|
VEPRA MIHAL GRAMENO OXHAKU PJESA E PARė Krye V Qė tė mėsojmė cilėt ishin kėta njerės edhe ēlidhje kishin midis tyre, duhet tė kthehemi nė krua tė Radanecit, aty pesė muaj pėrpara kėti zjarri tė tmerruar, nė njė natė tė vjeshtės, kur njė shi i pareshtur derdheshe si lum, qė tė vėshtrojmė katėr kalorės qė shkonin sandejmi. Qė tė katėr ishin pshtjellė me gunat e gjata aqė shumė, sa nuk linin vėnt pėr tė vėshtruar fytyrėn. Dy prej syresh, qė vinin prapa, dukeshin tė mbajnė gjėsendi nė krahė se duke shkuar unjnin gjithnjė sytė tė vėshtrojnė nė gunė. Si u afruan nė Radanec, zbritnė tė gjithė nga kuajt edhe i lėshuan nė lejė tė tyre (2) , pastaj muarnė anėn e qytetit, duke mos kuvėnduar asnjė fjalė, gjersa arrinė ne shtėpia e zezė. Me tė qėndruar pėrpara portės, hodhėn sytė mė tė gjitha anėt, edhe si sigurohen qė si vėshtron njeri, njė nga ata nxjerr njė kyēe dhe si hapėn portėn, rynė brėnda nė avlli, pastaj e mbyllėn me hekura. Si rynė brėnda nė shtėpi, ku i shpinte njė nga ata i cili dukesh tė dijė mirė fare tė ndėnjurat e kėsaj shtėpie, ndezė, njė dritė meqenėqė dritaret ishin mbyllur me kanata kaqė lirė, sa qė pėrjashta kurrė smuntnin tė vėshtronin dritėn. Atėhere njiheshin si nxuar edhe gunat qė kėta ishin dy burra, dy gra, njė djalė i vogėl prej 3 vjeē edhe njė vashė foshnje, tė cilėt i kishin sjellė mė krahė gjer atje. Shtėpia ishte si jashtė edhe brenda ndėrtuar me mjeshtri tė madhe, tė bukur e tė sigurtė pėr nonjė rrezik, se kurrė nuk munt njė i huaj tė rynjė brėnda. Me tė dy katet e shtėpisė ishin nga dhjetė dhoma shtruar fort bukur me qilime kombiare edhe persane tė vlefta, e me gjithė ēduheshin pėr njė shtėpi tė madhe e tė begaēme. Si shėtitnė gjithė shtėpinė anembanė, zgjedhė njė dhomė pėr tė ndenjur edhe i thotė njėri tjetrit burrė: A je i sigurtė Rustem qė nuk tė gjurmuan e tė tė pikasen njerzij e tim eti kur solle gjithė kėto shtrofka aty edhe qė na zgjodhe kėtė fole pėr tė ndenjur. Si urdhėron, bej, thotė Rustemi; jam kaqė sigur sa asnjė dyshim nuk mė shkon nėpėr mėnt, se unė gjithnjė, sa herė qė vinja aty, merrnja masė sė pari qė tė mos mė vėshtronjė njeri. Andaj ju lutem tė jini tė ēkujdesur pėr kėtė edhe tė mos kini nonjė frikė, se kurrė do tė mos shkonjė ndėr ment e tė na gjejnė kėtė tė ndenjur. Pastaj mė tjetėr anė neve do tė mos dalim nga shtėpia ditėn qė tė na vėshtrojnė, po vetėm natėn kur gjithė njerėzia gjenden nė gjumė. Ashtu qoftė, Rustem, thotė njė nga gratė, po unė mė shumė se kurdoherė sot ndjenj njė frikė nė vete time, edhe mė tregohet qė njė e madhe e keqe na ka pėr tė gjetur nė kėtė shtėpi. O Vahide, shpirt i dashur, thotė Beu, mos shko nėpėr mėnt tė kėtilla mendime tė liga, se pėr Perėndi mė copėton