• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    OXHAKU

    PJESA E PARė

    Krye VI

    Maloja, me gjithė qė kėrkonte tė dėftehesh i ēkujdesur, ishte fort i brengosur, se ay e njihte ca mė mirė t’anė qė kish pėr tė kėrkuar humbjen e Vahidasė me Rexhepkėn, se pėr kėtė qėllim e dėrgonte nė luftė pėr tė mos i shpėtuar dot ata. Po Maloja, mė mirė priste vdekjen, sa rrojtjen pa Vahidenė, pėr tė cilėn kishte njė dashuri tė patreguar dhe me tė cilėn ishte martuar fshehurazi.

    Vahideja ishte vashė prej populli, e bija e Shaqirit nga Batha, njė fshat i vogėl qė ishte nėn urdhėr tė Rushan-Bej Frashėrit. Prindėt e saj ishin njerės fort tė mirė, shtėpresė (3) , edhe ata mė tė pasurit e fshatit. Andaj kurdoherė qė tė vinin njerzit e Rushan beut pėr tė mbledhur drithėrat edhe pagimet, do tė hiqnin nė shtėpi tė Shaqirit.

    Si iu rritnė fėmija, Rushan beut, kėrkonte tė mėsonjė fėmijėn e ti qė tė veshtronjė vetė punėrat. Edhe pėr kėtė ndau secilitdo nga tre katėr fshatra, se Rushan beu ishte njė prej tė begaēmet edhe mė tė dėgjuarit Oxhakė tė Shqipėrisė, e kishte mė shumė pyeje, male, ēifligje, edhe fshatra nėn urdhėrim, duke ndenjur vetė nė Prashėr ku kishte njė pallat tė math e tė bukur.

    Kur mbushi njėzet e njė mot Maloja i cili ishte i treti djalė, i dha edhe ati katėr fshatra, nė rreth tė cilėve ishte edhe fshati i Shaqirit.

    Maloja nė atė vėrsė ishte ay mė i bukuri nga gjithė djemtė, mustaqja sa i kishte dėrsirė, njė vetullzi, hundėn e tretur, edhe njė gojė aqė tė bukur sa edhe tė ėmbėl qė, kur kuvėndonte, tė fitonte zemrėn pėr gjithnjė. Po si nga bukuria, ashtu edhe nga mėnyrat edhe nga karakteri nuk kishte shok: i urtė, shpirtmirė, edhe fort i drejtė. Andaj tė gjithė u gėzuan kur mėsuan qė do tė kenė Malon pėr zot, edhe me tė vėrtet nuk u gėnjyen, se pas pak kohė gjithė ata fshatra zunė tė lulėzojnė edhe tė pėrparojnė, duke mos patur tani njerės tė huaj, dėrguar prej Rushan Beut, tė cilėt kėrkonin t’ju rjepin edhe kėmishėn e trupit.

    Maloja me tė vajtur pėr tė parėn herė nė shtėpi tė Shaqirit, ku e pritnė me nder tė math, edhe e gostitnė me sa muntnė mė mirė, u godit nė zemėr me tė pjekur sytė me tė Vahidesė, vashė e Shaqirit.

    Se jo Maloja vetėm, po cilido qė tė ishte nuk munte tė mos goditėsh nga bukuria e Vahidesė, se Zoti i kishte falur gjithė dhuratat e mira e tė bukura.

    Nga bukuria shkonte edhe tė bukurėn e dheut me ato leshra tė dredhura, ngjyrė gėshtenjė e tė gjata gjer nė thembrat e kėmbėve, sytė bojė qielli, me tė cilat tė zotėronte zemrėn kur tė vėrtite qepallat, gojėn e vogėl, rrethuar me buzė tė kuqe nėn tė cilat dukeshin dhėmbėt si tė fildishtė, hundėn tė derdhur, faqet tė kuqe si burbuqe trėndafili, kėmbėt e dockat tė vogėla, mbuluar me lėkurė si kadifeja, si edhe trupi i derdhur si selvia. Po edhe nga mėnyrat edhe karakteri nuk kishte shoqe, se kishte marrė nga prindėrit tė ditur, tė mirė e tė urtė, shtėrpresė, zėmėrqėruar, e kėshtu kishte fituar dashurinė e gjith fshatit edhe ishte gazi i prindėrve.

