|
VEPRA MIHAL GRAMENO DY FJALė LEXUESVE Mihal Grameno njifet ndėr lexuesit tanė mė shumė si shkrimtar se sa si gazetar e publicist i talentuar. Megjithatė krijimtaria e tij letrare nuk njihet krejtėsisht. Njė pjesė e mirė e vjershave, dy dramat, portretet, disa artikuj e reportazhe interesante, pamfletet e fejtonet nuk ka qenė e mundur tė bien deri mė tash nė duar tė nxėnėsve, tė studentėve, tė mėsuesve, tė profesorėve dhe tė tjerėve. Prandaj qėllimi ynė kryesor ishte qė, duke bėre zgjedhjen nga prodhimi i tėrėsishėm letrar-publicistik, tu bėhet e mundshme lexuesve qė tė kenė njė pasqyrė mė tė plotė tė shkrimeve tė bollshme tė Mihal Gramenos, disa prej tė cilave janė mjaft tė bukura. Nė kuadrin e poezisė u morėn edhe disa vjersha, qė nuk janė nė pėrmbledhjen Plagėt botuar nė Manastir mė 1912. Ato u nxorėn kryesisht nga Kalendari kombiar, nga gazetat Kombi, Shpnesa e Shqypenisė, Shqypeja e Shqipnis, Liria e gazetat e tjera. Po kėshtu u hoqėn nga kjo pėrmbledhje poezitė e autorėve tė ndryshėm, qė ishin pėrfshirė. Dramat Mallkimi i gjuhės shqipe dhe Vdekja e Piros u botuan pa farė ndryshimesh. Tri novelat Oxhaku, E pulhura e Varri i pagėzimit si dhe pjesa e parė e Kryengritjes shqiptare u morėn nga libri Novela dhe kujtime, tė cilin e botoi mė 1969 Enti Krahinor i Botimit tė Teksteve Shkollore. Ndėrkaq, portretet, artikujt, pamfletet e fejtonet u morėn nga libri Antikat kombėtare. Kėtė libėr e botoi mė 1974 Shtėpia Botuese Naim Frashėri e Tiranės. Mbledhjen, pajisjen me shėnime dhe pėrgatitjen pėr shtyp tė shkrimeve nė tė e bėri Piro Tako. Nė mbėshtetje tė kėsaj zgjedhjeve, shpresojmė se lexuesi do tė ketė mundėsi tė njohė mė mirė Mihal Gramenon poet, dramaturg, novelist, autor memoaresh e portretesh, pamfletist e fejtonist. Y. B. |