|
VEPRA MIHAL GRAMENO PORTRETI I SHQIPTARIT Tė RILINDJES Njė tjetėr vepėr qė i takon prozės sė gjatė origjinale tė Mihal Gramenos ėshtė Kryengritja shqiptare, e cila pėrmbledh kujtimet qė i ka shkruar pėr ēetat e lirisė dhe pėr jetėn e tij tė pasur politiko-shoqėrore. Kėto kujtime (memoare) ai i shkroi nė dy faza: mė 1908 e mė 1925. Dhe tė gjitha i pėrmblodhi dhe i botoi nė njė libėr Kryengritja shqiptare (23) . Libri ndahet nė dy pjesė dhe ka gjithsejt nėntėmbėdhjetė kaptina e 204 faqe. Nė kėtė libėr Gramenoja paraqet luftėn e ēetave tė para, tė cilat morėn malet pėr liri, organzimin e Komitetit tė parė kryengritės pėr lirinė e Shqipėrisė, formimin e ēetave tė Bajos e tė Ēerēiz Topullit, luftėrat e propagandėn pėr liri qė bėnė ato nė vitet 1906-1908, pėrgatitjet e gjithanshme pėr kryengritjen e viteve 1911-1912, gjendjen e Shqipėrisė sė pavarur qė nga viti 1912 e deri mė 1925, kur shkrimtari kryengritės filloi tė dobėsohet nga shėndeti, kur deziluzionohet nė realitetin e atėhershėm shqiptar. Nė Kryengritja shqiptare nė formė kujtimesh Grameno paraqet, luftėn ēlirimtare tė popullit shqiptar kundėr turqve dhe luftėn qė bėnte pėr ruajtjen e pavarėsisė nga rreziku qė i kanosej nga tė gjitha anėt. Simbol i kėsaj lufte tė drejtė e tė pėrgjakshme ishin ēetat e komitave, ēetat e dėgjuara tė Bajos e tė Ēer-ēiz Topullit. Prandaj Kryengritja shqiptare ėshtė njė copėz histori e letrarizuar, e shkruar dendur edhe me emocione, nga e cila buron atdhedashuria e autorit tė saj. Gramenoja d filloi kujtimet e tij pėr tė parin Komitėt revolucionar, tė formuar nė Manastir, mė 1905 nga Bajo Topulli, kushtet nė tė cilat u formua, pėrpjekjet e para tė guximshme tė ēetės sė Bajo Topullit, e cila nė mars tė vitit 1906 doli maleve, bujėn qė bėri kjo ēetė nė Evropė ku gazetat e ndryshme shkruanin pėr hoxhėn komitė, siē e quanin Bajon. Pastaj vendin qendror nė pjesėn e parė ia jep ēetės sė Ēerēiz Topullit. Duke paraqitur rrugėn e lavdishme tė kėsaj ēete kryengritėsit, Mihal Gramenoja evokon kujtimet pėr tė qė nga 18 maji i vitit 1907, kur ajo shkeli nė bregdetin e Himarės e deri mė 23 korrik 1908, kur shpallet Kushtetuta e xhonturqve. Ngjarjet janė regjistruar herė-herė nė mėnyrė kronike. Ky libėr proze memoriale, nė radhė tė parė, ka vlerė tė madhe historike-dokumentuese. Brenda saj pėrshkruan ngjarje tė vėrteta dhe luftėrat nga e kaluara e lavdishme e popullit tonė, qė luftoi trimėrisht kundėr turqve. Dhe, sė fundi gjenden emra vendesh e datash tė rėndėsishme qė edhe sot i shėnon historia e sė kaluarės. Po ka edhe vlera ideoletrare, qė nuk mund ti mohohen kėsaj proze. Nė pjesėn e parė tė Kryengritjes shqiptare ai i paraqiti, pra, nė mėnyrė reale ngjarjet dhe protagonistėt e tyre. Ai ėshtė mjaft objektiv kur pėrshkruan bredhjet