|
VEPRA MIHAL GRAMENO DRAMA E GJUHėS DHE E POPULLIT Vepra e Mihal Gramenos Mallkimi i gjuhės shqipe do tė mund tė quhej mė parė dramė ose tragjikomedi se sa komedi, siē ėshtė quajtur deri tani. Autori e quan vetė pjesė kombiare nė vjershė. Nė kėtė dramė mbizotėron motivi i luftės pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shkolla e pėr ta flakur atė greke. Shkollat ishin hapur nė ēdo gjuhė tjetėr, vetėm jo nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė mėnyrė kjo gjuhė, si dhe vetė populli qė e fliste, nuk ishin vėnė nė pozita tė barabarta me gjuhėt e popujt e tjerė ballkanike. Priftėrinjtė grekė orvateshin qė gjuha shqipe mos tė flitej as nė jetėn e pėrditshme, as dhe brenda familjeve. Synimi i tyre ishte i qartė: tė shkombėtarizohej populli shqiptar. Fėmijėt porositeshin qė tė mos mėsonin gjuhėn amtare, po atė greke. Pėr kėtė i kėshillonin edhe nėnat e reja shqiptare. Thoshin se kjo gjuhė nuk ėshtė e perėndisė, nuk bėn tė pėrdorej, ėshtė dhe mėkat tė flitej nė kėtė gjuhė. Pėr tiu kundėrvėnė kėsaj propagandė, Gramenoja shkroi Mallkimin e gjuhės shqipe. Mallikimi i gjuhės shqipe ka njė thurje serioze tė veprimit me njė pėrfundim tė kėnaqshėm: korēarėt patriotė, tė mbledhur nė shtėpinė e Llambit Zovazit, merren vesh qė tė pėrdorin gjuhėn shqipe nėpėr shkolla dhe vijnė nė Mitropoli pėr tu hakmarrė pasi priftėrinjtė grekė e kishin rrahur priftin shqiptar, Visarin. Tema kryesore e kėsaj vepre tė Gramenos ėshtė orvatjet e patriotėve korēarė pėr tė mėsuar nė shkollė gjuhėn shqipe nė vend tė gjuhės sė huaj, asaj greke. Dhe nė pėrgjithėsi janė orvatjet e patriotėve pėr arsimin shqip, i cili ishte lėnė me qėllim pas dore nga osmanllinjtė. Ky problem qė ngriti Gremenoja ishte shumė aktual pėr kohėn e tij. Nė luftėn pėr ēlirim, arsimi nė gjuhėn shqipe i masave tė gjera kishte rėndėsi tė madhe, ndihmonte shumė pėr zgjimin e ngritjen e vetėdijes kombėtare. Gramenoja e trajtoi kėtė temė i vetėdijshėm se do ti kontribuojė luftės sė pėrgjithshme pėr ēlirim. Dhe, vėrtet, preku njė plagė tė rėndė dhe i gjeti ilaēin: luftė e armatosur pėr tė fituar tė drejtėn pėr tu arsimuar nė gjuhėn amtare. Kėsisoji e zgjidh kėtė problem, e zgjidh si shkrimtar revolucionar. Vizioni pėr njė tė ardhme mė tė mirė tek ai sendėrtohet vetėm nėpėrmjet luftės sė armatosur tė shtresave tė mesme e tė varfra tė popullit shqiptar. Pos kėtij, Mihal Gramenoja shtroi edhe probleme tė tjera nė Mallkim i gjuhės shqipe. Krahas me orvatjet pėr arsimin shqip, patriotėt shqiptarė zhvilluan luftė tė ashpėr edhe kundėr shovinizmit grek, qė nėpėrmjet kishės e mėnyrave tė tjera, pėrpiqeshin tė shkombėtarizonin. popullin shqiptar. Lufta kundėr shovinizmit grek paraqitet nė dramėn e personazheve tė kėsaj vepre si janė Llambi Zovazit, Kolos, Gjinit, Nerėnxės, tė grave e tė patriotėve tė tjerė korėarė, tė cilėt ishin tė vetėdijshėm se nuk duhet tė dėgjojnė mė dokrrat e priftėrinjve grekė. Nė luftėn kundėr shovinizmit grek, korēarėve u erdhėn nė ndihmė edhe tė mėrguarit, sidomos ata qė ishin nė Bukuresht, qė dėrgonin ndihma pėr tė organizuar shkolla nė gjuhėn shqipe, por edhe libra qė botoheshin atje. Nė Mallkimi i gjuhės shqipe shtrohet edhe problemi i kahershėm i krijimit tė njė kishe autoqefale shqiptare. Nerėnxa, Ngjeloja dhe gratė e tjera kėrkojnė qė xhakonjtė