|
VEPRA MIHAL GRAMENO E NGJARė Nė KORĒė Papistani (1) Skam pėr tė harruar kurrė nė jetėn time tmerrin dhe frikėn qė kam ndjerė aty e 12 vjet pėrpara kur isha i vogėl dhe veja nė shkollė. Ishte mė tė ngrysur, qytetarėt ngjiteshin nga tregu nėpėr shtėpi, kur u dėgjuan kėmbanat e Mitropolisė tė binin me rėmbim tė madh, si pėr tė dhėnė lajmin se njė rrezik i madh i afrohej qytetit tė Korēės. U gėzova sė pari duke besuar qė ishte ndonjė e kremte edhe do tė mos venim tė nesėrmet nė shkollė, po ai gaz i pėrnjėhershėm mu kthye nė tmerr edhe dridhesha si purteka kur dėgjova tim atė tė kėrkonte armėt edhe nėnėn tė bėrtiste: Ne korbat ēe keqe e madhe erdhi pėrmbi ne?! Atėhere mėsova qė kėmbanat, kur binin natėn, ishin, shenjė qė qyteti ishte nė rrezik. Ati, si mori armėt, shkoi me vrap nė Mitropoli edhe unė me shumė lutje qė i bėra nėnės edhe me gjithė tmerrin qė ndjeja, shkova qė tė mėsoja shkakun e rrezikut. Si dola pėrjashta vėshtrova njė lėvizje, qė se kisha parė tjetėr herė, burrat tė armatosur vraponin nė Mitropoli, gratė mblidhnin fėmijėt brenda si pėr ti mbrojtur nga ndonjė rrezik i madh. Me tė arritur nė Mitropoli vėshtrova gjithė qytetin tė mbledhur duke pritur me padurim tė mėsonin, shkakun, andaj duke mos ditur tė vėrtetėn, shpifnin ēfarėdo qė u shkonte nėr mend. Ca thoshin qė vjen kapedan Kajoja me 250 shokė pėr tė bėrė plaēkė Korēėn, ca thoshin qė vjen Ismail Dardusha me 500 shpirt hajdutė pėr tė rrėmbyer, edhe ca tė zgjuar grekomanė thoshin qė vinin Evzonėt e Greqisė qė tė na shpėtojnė nga thonjtė e Halldupit!!! Kėto fliteshin e shumė tė kėtilla duke dhėnė secilido mendjen e tij. Vetėm i shenjtėruari dhespot nuk ēante kryet pėr tmerrin e popullit, po vėshtronte tė zbrazte tė shtatėn qelqe me verė tė zezė pranė sė bukurės dhaskaleshė Evdhoksi, dhe vetėm atėhere, kur i thanė qė populli pret me padurim e solli ndėrmend qė kishte pėr tė bėrė punė. Andaj, me gjithė helmin qė ndjente se i prishėn dėfrimin, doli pėrjashta edhe u tha O tė bekuar tė Krishtit! Sonte ėshtė njė e kremte fort e madhe, meqenėqė sonte kemi pėr tė kthyer nė krishėrim nga Papistan! Me tė dėgjuar kėtė tė re tė pashpresuar edhe tė pangjarė nė Shqipėri, (burrat) u kthyen nėpėr shtėpi tė linin armėt dhe tė qetėsonin gratė dhe fėmijėt dhe tė ktheheshin bashkė nė kishe qė tė vėshtronin atė qė nuk e kishin parė ose dėgjuar gjer atėhere: Njė Papistan! Andaj nė pak kohė kisha edhe oborri u mbushėn si kurrė ndonjėherė duke pritur me padurim e duke shtyrė njėri-tjetrin qė tė vėshtronin Papistanė!!! I gjori Kristo Oparaku!.. Sikur e kam nė sy edhe sot, me njė fytyrė si tė dalė nga varri tė verdhė dyllė, me kryet varur, lotėt i derdheshin ēurk, si lumė... skishte fuqi tė qėndronte nė kėmbė. Ky ishte Papistani! Tani duhej tė kthehej nė udhė tė drejtė nė fenė e parė qė kishte, tė krishterimit, qė tė fitonte parajsėn, por qė tė kthehej nė kėtė udhė duhej tė bėnte 100 metani (pėrlutje Th. Gj.) tė puthtė gjithė konizmat e kishės, ta lyente dhespoti me miro tė shenjtėruar se vetėm atėhere mund tė quhej i krishterė. Edhe ikur duhej ti duronte gjithė kėto i gjori Kristo? Kur djali i tij i dashur ishte i vdekur nė shtėpi... Meqenėqė dėshironte gjuhėn e kombit tė vet edhe meqėnėqė vinte nė shkollat e shqipes ku dėgjonte fjalėn e zotit nė gjuhėn e vet, prandaj e quanin Papistan, Kristo Oparakun! Ndaj pėr dhespotin ishte njė rast i mirė tė mos i mbulonte djalin Kristos qė tė prapėsonte shqiptarėt nga qėllimi i tyre, e tė rrėfente ēmund tė bėnin inkuizitorėt e Fanarit! I mėrzitur nga kėto tė ngjara dola qė atėhere nga shkolla me qėllim qė tė punoj pėr Shqipėrinė pa le tė mė quanin Papistan ata tė Fanarit (2) . Kalendari Kombiar, 1906, fq. 90-92
|