• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    VETERANėT KOMBėTARė

    ...Letra mė ra nga dora dhe nuk kuptoja nė isha nė vete apo shikoja ėndrra!... Qysh tė mos mė binte letra, kur dėgjova qė njė shpirt njeriu ishte nė rrezik tė madh dhe i dėnuar pėr vdekje nga tė mos paturit bukė? Ka tė keq mė tė madh se ky?... Si ndejta pak nė mejtim, e mblodha veten dhe mora letrėn ta leēit gjer nė fund pėr tė mėsuar tė rejat e vendit tonė, tė sė ngratės Shqipėri!

    Mora letrėn dhe kur arriva tė mėsoj emrin e atij qė ishte dėnuar tė vuante, sa tė vdesė pėr bukė, m’u errėn sytė dhe rashė pėrmbys mbi tryezė duke qarė!...

    Qava! Qava!... edhe kur shkruaj kėto radhė po qaj se lajmi qė mėsova ishte tepėr i keq!... Ishte njė goditje nga mė tė mėdhatė qė kam ndjerė nė jetėn time.

    Nuk ishte fjala pėr ndonjė mandat ose pėr ndonjė gjėmė tė natyrshme, por lajmi ishte pėr njė “veteran kombėtar”. Po, ai qė vuan dhe ėshtė nė rezik pėr vdekje nga shkaku i bukės ėshtė njė luftėtar i vjetėr, ėshtė njė “veteran kombėtar” dhe quhet Idriz Guri!

    Cili shqiptar... nuk ka dėgjuar emrin e Idriz Gurit? Cili nga kombėtarėt e vjetėr nuk ka bashkėpunuar me kėtė atdhetar tė vyer pėr ēėshtjen kombėtare? Besojmė qė tė gjithė.

    Lindur nė Gjirokastėr... si mori mėsimet e vogla u hodh nė Stamboll per tė gjurmuar mėsimet, por Idrizi me tė kuptuar ndjenjat kombėtare la shkollėn dhe u kthye nė Gjirokastėr me qėllim tė pėrhapė ndjenjat kombėtare dhe kėsisoj u hodh nė tregėti. Qė atėhere dyqani i Idrizit ishte qendra dhe shkolla nga ku pėrhapeshin ndjenjat e veprat kombėtare!

    E sjell ndėr mend edhe sot, kur mė 1907 vajta si kryengritės nė Shqipėri me kapitan Ēerēiz Topullin dhe vizitova Gjirokastrėn. Atėhere zemra ime e ngushtė, dhe mundet e frikshme, mori njė kurajo tė madhe pėrpara njė guximtari tė patreguar nga patriotizmi dhe i cili jetonte brenda nė qytet... Ky ishte Idriz Guri.

    Po Idrizi nuk e tregonte patriotizmin e tij vetėm me fjalė, po me ēdo therori. Me tė hollat e tij veshi shumė shokė dhe na jepte gjithė ndihmėn lentare (materiale) jo vetėm me tė holla, por edhe me jetėn e tij!

    Kudo qė shėtitnim Idrizi... do tė vraponte pėr tė na lajmėruar gjendjen. Pėr Idrizin burgjet e Gjirokastrės dhe tė Janinės ishin tė hapura kurdoherė nga shkaku i ēėshtjeve kombėtare pėr tė cilat kishte rėnė kaq herė nė burg. Po “veterani kombėtar” kurrė nuk u dėshpėrua, po pėrkundrazi me t’u liruar mė shumė dhe mė me tė madh kurajo punonte pėr idealin e shtrenjtė tė Shqipėrisė.

    Nuk trembet Idrizi nga “Luloja”, theshte pėr Sulltan Hamitin dhe zinte tė predikonte sheshazi pėr ndjenja kombėtare.

    “Veterani kombėtar” nuk e mbaroi detyrėn plotėsisht nėn Turqi andaj me t’u proklamuar vetėqeverimi i Shqipėrisė u sul nėn flamur kombėtar pėr tė zgjuar opingėn. Po faqezinjtė, honxho-bonxhot (1) , qė kurrė nuk kishin menduar pėr Shqipėri e burgosėn, sikundėr pėrzunė edhe tė madhin e tė rrallin patriot Shahin Kolonja se turpėroheshin kusarėt, zuzarėt dhe tradhėtarėt... nga “veteranėt kombėtarė”.

    Sot “veterani kombėtar” ėshtė dėnuar me vdekje nga uria!

    Zemra kurrė nuk na thotė qė shqiptarėt kombėtarė dhe mė tepėr vetaranėt mund tė mbeten tė shurdhėr e mos ndihmojnė Idriz Gurin njė nga “veteranėt kombėtarė”.

    “Koha”, 1916, nr. 48


    (1)E ka fjalėn pėr ata nėpunės turkoshakė qė zunė poste nė qeverinė e Ismail Qemalit dhe punonin pas tarafit duke mos pėrkrahur shumė patriotė, siē del edhe nė disa pamflete e fejtone tė M. Gramenos.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com