• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    GAZETARI SHQIPTAR

    Ja edhe dy net mbetnė, tha Zotoja, qė na ndajnė nga moti i ri, kur kthehej nė dhomė tė tij. edhe buzėt i nėnqeshėn nė kėtė mejtim. Kishte arėsye ta priste me kaq gas meqenėqė gjithė bota: tė pasur, tė vobektė, tė mėdhenj, tė vegjėl e gjithė fatzinjtė e presin me gojė hapėt kėtė ditė tė shėnuar, me shpresė tė bukur tė njė kanisku, njė darove, njė lodre, ose njė ndryshimi tė rrojtjes, kėshtu pra edhe Zotoja tonė shpresonte nga moti i ri ndonjė ndryshim. Si hyri brenda ndezi kandilen, nxori nga xhepet njė paketė tė vogėl mbėshtjellė me njė gazetė dhe e vuri mbi tryezė, pastaj ndenji afėr mbi fron edhe ai vetė. Nė paketė nuk kishte gjėsendi tjetėr pėrveē pesė para bukė edhe pesė para ullinj. Kjo ishte gjithė darka e Zotos! Ishte i stėrvitur nė kėtė rrojtje, andaj pa psherėtimė, si hėngri bukėn, shojti kandilen edhe ra tė flerė qė tė ngrohej nė shtrat meqenėse soba ishte mė e ftohtė nga akulli. Sa pėr mobiljet e dhomės ishte lehtė pėr tė vėrejtur: Njė shtrat me njė jorgan tė vjetėr, njė tryezė, njė fron, njė kandile, njė qelqe me ujė, nė fund tė dhomės ishte pėrdhe njė tok me gazeta. Kjo ishte gjendja e Zotos, tė shkėlqyerit gazetar shqiptar!...

    Me gjithė kėto asnjė dėshpėrim nuk rrėfente fytyrė e tij, po i kėnaqur e me durim tė patundur, shpresonte tė mbushte qėllimin e shenjtėruar, duke mbrojtur tė drejtat e kombit tė tij pėrpara botės sė qytetėruar.

    Zotoja ishte djalė i ri, i mėsuar nė dituri nė Evropė dhe si mbaroi mėsimet e larta u hodh nė luftė kombtare duke botuar njė gazetė shqip pėr tė mbrojtur tė drejtat e mėmėdheut pėr tė cilin i qante zemra natė e ditė. Pas njė moti plot therori trupore e materiale, xhepet i zbrazi prej kohe e tani priste motin e ri duke shpresuar nė mėmėdhetarėt qė do tė kujtoheshin dhe do tė mbushnin detyrėn e tyre duke dėrguar tė paktėn, nė mos ndonjė ndihmė, pajtonin e gazetės.

    Nga ky shkak ishte mė i ēelur kėtė natė Zotoja ynė nė kujtim tė motit tė ri. Ra tė flerė po gjumi nuk i afrohej, gjithė natėn u dėrmua nė shtrat duke shkuar ndėr mend njėmijė ėndėrra fluturake e njėqind hesape. Nga 500 pajtimtarė, thoshte, do tė vinė tė paktėn 2.000 franga. Kėshtu pra, do tė paguaj gjithė detyrimet: Nė shtypshkronjė do tė paguaj pėr gjashtė muaj tė shtypurit e gazetės se nuk duan tė ma shtypin mė, qiranė e dhomės e tė shpėtoj nga gojė e zonjės qė mė tremb me tė pėrzėnė, nė restorantet qė mė kanė tharė prej kohėsh gushmaqnė, dhe nė kafenetė qė s’ma varin fare kapistallė, pastaj do tė ble dru pėr zjarr, njė palė rroba e njė pallto pėr tė ndėrruar pardesynė verake me njė okė lyrė mbi tė, kėpucė, kėmishė, pastaj tė rroj edhe unė si njeri duke lagur lugėn me ndonjė gjellė e tė vete nė kafenetė e mėdha si gazetar i njė kombi edhe pastaj... pastaj... Kėtu qėndroi nga hesapet dhe, duke pėrdredhur mustaqet, buzėt i nėnqeshėn. Deh! Ishte njeri, edhe i ri, andaj dhe Zotos i fluturoi mendja te syzeza Rozinė! Do ta bind, tha, me njė palė vėthė atė artė dhe do tė mė pėrgjigjet nė dashuri.

    Kėto mendonte gazetari ynė, e mundet tė mos mbaronte nga kėto mendime po tė mos hapej dita e tė zbriste poshtė pėr tė marrė letėrshkėmbimet qė solli postjeri. Midis shumė letrave i jep edhe njė tė madhe tė papaguar, duke i thėnė: njė frang ėshtė taksa e kėsaj letre. Fort mirė, thotė Zotoja, duke u kuqur, por s’kam tė prishura, t’i jap nesėr. Ēka tė bėjė, pėrgjigjet postjeri, i cili shpresonte tė nesėrmen ndonjė darovė tė motit tė ri. Si hyri brenda, ndezi njė cigare dhe zuri tė hapte letrat nė tė cilat kishte varur gjithė shpresat. Ē’pandehni se gjeti brenda?

    Dorėshkrime mė mėrira tė veēantė, vjersha dashurie edhe urime pėr motin e ri duke e ngritur Zotan gjer nė majė tė lumturisė! Po ca nga kėtė ishin edhe mė tė ēuditshme! Njeri shkruante qė tė madhonte formėn e gazetės edhe ta botojė mė dendur, njė tjetėr e qortonte pėr programin, njė tjetėr pėr shkronjat, kurse njė tjetėr i shkruante: je njė tradhėtor i shitur te tė huajt duke marrė nga njėmijė franga nė muaj! Vetėm njėri i dėrgonte tri franga tė pajtimit duke dhėnė shpresė se kusurin do t’ia jepte motin tjetėr. Ha! Ha ia dha tė qeshurit Zotoja dhe si ndezi njė cigare doli nė qytet. I pari kujdes ishte tė blente me tė tria frangat njė jakė e njė kravatė, njė ēapare pėr kapellėn, njė bukė e njė kokė lakre arme pėr tė ftohur stomakun...

    “Lidhja Orthodhokse”, 1909, nr. 10


    Mė lartė
    webmaster@letersi.com