• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    E GJORA POĒE

    Tellallėt nė tė gjithė qytetin e Shqipėrisė lajmėronin popullin pėr njė ndryshim tė madh qė do tė bėhej. Tė gjithė vraponin tė mėsonin po mė kot mundoheshin se tellallėt e bashkėsisė kaq thonin: “Doli irade (dekreti) qė tė ndėrrohen okėt e tė bėhen kabllogramė (1) se ndryshe u pret e zeza me dėnimin e madh qė do tė jepet...”

    Fjala kabllogram e vuri nė njė tmerr popullin ndaj vrapuan nėpėr bashki qė tė mėsonin qysh qėndronte ndryshimi i okės me kabllogramin. Ēaushrit e bashkive tė stėrvitur nė aridhmetikė i shpjegonin gjindjes qė oka paskėtaj do tė bėhej kabllogram, se bashkitė pėrpiqen me mish e me shpirt pėr tė mirėn e miletit. I kėshilluan qė tė venė nė bashki qė tė blejnė kabllograme (2) dhe t’i vulosin se ndryshe i pret e zeza.

    Bashkitė e gjora, pėrveē mirėsirave tė tjera qė i kanė sjellė popullit, deshėn qė ta kllisnin nė rrugėt e qytetėrimit Shqipėrinė me anėn e kabllogramit, i cili do tė ishte lidhja e vėrtetė me Evropėn!

    Kėto kabllograme i kishte sjellur qeveria turke qė nė kohėn e Sulltan Azisit dhe dergjeshin nėpėr bodrumet e beledieve. Nuk dihet sigurisht cili mendoi kaq thellė dhe i proponoi qeverisė qė tė ndryshojnė okėn me kabllogramin e nė kėtė mėnyrė t’u sjellin bashkive njė tė ardhur tė papritur.

    Qeveria ua paraqiti mendimin deputetėve, tė cilėt pa biseduar fare e votuan pėr ligj tė nevojshėm. Me vrap doli iradeja dhe belediet me anėn e tellallėve lajmėronin popullin, i cili me dashe a padashje vrapoi tė blente kabllogramet.

    Gjindja zuri tė ankohej pėr ndryshimin e okės dhe mbasi belediet i shitėn tė gjithė kabllogramet doli tjetėr irade duke lajmėruar me anėn e tellallėve qė mbeti oka e vjetėr nė qarkullim.

    Kjo na kujton njė ngjarje qė nė kohė tė Sulltan Mexhidit. Asikohe njė jahudi i zgjuar, duke shėtitur nė Evropė, mundi tė gėnjejė njė tregėtar francez nga Marseja, duke i proponuar qė nė do tė begatohej fort dhe nė njė kohė tė shkurtėr... hap njė dyqan me poēe, se mjerisht nė Stamboll mungojnė.

    Me vrap Beniamini vajti nėpėr fabrikat ku porositi poēe... dhe hapi njė magazinė tė madhe nė udhėn e Gallatės. Mirėpo myshterinj pėr poēe pėr fat tė keq nuk ndodheshin nė Stamboll, kėshtu qė fatziu francez e kuptoi gėnjeshtrėn e jahudiut... Atė ditė shkonte andej vetė Sulltan Mexhidi dhe mbeti i habitur duke parė pėr tė parėn herė njė magazinė me poēe. Pyeti francezin, i cili, duke qarė, i tregon tėrė ngjarjen. I mallėngjyer tepėr Sulltan Mexhidi... me tė arritur nė pallat shpalli njė irade qė gjithė jahudinjtė e Stambollit tė kalonin pėrpara pallatit me nga njė poēe mbi krye. Tė mjerėt jahudinj kėrkonin anembanė poēe, po asnjė dyqan nuk kishte veē francezit. Me kėtė mėnyrė u spastruan poēet me ēmime tė mėdha... I fundit jahudi qė kėrkonte poēe qe Beniamini qė e kishte gėnjyer francezin dhe kėtij ai i mori dy lira pėr njė poēe tė thyer qė kishte mbetur.

    Francezi u nis pėr nė Francė duke bėrtitur: “Rroftė... dhe rroftė... Poēja...” Prandaj rroftė dhe oka e vjetėr se kabllogramet u shitėn!...

    “Koha”, 1926, nr. 275


    (1)Shtrembėrim i fjalės kilogram.
    (2)Masat metalike tė peshės me bazė kilogramin.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com