|
VEPRA MIHAL GRAMENO E PUTHURA Krye I Kėtė roman ia kushton mikut e vjershėtorit Hil Mosit M. G. Mė 1815, tė djelė pas drekė, nė njė ditė fort tė bukur maji, kur gjithė natyra nėnqeshte, gjithė njerėzia e qytetit tė Korēės si burrat, gratė, fėmija e plakat kishin lėnė shtėpitė edhe ishin mbledhurė nė udhėn Mano, pėr tė parė dasmėn qė bėheshe nė shtėpi tė Risto Vanezit, i cili martonte vashėn e tij Margėn me Kolon e Zaros. Padurimi midis popullit ishte shumė i math qė tė vėshtronin nusen kur ta merrnin krushqit prej shtėpisė, meqėnėqė jo se nuk kishin parė dasmė edhe nuse, por shkaku ish se Marga ishte prej vėrse e shkuarė. U thoshin tė shkuara asi kohe atyre vashave qė kapėrxenin tė 16 vitet; e Marga sot kishte mbushurė plot njėzet e njė mot. Andaj tė vinje veshte do tė dėgjonje njėmijė ndryshime fjalėsh (1) tė liga, qė kuvendonin gratė pėr Margėn. Ca prej tyre theshnin qė ėshtė e sėmurė, ca qė e ze ajo punė, tė tjerat qė ėshtė e pakėtė nė mendje, edhe tė tjeratė shumė tė kėtilla. Megjithėqė prej kėtyre fjalėve asnjė nuk ishte e vėrtetė, kishin shumė tė drejtė tė kuvėndonin gjithė kėto, meqenėqė prindėt e Margės nėmėroheshin ata mė tė pasurit e qytetit, edhe Marga ish ajo mė e bukura e gjithė vashave, kur nėmėronte 16 vjet. Kush mund ta vėshtronte asi kohe Margėn me sy edhe tė mos habiteshe e tė nemiteshe pėrpara njė konizmė (2) kaqė tė bukurė! Vetėm njė pendė si e Rafaelit mund tė zugrafiste (3) njė fytyrė tė kėtillė! Sytė e vetullat sterrė tė zeza, njė gojė e vogėlė rrethurė me buzėt e kuqe si trėndafili, tė cilat kur nėnqeshnin bėnin vėnt tė duken dhėmbėt e vegjėl e tė fildishtė, njė hundė e tretur, faqet si burbuqe trėn dafili me njė lajthiēkė nė faqe tė djathtė, leshrat e ze za tė varura gjer nė thembrat e kėmbėve, kėmbėt e duart tė vogėla, mbuluar me lėkurėn e hollė sd kadifeja edhe njė trup derdhur si selvia. Po pėrveē bukurisė, Zoti i kishte dhuruar gjithė tė mirat Margės, njė karakter tė urtė, mėnyrė tė ēkėlqyer; tė rritur tė mirė, e gjithė ēduhet pėr njė vashė, qė ta bėnjė burrin fatbardhės. Andaj gjithė djemtė e pasur tė qytetit, si edhe tė jashtmit, ėndėrritnin edhe shpresonin si cili e cili tė ketė fat, qė tė bėheshe burrė i Margės e tė jetė ay mė i lumturi nė botė. Kur mbushi Marga 15 vjet, nuk kishte mbeturė prind qė tė mos vejė ta kėrkonjė pėr nuse tė djalit tė tij; po sa herė qė vinin, tė gjithė atė pėrgjigje merrnin prej prindėrve tė saj: Nuk e martojmė tani! Edhe Marga qė tė mėrgonjė sytė e fjalėt e botės, zuri tė mos vejė gjėkundi, tė mos dalė ne porta, tė mos kuvėndonjė me shoqetė, as me fqinjetė, po mbyllurė nė shtėpi rrinte e brengosur, duke menduar nė dhomė tė saj. Pėr kėtė shkak ishte mbledhur gjithė ay popull edhe prisnin pa durim fa vėshtronin nė ishte gjithė ajo Marge, qė njihnin aty pesė a gjashtė vjet pėrpara, apo ishte ndryshuar edhe, pėr kėtė shkak, f jalonin gjithė kėto pėr Margėn. Po shkakun e vėrtetė, qė nuk deshte tė martoheshe Marga, kur ishte prej 16 vjetėsh, nuk e dinte tjatėr njeri, pėrveē Margės edhe njė tjatėr njeriu, i cili atė ēast ngjiteshe qė tatėpjetė. Ay prej fytyre nuk njiheshe nė ishte djalė, apo burrė, meqėnėqė dukeshe njė sqelet i thatė, sytė tė kallur brenda nė krye, mustaqen tė mesme ngjyrė gėshtenjė, mjekrėn tė parrojtur edhe i verdhė si dyllė, Me gjithė kėto ta vėrenje mirė do ta njihnje qė ajo fytyrė njė ditė kish qėnė fort e bukur. Rrobat e tija ishin tė huaja, tė ngushta e tė zeza, prej tė frongut. Nė dorė mbante njė shkop mi tė cilin do te vareshe mė dhjetė pash qė tė kolliteshe. Njė koile e thatė dhe e thellė tregonte sėmundjen e ligė, prej sė cilės nuk kishte kurrė shpėtim! Pas tė pyeturit qė bėri kur u afrua pranė popullit dėfteheshe tė jetė i huaj prej kėti qyteti. Po, me tė mėsuar shkakun qė ishin mbledhur njerėzia, si edhe fjalėt e liga qė kuvėndonin pėr Margėn sytė i lėshuan