|
VEPRA MIHAL GRAMENO MESIA (1) Lėvizje e madhe nė Vlorė. Nė kafenetė e mbushura bisedonin si ngahera ca pėr fatin e Shqipėrisė dhe tė tjerė pėr memurllėket e shkreta. Kėto memurllėke na kishin bėrė edhe njė parti opozitė (kundėrshtare), kėshtu qė tė ndodheshe nėpėr kafenetė e tė dėgjojė fjalėt patriotike dhe kundėrshtimet kundra qeverisė, pandehje dhe besojė qė vetėm te lumturia e Shqipėrisė ishte ideali dhe mendja e kėtyre atdhetarėve! Po pėr ēudi tė madhe, pas njė, ose dy ditėve dhe shumė herė pas njė ore, kur haseshe gjithė me po kėta atdhetarė qė kishin sharė qeverinė ose mė mirė Ismail Qemalė, dėgjojė lėvdime duke e ngritur atė qeveri gjer nė qiell dhe qė mė ka Shqipėria njerėz, ėshtė vetėm plaku Ismail Qemali! Mos pandehni se programi i qeverisė (pėr tė cilin as qė pyeste njeri e as qė ēante kryet) i bėnte tė ndryshonin mendimin kaq shpejt. Jo, por ishin hapur ca vende dhe kėshtu mund tė rregulloheshin atdhetarėt e flaktė me memurllėke! Nė tė kėtillė gjėndje ndodheshim kur njė ditė fizionomia e pėrditshme e Vlorės mori tjetėr ndryshim. Atė ditė nuk dėgjoheshin bisedime dhe kundėrshtime, faqezaj, po nėpėr veshėt dhe ngadalė. Kėmbėt su zinin dhe e dirsėt u derdheshin si lumė Abdyl Ypit, Reuf Ficos, Idomene Kosturit, Loni Logorit, Mithat Frashėrit, Leonidha Frashėrit, Sabri Qytezės e shumė tė tjerėve duke rendur poshtė e lart qė tė lajmėronin se vjen Mesia. Cili ishte ky Mesia, qė i bėheshin kaq reklama sikur ai vetėm do shpėtonte Shqipėrinė nga rreziqet dhe ta lumtėronte? Ky burrė i madh, kjo shpresė e Shqipėrisė ishte... avokat Ēako qė vinte nga Stambolli. Po rrija vetėm, hequr mėnjanė duke menduar qė qysh do tė pėrparonte Shqipėria me atė rrugė tė ligė e tė shtrembėr, duke pritur me kaq gėzim ēdo aventurier pa ndonjė ndjenė kombėtare dhe ti japėsh qeverimin e Shqipėrisė, kur shkojnė pranė meje zotėrinjtė qė pėrmenda, dhe mė thotė Mithat Frashėri duke qeshur. Nuk vjen, o Grameno, nė skele se vjen Ēakoja tėnd? ėshtė tuaji, ju pėrgjegja, e jo timi, andaj ēapni ti pini lėngun, se unė sdua jo sytė ti vėshtroj po as emrin ti dėgjoj! E pritnė Mesinė me gėzim e nder, po Ēakoja sishte njeri qė rronte me ideale dhe me opozitė kėshtu qė me tu hasur duke parė qė skishin gjėsendi nė pėllėmbė u tha qė ai vetėm gjashtė orė do tė qėndronte nė Vlorė, se do tė vente nė Durrės se e kishte thirrur Esat Toptani, andaj as baullet nuk i nxori nga vapori. Ismail Qemali, mėnjanė i rojtur nga opozita, mė tjetėr anė nga Esati, i dėrgoi Gurakuqin, i cili me shumė mundime e kandisi qė tė rrinte nė Vlorė, ku pas dy dite u bė, pa fjalė me shumė lutje, ministėr i Financavet! I papėrtur me vrap zuri veprimet pėr Bankėn dhe me kompanitė pėr tramvajė dhe urdhėra! Po burrin e madh, tė cilin e ka pėrzėnė Patrikana pa u bė shqiptar, i cili u bė turk si doli xhemieti, qė mė ka thėnė pėrpara Bajos e Ēerēis Topullit, nė Stamboll, qė ne shqiptarėt tė bėhemi turq se skemi as komb, as histori, ai qė kėrkoi gjuhėn rumanishte pėr zyrtarė nė Shqipėri, ai qė mė ka thėnė nė shtėpi tė Myfit be Libohovės qė jemi racė e trazuar, nuk e la fati tė qėndronte shumė kohė ministėr, se tjatėrsoj do tė na kishte shitur edhe kėmishėn e trupit!.. Mė nė fund qė ti verė kapak e vulė emrit tė tij u bė axhent i Italisė duke u pėrpjekur me gjithė mėnyrat e poshtra gjer vate Italia nė Vlorė, ku po i hedhėn nga njė koskė si qen i zgjebur qė ėshtė! Ky ėshtė Mesia. Koha, 1915, nr. 18
|