|
VEPRA MIHAL GRAMENO SHKRIMTARI KRYENGRITėS Lėvizja ēlirimtare shqiptare u pėrhap me ritme mė tė shpejta nė vitet e para tė shekullit XX, ndonėse Perandoria Otomane vazhdoi tė marrė masa tė rrepta pėr tė pakėsuar a pėr tė shuar fare aktivitetin patriotik e kombėtar tė kėsaj lėvizjeve. Kjo i dha njė shtytje edhe zhvillimit tė mėtejshėm tė pėrpjekjeve kulturore, tė cilat u manifestuan nėpėrmjet shoqėrive e klubeve tė ndryshme, nėpėrmjet gazetave, revistave dhe librave, kryesisht vepra tė rilindėsve tė etapės sė parė. Mė 1898 u botua Istori e Skėnderbeut e Naim Frashėrit, qė ishte kushtrim pėr liri drejtuar popullit tonė tė robėruar. Njė vit mė vonė (1899) u botua Shqipėria ēka qenė, ēėshtė e ēdo tė bėhetė e Sami Frashėrit, qė i dha njė impuls tė ri zhvillimit tė mendimit politik tė Rilindjes Kombėtare lidhur me programin e saj, autonominė e Shqipėrisė dhe rregullimin e ardhshėm shtetėror e shoqėror, duke paraqitur kėrkesat e njė populli tė shtypur e tė lėnė prapa nga sundimtarėt turq, paraqiti dėshirėn e zjarrtė tė tij pėr tu shkėputur nga Turqia dhe pėr tė krijuar njė shtet tė pavarur shqiptar. Duke u frymėzuar nga kėto ide tė pėrparuara pėr atė kohė, nisi tė shkruajė A. Z. Ēajupi. Mė 1902 ai botoi pėrmbledhjen e vjershave Baba-Tomorri. Mu nė kėtė vit filloi tė shkruajė edhe Mihal Gramenoja (1) , mė parė vjersha dhe mė vonė drama, novela dhe artikuj gazetareske. Nė fushėn e letėrsisė e tė publicistikės tė viteve tė fundit tė shekullit XIX dhe tė fillimit tė shekullit tonė morėn emėr edhe Filip Shiroka, Faik Konica, Shtjefėn Gjeēovi, Ndoc Nikaj, Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Loni Logori, Milo Duēi, Thoma Avrami, Jani Vruho, Fan S. Noli, Asdreni, Papa K. Negovani, Petro N. Luarasi, Shahin Kolonja, Sotir Peci, Hil Mosi, Risto Siliqi, Kristo Floqi, Muēo Qulli, Filip Papajani, Milto Sotir Gurra, Namik Delvina e tė tjerė. Nė kėtė kohė i botuan pėrmbledhjet e tyre folkloristike Spiro Dine dhe Vinēenc Prenushi (2) . Patriotėt dhe shkrimtarėt demokratė tashmė humbėn besimin plotėsisht nė klasėn feudale shqiptare, sepse ajo vetėm hove-hove i erdhi nė ndihmė lėvizjes ēlirimtare. Shkrimtarėt e patriotėt e tillė ishin nėn ndikimin e ideve tė demokracisė borgjeze, ndikim ky qė ishte pėrzier edhe me idetė e socialdemokracisė. Kjo vihet re sidomos te shqiptarėt e mėrguar nė Rumani dhe nė Bullgari, tė cilėt ndikoheshin mė shumė nga lėvizja socialdemokrate rusė (3) . Mė 1909 edhe Mihal Gramenoja shfaqi mosbesim ndaj parėsisė shqiptare dhe shpresėn pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė vendit, tė ardhme qė ai mendonte se nuk ėshtė e largėt, e vari nė shtresat e varfra tė popullit, te opingat, tė cilat do tė zgjohen nga gjumi i rėndė edhe, duke i kthyer me ndohtėsi krahėt parėsisė, do tė marrin vetė rrugėn e pėrparimit edhe tė qytetėrimit (4) . Nė vitet e parė tė shekullit tonė qeveria turke luftoi edhe hapjen e shkollave shqipe shtetėrore dhe private. Mė 1902 mbylli tė parėn shkollė shqipe, hapur nė Korēė. Kjo ngjarje shkaktoi keqardhje tė madhe si nė Shqipėri, ashtu dhe te shqiptarėt e mėrguar. Mirėpo, patriotėt shqiptarė nuk u frikėsuan nga kėto masa. Ata i