|
VEPRA MIHAL GRAMENO XHONGORROKėT ...Mbeta i drunjosur dhe kėmbėt nuk mė bėnin tė hyja brenda nė restorantin Internacional, nga disa urime nė gjuhė tė huaj qė dėgjoheshin nga brenda. Si mblodha veten, zemra mė rrihte si purteka nga gėzimi, se tani pandehja qė u sosėn taksiratet e Shqipėrisė, kur dėgjova ala votre!... ala votre sante! Po, besoja qė kishin plakosur nė Tiranė kapitalistėt e mėdhenjė nga Evropa dhe Amerika, kėshtu qė marrėveshja me qeverinė tonė u mbarua pėr tė gjitha ēėshtjet ekonomike... Udhėt e hekurta pėrēanin Shqipėrinė duke transportuar nė limanet vajguri, qereste, ipso (allēi) dhe shumė gjėra pėr eksport. Mora guxim dhe hyra nė restorant qė tė shihja fytyrat, duke u mėnjanuar nė njė tyrezė kur ndodheshin dy tė njohur. Tryezat ishin shtruar fort bukur me lule, flamurė kombėtarė, shampanjė e birra. Fytyrat vėrtet mu dukėn tė huaja se ca ishin me mustaqe tė rrojtura, ca tė qethura, ca me mjekėr alla Bulanzher, ca me leshrat e mėdha, ca me syze dhe ca me monokle! Vetėm kur kryetari mori fjalėn, kuptova qė ishin shqiptarė, prandaj pyeta Kėxhon dhe Lipen qė cilėt ishin. A, nuk e ditke, mu pėrgjegjėn? E, mėso qė kėta janė Xhongo-rrokėt, shpresa e Shqipėrisė, se janė tė mbaruar nė Evropė me diploma e jo si honxho-bonxhot qė kemi patur gjer mė sot! Nė kėtė mes u ngrit kryetari, z. Ēanakthati dhe mbajti kėtė fjalė: Tė ndershėm zotėrinj e shokė, banketi i sotėm jepet pėr nder tė shokėve, zz. Brushtullniku dhe Naltalin, tė cilėt hynė nė qarkun tonė, pasi dhanė provimet pėrpara kėtyre savantėve (tregon tre pleq) qė formojnė komisionin. Z. Brushtullnku meriton tė quhet trashėgimtari i Lombrozit me themėn e tij mbi tepelekun e kokės! Z. Naltalin meriton tė quhet trashėgimtari i Ipokratit me shpikjet e tij kundra dhermotriqisė dhe barit tė karkalecit! Qeveria me vrap i emėnojti direktorė, si ne nė Ministrinė e Kozmopolitanės, prandaj ala votre sante! dhė viva e viva! Kupat pėrpiqeshin nė mes tė entuziazmit tė patreguar. Savantėt profesorė Kokėshtėrgu, Sharvallxhiu dhe Stomnaxhiu pasi i pėrgėzuan i kėshilluan qė ti vėrtiteshin punės, se Shqipėria nga ata pret lumtėrinė dhe shkuan duke lėnė xhongo-rrokėt vetėm. Atėhere zunė tė shfaqin talentet e tyre, duke treguar qejfet e tyre nė Evropė, qysh kishin blerė temat, me tė cilat muarėn diplomat, po tė shkruar veēant, vetėm pėr Shqipėri e shumė tė tjera!... Z. Sotir, kryetari i djelmurisė, me seriozitet pėrgėzoi savantėt e rinj dhe lypi nė emėr tė djelmurisė, pa diplome, pėrkrahjen e tyre. Z. Ēankthati e siguroi qė do tė kishte gjithė pėrkrahjen dhe kėtė javė kishte njė konferencė mbi Entheroskopinė tė Flamarionit, si dhe gjithė shokėt mbi shpikjet e reja... Si ngritėn mjaft shėndete pėr filanin e filanin, ngritėn edhe pėr Sotirin, tė cilin e emėruan anėtar nderi, pastaj ia muarėn kėngėve Bela Napoli, Santa Luēia e tė tjera si kėto. Qė atėhere fizionomia e Tiranės u ndryshua shumė me xhongorrokėt, tė cilėt me bastunet e dorezat nė dorė e me qėndrimin e tyre serioz dhe fodull, habitin botėn, duke besuar qė lindi shpresa e Shqipėrisė!... Koha, 1923, nr. 144 |