualėm me shumė tė tjerė, pasi z. Xinxifkė na ftoi nė banket, kur udhės dėgjova njė atdhetar qė thoshte: “Kėtij i thonė kismet, mor jahu, qė papandehur tė bėhesh Pasha nga njė Bymbashir (2) e jo si ne bot e bot pėr Shqipėri”.

    Po ishte bymbashiri i Selanikut qė mė bėnte terxhumanllėkun (3) kur gjykohesha, andaj ia krisa tė qeshurit.

    — Mos qesh, mos qesh, — mė tha njė plak, — se kėto janė fate edhe kanė ngjarė edhe gjetkė. Kur isha nė Misir, — shtoi plaku, — njė ditė Qedivit i hyri nė sy njė arap i gjatė, i cili i binte basos sė bandės dhe nė qejf e sipėr e emėroi me dekret Pasha dhe urdhėroi ta ēonin qė atė orė nė pashallėkun e tij...

    ...Kėshtu, — tha plaku, — u prish edhe banda, edhe pashallėku, po z. Brushtull Xinxifka ka malumat (dijeni) dhe meriton pėr Pasha.

    Nė banket u ngritėn dollira dhe oratorira pėrshėndetin e pėr meritat e z. Xinxifkė Pashės.

    “Koha”, 1922, nr. 90


    (1)Pseudonim i Mihal Gramenos.
    (2)Bymbashir. Shtrembėrim i fjalės turke mybashir — ftues gjyqi.
    (3)Terxhumanllėk, tr. pėrkthim.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com