e priftėrinj tė tė jenė shqiptarė dhe tė predikojnė fenė nė gjuhėn shqipe. Priftėrinjtė grekė zemrohen dhe mallėkojnė shqiptarėt, i ēkishėrojnė ata, bėjnė shantazhe dhe marrin masa tė ndryshme kundėr tyre. Madje lidhen edhe me zaptuesit turq vetėm e vetėm qė ti shuajnė idetė e mendimet e tilla. Nė pamjen e dytė tė kėsaj dramė Mihal Gramenoja paraqet zakonet shqiptare, sidomos ato qė kanė tė bėjnė me sjelljet e femrave nė shtėpi, me respektimin e tė rejave ndaj tė vjetrave, ndaj vjehrrės e vjehrrit, me punėn qė kanė bėrė ato pa ditur tua kthejnė fjalėn tė vjetėrve, e tė tjera. Mallkimi i gjuhės shqipe ėshtė dramė shoqėrore. Personazhet e kėsaj dramė Gramenoja i ka marrė nga shtresat e mesme tregtare, po ka edhe nga shtresat e varfra shqiptare, si Katoja, shėrbėtore e Llambit dhe Thana, shėrbėtor i Dhespotit. Edhe personazhet nga shtresat e varfėra luftojnė pėr tė mirėn e gjuhės shqipe, luftojnė qė tė vegjlit korēarė dhe tė tjerėt tė mėsojnė nė gjuhėn amtare. Mihal Gramenoja e kishte tė qartė se parėsia nuk luftonte pėr interesat e popullit. Pėrkundrazi, ajo bashkėpunonte me sundimtarėt e huaj dhe me kishėn e shovenistėt grekė, me qėllim qė ti realizojė synimet e veta: tė ruajė mirėqenien ekonomike. Pėr ta trajtuar kėtė temė Gramenoja pėrdor teknikėn bardhzi, prosede i njohur nė letėrsi. Tė gjitha personazhet mund tė ndahen nė dysh: pozitivė dhe negative. Tė parėt si Llambi, Xuloja qiraxhi, Stamoja i ardhur nga Bukureshti, gratė dhe njerėzit e tjerė janė tė pajisur me virtyte tė larta. Ndėrkaq, tė dytėt si prifti Sison, Dhespoti dhe grekomanėt me plot tė kėqia. Pinė, prishin kreshmat, ndonėse popullin e kėshillojnė ti mbajė ato, e marrin mishin pėr groshė, mashtrojnė gratė e popullin dhe urrejnė pėr vdekje gjuhėn e popullin shqiptar. Kėshtu pėr qėllimet e tyre pėrdorin fenė. Atė qė do gjuhėn dhe librat shqip, i mallėkojnė sy mė sy, i kėrcnohen popullit, duke thirrur nė ndihmė e duke bashkėpunuar edhe me Perandorinė Otomane. Megjithatė personazhet e Mallkimit tė gjuhės shqipe nuk janė individualizuar sa duhet. U mungon bota e brendshme e tyre, e cila do tė mund tė dilte nė shesh nėpėrmjet situatave dramatike. E kėso situatash ka pak nė kėtė dramė. Njė situatė e vėrtetė dramatike ėshtė nė pamjen e parė kur vjen prifti Sison nė shtėpinė e Llambit dhe kur ai parashtron qėllimin e ardhjes sė tij:
Mihal Gramenoja ia kushtoi dramėn Vdekja e Piros (16) . Naim Frashėrit poetit kombėtar tė cilin e ēmon lart. Duke trajtuar njė ngjarje tė kohės ilire, pra tė vitit 272 para epokės sonė (17) , Mihal Gramenoja ndjek nė kėtė tragjedi rrugėn e poetit kombėtar dhe tė rilindėsve tė tjerė: zgjedh njė figurė historike dhe frymėzohet nga ajo, me qėllim qė tė gjallėrojė krenarinė e vetėdijen kombėtare. Dhe, pos disa tė dhėnave historike, qė mund tė vihen nė lidhje me vitin 272 para epokės sonė, protagonisti kryesor as dhe personazhet e tjera nuk kanė tė bėjnė fare me ambientin kur zhvillohet ngjarja. Pėrkundrazi, idetė, mendimet, ndjenjat dhe veprimet e tė gjithė kėtyre janė si ato tė rilindėsve. Pos kėtyre fakteve, asgjė tjetėr nuk ka tė bėjė me historinė. Imagjinata e Gramenos shtjellon njė fabulė, nė qendėr tė sė cilės ėshtė mbreti Pirro, duke synuar tu rikujtojė shqiptarėve tė kaluarėn e lavdishme, kohėn kur ata treguan trimėri tė madhe