• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    MUAMELET (1)

    — Nė shportė! Nė shportė! hidhi tė kėtilla arzualle (shkresa), — i thoshte ministri i drejtėsisė, Myfit be Libohova shkronjėsit tė tij! — Nė shportė hidhi gjithė ato arzualle tė atyre qė guxojnė tė mė shkruajnė, duke kėrkuar punė me titullin zoti ministėr!.. sikur jam shoku i tyre! Edhe nė kėtė kujtim godiste me zemėrim tryezėn dhe ngrihej nė kėmbė duke gjezdisur nė sallon. — Tė paturpēmit, thoshte, — tė guxojnė tė mė thonė zoti ministėr mua... mua qė kam qenė dhe jam!...

    — Pėr kryet tėnd bej mos u zemėro; mos e prish gjakun me kėta njerėz pa terbiet! Kėta si mėsuan nėpėr Evropė pandehin qė edhe ministrat janė shokėt e tyre d.m.th. sherbėtorėt e shtetit! Dal pa ua rrėfenj unė sa para u bėn lėkura, po shih edhe kėto tė tjera arzualle — dhe shkronjėsi leēiti: “Hazretleri, Sadetllu, Fazitetllu (2) etj. duke bashkuar u puth dorė e kėmbė dhe kam qenė gardian nė hapsanat (burgjet) dhe yve do tė jeni perėndia e shtėpisė time, e cila do tė jetė sa tė jetė kjo botė duvanxhiu i z. sate...”

    — Ja, efendėm arzuall; — thotė me gėzim z. ministėr, — qė ka lezet ta kėndosh, andaj jepi njė vend tė mirė tė gjorit, megjithėqė s’ėshtė nga Libohova! Meqė ka qenė gardian nė hapsanat dėrgojė muhavin (prokuror) nė Berat se ka haber nga nomet!...

    Mbi kėto e sipėr hyn Reshit efendi Libohova, ish-kadi dhe avokat, duvanxhiu i Myfit beut. Si jep selamin rri nė fron. Zoti ministėr e pyet:

    — Ē’kemi, o Reshit efendi?

    — Po ē’tė kemi bej, — pėrgjigjet, — ja kanė ardhur nga fshati tė gjithė, dhe ca ndodhen kėtu qė t’i vesh punėra se andaj tė kemi veli nimet, dhe jo vetėm kėta, po duhet bej tė mos harrojmė e vėllezėrit qė kemi nė Anadoll, kadilerė dhe memurė se tė gjithė po i pėrzė Turqia dhe kėtu do tė vinė! Duhet pra bej qė tani t’i emėrosh e t’u vejė emėrimi pėrpara se janė duvanxhitė e tu!

    — Mirė thua, pėrgjigjet ministri, — po s’kemi aq vende, mor vėlla, pastaj duan edhe tė tjerė qė kanė diploma prej Evropė ku kanė mėsuar.

    — Asaman, or bej, leri kėta tė paturpēmė dhe pa terbiet qė nuk dinė qysh tė nderojnė tė mėdhenjtė. Vallahi ju thom qė sikur tė kem fuqi, syrgjyn i bėj qė tė gjithė, se kur i shoh mė vjen t’i mbyt nga fyti! Shkoj pėrpara atyre e ata as qė lėvizin tė mė nderojnė si njė efendi, po selamin ma japin me gojė “tungjatjeta” ose “mirėmėngjez!” Edhe pėr turp rrinė turq e kaurrrė bashkė sikur janė vėllezėr! Jazėk, jazėk efendėm! Andaj emėro njerėzit tėnd qė kanė tėrbiet dhe nė mos ka vende shtotemisin (3) e gjėsendi tjetėr, pa sa pėr ata me diploma u thuaj shkurtazi qė nuk dini tė bėni “muamelet!”

    — Aferim! Aferim! Reshit efendi, — tha i gėzuar ministri — se e gjetė ilaēin pėr tė dyja palėt me temisin dhe muamelet. Kėshtu pra qė tani rregulloi me shkronjėsin temisleret, po shih tanėt dhe emėrimin siē e dini, pa atyreve ua mbyllim gojėn me tė mos diturit “muamelet”.

    Qė atė orė emėrimet u bėnė pas listės sė Reshit efendiut, pėr gjithė sa ndodheshin nė Shqipėri dhe pėr sa ishin nė Anadoll kadilerė dhe memurė, qoftė edhe pėr ata qė nuk dinin as tė flisnin shqip se ishin lindur nė Anadoll!..

    I gėzuar pėr veprėn qė mbrojti, doli z. ministėr bashkė me shkronjėsin dhe Reshit efendinė, i cili nėnqeshte, duke shkuar midis zotėrinjve qė prisnin vendimin e kėrkesave pėr nėpunėsi, po me t’i parė u tha: “Ē’t’u bėj unė, or zotėrinj! Vendet janė zėnė nga njerėz tė mėsuar, prandaj duhet edhe ju, mė parė se tė kėrkoni punėra, tė mėsoni “muamelet””!

    “Koha”, 1915, nr. 24


    (1)Muamele, tr. formalitet.
    (2)Formulė pėrstaėndetjeje e hierarkisė zyrtare, ushtarake e fetare nė Perandorinė Turke.
    (3)Temis, tr. Gjykata e lartė.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com