e ēetės sė Ēerēizit, kur pėrshkruan mikpritjen, nė tė cilėn hasin komitat. Disa pjesė tė veprės, sidomos ato nė kreun e pestė, tė gjashtė, tė shtatė, tė tetė, e tė nėntė dhe nė kreun e dhjetė janė paraqitur me dramacitet, me frymėzim dhe me mjeshtėrinė e njė artisti. Veēse pasazhi mė interesant e mė plastik ėshtė gjithsesi Lufta e Mashkullores. Grameno ėshtė edhe kėtu real nė pėrshkrimin e njė lufte heroike, qė zhvilluan komitat shqiptarė mė 5 mars 1908. Atmosfera qė krijon Gramenoja nė kėtė pjesė tė Kryengritjes shqiptare ėshtė njė atmosferė lufte tė ashpėr me armikun, i cili i gjen dhe i sulmon komitat kur ata ishin tė papėrgatitur. Por vlerėn mė tė madhe letrare nė pjesėn e parė tė Kryengritjes shqiptare e pėrbėjnė portretet qė Mihal Gramenoja i ka realizuar mjaft mirė. Ato i ka shkruar me dashuri e ngrohtėsi tė veēantė. Madje jo vetėm nė kėtė vepėr, por edhe nė gazetat qė i botoi, sa nė Koha pėr shembull, ai na ka lėnė portrete tė qėlluara tė patriotėve. Dhe me tė drejtė Piro Tako pohon: Mihal Gramenua, me sa duket, qe i pari qė kultivoi nė gazetarinė shqiptare edhe portretin (24) . Kontributi i tij nė kėtė lloj letrar ėshtė i dukshėm. Mihal Gramenoja pėrshkruan figurat e luftėtarėve tė njohur tė lirisė, d vesh ato me petkun letrar, jep portretin moral e fizik tė tyre. Prandaj kėto portrete kanė vlerė historike dhe letrare dhe janė shkruar me njė gjuhė tė zgjedhur e me emocione. Portreti mė i plotė ėshtė ali i Ēerēiz Topullit. Ai paraqitet kapidan i vėrtetė, i urtė, i menēur, strateg i rrallė. Po me tė janė edhe trimat e tjerė qė e dėgjojnė dhe e respektojnė. Mirėpo, jepen me aftėsi edhe portretet e luftėtarėve tė tjerė. Zeman Mashkullori ėshtė nėna e ēetės, i papėrtuar, ėshtė i gatshėm tė ndihmojė secilin, i bante trastat dhe shokėt nė shpinė pėr tė ka-pėrcyer ndonjė udhė. I urtė, i qeshur, i dashur, trim pa shembull, zemėrgjerė, ishte edhe babo, Haredin Tremishti, njė i ri 16-18 vjeē. Grigor Cilka ishte zemra e shpirti i lėvizjes kombėtare, guximtar i madh, i ditur, patriot, i kishte bėrė shumė shėrbime lėvizjes. Nė mėnyrė tė ngjashme shprehet Gramenoja edhe pėr Abdyl Mersinin, Abaz Nivicėn, Sevasti e Parashqevi Qiriasin dhe zonjėzėn Franka, mėsuese e shkollės sė ēupave, pėr Hoxhė Hasanė, njė nga tė rallėt atdhetarė, i cili fshehtazi u jep mėsime fėmijės, pėr Kosta Bullamaqin mėsonjės i shkollės romane, pėrpiqet me gjithė fuqi pėr gjuhėn shqipe dhe pėr patriotė tė tjerė, protagonistė tė mirėnjohur tė lėvizjes antiosmane. Duke lexuar kėtė prozė, del nė pah edhe portreti i autorit tė saj, ndonėse ky jepet me modesti. Por kuptohet se ai ishte prore afėr komandantit tė vet Ēerēizit, qėndronte krah pėr krah me tė nė luftė, ishte njeriu politik i ēetės, shkruesi e mėsuesi i saj, i mėsonte luftėtarėt