|
VEPRA MIHAL GRAMENO LETėR NGA MALET E SHQIPėRISė I shkėlqyeri mėmėdhetar dhe direktor i gazetės Drita! Ju lutemi fort shumė tė kini mirėsinė e tė botoni kėtė letėr nga malet e Shqipėrisė: Meqenėqė mė tė shumėt mėmėdhetarė, edhe mė tepėr tė jashtmit, presin me gojė hapėt lajme tė ra pėr lėvizjen kombėtare shtrėngohemi tu tregojmė, nė njė permbledhje tė shkurtėr, tė ngjarat dhe lėvizjen e motit 1907 nė Shqipėri. Thomi qė shtrėngohemi, meqenėqė na shtrėngojnė miqtė dhe armiqtė e kombit shqiptar, tė cilėt janė grekėt e lėpushkat e tyre qė bėrtasėn si ēakejtė. E ndershmja gazetė Drita, sikundėr edhe gazetat shqipe, e kanė treguar kthjellėt programin e Komitetit (1) e tė komitave shqiptarė, andaj gjithė veprat tona tė motit qė shkoi ishin pas urdhėrit tė komitetit, nė tė pėrhapurite ndjenjave kombėtare mbi gjithė anėt tė Shqipėrisė, tė cilat pėr gėzim tė mėmėdhetarėve, e pėr nakar tė armiqve, kanė pėrparuar shumė dhe rrėnjosur nė ēdo zemėr shqiptari. Sa pėr gjakun e Spiro Kosturit (2) , pa fjalė qė e kėrkojmė dhe do ta marrėm siē duhet nga tė vėrtetėt shkaktarė e jo siē pandehin edhe thonė grekėt nga dhespotlerėt qė ndodhen nė Shqipėri. Dhespotlerėt e gjithė krerėt e ēdo feje nderohen prej shqiptarėve dhe kurdoherė do ti nderojmė dhe do ti mbrojmė, po vetėm u lutemi tė mos nakatosen nė ēėshtjet kombiare e tė bėjnė propagandė pėr Greqinė, Turqinė e pėr tė tjerat. Pėr vrasjen e Fotit (3) , ėshtė i ditur shkaku, andaj mos pandehin grekėt qė programi i Komitetit ėshtė pėr tė vrarė dhespotlerė, se ashtu mė 24 orė kėmbė nuk mbetet. Dy-tri herė i patėm nė dorė dhespotin e Korēės e atė tė Konicės, po as ndėr mend nuk na shkoi njė punė e tillė. Despotit tė Konicės nuk ėshtė e vėrtetė qė ju bė pusi, kėto janė gėnjeshtra tė pakripura tė grekėve e vetėm kur tė vėrtetohej njė lajm qė na dhanė pėr vrasjen e Riza beut, mund ta dridhte bishtin si Foti, po si u siguruam qė ska gisht, asnjė frikė tė mos ketė nga komitat shqiptarė. Sa pėr vrasje tė pafajme, siē bėjnė rufjanėt grekė mbi gra e fmijė, ėshtė jashtė programit tėnė, se asisoj mund tė vrasim nė ēdo ditė nga 100 grekė, qė ndodhen nė Shqipėri, po kėta i numėrojmė vėllezėr pa ndonjė ndryshim, se edhe kėta as emrin sduan ti dėgjojnė Greqisė e smund tė ndahen prej nesh. Shpresojmė qė kėtė verė tė dėgjohen dhe nga kėta tė bashkėpunojnė nėn flamur tė komitetit shqiptar edhe atėhere do tė mos mundin tė thonė grekėt asgjė. Grekėt e dinė fort mirė qė nė Shqipėri nuk ka pėrveē shqiptarė, sa pėr fetė e kuptuan qė shqiptari i nderon tė gjitha, po mė shumė Shqipėrinė edhe bashkė: muhamedane, ortodoksė e katolikė pėrpiqen pėr qėllimin e shenjtėruar. Kjo duket qė i mahnit grekėt kur shohin qė komitat janė prej gjithė feve. Sa pėr tė fėlliqurit turkomanė e grekomanė kėta... numėrohen me gisht dhe vetėm interesat e poshtra i mbajnė larg qėllimit. Po sa para u bėn lėkura kėtyre gomarėve tė zgjebosur? Pėr kėta tradhėtarė e kėpucėgrisur nuk ka tjetėr pėrveē shpagim tė tradhėtisė. Motin qė shkoi nuk u pėrpoqėm dot me andartėt (4) , me gjithė tė ndjekurat qė bėmė nė ato vende ku kishin shėtitur pėrpara. Vetėm 4 komita nga Devolli u pėrpoqėn me 35 andartė nga tė cilėt u vranė dy. Kėtė mot, shpresojmė tė mos dėgjohet as emėr andarti grek nė Shqipėri. Moti 1908 do tė jetė i lumtur pėr Shqipėrinė, andaj besojmė se ėshtė e teprt tu kujtojmė detyrėn qė kanė mėmėdhetarėt pėr tė mbushur, se dita pėr dita ushtėria shtohet dhe duhet ndihmuar Komitėti pėr qėllimin e shenjtėruar. Edhe me qenė fjala pėr detyrė, duhet pėrmendur shqiptarėve tė brendshėm qė nuk bėjnė pėrveē detyrėn duke pritur komitat nėpėr shtėpit dhe jo tė pandehin qė e bėjnė kėtė miqėsisht. Po pėr fat tė keq ndodhet, edhe gjer mė sot, nga ndonjė shqiptar i ēnderuar i cili, duke pritur komitat nė shtėpi, shpreson ti shpien ndonjė gjė tė vjedhur. Shkoi ajo kohė dhe ėshtė turp i madh tė ushqejnė tė kėtilla qėllime, andaj i kėshillojmė tė heqėn dorė se komiteti kusarėt do ti ndjekė gjithė si tradhtorėt. Sot ėshtė koha ti tregojmė gjithė botės sė qytetėruar qė shqiptarėt janė ata mė tė mirėt njerz dhe i meritojnė tė drejtat qė kėrkojnė, andaj lini mėnjanė gjakrat, meritė e kusarllėqet dhe rrethohuni flamurit tė nderuar pėr shpėtim tė mėmėdheut... Ju lutemi pritni nderė qė ju ruajmė. Shėrbėtori i Kombit. Kryekomita Ēerēiz Topulli Shkronjėtor i ēelės M. Grameno Drita Sofje 1908, 1 shkurt.
|