|
VEPRA MIHAL GRAMENO SHEMENDEFERI!!! (1) Maliq, Maliq! Bėrtiti konduktori i shemendeferit duke lajmėruar qė do tė qėndronte pesė minuta. Pastaj morėm udhėn, duke pėrēarė tunele, bregore tė bukura e tė veshura, fusha pjellore, lumenj dhe kėneta, male etj. Me njė fjalė shijoja bukurinė e Shqipėrisė me tė cilėn e ka prikosur natyra. Shemendeferi qe i ri dhe ecte pak ngadalė kėshtu qė si qėndruam nėpėr stacionet: tė Rrogozhinės, Faqekuqes, Undė Ēerepit, Xhongo-Rokut, Krastafilaqit, Honxho-Bonxhos, Ballmishit e tė tjerė arrimė nė Durrės, nė liman ku po priste vapori. Kisha dremitur me lumturinė qė arrita kėtė ditė, po zėri i konduktorit dhe i fyellit tė vaporit, mbi tė cilin valonte flamuri kombėtar, mė zgjuan nga gjumi dhe bashkė me gruan rrėmbyem baullet qė tė hynim nė vapor. Me tė zbritur gruaja haset me ca zonja me tė cilat njihej dhe zėnė tė shtrinė muhabetin, kurse vapori po hiqte litarėt dhe pritej fyelli i fundit qė tė merrte udhėn. I bėrtita gruas qė nga vapori po muhabeti ishte kaq i ėmbėl, kėshtu qė fyelli ra dhe vapori zu tė largohej. Bėrtita, bėrtita: moj grua, po tani ishte vonė dhe nga dėshpėrimi nuk dija ētė bėja, kur mė shkundi njė kohė e mė tha: Ēke mor burrė, ja ku tė jam pranė. Mbledh veten e si fėrkoj sytė vėshtroj qė ndodhesha nė shtėpi dhe pranė gruas!... Ishte njė endėrr vetėm, dhe endėrr mbeti gjer mė sot. Po kjo endėrr kaq e lumtur mu inspirua nė Tiranė, ku kam dėgjuar nė Parlament tė bisedohet ēėshtja e udhėve me njė flakė tė pashojtur nga ana e deputetėve. Oratoritė ishin nė lartėsi dhe nga kėto kuptoje zellin dhe dėshirėn e madhe qė ushqenin pėr lumtėrinė e Shqipėrisė. Atėhere u ngrit kryetari i Parlamentit z. Eshref Frashėri dhe si inxhinier i mbaruar dha shkoqitjet e duhura. Vura veshin edhe me njė vėrejtje tė madhe gjurmoja fjalėt e kryetarit, i cili tregonte ca theorira tė shkėlqyera qė, duke formuar njė batalion ushtrie mė tri vjet e sipėr, do tė kemi gjithė Shqipėrinė tė lidhur me rrugė tė hekurta. Duartrokitjet nuk merrnin pushim dhe unė kėrceja nga gazi me gjithė qė i kisha dėgjuar kėto theorira dhjetė vjet pėrpara, po tani isha i sigurtė. Isha se u bė ēėshtje nė Parlament, ku pėrfaqėsuesit e kombit nuk lėnė tu shpėtojė edhe mi vogli rast pėr lumtėrinė e atdheut. Proponimi i Eshref Frashėrit u prit mirė nga ana e deputetėve dhe tė nesėrmen u vu nė veprim. Njė komision nėn Mehdi Frashėrin shko nė Evropė dhe me shumė pėrpjekje mundėn tė sjellin 30 mendizė (specialistė) tė huaj me 40 napolona flori nė muaj dhe kėsisoj muarėn fund taksiratet! Kemi gjashtė muaj e qė atėhere lamtumirė i thoni sikletit se udhėt janė si ti kėrkosh, edhe nė vazhdoftė kėshtu nė pak kohė do tė mos mbetet shenjė as prej Turqisė, as Austrisė, Francės dhe Italisė meqenėqė asnjė gur nuk ėshtė vėnė. Mirėpo nė qoftė se mbetėn rrugėt (pa u rregulluar) u vendos pėr aeroplanė e kėshtu, kur tė hipi mbi ta, do tė vete tė pėrgėzoj kryetarin e parlamentit bashkė me deputetėt se u lodha, u lodha shumė me SHEMENDEFERIN! Bir Selman i nėnės ētė tė qaj mė parė!... Koha, 1922, nr. 82
|