|
VEPRA MIHAL GRAMENO KRYENGRITJA SHQIPTARE (Kujtime) PARATHėNIE Mė 1908 pas lirisė dhe proklamimit tė konshtutės (1) tė Turqisė, pasi u rrėzuam edhe neve nga malet e Shqipėrisė, muarmė lamtumirė njėri nga tjatri, prej shoku shokut, edhe u pėrndamė nėpėr shtėpitė. Unė, duke kujtuar qė detyrat kundėr atdheut nuk kanė kurrė tė sosurė, u menjtuash qė tė shkruanj kėtė libėr, pas shėnimeve qė kisha mbajtur nga malet me shpresė qė do tė shėrbenj atdheut edhe do ti sjell dobi pritmjes shqiptare. Kryengritja shqiptare, qė ka emrin libri, ėshtė histori, e cila tregon qysh u organizua i pari Komitėt kombėtar kryengritės, pėr lirinė e Shqipėrisė, veprat e Komitit, pėsimet, vuajtjet, ndjekjet edhe luftėrat qė bėnė komitat shqiptarė me ushtrinė turke, gjer sa u dha liria mė 1908. Kur kombi ynė fatzi ndodheshe nė robėri, ishte edhe i dėnuar qė tė ēkombėsohet, pa e ndjerė kėtė gjėmė kaqė tė madhe, tė turpēme edhe tė rrezikēme, aspak fatzinjtė shqiptarė. Nuk ishte shkaku i ndryshimit fetar, midis shqiptarėvet, as pėrdorimi i forcės, as i shkollave tė nalta qė u jepnin, as dhelpėritė, as shtrėngimi i math qė pėrdornin armiqtė, po ishte pėrdorimi i shkollės! Me anėn tė shkollavet pėrpiqeshin qė ti pėrēajnė, ti armiqėsojnė, midis tyre, edhe nė kėtė mėnyrė ti ēkombėsojnė. Jo qė tu humbisnin gjuhėn e tyre, tė nėnės, jo, e dinin fort mirė qė gjuha amėtare nuk humbet lehtė, edhe aqė mė tepėr ne kombi shqiptar, po ishte tjetėr mėnyrė. Nė ato shkolla do tė mėsoheshin, pa dyshim, nė gjuhėn e tyre edhe do ti mėsonin midis tė tjerave historinė tė kombeve tė tyre. Cili ėshtė ay prej shqiptarėvet, qė ka gjurmuar shkollat edhe nuk ėshtė ēkombėsuar vetėm e vetėm nga historia tė mėsonte, tė armiqvet tė Shqipėrisė? Qė nė krye, domethanė tė foshnjėrisė, tė kllisnin duke mėsuar nga nonjė emėr trimi, tė cilit i vinin edhe fytyrėn heroike, tė veshur me lloj lloj petka edhe tė armatosurė qė nė krye gjer nė kėmbė! Ēunat e vegjėl si edhe vajzat ēuditeshin me gėnj eshtrat edhe perrallat trimnore, qė u tregonin mėsonjėsit e mėsonjėset, edhe u mbeteshe pėr tė tė rrenjosurė nė zemrė. Dale gadale, pas tė rriturit tė fėmijės, u shtonin kėto mėsime gjer i kllisnin nėpėr historitė plot me tė rrema edhe ma vonė tė vėrteta gjer arrinin ēunat ta kishin pėr turp tė quheshin shqiptarė? Edhe jo kaqė vetėm; po rriteshin me ndjenjat qė njė ditė tė bėheshin edhe ata therorė, si trimat e historisė, pėr atdheun, po, pėr fat tė zi, pėr njė atdhe tė huajme armike! Sa djem prej kombit shqiptar nuk janė bėrė therorė duke nderuar e xbukuruar faqet e historisė turke, greke, serbe, italiane edhe kombeve tė tjerė? Edhe sa e sa nuk janė vrarė midis tyre, vėlla me vėlla, pėr kombet e huaj, nga shkaku se kishin humbur ndjenjat kombėtare edhe pandeheshin si ca armiq tė panginjur? Shumė e shumė shkuan kot me anėn tė shkollavet, po veēanėrisht me anėn e historisė, tė cilėn e thėthinjin tė rinjtė shqiptarė! Nė tė kėtillė gjendje kisha arrirė edhe unė kur si nga Zoti mė dėrgojnė tė tė pavdekurit patriot Vasil Dhimitri Rusit, nga Romania, tė shkruarė shqip me shkronja tė ndryshme. Zura