• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    “KAFE OXHAKET”

    ...Me tė dėgjuar fjalėn arrimė, pėrnjėherėsh harruara gjithė vuajtjet dhe hidhėrimet qė kishim hequr gjer atė ditė, nga ngjarjet e luftės si dhe nga udhėtimi i gjatė qė nga Korēa gjer nė Vlorė, nė mes tė dimrit! (1)

    Si u mblodhėm tė gjithė shokėt... shtimė sytė qė tė vėrenim panoramėn e bukur, natyrore, qė ka Vlora. Rrethuar me bregore tė veshura me ullinj dhe me limane e dėgjuar tė Adriatikut, Vlora sido qė ėshtė ngrehur nė njė gropė, ka njė pamje shumė tė bukur.

    Ndejtėm njė copė herė duke vėrejtur bukurinė dhe begatitė e Shqipėrisė, duke biseduar pėr pritmjen e Atdheut, kur Istref Vėrleni qė po vėshtronte me dylbi, tha me njė gėzim tė patreguar: “Ja tek valon flamuri kombėtar! Ja! Ja! Sa i bukur ėshtė!...” Zemrat na rrihnin pa pushim dhe kėrcenin nga gėzimi, duke kėrkuar se cili tė shohė me sytė e vet njė endėrr tė shenjtė, njė endėrr tė pashpresuar, andaj u ngritėm me vrap qė tė rrėzohemi nė qytet pėr t’ju falur flaminit tė shenjtė, flamurit tė Skėnderbeut qė ishte ngritur, pas 500 vjet harrimi dhe varrimi!

    Me tė arritur nė qytet, pa humbur asnjė sekondė, shkuam nė godinė tė Ceno Sharės, ku ishte ngritur flamuri dhe rrinte qeveria e parė shqiptare. Atė gėzim nuk mund ta tregoj dot se lotėt na derdheshin ēurk si lumi. U ngjitėm sipėr pėr tė pėrgėzuar Ismail Qemalin dhe gjithė ministrat qė patėn fatin tė ngrėnė flamurin edhe tė shpėtojnė Shqipėrinė. Kuvenduam gjer e gjatė mbi ēėshtjen kombėtare duke dhėnė secili mendimet e veta, po Ikur u ngritėm tė shkonim, Ismail Qemali kėrkoi ndjesė qė nuk ishin rregulluar mirė pėr tė na gostitur, kur z. Petro Poga tha: “Unė e thashė qė nė krye, qė mė pėrpara, se do tė na duhej “Kafe Oxhaku!” Se duhet Efendėm pėr njė mik tė japėsh kafe se ka lezet edhe muhabeti!”

    Mė tė shumėt e pranuan proponimin, me kaq rėndėsi, tė z. Poga, ministrit tė drejtėsisė, dhe qė atė ditė Allah bim bereqaversėn “Kafe Oxhaku” ishte ēelur nė godinėn qeveritare ku bėhej edhe muhabet!

    Ky proponim i shkėlqyer me vrap mori njė udhė tė mbarė e kėshtu falė zotit nė gjithė prefekturat dhe zyrat kafeja nuk mungonte megjithėqė nga shkaku i blokos (bllokadės) kafeja arriti 60 grosh oka!

    Veē kėtyre “Kafe oxhaku” jo vetėm qė u bė modė, po u bė edhe njė vegėl politike, se ministrat, pėr tė bėrė partizanė, kishin bėrė nėpėr shtėpitė “Kafe oxhakė” dhe kishin lėshuar agjentė qė tė ftonin njerėzit pėr tė pirė nga njė kafe e tė bėnin pak muhabet. Sa arrinte ndonjė shqiptar nė Vlorė, me vrap agjenti tė ftonte tė tė prezentonte nė akcili ministėr qė tė njiheshe ku do tė pinje dhe kafene. Kėtė metodė mori edhe qeveria e Durrėsit, e cila mundet qė i shtoi se gjithė shtėpitė e ministrave qė nga Turhan Pasha, Mihal Turtull Beu dhe kompania e honxho-bonxhove ishin tė hapura pėr tė pirė safetė dhe nargjiletė duke konkuruar njėri-tjetrin.

    Nuk ishte ēudi qė dhe nomi i parė qė tė shtrohej nė Parlamentin Shqiptar do tė ishte nomi i “Kafe Oxhakėve” po kemi shpresė qė qeveritė e paskėtajme, tė cilat do tė qeverisin Shqipėrinė, kanė pėr tė shporrur nga zyrat zakone e lig tė “Kafe oxhakut”.

    “Koha”, 1915, nr. 12


    (1)Mihali me disa patriotė tė tjerė u nis pėr nė Vlorė nė ditėt e fundit tė dhjetorit 1912, njė natė para se tė hynin ushtritė greke nė Korēė.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com