vazhduan me guxim pėrpjekjet pėr arsimin nė gjuhėn shqipe. Punuan edhe fshehurazi pėr ti arsimuar masat e gjera popullore. Abetaret qarkullonin shtėpi mė shtėpi, njerėzit mėsonin natė e ditė. Me ardhjen e xhonturqve ata u shtrėnguan tu japin disa tė drejta popujve tė shtypur, kuptohet duke bėrė pėrpjekje tė harrojnė dhe tė mos plotėsojnė kėrkesat e tyre politike. Popullit tonė iu njoht e drejta qė tė pėrdorė gjuhėn e shkruar dhe tė hapė shkolla shqipe. Mu nė kėtė vit u mbajt Kongresi i Manastirit pėr alfabetin e gjuhės shqipe. Pas kėsaj ngjarje tė madhe u hapėn disa shkolla fillore. Dhe njė vit mė vonė, pra, mė 1909, u hap edhe shkolla e parė e mesme nė gjuhėn shqipe, Normalja e Elbasanit. Patriotėt dhe shkrimtarėt demokratė nuk hoqėn dorė as nga kėrkesat e tyre politike. U hodhėn nėpėr ēetat e lirisė pėr ti plotėsuar edhe kėto kėrkesa jetėsore. Ata kuptuan menjėherė politikėn qėllimkeqe tė xhonturqve. Nė rrethana tė kėtilla historiko-shoqėrore dhe politike e kulturore shkroi edhe Mihal Gramenoja, njėri nga ata qė i dha njė kontribut tė rėndėsishėm letėrsisė shqipe. Letėrsia e viteve tė para tė shekullit XX u karakterizua edhe mė shumė nga theksimi i ideve demokratike. Kėto ide i pėrvetėsuan dhe i vunė nė jetė Mihal Gramenoja dhe bashkėmendimtarėt e tjerė. Ata trajtuan nė veprat e tyre gjithnjė e mė shumė motive antifeudale dhe kėsodore ndoqėn rrugėn e rilindėsve tė mėparshėm. Njėri nga shkrimtarėt demokratė Mihal Gramenoja kuptoi aktualitetin historik tė viteve tė para tė shekullit tonė, prandaj punoi e shkroi mė shumė pėr qėllime kombėtare. Me veprat e Ēajupit dhe tė Asdrenit, nė mėnyrė tė gjerė me veprat e Gramenos, jeta shqiptare zė njė vend pėrditė mė tė madh nė letėrsi. Ndėrsa Ēajupi godet zakonet prapanike, tregon se ēėshtė kurbeti, u nxjerr bojėn oportunistėve dhe armiqve tė brendshėm tė lėvizjes kombėtare, Gramenoja pėrshkruan ose vė nė skenė jetėn e shtresave tė varfėra dhe tė mesme tė fshatit dhe tė qytetit, brengat e tyre, luftėn qė bėjnė ato pėr ēėshtjen kombėtare, kontradiktat qė kanė me feudalėt, borgjezinė e pasur, klerin reaksionar. Gramenoja tregon kėshtu se lėvizja kombėtare, e ardhmja e Shqipėrisė, shpresėn e ka te populli. Kėtė tregojnė edhe Asdrend, Mjeda dhe shkrimtarė e publicistė tė tjerė demokratė dhe antifeudalė tė fundit tė Rilindjes... (5) . Mihal Gramenoja shkroi njė ēerek shekulli pėr tė mirėn e popullit tė vet. Sė pari shkroi vjersha, pastaj drama, novela, kujtime nga malet dhe artikuj tė llojllojishėm nė gazetat qė nxori vetė dhe nė gazeta tė tjera. Krijimtaria letrare e Mihal Gramenos nuk ėshtė studjuar nė mėnyrė tė plotė, edhe pse veprat e tij janė me interes tė veēantė, nė radhė tė parė pėr nga fryma patriotike qė i cilėson, po edhe pėr nga ana artistike. E po ti shtohen krijimtarisė sė tij artistike edhe njė sėrė shkrimesh publicistike, disa prej tė cilave kanė vlera tė mirėfillta letrare, atėherė shkrimtari demokrat na del njė figurė interesante e komplekse pėr tu studjuar: poet, dramaturg, novelist, shkrimtar memoaresh e portretesh, publicist e pamfletist. Mihal Gramenoja ishte vetėm trembėdhjetė vjeē kur shkoi nė Rumani, i shtrėnguar nga