• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    OXHAKU

    PJESA E PARė

    Krye II

    Pas kėti zjarri tė tmerruar, po tė gjendeshe nė krua tė Abdi beut, do tė vėshtronje dy njerės qė shkonin me vrap tė math, duke kthyer ngandonjėherė sytė prapa qė tė vėshtrojnė zjarre nė digjet.

    Siē ishin pshtjellė me gunat e gjata e tė zeza, nuk muntnje t’u vėshronje fytyrėn, edhe nuk nxirrnin asnjė kuvėnt nga goja e tyre, kur me tė kapėrcyer kruan vėrshėllejnė nga njė herė.

    Me tė vėrshėllyer, del nga prroi njė njeri, i cili hiqte tre kuaj prej kapistalli edhe me tė afruar i pyeti:

    — A mbaruat punė, o djema?

    — Ashtu besojmė qė kurrė nuk jemi turpėruar, t’ungjatjeta, bej, — pėrgjigjen qė tė dy.

    — Andaj edhe unė tė zgjodha ty, Sulo, me Rushitin, — thotė beu siē e quanin, — se kurrė s’kam dyshuar pėr punėn e besės tuaj, po thomėni a ini sigur nė u doqnė bashkė me shtėpinė, tė gjithė sa ishin brėnda.

    — Pėr kėtė tė jini tė ēkujdesur, — thotė Rushiti, — se neve nuk ikmė gjerė mos pamė me sytė tanė shtėpinė tė gremisur edhe tė bėhet hi me gjithė sa ishin brėnda. Tė gjitha lutjet e ulėrimat qė t’i shpėtojnė njerėzia mbetnė tė kota, se asnjė nuk guxonte t’i afėrohesh zjarrit, edhe tė vinte veten e ti nė rrezik qė t’i shpėtonjė.

    — Nuk mė thoni si munt t’i vini zjarre shtėpisė e tė mos u ndjejnė tė brėnēmit?

    — O bej, — thotė Suloja, — pėr neve ėshtė mjaft qė tė na urdhėrosh, pa dimė si tė punojmė pėr tė tilla punėra. Se si u ngrys, hymė ngadalė nė avllitė e, si ranė tė flenė e mė s’dėgjohesh nonjė zė, forcuam njė dritare tė njė dhome, qė s’rronin njerės edhe, duke unjur kurrizė Rushiti, u ngjita edhe hyra brėnda, pastaj si njė mace ngadalė vajta gjer nė katin e dytė; duke pėrhapur e duke derdhur barut mė gjithė anėt edhe, si u siguruash qė mė s’kanė shpėtim, u rėzova nė dritare, ku mė priste Rushiti edhe qė atje i vura zjarre barutit. E neve duallmė pėrjashta dhe shikuam zjarrin gjersa u doq dhe u gremis shtėpia me gjith sa ishin.

    — Bravo, ore Sulo, edhe Rushit, — u thotė beu; — tani e shoh edhe unė qė jo pa tė drejtė e hani bukėn time, andaj pėr kėtė punė qė bėtė sonte dijeni qė ju nam pėr tė falur nga njė pushkė tė artė edhe nga njė kalė.

    — Tė paēim sa malet bėj, — i thonė tė dy.

    — Tani u hipni kuajve edhe ejani tė shkojmė qė tė arrijmė pa gdhirė nė shtėpi, se tani jam i ēkujdesur pėr atė bushtėr tė bukur qė u bė hi bashkė me klyshin e saj, edhe mė s’ka t’i prishnjė mėndjen djalit tim, i cili arriu tė mos mendohet i kujt bir ėshtė! Fuqi kishte nė i pėlqente ta marrė si robinjė tė rronjė me tė, jo tė martohet fshehtazi e tė ketė pėr grua njė fshatarkė me tė cilėn anė ēnderon Oxhakun. Po tani pa dyshim kur tė kthehet nga lufta, edhe tė mėsonjė pėr tė bukurėn qė iu doq nė zjarr, ka pėr tė ardhur nė shtėpi duke kėrkuar ndjesė se, po ta vrisnin, atė here do tė besonte qė ja vrava unė edhe kush e di ē’muntė tė bėnjė.

    Si ndezi ēibukun beu, qė tė tre u hipnė kuajve edhe, tė gėzuar, pėr punėn qė bėnė, muarrė udhėn e Perėndimit.


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com