|
VEPRA MIHAL GRAMENO Tė PATUNDURIT (1) Gjėma!... Gjėma... dhe gjėma tė mėdha... dhe tė pa nėmėruara kanė ndjekur shumė kombėtarė, po ata kanė mbetur tė patundur!... Zemra e tyre e ēeliktė ėshtė kaq e fortė sa as ndonjė furtunė nga tė cilat u kanė ardhur pėrmbi krye nuk ka trembur ose tronditur, po si shqiptarėt e qėmoēėm kanė qėndruar tė patundur. Njė nga kėta kombėtarė dhe luftėtarė tė vjetėr ėshtė i dėgjuari Sali Butka. Cili shqiptar vallė nuk mburret me emrin e kėtij patriot!? Cili ėshtė ai qė tė mos ketė dėgjuar emrin e Sali Butkės? Cili vallė mund tė jetė ai qė ti mohojė patriotizmėn e vėrtetė, vuajtjet dhe theroritė e pashembėllta qė ka bėrė Sali Butka mbi altarin e atdheut? Asnjė! Asnjė! se ėshtė historia kombėtare, e cila nuk mund ti mohojė shėrbimet e paēmuara tė kėtij patrioti tė patundur. Rrebeshe mbi rrebeshe kanė ardhur mbi kryet tė Saliut, po ai mbeti i patundur me zemrėn e tij tė ēeliktė. Atdheu ishte ngulur nė zemrėn e Saliut mė shumė se ēdo gjė tjetėr e dhembshur, prandaj as gjėmat, as rrebeshet e panumėrta nuk mundėn tė tronditin patriotin Sali Butka. ...Shėrbimet dhe theroritė qė Saliu i ka sjellė atdheut janė kaq tė mėdha sa nuk tregonen pėrveē atėhere kur do tė dalė nė dritė historia kombėtare e tė zbukurojė faqet e saj me veprat e kėtij patrioti tė patundur. Qysh e kėrkon Saliun dhe nuk e gjen? Patriot gjer nė palcė, luftėtar nga tė qėmoēmit, i duruar, therorist gjer nė bijtė e tij pėr atdheun, Po Sali Butka, pėrveē kėtyre, ėshtė dhe njė vjershėtor popullor. Ndjenjat kombėtare i mori nė Shqipėri prej 30 vjet dhe qė atėhere ishte zemra e lėvizjes kombėtare nė toskėri. Kolonja liberale me vrap zuri tė pėrfaqėsojė ndjenjat kombėtare dhe tė bėhet qendra e veprimeve. Shtėpia e Sali Butkės ishte fole ku gjenin mbrojtje dhe ndihmė komitat shqiptarė. Kur doli maleve Bajo Topulli, herėn e parė te Sali Butka gjeti pėrkrahjen mė tė madhe, si dhe ndihmėn lėntare, me gjithė ndjekjet qė i bėnte qeveria turke, e cila e gjurmonte kėmba-kėmbės. Pas vrasjes sė dhespotit tė Korēės, Fotit, nga ēetat shqiptare qeveria turke e burgosi 8 muaj dhe e bėri shkaktar tė vrasjes. Po Saliu mbeti i patundur dhe si e liruan, prapė ai mbronte dhe ndihmonte ēetat kombėtare gjer u dha hyrrieti i Turqisė. Po xhonturqit e kishin me tė pabesė dhe Saliu, bashkė me kombėtarėt e tjerė, u ngrit pėrsėri pėr tė drejtat kombėtare gjer u hap Lufta ballkanike. Po trimėrinė e Sali Butkės... e tregojnė mė mirė grekėt, tė cilėve u kishte kallur datėn! Njė ushtri turke u largua nga Korēa e Kolonja duke i lėnė nė grekėt, po vetėm i patunduri Sali qėndroi shqiptarisht! Vetėm emri i Saliut e tmerronte ushtrinė greke! Luftėrat e Backės nuk mund tė harrohen ku Saliu i korri grekėt, duke mbushur hendeqet, si dhe gjetkė gjer kur dimri e shtrėngoi tė hidhej nė Vlorė. Si u lirua Korēa u hodh nė Kolonjė nė fshat tė tij, i lumtur qė mundi tė arrijė atė ditė dhe mos kujtojė aspak ligėsitė dhe rrėmbimet qė kishin bėrė bashkėfshatoret. Hallall! Hallall tė gjitha, o vėllezėr, u thoshte burri i patundur, sa po qė arrimė ditėn e shenjtėruar. Mjerisht nuk shijoi shumė ditė fatbardha se grekėt hapėn luftė pas kryengritjes sė Korēės, nė Kolonjė. Dhe kur shqiptarėt luftonin kundra grekėve, tė cilėt i dėrmuan pėrnjėherėsh, plasi kryengritja e rebelėve, pregatitur nga tė huajt, dhe kėsisoj dėrgoi birin e tij, trimin Ganinė bashkė me kolonjarėt nė Starovė qė tė luftonte rebelėt, po fati i zi ishte thėnė qė tė vritet atje pas njė lufte tė rreptė... Po dhe kjo gjė nuk e ndryshoi se mbeti prapė i patundur. Saliu mori anė nė luftė tė Beratit kundra rebelėve, po mė sė fundi nga shkaku i syrit qė iu prish u hodh nė Itali ku mjekėt ia nxorėn atė sy burrit tė patundur... Atė ditė do tė mos e harroj kurrė! Vemi gjithė atdhetarėt qė ta ngushėllojmė, kur na tha duke qeshur: Mos kini frikė, o vėllezėr se mbete me njė sy se kurrė nuk do ta turpėroj Shqipėrinė, se ska pėr tė mė shpėtuar ndonjė plumb mė kot kundra armiqve. Pastaj jo syri, po gjithė fėmija le tė mė shuhen po vetėm Shqipėria tė mbretėrojė, tha patrioti Sali Butka, njė nga tė patundurit!. Koha, 1916, nr. 80
|