|
VEPRA MIHAL GRAMENO Tė PAVDEKSHMIT (1) Shkruante!... Shkruante!... pėrmbi njė tryezė tė drunjtė e tė vjetėr... As sytė nuk ngriti tė shihte cili hyri, por pa ndonjė tė keq shkruante... shkruante!... dhe dukej qė ndodhej nė ca mejtime tė thella!... Si i hodha njė vėshtrim thash me vete: Nuk mund tė jetė ai njeri pėr tė cilin kam ardhur nė Sofje tė Bullgarisė! Rrobat e tij tė vjetra, kėpucėt e grisura dhe e ndenjura nė njė vend tė atillė mė bėnė tė dyshoja pėr njeriun qė kėrkoja unė! Mjerisht ishte ai!... Po, ishte Shahin Kolonja (2) . 14 vjet mė parė vajta nė Sofje qė tė piqja Shahin Ypin, i cili ėshtė nga tė pavdekshmit e ēėshtjes kombėtare. Me letra njiheshim, po jo faqezaj, andaj ushqeja njė dėshirė tė madhe tė njihesha me kėtė patriot. Me tė hyrė nė shtypshkronjė tė K. Luarasit mbeta i drunjosur duke parė njė njeri tė zhveshur, i cili po shkruante pėrmbys mbi njė tryezė tė vjetėr dhe as ngriti kryet, kur hyra unė, por vetėm shkruante... shkruante... Si i hodha njė vėshtrim nga kryet gjer nė kėmbė e pyeta: Cili jini z. juaj? Mė pėrgjigjet me qetėsi: Njė kolonjar. Emrin, i thashė. Shahin Ypi. Atėhere iu hodha nė qafė dhe duke u shtrėnguar putheshim qė u njohėm! Nuk ngopesha dot duke patur fatin qė tė njoh Shahinė, direktorin e Dritės, njė nga tė pavdekshmit atdhetarė. Si kuvenduam gjer e gjatė mbi ēėshtjet kombėtare i thash tė delnim nė qytet po nuk deshi, duke pritur gjer tė vinte Krisito Luarasi, tė cilit do i merrte 5 franga. Tė kėpuste shpirtin. I thashė se kam unė para, por ku dėgjonte Shahini dhe kėsisoj dolėm mė vonė... Ndenja disa ditė dhe munda tė mėsoj pak nga vuajtjet e tij, nga ai atdhetar i pavdekshėm, mė shumė i zhveshur dhe i pangrėnė. Ai shihte vetėm idealin kombėtar duke zgjuar gjindjen, e cila ishte e vdekur! Vuante i gjori keq, por kurrė nuk dėshpėrohej. E kishte pėr gėzim kur vuante pėr atdhe dhe asnjė pėrshtypje nuk i bėnin premtimet dhe zotimet e qeverisė turke qė tė pushonte luftėn kombėtare nė shkėmbim tė njė vendi qeveritari ose tė njė shpėrblimi prej 60 lira nė muaj e tė rrojė ku do tė dojė!... Mirėpo atdhetari i pavdekshėm, Shahin Kolonja, i shporte me gromėsirė duke pėlqyer mė mirė tė hante njė peshėsh me ulinj ose njė ēanak lasule, se sa tė ndahej nga ideali i shenjtė, nga ideali i pavdekur pėr pritimjen e Shqipėrisė! Veprat e Shahin Kolonjės nuk mund tė numėrohen! Pas Abdylit, Samiut dhe Naim Frashėrit, Vretos, Mitkos, Vaso Pashės dhe tė tjerėve zė vendin Shahin Kolonja me shėrbimet qė ka sjellė mbi altarin e atdheut, andaj meriton tė emnohet nga tė pavdekurit. Pas hyrrietit tė Turqisė. Korēa lule pati fatin qė tė tregojė atdhetarinė duke nderuar shėrbimet e atdhetarit tė pavdekur Shahin Kolonja e tė zgjedhė pėrfaqėsues nė parlamentin otoman! Edhe kėtu Shahini nuk u largua nga detyra e tij. Do tė mbetet e paharruar njė pėrgjigje qė bėri kur e pyetėn qysh i duken xhonturqit dhe turqit e vjetėr. Shahini tha: Njė rrotė prej qerre, prehu njė bajgė pėr mes dhe nuk mbeti pėrveē bajgė andej dhe bajgė kėtej! Kėsisoj qė edhe juve asnjė ndryshim nuk kini se turq mbetet, tha atdhetari i pavdekur!... Po hallet e Shahinit nuk kishin sosur se si u proklamua vetėqeverimi i Shqipėrisė erdhi nė Shqipėri qė tė shijonte pemėt e mundimeve, po mjerisht honxhobonxhot dhe zuzarėt qė kishin qenė armiqtė e Shqipėrisė gjithė jetėn, e pėrzunė nga toka shqiptare atė qė kishte bėrė therori jetėn e tij mbi altarin e atdheut!... Po Shanini mbeti ai qė ishte dhe do tė mbetet sa tė jetė bota pėr kombin shqiptar, atdhetar i pavdekshėm. Sot sėmundja e ka larguar nga lufta kombėtare, po Shahini e mbushi detyrėn e tij dhe sot duhet emėruar i gjallė midis tė pavdekshmėve. Koha, 1916, nr. 76
|