• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    KAJMETė (1)

    — Tė paēim! Tė paēim! Tė paēim... sa malet Pasha! dhe ymėr allahu!... Ju qė pėrkujdesi pėr fakir fukaranė la e mė la t’u ngrejė allahu!

    — Ē’tju bėj unė i mjeri, or djema, i vetėm? Ja vallahi gjithė natėn se kam fjetur, duke u menduar pėr ju. Pyesni dhe Mystesharė ē’kam punuar gjithė natėn qė tė mendohem qysh mund t’u bėhet dermani juve, sa thira edhe kovaēin nė mes tė natės pėr kėtė sebep!

    — Ymėr pashai... dhe tė paēim sa malet, se juve u kemi vėli nimet!... Nė dorė tuaj jemi, si tė doni ashtu na bėni.

    Si fėrkoi duart me gėzim Azis Pasha (2) pėr mburrjet qė i bėnė u tha duke nėnqeshur:

    — Ē’tė bėj, or djema; sa mund pėrpiqemi dhe tani do tė vete nė maxhliz ku e kam pėr tė shtruar planet e mia, po u lutem mos e pėrhapni sa tė marrė fund puna.

    — Meazalla Pasha, meazalla!

    — Se nuk e dini ju sa kundėrshtime dhe belara mė dalin pėrpara. Edhe mė shumė ėshtė Poga qė nxjerr mendje dhe bej’te dhe kėsisoj gjithė ditėn e mexhlizit e shkojmė me tė. Po sot do t’ja mbledh se mileti pret, prandaj tani do tė shkoj dhe nė mbrėmje u them ēfarė fundi mori.

    — Pasha, mileti ėshtė me ty, — i pėrgjigjen, — andaj nė qoftė se tė kundėrshtohet Poga ose ndonjė tjetėr na thuaj pa ja bėjmė kurrizė mė tė butė se barkun!...

    — Durim, durim djema, — u tha Azis Pasha, duke shkuar pėr nė mexhliz tė ministrave.

    Me tė hyrė brenda gjen gjithė ministrat rrethuar pranė njė tryezė tek shkuleshin me ca vjersha qė u ligjėronte Poga. Azis Pasha me njė qėndrim madhėshtor, u tha:

    — Gjer kur vallė z. Poga do tė na mbajė kėsisoj? Poga sot, Poga nesėr, thotė bejte e bėn kanine, por pėr miletin kush kujdeset? Vallahi qė do tė jap istifanė!...

    Ismail Qemali pėrnjėherėsh u ngrit dhe i tha me dhelpėri:

    — Pėsė zemėrohesh Pasha? Ne ju po ju prisnim qė tė vinit, andaj s’kemi hapur as mexhlizin se barrėn mė tė rėndė tė Shqipėrisė ju e keni...

    I krekuar nga kėto fjalė Azis Pasha tha:

    — Gjitė natėn jam menduar me Mystesharė qysh do tė bėhet halli se para s’kemi fare nė sėndyq, edhe i dhashė karar tė bėj “kajme” dhe kėsisoj mbarohet puna duke paguar memurėt e vjetėr si dhe tė emėrojmė tė rinj se shumė vuajnė fakir fukarenjtė...

    Ismail Qemali shihej me tė tjerėt sy mė sy kur Azis Pasha u tha:

    — Mos u bėni merak pėr asgjėsendi se i mendova tė gjitha. Kam thirrur nė mes tė natės Dalip Kovaēin dhe i tregova planet. M’u zotua se mund tė na bėjė njė pllakė pėr “Kajmetė”. Edhe “Kajmetė” do tė dalin me dy shqiptarė: toskė e gegė zėnė dorė pėr dore prej 5 lira dhe prej 2 lira!

    — Bravo!... Bravo!... se matotheo nė e pandeja kėtė kurrė prej jush Pasha, — dhe me vrap i shtrėngon dorėn Poga Azis Pashės, duke i thėnė: — Kam gjetur belanė edhe unė pėr memurietė po tani mund tė vemė sa tė duam se gjetė “kajmetė”.

    — Ē’janė kėto fjalė qė kuvendoni, — tha Ismail Qemali, — se ėshtė turp po t’i marrė vesh bota. Duhet mė parė tė kemi florinj pastaj tė nxjerrim “kajmet”. Prandaj ju lutem ta lėmė pėr mexhlizin tjetėr punėn e kajmeve!”

    Me gjithė protestimet e Azis Pashės dhe tė Pogės qė mund tė bėhen “kajmetė” mexhlizi u mbyll dhe ministrat shkuan.

    Poga me Azis Pashėn shkuan midis kafeneve ku priste gjindja me padurim dhe mbetėn tė ēuditur duke parė Azis Pashėn me Pogėn, po i nxori nga ēudia Azis Pasha duke u thėnė:

    — Zoti Poga ėshtė me miletin dhe sė bashku do tė pėrpiqemi pėr ju, por durim edhe kėtė javė sa t’u mbushim kokėn, shokėve, qysh bėhen “kajmetė”!...

    “Koha”, 1916, nr. 63


    (1)Kajme, tr — Monedhė.
    (2)Azis Pasha ishte Ministėr i Financave nė Qeverinė e Vlorės.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com