|
VEPRA MIHAL GRAMENO GAZEPI!!! Mė sė fundi ju dha karari dhe shpėtuam prej kėtij gazepi tė madh qė na kishte gjetur! Kur dėgjova kėto fjalė, gjaku mė iku dhe dridhesha si purteka, se bisedohej pėr gazep edhe gazep!... Vura veshin qė tė mos mė shpėtonte ndonjė fjalė, se me tė vėrtet nė kėtė kohė kemi patur shumė bisedime pėr komisionin e kufive, po si hyra brenda kuptova qė bisedohej pėr bishtin e dhelprės. Pyeta cilėt ishin zotėrinjtė qė bisedonin se nuk i njihja e mė thanė qė janė ata burra mė tė lartėr qė ka Shqipėria Se efendėm, mė tha njėri, filani ka qenė dhe ėshtė Xheza Reis, edhe tjetri quhet Ovrusholidhis, tjetri ėshtė nga ata qė ka mbaruar Panepistimion (universitetin) e Athinės, ishkryetar i Silogut tė Panelenizmės dhe sot prokuror i Shqipėrisė! Atėhere kuptova qė ndodhesha pėrpara ca magistratėve, nė tė cilėt qėndron vetėm kalemi, dhe zura tė dridhesha ca mė tepėr! Dridhet e duhet tė dridhet cilido kur tė mejtoje qė oka e sapunit ėshtė njėqind grosh dhe litari pa sapun nuk shkon, kur tė dėnojnė pėr varje. Mos u tremb, mė tha njėri, se kemi mik Tas Qebap Efendinė bashkė me Paradhignatoskarin, kėshtu do tė mos dėnojnė ty, po shih dhe ti me anė tė xheridesė (gazetės) i lėvdo se pėr sė shpejti do tė shkėmbehet kabineti. Ja more vėlla kur bėhesh merak dhe tinė pėr tė kėtilla gjepura! Shkruaj qė Mustafai me Nuēin janė mė tė mbaruarit njerėz nė Shqipėri, janė patriotė e fort delikatė dhe kėshtu, mor xhaxho, vere mbi sy festėn. Po rrija e mejtohesha qė Myslimi me Lambraqkėn mė donin tė mirėn, po unė si fodull dhe veteran qėndroja i patundur, kur vjen njė ēun nė kafene duke bėrtitur: Ligji i shtypit dhe dėnimi i gazetarėve!... Me vrap e rrėmbeva po nuk e kam kėnduar as sot nga entuziazmi se Shqipėria ka burra tė tillė qė tė nxjerrin ligje mė 24 orė tė shtypura. Ishte e pamundur tė mos kujtoja tė pavdekurin Petro Pogė. Lumtėrisht tė rinjtė dualėn mė tė shpejtė, kėshtu qė mė 24 orė ligjet mbaronen dhe tė mos na lėvdohet shumė Zvicra! Gėzimi i madh pėr ligjet e reja mė bėnė tė bėja njė udhėtim nė njė fshat e rrugės nė ca rripa gjeta ca druvarė. U pėrshėndoshėm dhe, si bėmė nga njė cigare, zumė tė qajmė hallet e shtrenjtėsirės. Leri mėnjanė kėto, tha shoku, se skanė fund, po a doli ndonjė kėngė e re nė fshatin tuaj, Doli, tha dhe ia mori: Fustanin me klinda dhe tinė pa brekė!... U ndanė udhėtarėt, duke i lėnė njėri-tjetrit lamtumirė, kur kthehet i pari qė tė pyesė: Si e ke gomarė qė tė ngordhi vjet? Kur e di pėrse mė pyet? i pėrgjigjet. Vetėm pėr tė bėrė edhe ca muhabet, tha ai tjetri, prandaj nem kutinė ta ndezim njė herė. Edhe harrova tė tė them qė paska ardhur njė gazep i madh. Mos ėshtė fjala pėr Osman Gazepin? thotė shoku. Jo, mor budalla, po pėr xheridetė qė i preku gazepi! Koha, 1922, nr. 88 |