|
VEPRA MIHAL GRAMENO OXHAKU PJESA E PARė Krye III Nuk shkojti shumė kohė, kur pa tė ikurit tė kėtyre kalorėsve, afrohet njė grua nė krua duke mbajtur gjėsendi nė krah. Qė nė tė parin vėshtrim nuk munte tė mos e tmerronte kjo grua, sa do zemėr tė fortė tė kish njeriu, edhe tė mos ndjenjė pėr atė njė hidhėrim tė math. Se megjithėqė ishte e ēveshur dhe e pambuluar, nuk muntnje kurrė ta njihnje prej fytyrės nė ishte e re apo nonjė plakė, meqėnėqė fytyra e saj ishte e djegur, edhe e zhuritur, leshrat e vetullat pėr sė largu binin erė shkrump, zbathur, lakuriq, sa edhe rroba e trupit ishte e djegur edhe e ējerrė rripa-rripa mė shumė vėnde, duke lėnė vėnt ti duken mishrat. Po ajo nuk vėshtronte nė ēgjendje ishte edhe vėshtronte udhėn si pa nonjė tė keq, gjersa afrohet nė krua. Me tė arrirė atje, lėshon pėrdhe njė gjė tė pshjellė qė mbante nė krahė, edhe vetė hyn qė ta laknjė (1) , se si dukesh ndjente tė djegurė edhe tė nxehtė nė trup tė saj. Atje qėndroj ti pakėzė gjersa u bė qull nga ujėt, kur dėgjon zė foshnje tė qajė e tė lebetinjė. Ngrihet menjėherė edhe vete merr foshnjėn, se nuk mbante nė krahė tjatėr gjė pėrveē njė foshnje tė vogėl motmoēar. Si merr foshnjėn nė krahė, njė e qeshur e pareshtur i ēfaqet nė buzėt e saj, edhe duke lojtur e duke i kėnduar foshnjės nani-nani, merr edhe ajo udhėn e Perėndimit, nė njė drejtim ku vėshtronte mė shumė flagėza prej zjarri qė diqnin. Pas fytyrės edhe pas rrobave qė kishte mi trup dukesh qė kish shpėtuar nga nonjė rrezik i madh, edhe do tė thoshe qė ishte e prishur mėnē, meqėnėqė, pėrveē tė qeshurit, asnjė kuvėnt nuk nxirrte prej gojės. Foshnja lebėtinte sa munte, po as nuk e dėgjonte ti apė sisė qė tė reshtej, po vėshtronte udhėn duke ikur me vrape duke kėnduar gjersa arriu nė ata zjarre qė kishte parė qė nga kroj.
|