lot si lumė e duke psherėtitur tha: E gjora Marge! Si u kollit pakėzė e duke shkuar pėrmes popullit, hyri nė nje shtėpi tė vogėl e tė vobekė, e cila ishte ngjitur me tė Risto Vanezit. Njerėzia, duke mos e njotur kėtė njeri nuk i dhanė nonjė verė (4) , po vėshtronin se cili e cili tė ēpifte mė shumė fjalė pėr Margėn kur pas pak kohė dėgjohen tė zbrazura pushkėsh edhe zėrat e kėngėve. Atėhere tė gjithė bėrtasin: Vijnė kryshqit! Vjen dhėndėri! edhe pllakosnin njėri mbi tjetrin, qė si e si tė afrohen mė pranė tė vėshtrojnė Margėn kur ta shkojnė. Me tė vėrtetė, krushqit ishin ata qė kėndonin edhe xbiazin pushkė; edhe pas zakonit, si hynė brėnda nė shtėpi tė nuses, ku njerėzia e saj i gostitnė me verė e me raki, kėnduan kėngėt e dasmės, pastaj muarė nusen edhe, si e hipnė mbi kalė, shkuan dyke kėnduar nė shtėpi tė dhėndėrit. Marga veshur me rrobat e reja tė nusėrisė dukeshe dhe sot ajo mė e bukura prej gjithė shoqeve. Me kėmishėn e gjatė, qėndisur me ibrishin plot lule, mezė rrethuar me njė brez tė mėndafshtė me dy pafta tė arta pėrpara, njė tufė tė kuqe e fort tė bukur prej leshi, fundin tė gjatė e tė kėputur pas trupit gjithė klinda e qėndisurė me gajtanė e otrara tė arta, pėrmbi krye kishte vėnė kėsulėn rrethuar me florinj, me tė cilėn dėftente begatinė e prindėrve si edhe tė dhėndėrit, se edhe Koloja ishte prej prindėsh tė begaēmė; e vetėm shpresa qė do tė bėhet njė ditė burri i Margės nuk ishte martuar gjer atėhere. Andaj sot ēkėlqente prej gazit, se e nėmėronte veten mė tė lumtur prej shokėve. Nė pamje Koloja ishte fort i bukur, mustaqet e leshėrat tė zeza, njė trup tė hollė e tė derdhur, veshur njė fustanellė tė bardhė me pak kinda, flokėt tė bardhė, nė kėmbė dizllėkė tė zeza edhe lidhur me dizga tė mėndafshta. Marga dukeshe fort e kėnaqur edhe fatbardhėse pėr kėtė martese, se buzėt i nėnqeshnė, kur e nxuarnė prej shtėpisė sė saj edhe kur hithte sytė fshehtėzaj pėmbi gjithė atė popull. Po ay qė ta vėrente mirė pėr sė afėri do tė kuptonte qė nuk ishte kaq e lumtur sikundėr qė kėrkonte tė dėfteheshe vetė edhe do ta njihnje prej syve tė kuq, qė ajo kishte qarė! Kishte qarė e gjora Marge se njė brengė e madhe fshiheshe nė zemėr tė saj! Vėrtet ishte lule edhe sot, po njė lule brėnda e fishkur, edhe dy zhubra pranė syve dėftenin mė mirė qė kishte vuar shumė nė kėtė botė! Si muarė krushqit nusen edhe vanė nė shtėpi tė dhėndėrit, ranė pas dėfrimit si nė dasmė edhe po prisnin tė pregatitet oda e madhe pėr tė vėnė kurorė Koloja me Margėn. Nusen, pas zakonit, si u puthi duartė gjithė njerėzisė, e hoqnė nė njė odė veēan edhe e lanė vetėm qė tė ēlodhet pakėz. Tė gjitha ishin pregatitur pėr kurorė, kur zuri tė ngryset. Nė mes tė odės ish njė tryezė pėrmbi tė cilėn digjnin dy qirinj tė dylltė edhe ishin kurorėt tė arta edhe njė apladhė (5) me sheqerka edhe neblebi. Prindėt edhe soji i nuses kishin ardhur pėr tė puthur kurorėn, priftėria kishin veshur rrobet e shėnjėtėruara edhe po prisnin gjithė tė sjellėn nusen qė tė zėnė tė lėēiturit e kurorės; kur gratė, qė kishin vajtur tė marrėn nusen, me tė arrirė nė odė, nxjerrin njė bėrtim tė thellė edhe mbetnė tė nemitura. Dasmorėt gjithė u tmerruan edhe vrapuan atje, qė tė mėsojnė cili ishte shkaku qė bėrtitnė gratė, po edhe ata me tė arrirė mbetnė tė shastisurė pėrpara njė ngjarjeje fortė tė tmerruarė. Nuseja gjendeshe e vdekur edhe e shtrirė nė mes tė odės! Me njė anė blegėrimet edhe vaji, mė tjetėr anė fėrkimet dhe ilaēet e kota, se nuk muntnė ta sjellėn nė jetė. Pranė sė vdekurės gjetnė njė kupė me njė lotkė ujė tė kuq qė kishte mbetur, edhe sandejmi kuptuan vdekjen e Margės, po shkaknė njeri nuk e dinte! Andaj duhet tė hedhim sytė aty shtatė vjet pėrpara kėsaj ngjarjeje, qė tė mėsojmė shkakun pėr tė cilin nuk deshte tė martohet Marga, sikundėr edhe pėr tė cilin me dorėn e saj i vuri fund kėsaj jete!
|