gjendja ekonomike e familjes sė tij dhe pėr tė fituar kafshatėn e bukės. U vendos nė Bukuresht, i cili nė dy dekadat e fundit tė shekullit XIX ishte bėrė qendėr e (rėndėsishme e lėvizjes patriotike shqiptare. Kėtu u brumos me idetė e Rilindjes Kombėtare: filloi tė lexojė me ėndje veprat e rilindėsve tė shquar, si tė Naimit dhe tė tė tjerėve. Mu nė ato vite, kur Mihali i entuziazmuar shkoi nė kryeqytetin e Rumanisė dhe u njoht me Nikolla Naēon e patriotė tė tjerė, panė dritėn, disa prej veprave mė tė spikatura tė Naim Frashėrit, tė Jani Vretos e tė Sami Frashėrit. Krijimtarinė letrare Mihal Grameno e nisi me vjersha, madje mu me vjersha patriotike. Kėto i shkroi dhe i botoi kryesisht nė dhjetėvjeēarin e parė tė shekullit XX, kur populli ynė i jepte grushtin e fundit Perandorisė Otomane. Tė parat vjersha datojnė mė 1902 e 1903 (6) . Pėrmbledhja Kėngėtare shqipe-Plagėt, e cila pėrmban Kėngė mė tė rea u botua nė Manastir (1912). Po tė gjitha vjershat e Mihal Grarnenos nuk janė pėrfshirė nė pėrmbledhjen Plagėt. Disa sosh mbetėn tė shpėrndara nėpėr gazeta e revista, qė dilnin aso kohe nė vende tė ndryshme, si nė Kalendarin kombiar (Sofje), nė gazetėn Kombi (Boston), nė gazetėn Shqypeja e Shqipnisė, nė kalendarin Korēa, nė gazetėn Korēa (Korēė) nė gazetėn Lirija (Selanik) dhe gjetiu. Besohet se Mihal Gramenoja shkroi rreth dyzet vjersha, shumica e tė cilave u pėrmbledhėn nė Kėngėtore shqipe-Plagėt, nė parathėnien e shkurtė tė sė cilės shkruan: ...kėshtu edhe kombi Shqipėtar e kuptojti qė kėngėt janė vegla qė zgjojnė ndjenjat kombiare... Nė prag tė pavarėsisė dhe mė vonė, gjatė viteve tė stuhishme tė shtetit tė ri shqiptar, Gramenoja synoi kurdoherė ngritjen e vetėdijes kombėtare, emancipimin dhe pėrparimin e bashkėvendėsve, ashtu siē kishin zėnė tė pėrparonin popujt e tjerė ballkanike. Dashuria pėr atdhe ėshtė ndjenja kryesore qė pėrshkon nė pėrgjithėsi krijimtarinė letrare tė Mihal Gramenos, dhe poezinė e tij nė veēanti. Dashuria pėr gjuhėn shqipe i ndez zemrėn qė nė bangat e shkollės fillore tė Korēės, ku mėsonte e helmohej nga propaganda shoviniste greke. Zura gadale tė lėēit edhe shikonja sikur mė hiqte njė magnet, qė tė lėēit fare e tė ndjenj njė ėmbėlsirė tė madhe duke kupėtuar ēdo qė shkruante. Me gėzim tė math, mora librin tua tregonj bashkėnxėnėsvet, tė cilėt mbetnė tė habitur kur panė qė paska libra edhe nė gjuhėn shqipe (7) pohon vetė kur rastėsisht i bie nė dorė njė libėr i Vasil Dhimitėr Rusit nga Rumania, qė ishte i shkruar shqip. E nė mėrgim iu kristalizua dhe iu zhvillua edhe mė ndjenja e atdhedashurisė nė kontakt tė pėrhershėm me veprat e rilindėsve, paraardhės tė tij dhe me patriotėt e kolonisė shqiptare nė Bukuresht. Ai i kėndoi me zjarr dashurisė pėr atdhe nė vitet e mobilizimit tė pėrgjithshėm tė shqiptarėve pėr ti pėrzėnė turqit, pėr tė fituar lirinė dhe pėr tė shpallur pavarėsinė. Motivi i dorės sė parė nė vjershat patriotike tė Mihal Gramenos ėshtė: lėvizja kryengritėse pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga zgjedha turke, pėrhapja e saj nė tė gjitha zonat e vendit. Pra, kryengritja e armatosur ėshtė lajtmotiv i tė gjitha vjershave patriotike. Edhe