• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    “HONXHO-BONXHOT”

    — Ja tek vinė; dėgjohen zėrat e njerėzve qė ishin ngritur nė Ushtresė tė Durrėsit, e cila, pasi erdhi mbreti u vendos tė bėhej kėshilla e zyra e ministrive. Ushtresa e Durrėsit ėshtė njė godinė mjaft e bukur dhe aq mė shumė vendi piktoresk e natyral s’ka tė treguar. Ngritur nė bregoret e bukura e tė veshura me ullinj, nėn kalatė e vjetra e antike, jep njė bukuri tė patreguar!

    Kisha dalė dhe unė bashkė me P. A. pėr tė shėtitur. Po rrinim nėn hijen e ullinjve, duke biseduar kur dėgjuam zėrat e njerėzve, tė cilėt kishin ardhur mė tepėr pėr memurllėqe, tė tė bėrtasėn ja tek vinė, ja tek vinė! U ngritėm edhe ne anė kėmbė dhe u afruam tė pyesim, kur na thonė se janė ministrat qė vinin. Me tė vėrtetė ata ishin dhe ngjisnin tė pėrpjetėn njė nga njė dhe dy bashkė. Pandehja qė as Bismarku nuk mund t’i shėmbėllente burrat e mėdhenj tė shtetit shqiptar, nga tė ecurit ngadalė dhe serioze, si dhe nga mėnyrat e tyre. Me kryet unjur e nė mendim tė thellė, ose duke biseduar pandehje qė mendimi i tyre ishte vetėm pėr Shqipėrinė qė qysh tė e fatbardhėsojnė.

    Gjithė njerėzit u rrinin nė kėmbė dhe me t’u afruar zunė temenatė. Ministrat u pėrgjigjeshin kalorėsisht duke Iėvizur nga pak dorėn. Unė duke qenė i njohur me tė gjithė u afrova dhe duke dhėnė dorėn i uroj pėr nder tė madh dhe fatin qė tė mbeten tė pavdekur, si tė parėt ministra tė Shqipėrisė, pas ardhjes sė mbretit (1) . M’u falėn nderit qė tė gjithė dhe mė ftuan tė vete nė dhomė tė Kėshillės gjer tė zireshin nga punėrat, se Turhan Pasha (2) dhe Esati nuk kishin ardhur akoma. Duke patur edhe pak punė me zotin ministėr tė financave Adamid beun, vajta brenda nė dhomė tė Kėshillės ku ndodheshin: Azis Pasha, Mihal Turtulli, Myfit beu, Hasan be Prishtina, Adamid beu dhe sekretarėt Eqrem be Vlora dhe Nuri Villa, e si i pėrgėzoj edhe njėherė nga thelbi i zemrės, Turtulli mė pyeti duke qeshur: “O zoti Grameno po dėgjojmė njė fjalė tė re qė keni pėrhapur honxho-bonxho, u lutemi nuk na tregoni edhe neve cilėt quan pėr honxho-bonxho?” Iu pėrgjegja kėsisoj: “Me qė doni tė mėsoni kėtė, po u them qė honxho-bonxho jini dhe Z-jujaj nė qoftė qė do tė zini punėn me kafe oxhak, me nargjile, me tespie, me temenara e byrgjyn jarėn (3) dhe me tė kėtilla ēestite. Si u shkulėn sė qeshuri mė thonė Myfit be Libohova dhe Adamid beu qė ata do tė sakrifikoheshin pėr Shqipėrinė, pėr tė cilėn na ka rėnė dhe leshi i kryes, shtoi Adamid beu! U thashė qė kombi shqiptar do t’u numėronjė pėr tė mirėn e Shqipėrisė dhe shtova qė do tė na kini ndihmės pėr ēdo gjė qė tė na kėrkoni. Azis Pasha, duke harruar qė ndodhesha midis tyre, i selė prej kohės sė Sulltan Azisit, por Turtulli i preu fjalėn duke i thėnė: “Pasha ty fare nuk tė kuptoj se mė shumė turqisht na kuvendon se sa shqip!” Ahere Azis Pasha, duke harruar qė ndodhesha midis tyre, i pėrgjigjet me zemrim: “Mirė unė qė e trazoj me turēen po ju qė gjithė frėnēe kuvendoni midis jush, nga tė cilat fjalė s’kuptoj asnjė fare! Prandaj ka tė drejtė Mihal Gramenoja qė na quan honxho-bonxho!...

    “Koha”, 1915, nr. 11


    (1)Nė nėntor tė vitit 1913 Fuqitė e Mėdha i mbaruan mė nė fund pazarllėqet e tyre lidhur me Shqipėrinė dhe vendosėn qė princ i Shqipėrisė tė ishte gjermani Vihelm Fon Vid ēka shkaktoi nė vendin tonė ndezjen e konflikteve politike. Nė rrethet politike ky vendim u pa si njė shpresė pėr sigurimin e pavarėsisė dhe pėrparimin e vendit, ndėrsa nė rrethe tė tjera qė ishin pėr njė princ musiliman e nėn hijen e Sulltanit, vendimi u prit nė mėnyrė armiqėsore. Nė janar 1914 dha dorėheqjen qeveria provizore e Vlorės dhe nė shkurt “Pleqėsia e Durrėsit, e E. Toptanit. Nga fundi d kėtij muaji njė delegacion me nė krye Esatin shkoi nė Noi-Vid tė Gjermanisė dhe i ofroi Vidit kurorėn e Shqipėrisė. Mė 7 mars Vidi erdhi nė Shqipėri e caktoi si kryeqytet tė vet Durrėsin. Ai u largua prej kėndej mė 3 shtator 1914. Vidi u tregua i paaftė nė drejtimin e shtetit shqiptar tė pakonsoliduar duke rėnė nė prehėrin e Italisė e Austro-Hungarisė. Duke grumbulluar rreth vetes bejlerė e pashallarė ai krijoi njė regjim antipopullor ēka dėshpėroi patriotėt dhe ndezi zjarrin e urrejtjes tė fshatarėsisė sė Shqipėrisė sė Mesme.
    (2)Turhan Pasha qė u caktua nga Vidi si kryetar i qeverisė qe njė nga personalitetet e njohura politike edhe nė administratėn turke. Ai kishte lindur nė Pėrmet. Mėsimet e para i mori nė vendlindje e pastaj i vazhdoi nė Janinė. Studimet e larta i mbaroi nė Stamboll ku fitoi edhe besimin e vetė Sulltanit. Qe funksionar i lartė i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Turqisė dhe ambasador i saj nė Romė, Madrid dhe Petrograd. Kabineti i tij pati jetė tė shkurtėr. Turhan Pasha erdhi pėrsėri nė fuqi, nė krye tė qeverisė, qė u zgjodh nga Kongresi i Durrėsit pas mbarimit tė Luftės sė parė botėrore nė dhjetor tė vitit 1918. Ai kryesoi delegacionin pėr nė Konferencėn e Paqes tė Parisit. Turhani, duke qenė njė vegėl nė duart e italianėve, kapitulloi nė Paris e nė propozimet drejtuar kėsaj Konference i njihte Italisė interesat e saj strategjike nė Vlorė. Kjo ngriti nė kėmbė opinionin publik dhe e detyroi Qeverinė e Durrėsit to zėvendėsojė Turhan Pashėn.
    (3)Byrgjyn jarėn, tr. — Me sot me nesėr, tė lesh punėn sot pėr nesėr.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com