|
VEPRA MIHAL GRAMENO UNė! Javashni!... Javashni! Ēėshtė kjo me ju xhanėm qė mė kėputet ēipin e rrobės?... Javashni dhe mos mė prishni gjakun se pastaj Unė e dini qė nuk duroj tė mė bėhet fjala dy!... Xhanėm tė lutemi shumė qė tė na dėgjosh vetėm kėtė herė se ēėshtja ndryshon shumė, i tha njėri me mustaqe tė qethura. Dhe unė bashkohem nė kėtė lutje, tha njė djalosh me hundėn e gjatė, sido qė e dini fort mirė qė pėr mua urdhėrata e zotėrisė suaj ėshtė e shenjtė dhe pa turp mund tė shkruaj qė nata ėshtė ditė ose dita natė! Po tė mė pyesni edhe mua, tha njė tjetėr i cili shkruante, jam i mendjes as mos e ēojmė kėtė ēėshtje se do tė hapim njė plagė dhe do tė mos gjejmė ilaē pėr ta mbyllur. Qysh thoni! More frikacakė, tha Unė, i cili kishte njė mjekėr si tė Bulanzherit, mos pandehni se trembem, jo kurrė! Duhet tė dini pėr tė fundit herė qė ētė urdhėroj unė, duhet mbushur pa le tė jetė shpifje, gėnjeshtėr ose si tė duam ta, quajmė. Kėto ngjisnin nė redaksinė e Diellit, gazetės zyrtare tė Vatrės ca kohė pėrpara. Ai me mjekėr qė thoshte Unė kėrkonte tė poshtėronte Ismail Qemalin, po redaktorėve me gjithė qė u pėlqente, druheshin mos hapnin ndonjė plagė, prandaj i luteshin qė ta zbusnin, duke i hequr cipin e rrobės, po ku dėgjonte Unė nga kėto. Kjo ngjarje na kujtoi njė bej gėnjeshtar me tė cilin tallej bota, prandaj sejmeni i tha beut mos gėnje shumė se qeshin me ty. Beu i tha qė kur tė shihte se gėnjente shumė ti hiqte ēipin e robės qė tė kujtohej, po me tė vatur nė kafene gjeti ca miq qė po tregonin sa dhe ēgjah kishin vrarė. Beu pa njė pa dy tha qė vajti dhe ai pėr gjah dhe vrau njė dhelpėr, po ēfarė dhelpre! As qė kam parė si kėtė dhelpėr, tha beu, se bishtin e kishte 18 kut tė gjatė dhe dy kut tė gjerė! Sejmeni shpejt i hoqi ēipin e rrobės dhe beu e shkurtoi bishtin nė 15 kut, pastaj duke ia tėrhequr tri, katėr herė arriti nė tre kut. Po kur desh sejmeni tia hiqte prapė ēipin, beu u zemėrua dhe, duke i shfryrė, tha: E ēkėrkon qerrata tė ma lėsh fare pa bisht dhelprėn? Kėsisoj dhe Unė thonė pa njė pa dy na e nxori nė mezat Ismail Qemalin pa ska gjėsendi se tallėn bota! Nė lutje tė zotėrinjve... qė tė mos e hapin kėtė ēėshtje, Unė u zemėrua dhe u tha: Nuk dua qė fjala ime tė bėhet dy, kurrė, se Unė jam ai qė u mbaj kėtu... Qė kur kam zhveshur jataganė e Kurveleshit dua qė tė mėsojė e gjithė bota se Unė kurrė nuk do ta vė nė myll pa i bėrė fėrtele kundėrshtarėt e pa ardhur tė pėrunjėn pėrpara meje qė tė gjithė dhe tė mė njohin qė Unė jam ai qė mund tė lidh dhe zgjidh ēėshtjen e Shqipėrisė. Ēėshtė ai Ismail Qemali para meje? Prandaj kemi Diellin dhe Vatrėn dhe ia bėjmė lėkurėn dy para se kėsisoj do tė mbetem Unė... Prandaj pėrpara! E mos u trėmbni se betejėn e madhe do e fitojmė duke patur gjeneralė si juve qė i pėrunji verbėrisht kryetarit tuaj, i cili jam e do tė jem Unė. Tė nesėrmet Dielli lajmėronte tradhėtit e Ismail Qemalit duke shpifur, gėnjyer dhe falsifikuar sa tė merr tė qeshurit me paloēollėqet e tyre... Kemi shpresė qė kryetari i Vatrės, i pėrndershmi At Noli (1) ... do ti verė nė vend falsifikatorėt qė turpėrojnė Diellin e Vatrėn dhe mė shumė ka pėr tė zbuluar atė me mjekrėn si tė Bullanzherit... qė (thotė) Unė dhe Unė! Koha, 1917, nr. 107
|