vetė shkrimtari u bė kryengritės, u bė revolucionar, rroki armėt, u arratis maleve dhe lėshoi kushtrimin, qė ta dėgjojnė bashkatdhetarėt e tij e ti venė pas nė luftėn ēlirimtare. Qė mė 1903, nė vjershėn Vdekja thotė se me armėt e trimėrisė nė dorė, do tė vdesė pėr flamurė e Shqipėrisė (8) . Kushtrimi pėr lirinė e ėndėrruar vihet re nė pjesėn mė tė mirė tė vjershave patriotike tė tij. Nė kėtė mėnyrė poezia e Mihal Gramenos ndoqi dhe shpuri pėrpara traditat luftarake tė poezisė sė Naimit e tė Ēajupit. Nė vjershat partiotike pėrsėriten dendur fjalėt: mėmėdhe, liri, nder. Krahas me to pėrsėriten edhe fjalėt: luftė, armė, vdekje. Qė tė kesh mėmėdhe tė lirė e tė jetosh me nder, duhet tė luftosh me armė nė dorė dhe tė vdesėsh me gaz nė buzė. Kjo ide e Mihalit, si njė pe i kuq, i pėrshkon pesėmbėdhjetė vjershat e tij me motiv patriotik-revolucionar. Himni i kėtyre vjershave ėshtė ajo Pėr mėmėdhenė, kėngė e kryengritėsve shqiptarė. Kur u botua pėr herė tė parė i kushtohej kapedan Bajo Topullit, i cili u ndodh nė krye tė ēetės sė parė tė armatosur nė luftėn pėr ēlirimin kombėtar. Luftat patriotike dhe trimat qė merrnin pjesė nė to e frymėzuan Mihal Gramenon pėr tė shkruar vjershėn Pėr mėmėdhenė, e cila mė vonė u bė kėngė marshi e ēetave tė armatosura pėr ēlirimin e shqiptarėve nga osmanllinjtė. Kushtrimi nė kėtė vjershė i drejtohet mbarė popullit shqiptar, pa dallim krahine e feje:
Ndasia e shqiptarėve ishte problem i kohės. Prandaj zėri i tij luftarak buēet pėr tu bashkuar nė frontin e pėrbashkėt kundėr sundimit osman. Toni i kėsaj vjershe tė njohur dhe i disa tė tjerave ėshtė luftarak, nuk ėshtė mė ai zėri i edukatorit i Naim Frashėrit, apo zemėrimi i Andon Zako Ēajupit. Edhe vetė inkuadrohet nė ēetat e para tė lirisė, me pushkė e penė, si shembull i njė patrioti tė vėrtetė. Mihal Gramenoja u bėri thirrje shqiptarėve tė bashkohen e tė luftojnė si vėllezėr, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė do tė mund tė fitojnė lirinė. Grindja fetare qė kishin mbjellė shovinistėt grekė me Fanarin nė krye, kishte hapur njė plagė tė rėndė. Gramenoja dhe rilindėsit e tjerė ditėn ta hetojnė kėtė plagė dhe nė poezitė e tyre i ftuan bashkatdhetarėt pėr bashkim, pėr ngadhėnjim nė luftėn pėr liri dhe pėr pėrparim tė mėtejshėm:
Nė vjershėn Lamtumirė paraqet traditėn revolucionare tė popullit tonė heroik, qė luftoi brez pas brezi pėr ti shporrur armiqtė dhe pėr tė jetuar i lirė. Ky kontinuitet luftarak shprehet me njė mburrje tė pashoqe:
Vetė Mihail me bashkėluftėtarėt e me komandantin Ēerēiz Topulli e shokėt e tjerė, i pėrballon tė gjitha vėshtirėsitė, kur ėshtė fjala pėr njė ideal tė lartė: ēlirimin e atdheut nga robėria. Shtėpi kam gunėn e thirtė, Malet pyjet ku jetonj... thotė Mihal Gramenoja nė vjershėn Lamtumirė. Nė kėtė luftė ēlirimtare luftėtarėve u jep zemėr edhe nėna trimėreshė. Nė disa vjersha patriotike Gramenoja paraqet nėnėn heroinė, e cila pėrqafon idealin e tė bijėve dhe u uron ngadhėnjim nė luftė. Nė vjershėn Uratė pėr liri, qė ėshtė ndėr mė tė mirat, nėna shqiptare i jep tė birit uratėn dhe i fton djemtė tė vdesin pėr liri:
Apo para se tė niset pėr nė luftė:
