• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    “PLEQTė”

    Dallgėt... dhe furtunat e Atlantikut e Mesdheut, po i pėrēan njė vapor i madh! Udhėtarėt, ca nga frika e dallgėve, ca nga tmerri i nėndetseve gjermane, dridhen dhe tė tmerruar mbyllen nėpėr dhoma dhe hambare! Fytyra e tyre tregon tmerrin e vdekjes!...

    Vetėm njė plak i thinjur me leshrat dhe mjekrėn tė bardhė qėndron pėrjashta mbi vaporr duke vėshtruar pėrpara dhe prapa!

    Fytyra e qeshur dhe simpatike tregon qė plaku ėshtė i kėnaqur nga udhėtimi. Ku e ku njė nėnqeshje shfaqet nė buzėt e tij dhe nga gėzimi fėrkon duart. Duket qė frika, tmerri dhe dėshpėrimi nuk gjejnė vend nė zemėr tė plakut. Nuk gjejnė se plaku ėshtė nga “pleqtė” e Shqipėrisė! ėshtė nga kombėtarėt e vjetėr dhe shumė tė vuajtur, prandaj e ka zemėrėn e ēelniktė... Plaku qė tregojmė quhet At Stath Melani (1) .

    I ndjekur gjithė jetėn nga armiqtė, 3 djegur nga barbarėt grekė, i ndarė nga priftėresha dhe fėmija mori nė pleqėri arratinė, si gjithė kombėtarėt dhe pas shumė vuajtjeve nė Itali, u hodh kėtu nė Amerikė.

    Sot po i afrohet Atdheut tė tij tė dashur pėr tė cilin i qan zemra dhe pėr tė cilin ka bėrė therorira tė mėdha, duke vėnė jetėn nė rrezik kaq herė. Dhe sot me gjithė pleqėrinė e me gjithė rreziqet po shkon nė atdhe t’i japė shėrbimet!

    Le tė mburremi pra me “pleqtė” kombėtarė tė Shqipėrisė dhe le tė marrin shėmbėll tė rinjtė!

    Ē’mund t’i kujtojmė mė parė plakut Stath Melani: trimėritė, vuajtjet, apo theroritė qė ka bėrė pėr atdhenė?

    Kur dridhej bota nga Sulltan Hamiti e nuk guxonin tė shfaqnin kombėsinė. At Stathi ishte nga tė pakėt qė pėrpiqeshin pėr tė drejtat kombėtare. At Stathi nuk ndiqej vetėm nga Turqia, por edhe nga Patrikana, me gjithė kėto asgjėsendi nuk e tmerronte! Qėndroi dhe lėftoi pėr tė drejtat e Shqipėrisė!

    Kur ishim maleve me tė pavdekshmin Ēerēiz Topulli nė shtėpi tė At Stathit gjenim prehje dhe pėrkrahje. E mira priftėreshė pėrkujdesej si pėr bijt e saj duke na gostitur dhe mbuluar. Njė mot, kur ndodheshim nė shtėpi tė At Stathit erdhėn nė fshat 60—70 ushtarė turq, tė cilėt na kėrkonin ne qė tė na zinin ose vrisnin. I patremburi prift doli edhe i shpuri nė kullė dhe u dėrgoi tė ngrėna dhe tė pira, pastaj si u kthye ia shtruam edhe ne, kur At Stathi mori pushkėn dhe e zbrazi pesė herė. Kur ardhi oficeri me ca ushtarė tė mėsonte shkakun At Stathi doli, duke u thėnė qė vlojti vajzėn, e pas zakonit, zbrazi dhe qė ta urojnė u dha edhe njė lagjin me raki pėr ushtarėt, tė cilėt edhe ata zbrazėn pushkėt!

    Kur themeluam nė Korēė Shoqėrinė “Lidhja Orthodhoske” At Stathi me vrap na shkroi qė ėshtė gati tė vinte pa le ta mallėkonte Patriku!

    Si hynė grekėt nė Shqipėri At Stathin e ndiqnin dhe e mundonin shumė, por me tė afruar shqiptarėt qė tė mernin vendet, rrėmbeu pushkėn dhe bashkė me tė birin Manthon luftoi kundra ushtrisė greke dhe qėroi mjaft nė Delvinė tė Shqerisė. Pastaj bashkė me shqiptarėt luftoi shumė kohė gjer u kthye nė Vlorė. Mori anė nė tė gjithė luftėrat kundėr grekėve dhe rebelėve, pastaj bashkė me muhaxhirėt ardhi nė Bari e pastaj nė Amerikė, duke mbushur detyrėn kombėtare!...

    Tani plaku i ndjerė dhe i thinjur, po pėrēan detet dhe po i afrohet Adriatikut tė dashur ku ndodhet Shqipėria pėr tė cilėn ka luftuar gjithė jetėn. Shtėpinė ia dogjėn barbarėt grekė, po At Stathi dėshiron tė rrojė e nė kasolle po vetėm nė Shqipėri tė lirė ku tė valojė flamuri i Skėnderbeut.

    Zoti i mbushte dėshirat dhe e shpėntė shėndoshė luftėtarin At Stathi njė nga “pleqtė” kombėtarė tė Shqipėrisė!...

    “Koha”, 1917, nr. 105


    (1)At Stath Melani ka lindur nė Pėrmet nga mesi i shekullit XIX. Qe prift i mbrujtur me njė atdhedashuri tė zjarrtė. Gjer nė ēastin e fundit nuk pushoi sė punuari pėr Shqipėrinė. Qe d pari prift qė meshoi shqip nė kishat e Pėrmetit. U shqua veēanėrisht si propagandist pėr njė Shqipėri tė Urė, pėr unitetin e popullit shqiptar dhe tėrėsinė tokėsore tė tij. Mbajti lidhje tė vazhdueshme me patriotėt shqiptarė e shtėpia e tij u bė strehė e luftėtarėve tė lirisė. At Stathi nė vitet 1913-1914 luftoi sė bashku me ēetėn e tij kundėr shovinistėve grekė. Mė 1914 emigroi nė Itali e mė vonė nė SHBA. Mė 1915 u largua prej kėndej, sepse “sot duhet tė punojinė pėr tė (Shqipėrinė) sot duhet tė vdesim pėr tė”, deklaroi ai nė ato ditė. Dhe u kthye. Mė 24 dhjetor 1917 shovinistėt grekė me anėn e agjentėt Josif Suropulli e vranė nė mėnyrė tė pabesė At Stath Melanin nė njė fshat tė Pėrmetit. Koka e tij u dėrgua nė Athinė si shenjė dėshmie.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com