• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    VDEKJA E PLAKUT Tė SHQIPėRISė ISMAIL QEMALIT

    Si vetėtima u pėrhap lajmi i hidhur pėr humbjen e plakut tė Shqipėrisė, Ismail Qemalit, jo vetėm nė Shqipėri po nė tė gjithė anėt e botės.

    Ky lajm ishte si rrufeja dhe njė nga mė tė mėdhatė goditje pėr kombin shqiptar se Shqipėria humbi burrin mė tė madh qė kishte nxjerrė pas Skėnderbeut, humbi diplomatin e madh dhe tė famshėm, humbi shtyllėn e ēelniktė tė programit kombėtar, humbi Atin e kombit, i cili e shpėtoi nga reziku, humbi luanin qė dėrmoi zinxhirat e robėrisė, qė ngriti flamurin e Skėnderbeut dhe proklamoi vetėqeverimin e Shqipėrisė.

    Jemi shumė tė vegjėl edhe fuqia jonė ėshtė e dobėt qė tė mund tė pėrshkruaj veprat e larta dhe tė shenjta qė ka sjellė Plaku i pavdekur pėrmbi altar tė atdheut. Njė jetė tė tėrė e sakrifikoi i pavdekuri M vetėm edhe vetėm pėr lumturinė e tė dashurės Shqipėri duke duruar gjithė mjerimet edhe ndjekjet e armiqve tė kombit dhe tė kundėrshtarėve.

    Mė shumė nė syrgjynllėk e shkojti jetėn e tij Plaku i Shqipėrisė, Ismail Qemali duke u arratisur nė vendet e huaja ku lypte tė drejtat e Shqipėrisė, gjersa dha zoti e ju realizuan ėndėrrat e tij qė tė shihte atdheun e tij tė dashur tė lirė edhe me duart e tij tė ēelnikta tė ngrinte flamurin dykrenor tė Skėnderbeut.

    Populli shqiptar e adhuronte Plakun mė shumė se nga tė gjithė burrat e mėdhenjė pėr shėrbimet e larta, edhe aq mė shumė pėr virtytet e tij tė pashembullta. Nė Ismail Qemalin pėrmblidheshin gjithė virtytet qė mund tė ketė nė botė. Kalorės, shpirtmadh, zemėr tė gjerė e tė qėruar, i dashur, popullor, prandaj adhurohej jo vetėm nga shqiptarėt po nga gjithė bota.

    Me mendjen e tij tė shkėlqyer kishte fituar njė famė tė madhe nė qarqet diplomatike, kėshtu qė emri i Ismael Qemalit ishte njė nder dhe njė mburrje pėr gjihtė kombin shqiptar. Mė tė mėdhenjtė diplomatė e nderonin shumė dhe... e quanin Shqipėrinė njė shtet shumė tė vogėl pėr tė patur njė burrė kaq tė madh e tė ditur!

    Qė tė nėmėrojmė meritat e burrit tė madh tė Shqipėrisė na ėshtė e pamundur, sikundėr qė thamė, andaj tė pastajmit dhe historia e kombit do tė mundin tė tregojnė cili ishte Ismail Qemali dhe cilat janė veprat e tij, se kurdoherė burrat e mėdhenj vetėm pas vdekjes sė tyre ēmohen dhe lartėsohen, pasi pasionet nuk kanė mė vend gjithnjė nė zemrat e kundėrshtarėve.

    Edhe tani kur pleqėria e shkuar zotėronte mbi trupin e tij aspak nuk kėrkonte ēlodhjen dhe prehjen, por si njė djalė i ri rendte poshtė e lartė duke kėrkuar shpėtimin e Shqipėrisė. Me vuajtje dhe me mundime tė mėdha nuk dėshpėrohej aspak po shihte vetėm e vetėm realizimin e programit kombėtar qė tė shihte njė Shqipėri tė lirė, pa ndonjė protektorat dhe me tė katėr vilaetet nėn flamurin tė atit tonė Skėnderbeut.

    Pėr kėtė qėllim u hodh nė Itali ku pas kuptimit me Qeverinė italiane deshte tė hasej me shumė nga krerėt e Shqipėrisė qė kėshtu bashkėrisht tė shtronin kėrkimet mbi tė drejtat e Shqipėrisė nė Konferencėn e Paqes tė Parisit. Mjerisht vdekja e pamėshirtė na e rrėmbeu me nxitim kur atdheu kishte varur shpresat e mėdha nė mendjen e shkėlqyer tė Plakut dhe burrit tė madh tė Shqipėrisė, Ismail Qemalit.

    As rrufeja nuk mund tė na plagoste kaq shumė zemrat tona sa ky lajm i zi, i cili hodhi nė zi gjithė kombin shqiptar duke vajtur e duke derdhur lot tė nxehtė pėr Atin e kombit, pas Skėnderbeut, pėr kė-shilltarin e madh edhe pėr shpėtimtarin e Shqipėrisė nga robėria. Sot balta mbulonte trupin e plakut tė ndjerė nė atė Vlorė qė kishte lerė dhe ku mundi tė ngrerė Flamurin e Skėnderbeut pas 500 vjet robėrie!

    Po balta mundi vetėm qė ta mbulojė trupin se... shpirti i Plakut tė Shqipėrisė kurrė nuk mund tė vdesė... se ai rron dhe do tė rrojė sa tė jetė bota, duke i treguar brez pas brezi pritmjes shqiptare cili ishte Ismail Qemali dhe duke i kėshilluar qė tė pėrpiqen si ai pėr idealin e shenjtė tė programit kombėtar.

    “Koha” e cila pati fatkeqėsinė qė tė humbasė keshilltarln e madh tė saj duke shtruar me pėrunjėsi gjithė nderimet qė mund t’i jepen Atit tė kombit ka pėr t’u pėrpjekur me fuqinė e saj qė tė mbushė prograxnixL si edhe kėshillat e fundit, tė cilat na la nė orėn e fundit Plaku i Shqipėrisė Ismail Qemali.

    “Koha”, 1919, nr. 134


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com