zemrėn! Kur sot na lith edhe mė shumė njė tjatėr dashuri pėr gjithnjė, tinė tė kesh tmerr! Betohem pėr kryet e tė shtrėnjtit tonė Rexhepkė qė vetėm kur tė kaprcejnė pėrmi mua tė vdekur, atėhere munt tė tė ngjasė nonjė e ligė, se pėrpara teje Vahide nuk bėsonj njeri nė botė. O Maloja im i shtrenjtė, kurrė skam dyshuar pėr dashurinė tėnde, tė cilėn e ke treguar me tė tepėr, se tinė pėr mua shkele Oxhakun edhe dashurinė e prindėrve. Andaj pėr veten time nuk helmohem ēfarėdo qė tė mė ngjasė, po pėr tynė, Malo, edhe pėr Rexhepkėn tonė kam frikė mos pėsojnė gjėsendi dhėsi, se prindėrit me kohė, megjithėqė mbajnė shumė nė Oxhak, do tė na ndjejnė edhe tė na pėrqafojnė Me emrin e Zotit asnjė qime skemi pėr tė cėnuar, edhe shpresonj qė paskėtej tė rrojmė nė fatbarsi fėmijėn e tyre. Kėtė mos e thuaj, o Malo, se kurrė do tė mos bindet njė Rushan Be qė tė quajnė edhe tė marrė nė shtėpi nuse pėr djalin e tij, njė vashė tė popullit, po ay ka pėr tė kėrkuar humbjen time prej faqes sė dheut, e vetėm Zotit i arthtė keq e i mbajtė dorėn pėr Rexhepkėn tonė! Sa pėr Rexhepkėn, Vahide, ja ku kemi Rustemin e besės, i cili e ka pėr tė mprojtur nga ēdo rrezik, me jetėn e ti. Ashtu ėshtė, Bej, thotė Rustemi; se pėrpara teje e tė dashurve tė tu nuk kujtonj as grua, as fėmijė, edhe kurdoherė jam gati tė behem theror se jetėn ty ta detyronj! Rustem, pėr kokėn tėnde e tė Saftės, mos kujto tė shkuarat, se unė atė qė bėra pėr ty e bėra vetėm pėr njė tė drejtė! Jo, Bej, nuk ėshtė ashtu; se tė drejtėn sot fort tė pak janė si Malo beu qė ta mprojnė edhe, sikundėr qė mė ashtu edhe unė vdes pėr tyne edhe pėr fėmijėn tėnde! Perėndia tė falte gjithė tė mirat, o Rustem, se tinė pėr mua do tė jesh mė shumė se njė vėlla rne dashurinė edhe besėn qė mė tregon, se tani vete i ēkujdesur pėr Vahidenė edhe pėr Rexhepkėn nė luftė. Tė vini e tė ktheji shėndoshė, Bej edhe me emrin e Zotit shpresonj tė hasemi nė kėtė shtėpi pa cėnuar asnjė qime . Ora afrojti pėr tu ndarė. Maloja duhesh tė shkonjė se e prisnin shokėt pėr nė luftė, se asi kohe kishte ngritur krye Greqia. Po cili munt tė tregonjė atė ndarje qė tė copėtonte zemrėn! Se lotėt e tė puthurat nuk merrnin tė sosur kurrė, edhe asnjė nuk kuxonte tė pėrēfaqej se paramendonin qė vallė do tė pėrqafosen edhe tjatėr herė! Kur dėgjohet kaposhi, Maloja forcon zemrėn edhe, si puth Rexhepkėn, i cili si ndaheshe nga krahėt, puth edhe Vahidenė, duke e forcuar me fjalė qė pėr sė shpejti do tė kthehet edhe tė mos ndahet kurrė, merr armėt edhe shkon! Vahidja, me tė shkuar Maloja, zuri vajnė e blegėrimat, se njė gjėmė i tregohesh qė do ta ndjekė, andaj nuk dėgjonte Rustemin, i cili kėrkonte ta qetonjė e ti nxjerrė tmerr qė kishte nga Rushan beu.
|