tė luftonin e tė shkruanin kur ata pushonin nė kohė tė lirė. Dhe, ku ėshtė Ēerēiz Topulli aty ėshtė edhe Mihal Gramenoja. Me ngrohtėsi janė paraqitur edhe portretet e nėnave tė luftėtarėve. Sė pari, ato janė trimėresha e sypatrembura. I ndihmojnė tė bijtė e shokėt e tyre pa kursyer asgjė. Vlerė tė konsiderueshme historiko-letrare kanė edhe portretet e tjera tė Mihal Gramenos, tė botuara nė gazetėn Koha gjatė viteve 1916-1919. Edhe kėto portrete paraqesin njė tabllo tė gjendjes sė Shqipėrisė sė atyre viteve. Gramenoja i kushton njė vėmendje tė veēantė pėrshkrimit tė natyrės. Nė bredhje e sipėr me komitat atij i bėjnė pėrshtypje bukuritė e natyrės shqiptare: malet e larta e me shkėmbinj, lumenjtė e shpejtė, grykat e ngushta e pitoreske, bregoret e gjelbėruara, bagėtia me barinjtė, kėngėt e tyre tė pėrcjella me fyej etj. Kėshtu ndalet e pėrshkruan bregdetin e Himarės, bukurinė e Kozelit, udhėn qė nga Trimishti e deri nė Pestė, Goēėn e viset e tjera tė Shqipėrisė. Nė tė paraqiturit e natyrės shqiptare vihet re ndikimi i veprave tė Naim Frashėrit, veēmas i Bagėti e bujqėsisė. Mė 1925 Mihal Gramenoja shkroi edhe pjesėn e dytė tė Kryengritjes shqiptare, atėherė kur ishte moshuar dhe kur kishte filluar tė binte edhe nga shėndeti. Ai thotė se nė pjesėn e dytė ka paraqitur burimet kryesore nga historia pas vitit 1908, por qė studjuesit e mėvonshėm, historishkronjėsit do tė mund tė shkruajnė vepra tė mbaruara. Siē shihet, as qė ka pasur pretendime tė shkruajė njė histori tė pėrsosur. Kėshtu pjesa e dytė e Kryengritjes shqiptare ėshtė nė tė vėrtetė njė paraqitje kronologjike e ngjarjeve tė viteve 1909-1925. Shkruan nė tė pėr gjendjen e shqiptarėve nėn regjimin e xhonturqve, Kongresin e Manastirit, Kryengritjen e 1910-ės nė Gegėri, formimin e Komitetit pėr ēlirimin e Shqipėrisė, Kryengritjen e 1911-ės, Luftėn Ballkanike, shpalljen e pavarsisė mė 1912, gjendjen e vėshtirė pas pavarėsisė, largimin e princ Vidit, formimin e qeverisė sė Durrėsit, Kongresin e Lushnjės, Kryengritjen e Qershorit, dėshtimin e qeverisė sė Fan Nolit dhe pėr kthimin e Ahmet Zogut nė Shqipėri. Duke i renditur kėto ngjarje, Mihal Gramenoja paraqet edhe pikėpamjet e tij pėr to. Por janė kėto pikėpamjet e njė veterani tė molisur, tė cilin e ka lėnė fuqia fizike e psikike. Disa prej kėtyre nuk janė pikėpamje tė drejta. Kėndi i vėshtrimit tė ngjarjeve sėshtė i qartė, madje ėshtė i mjegulluar. Kėto ngjarje, qė bėnin bujė tė madhe, shikohen nėn prizmin e rendit feudoborgjez e tė Ahmet Zogollit. Janė vitet e fundit tė Mihail Gramenos kur ky pėrqafon regjimin e kėtij satrapi. Prandaj faqet ku janė shtonar kujtimet e pjesės sė dytė tė Kryengritjes shqiptare jo vetėm qė nuk kanė vlerė letrare, por ėshtė e paktė edhe vlera historike-dokumentuese.
|