|
VEPRA MIHAL GRAMENO MYFTAR AXHEM GJIROKASTRA Muajin e shėnėdreut (1) e shkuam nė Shqeri, duke bėrė kėrkime pėr tė gjetur vrasėsit e tė ndyerit Biza Velēishti, pasi u lodhėm kot, zumė tė mendoheshim pėr tė dimėruar nė ndonjė vend tė ngrohtė. Sibiseduam vendosėm tė shkonim mė parė nė Gjirokastėr e sė andejmė nė Ēamėri. Si ndejtėm dy ditė nė Melan ne Papa Stathaqi (2) , njė atdhetar i flaktė, shkuam nė Lushnjė ditėn e Motit tė Ri, qė ishte bashkė me bajramin ku na pritėn e gostitėn fort bukur tri ditė. Nuk mund tė stolis bukurinė e kėtyre vendeve, tė cilat natyra i ka zbukuruar sa vetėm nėpėr panoramat mund tė shohim tė kėtilla bukurira. Pas bukurisė sė vendit janė stolisur edhe njerėzit, si nga bukuria ashtu dhe nga karakteri. Lushnja megjithėqė ėshtė njė fshat muhamedan ka njė kishe, Shėn Kollin, nė njė breg tė lartė e tė bukur. Fshatarėt gjithnjė venė e i ndezin kandilen... Ēerēizi, i nėnshkruari, Zemam Mashkullori, Asllan Starja dhe i ndyeri Hajredin, dėshmori i Mashkullorės muarėm tė pėrpjeten duke ngjitur Nemėrēkėn. Njė cikmė e madhe na shtrėngonte shumė... Gjatė gjithė kohės tė jetės sė maleve kurrė nuk kishim udhėtuar aq shumė sa atė natė!.. Mė tė ngrysur vamė nė Gjirpkastėr, nė shtėpi tė Ēerēizit. Tė nesėrmet erdhėn shumė atdhetarė.... bashkė rne ta ishte edhe Myftari. Myftari ishte jetim e bir i vetėm, djalė 22 vjeē, thatanik. Me tė na parė u puthėm dhe i tha Ēerēizit: Tani Ēerēiz nuk ka mė tė rrema si gjer mė sot, qė njė herė thua do tė mė marėsh dhe mė tjatėr anė mė lini. Tani sikur copė-copė tė mė bėsh nuk ju ndahem! Ēerēizi i tha qė ti je rritur nė shtėpi tonė e nuk dua qė e mjera jot ėmė tė mė mallėkojė mua, andaj nuk tė marr. Pasi erdhi e ėma, e cila na u lut ta merrnim, se mund tė prishej menē tjatėrsoj, e muarrėm Myftarin... Nė krye mu duk njė djalė pa ndonjė vleftė dhe mė i dobėt nga mua, por kur erdhi dita munda ta ēmoj, munda tė kuptoj ēdo tė thotė burrėri e trimėri prej shqiptari! Nė gjithė goditjet u tregua burrė i vėrtetė, po nė goditjen e Mashkullorės u tregua dragua! Nga vendi luftoi i patundur, me kraharor hapur, gjersa mori njė plumb nėn ije! Pa prishur fare fytyrėn e duke qeshur na tha qė u gėrvisht pakėzė! U tmerruam, por ai duke na dhėnė kurajo tha qė ska gjėsendi. Si i shtrėngova plagėn mirė e vumė mėnjanė duke i dhėnė njė cigare... Kur zuri ti ftohėt plaga e tė ndjente dhembjen na u lut qė ti merrnim kryet qė tė mos binte i gjallė nė duart e armiqve, po ne, duke mos e dėgjuar, iu lutem te mos dėshpėrohej se pas katėr orėve do tė ngrysej e kėshtu do ta linim gjėkundi qė tė shėrohej. Myftari pa pritur qė ti mbyllej plaga ardhi tek ne qė tė merrte anė edhe nė goditjet e tjera, gjersa u dha liria mė 10 korrik 1908, pėr tė cilėn ishte pėrpjekur, duke marrė edhe shenjėn e lirisė. Prapė Myftari mė 31 tė marsit 1909 u ngrit nga Selaniku me Bajo Topullin dhe vajti nė Stamboll ku luftoi burrėrisht kundėr armiqve qė donin tė prishnin lirinė. Edhe sot gjithė ai Myftar qė kam njohur ėshtė, gati tė vdesė nė ēdo orė pėr tė mbrojtur lirinė, se kėngėn e Mashkullorės nuk e harron kurrė qė thotė:
Liria, Selanik, 1910, nr. 101
|