|
VEPRA MIHAL GRAMENO VASIL TREBICKA E jo! Or jo! Kurrė dhe kurrė nuk bėhet kėshtu!... Pa gjak ore nuk bėhet punė jo!... Dhe njėmijė herė jo!... Mbeta i drunjosur me tė hyrė nė restorant tė Sotir Ramizit nė Bukuresht, kur dėgjova tė flitej pėr gjak dhe vrasje nė njė tryezė rrethuar prej shumė atdhetarėsh. Mė tė shumtėt mė ishin tė njohur. Cili komb ka shpėtuar dhe ėshtė ēliruar nga zgjedha pa derdhur gjak nga bijtė e tij? Asnjė! Po ne vetėm fjalė kemi dhe jemi bėrė mė keq se gratė e frikshme. Kur dėgjova qė gjaku duhej pėr Shqipėrinė u gėzova duke thėnė: Janė nga shokėt tanė, dhe u afrova nė tryezė ku mė bėjnė tė njojtur. I gjati ishte Vasil Trebicka dhe ai tjetri Thanas Nastoja nga Plasa. Si pėrshėndoshemi mėsova qė vinin nga Amerika me qėllim qė tė delnin maleve nė Shqipėri si komita kombėtare. Si ndejmė dhe ca ditė nė Bukuresht shkuam nė Sofje tė Bullgarisė ku ishte i pavdekuri Ēerēiz Topulli me shokė. Me tė ardhur dhe Bajoja u vendos qė Vasili tė vejė nė Korēė me njė mision tė Komitetit dhe shkuam bashkėrisht gjer nė Nish. Ai u nis pėr nė Korēė e ne pėr nė Brindisi tė Italis qė tė hidheshim nė Shqipėri. Kur arritėm dhe hymė nė Korēė, Vasili desh qė tė na bashkonte maleve, po kapiten Ēerēizi i tha qė tė qėndronte atje ku i kishte ngarkuar barrėn Komitėti dhe ai si njė ushtar besnik qėndroi duke mbushur detyrėn, plotėsisht, gjer ditėn e hyrrietit nė Turqi... Nė ēdo ēėshtje dhe lėvizje kombėtare qė veprohej nė Korēė Vasili ishte i pandarė, duke mos vėrejtur as vdekjen, por si njė patriot i vėrtetė ishte gati tė bėhej theror mbi altarin e atdheut. Edhe kjo dėshirė iu mbush plotėsisht Vasil Trebickės! Me tu ngritur flamuri i Shqipėrisė nė Korēė, Vasili vrapoi tė shkruhej i pari vullnetar pėr tė shėrbyer megjithėqė ishte i vobekėt. Nga ai prisnin bukėn e ditės gruaja dhe dy foshnje. Ishte thėnė pra qė kur plasi kryengritja e Korēės (mė 1914 Th. Gj.), tė bien dėshmorėt e parė mbi altarin e Atdheut: Vasil Trebicka dhe Riza Bilishti, njė djalė i ri 19 vjet, tė cilėt ishin bashkė karaullė atė natė nga Ēezma e Arave (1) . Trimat, me gjithė plagėt qė kishin marrė luftonin burrėrisht, duke thėnė qė vdesim me gėzim pėr Shqipėrinė, vdesim tė gėzuar se jemi sigur qė nga gjaku i bijve shqiptarė do tė shkruhet historia kombėtare! Po kur panė grekėt qė trimat shqiptarė nuk luftonin meqėnėqė u ishin mbaruar xhepanetė dhe ishin plagosur rėndė dualėn nga shtėpitė ku ishin fshehur dhe luftonin dhe u vanė pranė duke i gjetur nė tė hequr shpirt. Egėrsirat, barbarėt e katilėt grekė pa asnjė mėshirė zunė qė ti zvarrisnin dhe ti copėtonin me kamat gjer sa u nxuarėn sytė dhe d zbathėn e zveshėn!... Me gjithė kėto dėshmorėt e kombit Vasil Trebicka dhe Riza Bilishti, gjer nė orėn e fundit bėrtitnin: Bini, ore, bini, se me gjak bėhet Shqipėria! Dhe kur dhanė shpirtin mbaruan me Rroftė Shqipėria!... Koha, 1916, nr. 57
|