Nėna e Bojo dhe e Ēerēiz Topullit, nėna e Mihalit dhe nėnat e tjera tė komitave i pėrcillnin tė bijtė e tyre nė luftė, duke kėnduar. I pėrgatitnin dhe i ndihmonin sa kishin mundėsi. Po nėnat e tyre dinin tė bėnin edhe zemrėn guri, visheshin sd pėr festė dhe nuk lejonin ti ngushėllonin nė rast vrasje tė tė bijve, po ti urojnė: dėshmorėt nderohen e nuk vajtohen, emrat e tyre nuk harrohen po pėrjetėsohen. Sepse ėshtė nder i madh kur njeriu vdes pėr liri thoshin. Kėto janė disa nga mendimet e ndjenjat qė shpreh Mihal Gramenoja nė vjershat e tij. Ndaj dėshmorėve shfaq respekt tė thellė. Vjershėn Veē ata ia kushton Spiro Bellkamenit, qė ra dėshmor pėr lirinė e atdheut. Njė tjetėr vjershė, tė shkruar kur bredhte si komit maleve, ia kushtoi poetit kombėtar, Naim Frashėri. Nė tė gjitha kėto pėrkushtime gufojnė e shpėrthejnė ndjenjat e patriotit revolucionar:
Mihal Gramenoja shkroi pak vjersha edhe kur ishte nė mėrgim, nė Rumani, ku shpreh mallin pėr atdhe. Shkrimtari dėshiron tė ketė krahė e tė fluturojė mbi bregun e Shqipėrisė, e duke luftuar, tė mbyllė sytė i gėzuar se derdhi gjak pėr lirinė e atdheut. Duke marrė parasysh vitin 1906, qė e vė nė fund tė vjershės Lutje, shihet qartė se Mihal Gramenoja bėnte pėrgatitjet e fundit pėr tu kthyer nė atdhe, pėr tu kthyer nė malet e tij e pėr tė luftuar me armė nė dorė kundėr turqve. Prandaj i drejtohet qyqes pėr ti shpėnė tė fala atdheut tė tij. Njėfarė sentimentalizmi, tė pėrzier me ndjenjėn e atdhedashurisė, e hasim nė vjershėn Fati. Nė tė shpreh mllefin ndaj mėrgimit, mallkon atė qė i pari nxori mėrgimin. Por Mihali tani nuk ėshtė nė gjendje tė vėrė nė pah shkaqet e vėrteta tė mėrgimit tė shqiptarėve. Mėrgimin e tyre e nxitėn sundimi i egėr i turqve dhe i feudalėve tė vendit, qė kishin marrė masa tė rrepta ndaj popullsisė dhe i kishin vėnė asaj taksa tė rėnda. Gjendja e vėshtirė ekonomike dhe politike i kishte detyruar shqiptarėt tė lenin vatrat e tė mėrgonin nė Itali, nė Rumani, nė Bullgari, nė Rusi, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Misir dhe gjetiu. Disa nga vjershat patriotike revolucionare tė Gramenos u bėnė himne luftash pėr ēlirim, kėngė tė ēetave pėr liri, u pėrfaquan nga populli, u lidhėn ngusht me tė. Vjershat Pėr mėmėdhenė, Uratė pėr liri Lamtumirė, Ardhi dita, Trompeta, Dėshmorėve atdhetarė, Veē ata e ndonjė tjetėr mobilizuan masat e gjera nė luftėrat ēlirimtare qė nga viti 1907. Ndonėse nuk arriti shkallėn e duhur tė pėrsosmerisė artistike nė kėto vjersha emri i Gramenos do tė kujtohet me respekt gjithmonė. Kėngėn e tij Pėr mėmėdhenė e kėnduan nė agim tė kėtij shekulli komitėt shqiptarė qė u ngritėn nė luftėn kundėr osmanllinjve, e kėnduan trimat e 20-tės nė luftėn heroike tė Vlorės, nė luftėn e vitit 1939 pėr tė mbrojtur vatanin, si dhe nė Luftėn Nacionalēlirimtare... shkruan ndėr tė tjera Piro Tako, njė prej studjuesve tė veprės sė Mihal Gramenos. Kėshtu Gramenoja i kėndon atdheut me dashuri tė madhe, me dashuri tė zjarrtė. I kėndon Shqipėrisė, ēlirimit tė saj, ēetave tė lirisė, dėshmorėve atdhetarė, nėnave trimėresha, flamurit, poetit kombėtar etj. Nė tė gjitha vjershat me kėto tema ai ngre lart virtytet e shqiptarėve, siē