gadale tė lėēit edhe shkronja qė sikur mė hiqte njė magnet qė fe lėēit fare e tė ndjenj njė ėmbėlsirė tė madhe duke kėputur ēdo qė shkruante. Me gėzim tė math, mora librin tua tregonj bashkėnxėnėsvet tė cilėt mbetė tė habitur kur panė qė paska libra edhe nė gjuhėn shqipe. Gėzimin tonė deshnim tja ēfaqnim edhe drejtorit e mėsonjėsit tonė Dhjamantit, grek, i cili na qortojti ashpėrsisht duke thėnė qė ėshtė mėkat edhe kurė mos zėmė tė kėtilla libra me dorė. Lumturisht, pėrveē meje, zuri rrnjė ndjenja kombėtare edhe nė shumė bashkėnxėnės, nga tė cilėt sjell nėr mėnt Nuēi Buzon, Kristo Floqin, Foqion Dr. Turtullin, Thoma Avramin, Spiro Duēin etj., kėshtu qė pastaj e kishim pėr turp qė tė mos quheshim shqiptarė! Nė 1885 shkova nė Romani edhe atje gjeta fushėn tė hapur pėr tė zhvilluar e punuar 40 vjet, gjer sot, pėr tė shėnjtin qėllim tė atdheut tim tė shtrenjtė. Kėto mė shtytnė qė tė shkruanj e botonj librin Kryengritja shqiptare, historinė tė vėrtetė tė lėvizjes pėr lirinė e Shqipėrisė, qė tė mėsonjė tė rinjtė ndjekjet vuajtjet, burgimet e tė gjithė tė kėqiat qė kanė hequr vėllezėrit edhe atėrit e tyre, pėr tė arrirė nė therorira tė mėdha ditėn e sotme, ditėn e shenjtė, qėtė valonjė flamuri dykrenor mbi Republikėn shqiptare! Siē thamė, nė krye, dorėshkrimin e pata shkrojtur mė 1908 edhe prisnja kohė qė ta shtyp, pėrjashta, kur pėrsėri turqit zunė ndjekjet kundra kombit shqiptar. Ju pregatitmė prapė kryengritjes po, nga shkaku i bashkėnevet (2) tė pėrditėshme qė mė bėnin, dorėshkrimin ja dhashė njė kushėrire, Vikės P. Llogorit, qė ta fshehė nė shtėpi tė saj. Mjerisht pas kryengritjeve ngjajti Lufta ballkanike edhe pastaj shkelja e Shqipėrisė edhe kėsisoj u pėrēamė duke marrė muaxhirllėkun. Unė bashkė me gjithė fėmijėn u hothmė nė Amerikė edhe kushėrira nė Bullgari. Qė nga Amerika i shkrojta kushėrirės nė Bullgari, po nuk u sillte nėr mėnt pėr librin, kėshtu qė pandenja tė humbur kėtė thesar, pėr historinė kombėtare, kur vjet pėr fat ardhė Vika nga Bullgaria edhe duke kėrkuar midis plaēkavet gjeti dorėshkrimin. Sa gėzim qė ndjeva ėshtė e pamundur qė ta tregonj. Desha me vrap qė ta botonj po njė sėmundje mė hodhi nė shtrat, ndeja 9 muaj pa parė diellin me sy. Me gjithė sėmundjen, mendjen e kisha tek libri edhe me ndihmėn tė atdhetarit vyer Dr Satih Zavalani qė vuri gjithė shkencėrinė pėr shėrimin tim kombėtarisht dmth., pa paguar, shkrojta gadale edhe vėllimin e 2-tė me qenė e pėrzjerė nė kryengritjet, qė pasuan edhe unė mora anė nė tė gjitha. Nuk dyshonj qė mėsonjėsit, nxėnėsit edhe pėrgjithėrisht gjithė shqiptarėt do ta pėlqejnė kėtė histori kombėtare Kryengritja shqiptare, pa vėrejtur gabimet orthografike, tė metat edhe fajet pėr tė cilat u kėrkonj falje me qėnė qė kaqė ėshtė fuqia ime. Vetėm u lutem gjithė shqiptarėvet, duke nisur qė nga Kryetari i shtetit e gjer ne i fundit, qė tė mos u mungonjė kurrė kjo libėr nga shtėpia duke ua lėnė trashėgim fėmijės tyre edhe tė mėsonjė rrjedhjet tė historisė kombėtare gjer u prokllamua Republika shqiptare... Mbaruar mė 17 Maj 1925, nė Korēė. Bėrėsi. Mihal Grameno
|