• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    “PUNėTORėT”

    I ngadalshėm... i ngadalshėm... dhe kurdoherė i ngadalshėm ishte njė nga punėtorėt kombėtar! Pandehje qė prej kėtij njeriu nuk mund tė pritej as ndonjė dobi dhe ai qė e njihte pėr herė tė parė mund edhe tė tallej me kėtė njeri. Megjithkėtė ishte njė nga punėtorėt e mėdhenj dhe veprat e tij, si dhe shėrbimet e mėdha qė i ka sjellė atdheut, janė shumė tė larta, andaj gjithė kombėtarėt e nderonin dhe e ēmonin si njė nga “punėtorėt” e mėdhenj tė themelimit kombėtar, i cili me virtytet e mira kishte fituar simpatinė e tė gjithėve.

    Ky ishte Orhan Ēerēiz be Pojani!

    Qėkurse ėshtė hapur ēėshtja kombėtare do ta gjejmė tė pavdekurin “punėtor” Orhan be Pojani, tė marrė anė duke ndihmuar, duke punuar e duke vuajtur nėpėr burgjet pėr qėllim tė shenjtė dhe gjer sa rrojti nuk u dėshpėrua, po pėrkundrazi mė tepėr punonte duke pėrhapur ndjenjat kombėtare dhe duke u dhėnė kurajo tė rinjve.

    Kur zuri lėvizja kombėtare, gjeti nė Orhan Beun jo vetėm njė pėrkrahės, po njė “punėtor” dhe njė guximtar tė madh, qė s’ndruhej nga asgjėsendi. Mė 1887 bashkė me Vani Kosturė dhe me Thimi Markon, shokėt e tij tė pandarė, vendosin themelimin e sė parės shkollė shqipe nė Korēė dhe zunė tė veprojnė pa shikuar ndjekjet dhe rreziqet nga qeveria turke si dhe nga Patrikana.

    Shkolla zuri tė pėrparonte nėn direksi tė tė parit mėsues shqiptar Pandeli Sotirit nga Sheperi, po qeveria turke me tė parė pėrparimet pas ca vite e ndaloi. Megjithkėtė fara ishte mjellė dhe vepronte shkolla e vajzave themeluar prej tė pavdekurit Gjerasim Kyrjas (Qiriazit), me gjithė ndjekjet e qeverisė turke dhe Patrikanės. Kjo ishte njė gėzim i madh pėr kombėtarėt tė cilėt nuk rreshtnin sė punuan fshehtazi.

    Shumė u larguan nga frika dhe aforizma po Orhani me Vani Kosturin, Thimi Markon, Petro Ninin, Hafėz Alinė, Nuēi e Loni Naēin e oa pak tė tjerė qėndruan burrėrisht kur mė 1903 qeveria turke duke dėshiruar tė shfarosė lėvizjen shqiptare i burgosi dhe lidhur i dėrgoi nė Selanik ku u dėnuan pėr tradhėtarė tė mbretėrisė!...

    Pas dy vjet burgu kthehet Orhani dhe nė vend tė dėshpėrimit vjen me kurajo mė tė madhe, kėsisoj qė lėvizja mori ndryshim tjetėr, duke u formuar Komitėti kryengritės, shpirti dhe themeluesi i tė cilit ishte Bajo Topulli.

    Pas hyrrietit me vrap themelohet klubi shqip nė Korēė prej Orhan beut pėr shkollėn shqipe... Flaka atdhesore nuk kishte rrėfim e pandehje qė kushedi sa ēudira mund tė bėheshin, po plaku Orhan ishte i pėrvėluar dhe i rrahur nga bujot, prandaj i kėrkonte me ngadalė punėrat, por me themel. Edhe kishte arėsye i ndyeri se pa shkuar shumė kohė (nga formimi i klubit) mbetėn vetėm ata tė dimrit dhe beharit qė t’u venė kraharorė gjithė nevojave e tė mbajnė nė lartėsi ēėshtjen kombėtare duke ēelur shkolla e tė formojnė bandėn “Liria”.

    Veē nevojave tė Korēės na ngarkuan edhe njė barrė mė tė madhe, e cila ishte shoqėria “Pėrparimi”, pėr tė pėrmbajtur Shkollėn Normale tė Elbasanit, po plaku punėtor Orhan be e pranoi edhe kėtė barrė pėr t’i shėrbyer atdheut.

    Kishim gjetur belanė me tė ndyerin se s’kishte ditė qė tė mos na mblidhte njė kėshillė pėr tė biseduar dhe gjetur mėnyrat qysh tė mbaheshin shkollat. Sikur e kam pėpara syve bashkė me Stavre Karolin, Idhomene Kosturin e tė tjerė, mbledhur nė zyrė tė shkollė qė tė bisedonin pėr tė gjetur mėnyrat e tė mbajturit tė shkollave. Pėrditė do t’u shkruante atdhetarėve tė mėrgimit duke u kujtuar detyrėn e atdheut dhe kur shpresat i pėrmbusheshin ai ishte gėzimi mė i madh qė ndjente “punėtori”.

    Mirėpo, kėto pėrparime ishin shuplaka pėr vdekje pėr qeverinė turke, e cila kėrkonte ēdo mėnyrė qė tė na ndalonte, gjersa mė nė fund mbylli shkollat. Kjo ishte njė goditje e madhe pėr kombėtarėt dhe mė shumė pėr plakun Orhan, i cili ishte kryetar i lėvizjes nė Korēė. Po me tė plasur Lufta ballkanike zuri tė dėshpėrohej edhe mė tha njė ditė: “Mihallaq, nuk jemi pregatitur aspak, e kam frikė mos bashkė me Turqinė pėrēajnė edhe Shqipėrinė dhe atėherė humbėn pėr jetė ėndėrrat tona tė shenjta”, dhe mbi kėtė kujtim psherėtiti Orhan beu, “punėtori” i madh kombėtar. Lumturisht pas ca ditė muarėm telegram nga Ismail Qemali, prej Viene, duke na dhėnė shpresė dhe kjo e kurajosi (trimėroi) tė ndyerin sido qė armiqtė po i afroheshin Korēės. Me hyrjen e grekėve nė Korēė zemra e “punėtorit” u pikėllua shumė dhe u mbyll nė shtėpi ku brenga e shtriu nė shtrat Orhan beun!...

    Pas Konferencės sė Londonit, duke mbetur Korēa Shqipėri, si do i drobitur shkoi pėr nė Vlorė qė t’i falej flamurit tė shenjtė tė Shqipėrisė, per tė cilin ishte pėrpjekur 30 vjet parreshtur, po pastaj le tė vdiste.

    Edhe dėshirat iu mbushėn se me tė arritur e me tė parė flamurin, iu fal dhe nga gėzimi i madh mbaroi jetėn duke ua lėnė trashėgim bijve dhe stėrnipėrve tė tij! Qeveria si dhe gjithė shqiptarėt e varrosėn me nder tė madh e sot po ēlodhet nėn hije tė flamurit, pėr tė cilin u pėrpoq gjithė jetėn...

    “Koha”, 1917, nr. 114


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com