• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    KANALI I DEVOLLIT

    “Allo! Allo!” dhe zilja cėr... cėr tė shurdhonte veshėt. Mė sė fundi u dėgjua qė u pėrgjegj qendra qė “kush ėshtė?” “Direksia e Botores andaj hapni shpejt Bilishtin se ėshtė njė nevojė e madhe shumė”. Me vrap i venė nė marrveshje duke kėrkuar qė tė thirret sa mė shpejt nė telefon inxhinieri i Bilishtit.

    Vrapuan ta gjejnė po meazallah, nuk gjendej gjėkundi. Policia vuri gjithė fuqinė nė veprim, aq mė tepėr se ishte nga mendizėt e huaj, dhe mos i kishte ngjarė ndonjė gazep, e kėsisoj pas shumė kėrkimeve, zbuloi qė kishte dalė pėr gjah!

    Direktori i Botores sė Korēės z. Kavalier Goronka u zemėrua pakėzė dhe porositi automobilin, kėshtu qė pata fatin edhe unė tė vizitoja Bilishtin. Duke shkuar arritėm nė urė tė Devollit dhe na bėrtiti automobilxhiu: “Stop, stop”. Ura ishte nė rrezik e kėsisoj shkuam mė kėmbė, andaj i thash z. kryemendiz, me pak fjalė italishte, qė nuk ėshtė turp qė pėr njė urė kaq tė vogėl, e cila nė Itali mbarohet me dy-tri ditė, tė mos mbarohet kėtu me kaq muaj, kur tė gjithė materialin e duhur ua kanė bėrė gati.

    — Si (1)... Si... — m’u pėrgjegj — prandaj erdha qė ta ve nė veprim qysh sot, po mė pėrpara do tė bėjmė njė urė tė pėrkohshme pa mė tutje, si tė mbarojmė planet, do tė bėjmė njė urė me themel, qė tė mbahet mend!

    Arrim nė Bilisht nė mes tė ditės. Atėhere kishte arritur edhe mendizi i Bilishtit nga gjahu, bashkė me konduktorėt. Kryemenidizi e qortoi pakėzė, pastaj u tha qė sot me domosdo tė zinin nga puna. Po punėtorė ku tė gjenin nė atė orė?

    U shtrėngua nėnprefekti, kryetari bashkisė, polcia e xhandėrmaria tė gjenin punėtorėt e duhur, vetėm e vetėm qė tė nisnin nga puna, kėshtu qė tė dytėn ditė, kur u ktheva pėr nė Korēė pashė qė ndėrtonin barrakat pėr Kanalin e Suezit dhe tė Panamasė!...

    ...Mendezėt tanė ēanin kryet qė qysh e qysh t’i gjenin ēarenė kur Sadik konduktori e Ligo Qyraku u thanė:

    Pėrse mejtoi kaq shumė zotėrinj. Qė tė shpėtoni lehtė fare i thoni qeverisė qė drurėt nuk janė tamam, kėshtu qė gjer tė mirren masat dhe tė priten, vjen lumi dhe atėhere mė s’punohet dot.

    — Bravo!... Bravo!... Bėrtitėn tė dy dhe u shtrėnguan dorėn konduktorėve. Dhe zunė allotė, raportet duke lajmėruar qeverinė qė planet ishin tė mbaruara po u duheshin edhe ca drurė qė tė mbarohej Kanali i Devollit definitivisht!

    Mjerisht kur ndodheshin nė kėto marrėdhėnie me qeverinė z. Rahmi Beu shkoi me automobil pėrmbi urė dhe ura ra! Lumtėrisht shpėtuan pa ndonjė dėm, po sharjet qė ju vėrtitėn nuk numėrohen, se u prishi planet mendizėve.

    Si e panė ngushtė qeveritarėt thirrėn usta Josifin e Progrit, i cili pa diplome, po vetė mi praktikuar, e mori pėrsipėr qė me gjysmat e druve, qė kishin dėrmuar pyjet, tė mbaronte urėn tė pėrherėshme e jo tė pėrkohshme.

    Kanali i Devollit do tė mbarohet pra nga usta Josifi i Progrit gjer tė mbarohen planet e allo! allo-tė!... Tirana e kupton apo jo; se mjaft edhe mjaft shkuan kaq tė prishura me mendizėt pėr rrugėt dhe veēanėrisht pėr Kanalin e Devollit.

    “Koha”, 1922, nr. 97


    (1)Si, it. — po.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com