• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    OXHAKU

    PJESA E PARė

    Krye IX

    Po nuk ishte vėrtet siē pandehnin ata e gjithė njerėzija, se kur panė tė brenēmitė qė nuk shpresojnė nonjė ndihmė a shpėtim qė pėrjashta, Rustemi i cili ishte betuar tė zot pėr Vahidenė edhe pėr Rexhepkėn qė t’i kėrkonjė nga ay, dėshmojti pėr shpėtimin e tyre edhe, nė mes tė flagėvet, vrapoi nė katin e dytė, ku flinte gruaja e tij pėr siguri me Rexhepkėn edhe me Saftėn e vogėl, e cila ishte vashė e tyre.

    Pa vonuar, rrėmben Rexhepin nė krahė edhe e nxjerr nė avlli, pastaj kthehet qė tė shpėtonjė edhe tė tjerėt, po ishte mė kot, se zjarri ishte pėrhapur mė shumė edhe flagėt e tymit s’e linin ngjitet pėrsėri. Andaj kėrkonte Vahidenė, tė cilėn e kishte lėnė nė katin e poshtėm, duke lėnė gruan edhe vashėn e tij nė duart e Perėndisė!

    Gjithė kėrkimet e bėrtimet qė tė gjejnė Vahidenė mbetnė tė kota, se ajo mė njė anė prej frikės mos i digjet djali, mė tjetėr anė e tmerruar kur vėshtronte rrezikun e zjarrit, humbi mėndjen. Edhe e prishur menē ngjitet e merr nė krahė Saftėn, tė cilėn e pandehte tė jetė Rexhepi i saj, e nė mes tė flagėve rrėzohet edhe shkon, e zhuritur, me Saftėn nė krahė.

    Atėhere Rustemi i pashpresuar qė nuk mundi tė shpėtonjė Vahidenė, merrė Rexhepin mi sup, megjithėqė ishte i pėrvėluar, edhe shkon me vrap, qė pa vdekur tė siguronjė djalėn nė njė mik besnik, me tė cilin kishte lidhur vėllazėri, po nuk mundi ta mbushnjė kėtė qėllim se ra i vdekur nė mes tė udhės.

    Kėtė funt tė tmerruar mori “shtėpia e zezė” me burrėrinė qė bėri Rushan beu, duke mbuluar pėr gjithnjė gruan e Rustemit nė gėrmadhat e shtėpisė, kurse Rustemi u bė theror pėr shpėtim tė Rexhepkės sė shkretė, qė mbeti udhės pa nonjė shpresje, edhe mė tjatėr anė Vahideja e prishur menē me tė voglėn Saftė, muarrė arratinė!


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com