|
VEPRA MIHAL GRAMENO MJEKRAXHINJTė Njė shumicė e kishte rrethuar z. Pogė (1) , ministrin e Drejtėsisė, nė kafene ku ai kishte ftuar tė krishterėt me nxitim. Njėmijė mendime mė shkonin ndėr mend gjersa arriva... Me tė hyrė nė kafene dėgjova Pogėn tė thoshte: Turp!... turp!... turp i madh... dhe me tė mė parė mė tha: Ku jeni xhanėm qė nuk pėrkujdesi pėr asgjėsendi? Unė ti kem tė gjitha meraqet, efendėm, sikur nuk janė mjaft sa kam? E po ty tė kemi kryetar e mė tė madh, i thash po ēėshtė shkaku qė jeni kaq i zemėruar? Qysh mos tė zemėrohem, jahu! Ky turp e rrezillėk qė na erdhi nuk durohet dot! Ēkanė pėr tė thėnė bota kur tė dėgjojnė qė shqiptartė ortodoksė i kanė priftėrinjtė pa mjekėr e me leshra tė qethura? Po meazallah ti vejė nė vesh patrikut e tė na mallėkojė e mos na tretė dheu?! U plaka po kėtė turp nuk e besoja kurrė qė tė shoh prift ortodoks pa mjekėr e me leshrat e qethura!... Po habiteshim, kur Poga na tha: Ju ēuditi se nuk ēani kryet si mua, andaj mėsoni qė At Fan Noli erdhi nė Shqipėri. (2) Lėvizėm nga gėzimi pėr kėtė lajm tė bukur dhe gazmor, po Poga na e preu fjalėn, duke thėnė: Mė mirė tė mos kishte ardhur se sa erdhi, se na turpėroi meqė ska mjekėr!... Mjekra... Mjekra vėllezėr ėshtė qė u jep nur e bukuri priftėrinjve tanė e jo dituria!... Sa para bėn dituria e Fan Nolit kur nuk ka gėrshet dhe mjekėr?... Ne si rnė pleq qė jemi duhet tė marrim masat e duhura, se tė rinjve u pėlqen dhe gėzohen pa u menduar qė sjellin ftohtėsirė ne populli fedak. Mos u zemėroni kaq z. Pogė, i thashė unė,... se nė Evropė kėsisoj rrinė priftėria dhe ja Rumania qė ėshtė shtet ortodoks votoi njė nom qė tė rrinė priftėria, si mė tė paqmė, me pak mjekėr dhe leshrat qethur. Hesht, hesht! se hymė nė fund tė dheut, tha Poga, Qysh do tė bėjmė ne po tė zemėrohet Patrikana? Bėjmė sinodhin tonė autoqefal, i thashė, siē e kanė tė gjithė kombet sot pėr sot. Jo, jo kėtė nuk e bėjmė kurrė, po jazik, pėr diturinė e Fan Nolit se mė pėrpara duhet tė mė shkruante mua qė tė pėrkujedesesha ta dėrgoja nė ndonjė manastir ku tė qėndronte gjersa ti rriteshin gėrsheti dhe mjekra!... Ashkosun!... ashkosun... tė qoftė, zoti Pogė i thanė ca nga honxho-bonxhot, se me mendjen e lartė qė ke pėr perėndi shkon edhe njė kadi! Duhet pra, duhet, thonė, qė Fan Nolit ti rriten gėrsheti dha mjekra!... Poga u gėzua shumė dhe proponoi tė zgjidhej njė komision i cili ti thoshte At Fan Nolit qė tė hynte nė njė manastir gjer ti rriteshin gėrsheti dhe mjekra!... Koha, 1916, nr. 61
|