• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    MEXHLISET (1)

    Kur kujtoj mexhliset e Vlorės dhe tė Durėsit duhet tė besoni qė ethet e kėtyre vendeve, janė shumė mė tė ėmbla dhe tė mira se mexhliset! Jam ndodhur nja dy herė nė tė kėtilla mexhlise e ē’t’u rrėfej mė parė. Mblidheshin nė sallėn qeveritare, dhe si pinin kafene, hapej muhabeti, pastaj bisedimi pėr ndonjė ēėshtje tė ditės ose kombėtare, po kur nė mes tė bisedimit hynte ndonjė i vonuar, bisedimi pritej. Pritej se, po tė ishte ndonjė nga tė rėndėt, do t’i ngriheshin nė kėmbė dhe kush e kush t’i lėshonte fronė, se tėrė rėndėsinė ne ia shejtan front e kishin!

    Si bėnte ca naze i sapoardhuri rrinte, atėhere zinte pėrsėri temenaja njė nga njė! Kėshtu qė pėr secilin do tė duhej nga gjysmė ore. Si pėrshėndosheshin, edhe pyesnin pėr gomarė qė ngordhi vjet, Ismail Qemali pyeste: “Ku e kishim fjalėn se harrova?” “Pėr xhandarmėrinė” — pėrgjigjej Mehmet Pasha i Kallkadenelit. “Malum, — pėrgjigjej Z. Poga, — duhet t’i bėjmė punėrat ashtu qė tė marrė yrnek (model) edhe Evropa nga ne!” Edhe duke qeshur u thoshte: “Pritni se kam xheē t’u tregoj, se kam punuar gjithė natėn”, e mengadalė nxirrte nga xhepi ca karta tė shkrojtura! Mos pandehni se ishte ndonjė nom pėr Shqipėrinė jo; ishin tė tjera vepra me rėndėsi ishin vjersha! Si i kėndonte, Ismail Qemali — padyshim duke u tallur — e pėrgėzonte dhe atėherė tė gjithė i shtrėngonin dorėn, veē Azis Pashės qė mbaronte me njė “Aferim! Afėrmi z. Poga!”...

    Si ndiznin e nga njė oigare duke lėvduar vjershėn e Z. Pogė, ngrihej ministri i financave Azis Pasha pėr itė treguar hesapet dhe hilmihaberet (2) qė kishte paguar, kur, ose Myfit Beu ose ndonjė tjetėr i rėndė kishte nevojė pėr tė derdhur (me nder) ujėt, pritej pėrsėri bisedimi se tė gjithė ngriheshin nė kėmbė. Si delikat dhe i turpėruar — mbetet fjala midis tonė — me njė stakurulla, stakurulla dilte jashtė, kėshtu ngjiste dhe kur kthehej do tė shkonte pėrsėri gjysmė ore.

    Kėto ishin mexhliset e burrave tė shtetit shqiptar, qė do tė lulėzonin Shqipėrinė, po mė i madhi karagjozllėk ishte kur Ismail Qemali, duke parė qė mexhliset, me kėtė mėnyrė nuk soseshin kurrė u thoshte pėr ndonjė punė qė duhej nėnshkruar, qė “kush ėshtė prej ata qė do tė japė ndonjė shkoqitje se shkoi koha”, me vrap Z. Pogė pėrgjigjej: “asnjė! dhe atė qė bėn beu ėshtė e mbaruar!” “Ollmas Efendėm, — thoshtet jetri, — nuk duhet as pyetur” e kėshtu tė gjithė nėnshkruanin qė nga Myfit Beu dhe Azis Pashėn dhe gjer nė pogėllarėt!

    Me kėtė mėnyrė mbyllej Mexhlisi i madh, duke shkuar midisa kafeneve qė t’u ngrihej populli mė kėmbė e tė pandehnin qė me tė vėrtet punonin pėr Shqipėrinė! Kėto ishin “mexhliset!”

    “Koha”, 1915, nr. 15


    (1)Mexhlis, turqizėm, Kuvend, mbledhje. Nė pamfletėt e fejtonet e M. Gramenos ku vihet nė lojė karakteri turkoshak i qeveritarėve tė Vlorės e Durrėsit (1913-1914) ai pėrdor rne qėllim dhe shumė turqizma qė ndonjėherė e vėshtirėsojnė kuptimin pėr lexuesin e sotėm.
    (2)hilmihabere, tr. dėftesa.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com