|
VEPRA MIHAL GRAMENO FOLEJA KOMBėTARE Rroftė liria!... Rroftė njėjėsia dhe vėllazėria!... edhe rroftė... e rroftė nuk merrnin pushim sė buēituri nė hapėsirėn e paanėshme. Po, ishin zėrat qė dilnin nga thelbi i zemravet tė zhuritura e tė djegura tė njė kombi, i cili prej 500 vjet zvaroste hekurat e rėnda tė tiranisė dhe robėrisė, dhe sot i jepej tė pakėn liria pėr tė shfaqur kombėsinė e tij, tė cilėn ia kishin ndaluar edhe kėtė mė tė shenjtė gjė armiqtė. Dhe ky komb ishte kombi fisnik, mė i vjetėr i botės, kombi ynė shqiptar. Ishte nė tė dhėnit e hyrrietit tė Turqisė mė 1908. Gjithė kombet qė ndodheshin nėn sundim tė Turqisė u gėzuan pėr lirinė. Po gėzimin mė tė madh e ndjente kombi shqiptar se ky ishte mė i robėruan nga kombet e tjera... Ky ishte shkaku qė festohej me mė shumė gėzim nė Shqipėri se gjetkė; dhe pėr kėtė muarėn anėn mė tė rėndė shqiptarėt pėr tė sjellė lirinė nė Turqi. Dėfrimet, kėngėt dhe vizitat ishin tė parreshtura nė Shqipėri se tė gjithė shpresonin qė u sosėn taksiratet... Mjerisht nuk ishte siē pandehnin shqiptarėt se pas lirisė rrezikohej mė shumė jeta e kombit tonė, se lypte punė shumė, se pa mbjellė nuk korr dot! Gjithė kombet sido nėn sundim, po kishin liri tė plotė qė tė mbanin organizaciet e tyre kombėtare pėr tė ndrituar e mėsuar kombet e tyre nė gjuhėn e vet. Ne nuk kishim asgjė fare dhe duhej pra qė tė pėrpiqeshim me gjithė fuqi qė tu jepnim ballė dhe mos treteshin nga propaganda e huaj. Qėllimi im nuk ėshtė aspak qė tė lėvdoj qytetin tim tė dashur ku kam lerė, por ėshtė e ditur ndėr tė gjithė shqiptarėt se Korēa ishte qendra e ndjenjave kombėtare dhe kėtu ishte hedhur gjithė vėshtrimi i armiqve tanė shekullore. Rrofshin pra kombėtarėt e Korēės plakė, tė cilėt aspak nuk u dėshpėruan po pėrkundrazi ju vėrvitėn punės, duke punuar ditė e natė pėr tė treguar gjalljen e kombit shqiptar dhe qė nuk ka vdekje kurrė! Therorat e kėtyre kombėtarėve nuk tregohen kurrė. Po nuk duhet mohuar edhe ndihma e korēarėve tė mėrgimit. Nė njė kohė tė shkurtėr u themelua Klubi, u ēel shkolla e djemve, u themelua Banda Liria, u themelua shoqėria fetare Lidhja Orthodhokse, shoqėria (sportive) Vėllazėria, shtypshkronja, filluan tė botoheshin gazetat Korēa, Lidhja orthodhokse, Koha, Kalendari Korēa, e pėrkohshmja Zgjimi dhe shumė libra. U fillua shoqėria e grave Ylli i Mėngjezit dhe shumė tė tjera vegla kombėtare. Entuziazmi pra mbretėronte nga pėrparimet e pėrditshme, po bashkė me kėto shtohej dhe nakari i madh i armiqve, tė cilėt u hante mushkėritė e zemrės dhe kėrkonin me ēfarėdo mėnyre tė shuanin lėvizjen e shqiptarėve, qė kėshtu tė mundnin tė mbushnin qėllimet e tyre pėr tė cilat ishin pėrpjekur prej qindra vjetėsh dhe kishin harxhuar shumė tė holla qė ta shuanin kombin shqiptar nga faqe e dheut! Shėmbllin e Korēės e gjurmuan gjithė shqiptarėt e kėshtu, nė njė kohė tė shkurtėr, ndjenjat kombėtare pėrparuan kaq shumė sa zunė tė pėrhapeshin e tė rrėnjoseshin ndjenjat pėr njė lėvizje mė tė madhe, duke patur pėr qėllim dhe program shkėputjen e robėrisė dhe njohjen e vetėqeverimit dhe tė lirisė sė plotė pėr Shqipėrinė. Po nuk duhet mohuar dhe harruar kurrė shėrbimet e mėdha qė i ka sjellė ēėshtjes njė fole kombėtare, e cila ishte njė qendėr edhe njė fortesė ku mblidheshin dhe pėrhapeshin ndjenjat kombėtare. Kjo fole ishte Shkolla e vajzave nė Korēė, themeluar prej tė pavdekshmit dėrgimtar kombėtar Gjerasim D. Qirias... Cili vallė nga korēarėt, si dhe nga vizitonjėsit e qarqeve dhe tė jashtmit nuk sjell ndėr mend ėmbėlsirat kombėtare tė asaj shkollė? Cili nuk psherėtit edhe sot nė kujtim tė atyre mbledhjeve qė mbaheshin nė folenė kombėtare ku shtohej bashkimi, vėllazėria dashuria dhe qė ku pėrhapeshin ndjenjat kombėtare? Nė folenė kombėtare drejtuar prej motrave patriote Sevasti e Parashqevi (1) dhe patriotit tė palodhur Grigor Cilka, do tė mbaheshin konferenca tė premteve mbrėma, nė tė cilat merrnin anė zonja, burra dhe djema duke dėgjuar konferencierėt, tė cilėt me oratoritė e tyre pėrhapnin arėsimin atdhetarizmin, qytetėrimin dhe forconin bashkimin, vėllazėrinė dhe shtonin zellin pėr punė. E premtja pritej me padurim nga gjindja dhe enkas vinin nga qarqet pėr tė marrė pjesė edhe nė mbledhjet tė folesė kombėtare ku secili shijonte ato mė tė bukurat e mė tė ėmblat kujtime kombėtare e kėsisoj ariti e premtja si ditė panairi nė Korēė, duke patur pėr qendėr folenė kombėtare. Pas konferencave ishin kėngėt kombėtare, me tė cilat entuziazeshin tė gjithė se buēiste gjithė qyteti, kur pėrndaheshin djelmoshat e rinj duke kėnduar. Me tė kėtilla vepra ndjenjat pėrhapeshin e forcoheshin nė lėvizjen kombėtare, e cila pėrditė pėrparonte me ēape tė mėdha pėr hir tė atdheut e pėr vdekje tė armikut. Nė njė kohė tė shkurtėr kaq shpirt pllakosnin pėr tė dėgjuar konferencat sa nuk kishte vend dhe pėr kėtė qėllim u shtrėnguan qė ta madhojnė folenė kombėtare. Mjerisht nga nakari zuri qeveria turke ndjekjet kundėr kombėtarėve dhe nė tjetėr anė plasja e Luftės ballkanike shtrėnguan mbylljen e folesė kombėtare, tė cilėn e mbajtėn si kandile pėr tė pėrhapur dritė nė tė ngratėn Shqipėri patriotet e mėdha dhe trime zz Sevasti e Parashqevi Qirias! Pėr lumtėri tė atdheut, prapė jeton kjo fole kombėtare nė Korēė, nga e cila dolėn mėsonjėset qė sot po pėrhapin arėsimin nė shumė vende tė Shqipėrisė... Ylli i Mėngjezit, 1918, Vol. 3, nr. 4
|