    Andaj Maloja, me tė parė kėtė vashė, nuk mundi tė mbahet e tė mos habitet, qė vėshtron pėr tė parėn herė kaqė bukuri edhe kėtė mėnyrė nė njė vashė fshatarake, duke shkuar nėr ment qė do tė jetė fatzi kur t’i shpėtonjė Vahideja pėr grua.

    Mė tjatėr anė, edhe Vahidesė me tė pėrpjekur sytė me tė Malos njė e skuqur iu ēfaq mi fytyrė, edhe unji kryet, duke mos duruar sytė e Malos se i diqnin zemrėn. Habitesh vetvetiu e gjora vashė ē’tė jetė ajo e dredhur edhe e rrahur nė zemėr, se kjo s’i kishte ngjarė kurrė gjer ahere, edhe deshte tė mėrgonjė kėto mendime. Po ishte vonė se shkėndija nė njė sekundė ishte rrėnjosur kaqė shumė, sa zjarri i pėrvėlonte zemrėn,

    Dolli pėrjashta nė oborr, qė era e natės t’i ftohė e t’i mėrgonjė kėto mendime tė kota, se mentonte qė pėr atė ishte e prerė ajo shpresė, meqėnėqė kurrė nuk mundet tė arrinjė grua e Malos, i cili ishte i biri i Rushan beut, njė prej mė tė mbėdhenjtė oxhake tė Shqipėrisė edhe nėmėroheshe si njė mbret nė ata vėnde.

    Po dashuria e zemrės e bėka njermė tė harronjė detyrėn qė duhet tė ketė pėr Oxhakun edhe pėr prindėt, si edhe ēfarėdo tjatėr dashuri. Andaj Maloja, si u ngrit nga tryeza, ku nuk vuri gjėsendi nė gojė si edhe Vahideja, u hoq nė dhomė tė ti pėr tė fjetur, po gjumi nuk iu afrua natėn, edhe dėrmohėshe nė shtrat, duke u mentuar me ēfarė mėnyrė t’u tregonjė prindėve edhe t’i bintnjė pėr kėtė martese, pa tė cilėn jetėn nuk e deshte,

    Nė mėngjes u ngrit si u gdhi i dėrmuar edhe, kur pregatitnė sherbėtorėt kuajt pėr tė shkuar, mori njė dėshmim (4) edhe thėrret nė dhomė prindėt e Vahidesė, tė tė cilėvet u tregon qėllimin.

    Ata, me tė dėgjuar kėtė ēfaqje tė Malos, mbetnė tė habitur edhe tė nemitur se nuk guxonin tė pėrgjigjen, jo se nuk’ u pėlqente kjo martese, po meqėnėqė mentonin se s’ka pėr tė ngjarė kurrė qė njė Rushan bej tė bindet e tė unjet kaqė poshtė, sa tė marrė nuse pėr tė birė njė vashė fshatarake. Andaj, Shaqiri i lutet tė mėrgonjė kėtė qėllim edhe tė mos ua ēfaqnjė prindėrvet se atėhere do tė ishte liksht pėr ata, tė cilėt ishin sigur qė do t’i humbasė prej faqes sė dheut me tė mėsuar pėr kėtė martese i ati.

    Maloja nuk dėgjonte kėto fjalė, po dėgjonte zemrėn, andaj u thotė tė pregatiten se pėr sė ēpejti do tė kthehet me lejė e pa lejė tė prindėrve qė ta marrė Vahidenė pėr grua, edhe si hipnė mi kuaj shkuan pėr nė Frashėr.


    (3)shtėpresė — nikoqirė tė mirė.
    (4)dėshmim — vendim.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com