janė heroizmi, guximi dhe flijimi pėr atdhe. Pothuaj nė tė gjitha vjershat patriotike Gramenoja zė nė gojė shembėlltyrėn e njohur tė sė kaluarės sonė tė largėt Gjergj Kastriotin-Skėnderbenė. Vepron kėsodore si shumė rilindės tė tjerė, sepse Skėnderbeu dhe luftėrat e tij qenė frymėzim i pėrhershėm i letėrsisė sė Rilindjes Kombėtare. Mihal Gramenoja duke vazhduar krijimtarinė e vet shkroi edhe disa vjersha me thekse e tonė sociale: Vajtim pas kryengritjes, Pėrse dhe Bariu edhe udhėtar!. Nė tė parėn ngre njė problem tė kohės: varfėrinė dhe i akuzon pėrfaqėsuesit e pushtetit, tė cilėt nuk kujdeseshin pėr viktimat e luftės, pėr fėmijėt e dėshmorėve. Nė vjershėn Pėrse? thumbon lakminė pėr tu pasuruar, lakminė e cila i ka vėnė botės zjarr pėr pasuri. Kėta janė njerėz grykėsa, qė duan tė pushtojnė qiell e tokė:
Por thumbat e tij do tė jenė mė vonė edhe mė tė mprehtė, kur do ti sulmojė haptas bejlerėt dhe agallarėt, Nė kohėn e Rilindjes, duke pėrjashtuar letėrsinė e arbėreshėve tė Italisė, poezia erotike ishte fare pak e lėvruar nė letėrsinė shqiptare. Mihal Gramenoja si i ri, qė nė koloninė e shqiptarėve nė Bukuresht, fillon tė shkruajė vjersha dashurie, kuptohet jo me forcėn artistike tė Ēajupit, tė Asdrenit ose tė Hilė Mosit. Kėtij lloji tė poezisė lirike ai i kthehet edhe ndonjėherė tjetėr, po pa shėnuar arritje tė shquar letrare-artistike. Gramenoja mbetet gjithnjė i zbetė nė kėto vjersha, nuk hasim atė dufin e tij qė shpėrthen nė vjershat patriotike. Vjershat e dashurisė janė pėrfshirė nė kaptinėn Kėnga dashurie tė pėrmbledhjes Plagėt. Fitohet pėrshtypja se Mihal Gramenoja ka pėrshkruar situata tė ndryshme tė njė dashurie tė cilėn e ka pėrjetuar vetė. ėshtė kjo njė dashuri konkrete, me baticat e zbaticat e saj, me ēaste tė llojllojshme herė tė gėzuara e herė-herė tė helmuara, ashtu si ia sjell dashuria nė kohė tė ndryshme. Nė vjersha paraqiten mė tepėr tabllo tė gjendjes shpirtėrore tė shkrimtarit, ku ai i prekur nga flaka e dashurisė, gjen nė tė herė mjaltė a helm dhe herė-herė besnikėri a tradhti. Nga kjo e fundit dėshprohet, bėhet melankolik, madje edhe pesimist. Konflikti shpirtėror shkaktohet nė mjedisin shoqėror, ku jeton e dashura, e cila ia shkėmben dashurinė, pėrqafon njė tjetėr. Atėherė poeti ėshtė fatzi, dėshiron tė ikė nga mjedisi shoqėror, tė jetojė i vetmuar, tė kalojė jetėn e njė asketi. Ai kėrkon njė dashuri tė pastėr, tė sinqertė, kėrkon besnikėri nė dashuri. Disa prej vjershave tė dashurisė janė vetėm lektisje, gjėmim, madje edhe pėrulje, kur Mihali dashuron me gjithė zemėr. Njė intensitet i tillė i ndjenjės sė dashurisė ėshtė i shėmbėllyeshėm me atė tė Naim Frashėrit. Nga tė gjitha vjershat e dashurisė, qė i shkroi Mihal Gramenoja dallohet Muaj i Majit, ku arriti tė kondenzojė dufin e tij lirik, ndjenjat e tij lirike. Ditėn e majit e shkrin nė njė notė dashuri, burim, vashė:
Por, marrė nė tėrėsi, kėto vjersha tė dashurisė nuk kanė ndonjė vlerė tė veēantė artistike, me pėrjashtim tė ndonjė strofe, ku mund tė hasen edhe figura tė qėlluara. Ato nuk kanė njė spektėr tė gjerė motivesh. Gramenoja trajton pak motive dhe nuk ėshtė i aftė ti transponojė ato artistikisht.
|