|
VEPRA MIHAL GRAMENO OXHAKU PJESA E PARė Krye VII Me tė vatur nė shtėpi, kėrkonte kohė qė ti tregonjė sė pari sėmės pėr kėtė qėllim edhe ajo ti thotė tet. Po ajo ditė nuk vinte, meqėnėqė Maloja kishte turp e nuk kuxonte tė hapte gojėn tė tregonjė dashurinė qė kishte pėr Vahidenė. Andaj dita me ditė fishkėshe si njė lule nė kopsht! Se nė jetė nuk paska brengė mė tė madhe se e dashurisė qė tė tretė mė kėmbė edhe tė thėthin gjakun si gjarpėri. Prindėt vėshtronin ndryshimin e math tė Malos, po nuk kuptonin shkakun pėr tė cilin rrinte gjithnjė i brengosur, i helmuar, i pangrėnė edhe i mėrguar nga ēdo dėfrim e kuvend nė fėmijė, se ay kėrkonte gjithnjė tė gjendet vetė. Nė lutjet e pyetjet e prindėrve qė tu tregonte shkakun, u pėrgjigjeshe qė nuk kish gjėsendi, po kur pa qė kjo heshtje do tė vdesė dėshmojti ti thotė sėmės pėr kėtė dashuri qė i hiqte zemrėn, duke drojtur ti dėftenjė vashėn e fshatin. E ėma, me gjithė qė mbante edhe ajo nė Oxhak shumė, u bint mė sė fundi kur dėgjoi Malon qė prej kėsaj martese mbante fati i jetės sė ti, dhe iu zotua qė do tė kėrkonjė tė bindnjė edhe tanė. Po Rushan beu, me tė dėgjuar kėtė lajme, u ckuq si karavidhja edhe, i tmerruar, ngrihet prej vendit, duke vėnė dorėn nė armėt si pėr tu mprojtur nga nonjė rrezik i math, edhe i pėrgjigjet gruas: Mė i kėnaqur do tė jem tė vėshtronj Malon tė shtrirė e tė vdekur, sa ti ap lejė tė martohet me njė vashė fshatarake, pėr tė cilėn pa turp hap gojėn tė ma lėvdosh! Sytė iu zgurdulluan edhe kush e di ēmunte tė bėnjė nė atė sekundė po tė dinte vashėn, andaj thotė: Gėzohem se nuk ėshtė vonė edhe koha e humbur, se kam pėr tė marė masė qė ta mėsonjė cila vashė ėsht ajo qė mi prishi mėndjen djalit, edhe do ti tregonj unė si murit tė arrinjė nuse e djalit tė Rushan beut! Me tė mėsuar Maloja pėrgjigjen e tet nuk priti tė shkonjė shumė kohė, po qė tė nesėrmet ngrihet edhe shkon nė Bathė, ku martohet fshehtazi me Vahidenė, tė cilėn e mori edhe e shpuri pėr siguri nė njė fshat tė huaj, ku nuk i njihte njeri, duke lėnė Rustemin tė besės bashkė me gruan edhe atje lindi Rexhepkėn. Kėsisoj rrojtnė tre vjet, duke pritur qė koha tė ndreqnjė punėrat, se Maloja besonte qė, mė sė fundi, do tė bindet i ati a do tė mos rronjė njėmijė vjet edhe atėhere do tė jetė i lirė tė bėnjė si tė donjė. Po Rushan beu, zuri tė marrė masė kur vėshtronte qė Maloja nuk deshte tė martohet me vashat qė i thoshnin ata edhe kjo e vuri nė pendim (5) mė shumė. Andaj thėrret mėnjanė Sulon edhe Rushitin qė i kishte tė besės edhe u beson qėllimin e fshehtė qė tė kėrkojnė e tė mėsojnė ku humbet kohėn Maloja, qė i pėlqente gjithnjė tė vejė nėpėr fshatrat. Edhe nga ata mėson qė Maloja, jo vetėm ėshtė i martuar po ka edhe njė djalė. Kjo lajme ishte pėr Rushan bėjnė mė shumė se njė plumb qė ti godite zemrėn: sytė i lėshonin shkėndija edhe, pa vonuar, i urdhėron pėr humbjen e kėsaj gruaje bashkė me djalin, po me nonjė mėnyrė qė tė mos besonjė Maloja qė erdhi nga i ati kjo gjė. Kėta dy gjakatarė qė ishin lindur vetėm pėr tė liga edhe pėr gjak njeriu, u gėzuan pėr kėtė shumė edhe, duke marrė pėrsipėr humbjen e Vahidesė me djalin, shkuan nė atė fshat edhe hyjnė njė natė fshehtazi nė shtėpi tė saj, kur Maloja gjendesh nė Frashėr. Por Perėndia ishte mpronjė pėrmi Vahidenė me djalin e saj edhe i ruante nga tė ligat, andaj nė ēastin kur forcuan dritaren qė tė hyjnė, Vahideja u zgjua edhe, posa i pa kėta njerės, nxjerr njė bėrtim tė thellė. Me tė dėgjuar Rustemi bėrtimin, vrapon nė dhomė me shpatė nxjerr pėr tė mprojtur atė. Kur panė kusarėt, siē i pandehnin tė jenė, qė ēdo shpresje ėshtė e kotė, zbrasnė pushkėt pėrmi ta, po pėr fat asnjė nuk godatnė. Nė dritė tė pushkėve njojtnė qė ata nuk ishin kusarė, po sherbėtorėt e Rushan Beut, edhe qė atėhere Vahideja mori njė frikė tė madhe edhe njė tmerr, se e dinte qė nuk shpėtonte nga thonjt e Rushan Beut. Kur mėsoi Rushan beu qė shpėtuan pa vrarė, u mentua qė rne tjatėr mėnyrė ti humbasė, edhe pėr kėtė qėllim i thotė Malos tė pregatitet qė tė shkojnė nė luftė se asi kohe ishte ngritur pėr liri Greqia. Maloja i njihte qėllimet e tet, andaj urdhėroi Rustemin pėr tjatėr tė ndenjur tė fshehtė edhe ay, duke ditur shtėpin e zezė tė Korēės, ku kishte ndenjur si shėrbėtor, shpuri sė pari shtrofkat (6) edhe ēduheshin. Pastaj vanė edhe vetė, sikundėr i pamė, pėr siguri nė kėtė folė.
|