|
VEPRA MIHAL GRAMENO KOPSAXHINJTė Kisha vajtur nė Poste tė Durrėsit pėr tu qarė te z. ministri i Postės e Telegrafave mbi shėrbimin si dhe lehtėsirėn qė i duhej dhėnė shtypit, kur nė zyrė, veē zotit ministėr Mithat Frashėrit, gjeta z. Cilkė, Nuri Villėn, Osman benė dhe ca tė tjerė. U pėrshėndoshėm dhe kur zumė tė biseduarit vjen njė i panjohur, i cili kėrkoi njė koleksion tė pullave tė Shqipėrisė. Ky zotni dukej i riardhur nė Durrės, ishte veshur mirė dhe pėrveē lemodhetės nė ngjyrė kombėtare kishte dhe njė kopsė. Zoti ministėr u ngrit vetė qė tė pyeste direktorė nė ndodhej ndonjė koleksion, po mjerisht nuk ndodheshin nga tė gjitha, kėsisoj qė ai zotni me tė dėgjuar qė skishte nga tė gjitha pullat, shkoi. Kur u kthye zoti ministėr dhe nuk e gjeti atė zotninė u turbulla keq duke pyetur nga shkoi?... nga shkoi?... zbriti shkallėtė edhe ai si rrufeja! Mbetėn tė habitur dhe ca nga shokėt pandehėn mos u prish menē ministri, po Cilka qeshi dhe tha: Mos u bėni merak fare zotėrinj! Se sėmundjen ia di unė Mithatit!.. Ai vuan nga sėmundja e kopsave!... Ai zotnia qė pyeti pėr koleksionin e pullave kishte njė kopsė nė rroba dhe Mithati do qė ti kėtė tė gjitha llojet, andaj shkoi qė ti marrė kopsėn. Hesht, more zoti Cilkė! tha Osman beu, ėshtė me myqyn qė Mithati tė rėndė si njė i marrė pėr kopsat? Unė kam nga tė gjitha ēeshitet e kopsave qė nė kohė tė Sulltan Selimit dhe po tė dojė mund tė vijė tė marrė sa tė dojė! Pastaj kam edhe nishanet qė mė kanė dhėnė kur vija me arxhet... Nuk janė nga ato kopsa, bej i thashė unė, se kėto kopsa janė shkrojtur shqip dhe njė ditė do tė mbeten pėr kujtim, andaj Mithati i mbledh qė, kur tė bėhet Muzeja, ti verė atje! Asamane, more Mihal, mė tha Osman beu Myzeqenė e kanė pashallarėt e Fierit dhe ata i kemi miq bashkė me Mithatin, qė i ka krushq, edhe kurdoherė bėjmė Myzonė!.. Ka tė tė drejtė Osman beu, tha Nuri Villa, duke na mbyllur synė, andaj punėrat janė tė mbaruara, po ejani tė dalim jashtė. Kėsisoj u mbyll bisedimi dhe dualėm pėrjashta duke marrė lamtumirėn nga njėri-tjetri. Unė me tu ndarė shkova nga Pallati Mbretnor, kur dėgjoj tė mė bėrtasėn: Grameno! Grameno! Kur ktheva kryet shoh Mithatin, i cili mė tha: Asamane more Mihal, shih atė zotninė me kopsėn se mos ia marrė ndonjė tjetėr i huaj dhe shkoi... shkoi... duke kėrkuar kopsėn. Unė e besova qė pa fjalė atdhetari ynė do tė ishte nga mėrgimi dhe kėsisoj nė darkė u hasa me zotėrinė e tij dhe, si u bėmė tė njohur, i lypa kopsėn, tė cilėn ma dhuroi me gjithė zemėr. Tė nesėrmen me Cilkėn hėngrėm drekė nga Mithati nė shkėmbim tė kopsės! Atė ditė Mithati dukej mė i lumturi i botės qė pati atė kopsė. Pasi hėngrėm mirė, zbritėm nė skele, kur nė tė dalėt e vaporit, ishin mė shumė se 50 shpirt me ato kopsa!... I mjeri Mithat mblodhi gjithė kopsat pėr ti dhuruar nė Muze tė Shqipėrisė, po rebelėt nuk ua dinin vleftėn dhe kėshtu ia dogjėn nė Elbasan nė shtėpi tė Aqif Pashės... Po unė e ngushėlloja duke i thėnė qė paskėtaj do tė ēmohen kopsat se vetėm atdhetari mund tė quhet anėtarė i Kopsaxhinjėve!... Koha, 1915, nr. 39 |