|
VEPRA MIHAL GRAMENO I GJORI IBRIK!!! Vrapova dhe unė me tė dėgjuar qė paralamenti u mbyll dhe deputetėt arrinė nėpėr shtėpitė. Pikė sė pari u sula te miku tim i vjetėr Drosgolluni qė ti uroja mirėardhjen edhe tė mėsoja tė rejat e Tiranės. I shtrirė nė kanape dhe me tespiet nė dorė po u pėrgjigjej gjindjes me njė seriozitet tė madh. Unė jam ose shoh ndonjė endėrr thashė vetvetiu, po pėrnjėherėsh mendova qė si deputet duke u pėrzjerė me shkėlqesia dhe diplomatė ka arritur pikėn e fundit tė diturisė! Tek po mburej me veprat e mėdha qė i solli shtetit, e pyeta pėr gjendjen ekonomike, pėr ligjet e reja, pėr doganėn, pėr monopolin e tė tjera, kur Drosgolluni mu pėrgjegj: Kėto janė gjėra tė vogla dhe as qė desha tė trazohem me kėto. Por pėr kėto punėra pa rėndėsi tha z. deputet Drosgolluni, zgjodhėm njė komision prej pesė shpirt... Po nuk duhet aspak tė dėshpėroji nga kėto gjėra tė vogla, se kur tė mblidhemi nė vjeshtė do tė protestoj edhe me partinė tonė tė shemendeferit do ti rrėzojmė dhe tė sjellim aeroplanėt! Nuk mundja tė dėgjoja mė kėto bisedime tė pakripura, prandaj si e pėrgėzova, e urova qė pėr sė shpejti ta shoh kryeministėr. Tepėr i kėnaqur z. deputet Drosgolluni tha qė po tė marrė frenat e Shqipėrisė nė dorė do tė shohim ēudira pasi ishte bėrė i njohur me shumė diplomatė!... Bashkė me mua doli edhe plaku Rexho dhe e pyeta se ēkuptoi nga fjalėt e Drosgollunit? Kėto kuptova, tha plaku, qė kėto fjalė mė kujtuan Parlamentin dhe deputetėt e Turqisė mė 1878. Atėhere pasi u pėrpoq Mithat Pashai pėr konstitucion u zgjodhė deputetė, midis tė cilėve kishte pak tė mirė. Shumica as qė kishin haber ēdo me thėnė Parlament kėshtu qė kur mbajti sadrazemi fjalėn dhe tregoi rėndėsinė e Parlamentit iu lut tė tregonin nevojat qė kish populli. ...Del njė qė emėrohej kryetar i shumicės dhe tha: Seadetlu Sadrazem Pasha Hazretleri, unė bashkė me shokėt jemi tepėr tė kėnaqur nga Baba Dovleti, qė na paguan si jo mė mirė, po kemi njė rixha tu bėjmė qė nė Parlament ska bollėk meshanera dhe ibrikė! Sadrazemi tepėr i dėshpėruar e mbylli Parlamentin kur pa se ēėshtja mė me rėndėsi ishte puna e ibrikut. I gjori ibrik!... Koha, 1922 |