|
VEPRA MIHAL GRAMENO SYFETSėZėT Ska syfet, ska syfet... dhe aman mos anė prishni gjakun me kėtė kėrkesė. I mjeri unė qė natė e ditė po punoj, mendohem pėr kėtė punė qė qysh ta rregulloj siē duhet, e ju vini e mė prishni gjakun! Dhe duke psherėtitur u ngrit me zemėrim nė kėmbė Turtull beu ministri i Arėsimit (1) , duke fėrkuar ballin dhe duke u vėrvitur nėpėr zyrė. Me tė kėtillė fjalė na priti z. ministėr i Arėsimit, kur vamė qė ti kėrkonim nga ana e korēarėve qė tė dėrgonte pėr drejtor tė arėsimit nė Korēė Sotir Pecin. Si u vėrtit oa kohė, ndenji nė fron e na tha: Ju jeni djem tė rinj dhe nuk ēani kokėn, po bendenezi (kėtė fjalė e mėsoi posa u bė ministėr) duhet shumė tė mendohet pėr tė kėtilla emėrime se ka marrė njė barrė tė rėndė pėrsipėr. Po ēuditeshim me kėtė pėrgjigje, duke mos kuptuar shkakun, ndaj njėri nga ne i tha: Nuk kuptojmė, z. doktor bej, ēkėrkon tė thuash, se ne e dimė qė duhet ti lutemi Pecit pėr tė marrė kėtė detyrė, meqenėqė jo vetėm e meriton po dhe a gjendet vallė shok pėr ta konkuruar nė kėtė punė. E po kjo ėshtė, efendėm, tha Mihal Turtulli, kur ju them qė jeni djem tė rinj dhe as qė ēani kokėn qysh mund tė pėrparojė Ministria e Arėsimit. Eh, mor djema, unė e njoh Pecin, siē e njihni edhe ju, po janė gjėra qė nuk i mendoni aspak, po beteja ra mbi mua tė jem ministėr i Arėsimit e tė mos gjej prehje as ditėn, as natėn. Deklarata e tij na bėri tė shohim njėri-tjetrin dhe mos zemėrohet Peci tė na shkojė nėpėr mendje dyshimi e mendimi i lig, ndaj njėri nga ne e pyeti: Atėhere, nė e njihni mė mirė, as ne svėmė kėmbėn, po kurrė nuk mund tė dyshonim pėr Pecin ose tė shkonim ndonjė mendim tė lig... Eh, mor jahu, kėto janė gjėrat qė nuk kuptoni ju, tha duke qeshur ministri, ndaj dėgjoni: Peci ėshtė shumė i nderuar e shumė i mėsuar dhe e nderoj, po ēmund ti bėj unė kur natyra e bėri tė jetė syfetsėz e tė mos jetė d bukur? Faji pra ėshtė qė ėshtė syfetsėz... Nė kėtė pėrgjigje vdiqėm sė qeshuri sa u shtrimė nėpėr kanapetė dhe mė smbanim dot gulēimat nga tė qeshurit... Pak i zemėruar, ministri tha: Qeshni, qeshni se nuk mendoni se njė direktor i arėsimit duhet tė jetė i bukur dhe i dukur se kėsisoj afrohen njerėzia e dėrgojnė fėmijėt nė shkollat, prandaj shkrojta nė Stamboll e nė Athinė mos na dėrgojnė ndonjė kllogjer tė bukur e tė dukur, por ska gjėsendi po tė mos dijė shqipen. Nuk prish punė gjuha, na tha, po prish syfeti dhe Peci juaj ska syfet qė ta dėrgoj nė Korēė!... Si gajasėn sė qeshuri i thashė unė: Zoti ministėr, Korēa nuk e njeh qė sot Pecin po prej shumė kohe dhe jeni tė gėnjyer, se nė dėrgofshi njė kllogjer pėr direktor atėhere le ta ketė kurrizin e fortė, se jemi tė sigurtė qė do ta zenė me vezė tė prishura. Po ju, more Grameno, kėshtu jeni dhe as mendoni, mė pėrgjigjet Turtulli qė pėr tė vajtur pėrpara na duhen njerėz tė bukur, andaj nuk e bėj kabull Pecin qė ska syfet...! Koha, 1915, nr. 27
|