• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    “MėMėDHEU I VJETėR”

    Njerėzit bėrtisnin si tė tėrbuar nga gėzimi dhe me nxitim rrėzoheshin nė skele tė Vlorės. Qyteti gjithė nė pesė minuta, mbeti si i shkretė, se tė mėdhenj e tė vogėl rendnin nė skele pėr tė parė vaporin qė hynte nė liman tė Vlorės.

    Ata vaporė, qė ndofta u ishin mėrzitur njerėzisė sė hyri dhe sė dali, atė ditė u dukej pėr ēudi qė tė vinte, prandaj vraponin nė skele duke bėrtitur si te tėrbuar nga gėzimi. Shkaku ishte se prej tetė muajsh Vlora ishte bllokuar nga flota greke, nga shkaku i Luftės Ballkanike dhe megjithqė nė Vlorė valonte flamuri i Shqipėrisė dhe ishte proklamuar vetėqeverimi, ne ishim nė harrim, duke mos ditur ēfarė veprohej nė botė dhe aq mė shumė nuk dinim pėr fatin e Shqipėrisė, qysh do tė vendosej nė Konferencė tė Londonit.

    Prandaj ishte gėzim kaq i madh dhe vraponin nė skele duke pandehur qė u sosėn taksiratet ose pėr tė mėsuar ndonjė lajm. Padurimi midis njerėzisė shtohej gjer tė qėndronte vapori, andaj bisedimet ishin tė nxehta dhe duke dhėnė secili nga ndonjė mendim. Njėri thosh qė ishte vapor lufte pėr tė bombarduar Vlorėn, tjetri thoshte qė ėshtė “Hamidija”, tjetri jo po ėshtė anglez, tė cilin e dėrgon Konferenca e Londonit pėr tė uruar Shqipėrinė dhe tjetri thoshte qė mundet vjen Princi i Shqipėrisė! Tė kėtilla bisedime bėheshin kur njė qė vėrente me dylbi bėrtiti: “ėshtė vapor tregėtar italian prej tė Robatinos!” Me tė qėndruar vapori, barkat tė mbushura plot me njerėz, vrapuan pėr tė mėsuar qysh e lanė tė hyjė nė Vlorė dhe ē’kish ndonjė lajm pėr Shqipėrin. Atje mėsuan qė bllokoja (bllokada) u ngrit dhe Konferenca e Londonit akoma nuk i kishte vendosur kufitė e Shqipėrisė.

    Qė atė ditė vaporėt zunė tė pllakosnin Vlorėn, duke liruar rrojtjen e paduruar nga shtrenjtėsira e tė ndėrrohet fizionomia e qytetit nga shqiptarėt e rinj qė vinin nga mėrgimet. Pėr ditė lloj-lloj atdhetarėsh vinin kėshtu qė kafenetė ishin plot me njerėz ku bėheshin bisedime tė nxehta pėr pritmjen e Shqipėrisė. Sa gėzim i madh kur shihej qė Shqipėria ishte e lumtur duke patur kaq bij tė ditur e patriotė, tė cilėt gjer atėhere nuk ishin dėgjuar dhe shfaqur nga frika e Turqisė!

    Kadilerė, kryegjykatės, nėpunės nga gjithė degėt edhe ē’tė doje u mblodhėn nė Vlorė! Pandehje qė magneti kombėtar ishte shkaku qė tė pėrmblidhte Vlora gjithė kėta shqiptarė, tė cilėt besoi qė vetėm qėllimi dhe dashuria e atdheut ishin dėshirat e zemrės sė tyre.

    Mjerisht, asgjė nga kėto! Patriotizmi dhe ndjenja kombėtare ishin jo vetėm gjėra tė panjohura, po pėrkundra largoheshin si shejtani nga temjani! Kėtė e kuptova njė natė kur hanim bukė nė restorant ku ndodheshin shumė shpirt, midis tė cilėve sjell ndėr mend. L. Gurakuqin, Abdyl Ypin etj. dhe shpirtndriturit Geno Sharėn e Haki Glinėn. Dhe, kur po bisedonim hyri njė fytyrė e re, e cila sapo kishte ardhur nga mėrgimi nė Vlorė. Me tė hyrė nė restoranit, pa dhėnė kohė bėrtiti: “Rroftė Shqipėria! Rroftė Ismail Qemali i cili na bėri Shqipėrinė!...”

    Mbetėm tė habitur me entuziazmin e kėtij njeriu, i cili ishte njė plak, veshur mirė, me njė kasketė prej Astrakani dhe mjekrėn ala Bulanzher! Nuk dinim cili ishte ky zotni, kur Abdyl Ypi si e vėrejti mirė i tha: “Mirė se erdhe Xhelip Efendi, mezi tė njoha, kaq qenke ndryshuar” dhe si i japin dorėn ma e bėn tė njohur qė ishte njė kadi, i cili kishte bėrė 37 vjet nė Anadoll! Zuri tė na tregonte sa kishte vojtur pėr vatanė gjer me ndihmė tė Allahut arriti nė Vlorė pėr tė parė me sy Bajrakun Amaut! Si mbaroi mė tha mua: “Ka dhe kaurė qė duan Shqipėrinė po unė jam “Mėmėdheu i vjetėr” qė kam punuar me Abdyl Frashėrin dhe erdha qė tė ndreqim Shqipėrinė”.

    Desha tė mėsoja ē’do me thėnė “Mėmėdheu i vjetėr” andaj pyeta, ndjesė pastė, Ceno Sharėn, i cili mė tha duke qeshur: “Kėta hajdutė si i pėrzuri Turqia ndėrruan rrobat dhe u sulėn nė Shqipėri duke mėsuar kėtė fjalė “Mėmėdheu i vjetėr”, qė domethėnė jam kombėtar! Po kėta rezilė kam frikė mos na prishin Shqipėrinė!

    Sa arėsye kishte i ndyeri Ceno Shara! Pėr ditė pllakosnin tė kėtilla mikrobė tė ndyra, pėr koska vetėm, e kėshtu nuk dėgjojė tjetėr bisedim pėrveē ku u hap ndonjė vend, ose qysh mund tė bėhej vend, andaj pėr tė rregulluar gjithė kėta “Mėmėdheu tė vjetėr” u bėnė nga honxho-bonxhot insinafet, temiset dhe akademitė!

    Po ēudia mė e madhe ishte kur midis shumicės qė vinte nė shtėpi tė atdhetarit tė shtrenjtė e tė palodhurit Koli Karbunarės qe njė plak 70 vjetėsh qė kėrkonte memurllėk! (1)

    Shefqet Dai nuk duroi dot dhe i tha: “Po nuk ėshtė turp tė kėrkosh memurllėk nė kėtė vėrsė dhe kur nuk di asnjė shkronjė shqip? Ēfarė Shqipėri do tė bėjmė atėherė, kur tė gjithė tė duam tė bėhemi memurė? (2)

    Plaku u pėrgjegj: “Ateherė mė bėni tė Ay djemtė memurė dhe mua mė nxirrni tekayt (3) se pėr zonė e vėrtetė kam qenė njė nga mė tė flakėt “Mėmėdheu i vjetėr”!

    “Koha”, 1915, nr. 8


    (1)Memurllėk, tr. — nėpunėsi, punė zyre.
    (2)Memur, tr. — nėpunės.
    (3)Tekayt, tr. — pension.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com