nė pėrleshjet me armiqtė. Pra, subjekti historik i kėsaj tragjedie ėshtė: kthimi i Pirros fitimtar nga Italia dhe vrasja e tij nė pabesi nga njė greke. Pra tema e Vdekjes sė Piros ėshtė drejtimi i shtetit tė nesėrm shqiptar. Mihal Gramenoja paraqet kėsodore vizionin e tij pėr organizimin e njė shteti shqiptar kur tė ēlirohet nga Turqia. Ai ishte optimist se kjo ditė ishte e afėrt, prandaj preokupime i tij ishte se nė ēmėnyrė duhet organizuar shtetin. Parashikimet e Gramenos janė pėr njė mbret, si Pirroja, i cili del i lidhur ngusht me popullin, qė ėshtė nė gjendje kurdoherė tė flijojė veten pėr interesat e pėrgjithshme tė popullit. Njė mendim i kėtillė i paraqitur nė tragjedinė Vdekja e Piros ėshtė shumė e avansuar pėr kohėn e Mihal Gramenos dhe pėr kohėn tė cilėn e paraqet ai. Vizioni i kėtillė ku shteti do tė udhėhiqej nga njė mbret i lidhur ngusht me popullin, ėshtė si rezultat i botėkuptimeve pėrparimtare tė Mihal Gramenos dhe i njohjes sė realitetit tė atėhershėm nga ky rilindės. Pirroja ėshtė protagonisti i dorės sė parė. I tėrė konflikti thuret rreth tij. Mihal Gramenoja ia mėvesh tė gjitha tė mirat: Pirroja ėshtė patriot, trim qė interesat e mėmėdheut i vė mbi interesat e veta e tė familjes, ėshtė njeri popullor, i lidhur ngusht me Pleqėsdnė e kombit. Pirroja mendon e jeton vetėm pėr mbrojtjen e popullit tė vet. Nuk u trembet armiqve: as romakėve as dhe grekėve. Njė trimėreshė e urtė ėshtė edhe mbretėresha. ėshtė grua besnike, mbretėreshė popullore. Do tė shkojė nė luftė, por dėgjon kėshillat e Pleqėsisė dhe heq dorė nga njė mendim i tillė. Nga kjo del se forma e shtetit tė cilėn e parasheh Gramenoja, ėshtė mjaft demokratike. Mbretėresha ėshtė e thjeshtė dhe pėr ēdo gjė tė rėndėsishme pėr shtetin konsultohet e vendos bashkė me Pleqėsinė, konsultohet me Pleqėsinė pėr dhėnkat dhe nevojat e kombit. Mbretėresha e Mihal Gramenos ėshtė njė shqiptare e thjeshtė, po revolucionare. Autori i jep kėsaj njė mision shoqėror. Pra, Gramenoja femrės shqiptare i cakton njė rol tė ri e tė rėndėsishėm, tė cilin nuk ia ka dhėnė askush mė parė nė veprat e letėrsisė sė Rilindjes. Gruaja e Pirros ėshtė njė femėr qė ka dalė nga gjiri i popullit. I pėrqafon me urtėsi kėshillat e Pleqesisė. Kur gratė duan ta vizitojnė, ajo thotė se pallati i saj ėshtė kurdoherė i hapur pėr tė gjithė. Tra-gjedia Vdekja e Piros pėrshkohet nga njė ide e rėndėsishme pėr kohėn. Fjala ėshtė pėr unitetin e popullit, qė ishte njė problem i kohės, zgjidhja e tė cilit ishte e ngutshme: bashkimi i shqiptarėve ishte i domosdoshėm, nė mėnyrė qė tė arrihej ēlirimi kombėtar. Rreth Pirros e mbretėreshės bashkohen tė gjitha shtresat e popullit dhe janė tė gatshme ti pėrgjigjen nė ēdo ēast ftesės sė mbretit pėr tė luftuar armiqtė e tyre. Ai u pėrkujton shpesh bashkėvendėsve se bashkimi bėn fuqinė, me tė fitohen edhe luftėrat mė tė vėshtira. Pas njė kėso lufte, Pirroja thotė:
Dhe porosia e fundit e mbretėreshės:
Prandaj, Vdekja e Piros ka edhe karakter popullor si veprat e tjera tė Mihal Gramenos. Njė gjė e tillė vihet re nė vetė qėllimin e kėsaj vepre, te pėrmbajtja e saj qė ėshtė e lidhur me aktualitetin, si dhe te personazhet qė janė tė lidhura me interesat e popullit, me synimet e tij pėr ēlirim. Tragjedia Vdekja e Piros ka tė meta tė dukshme. Edhe nė kėtė vepėr Mihal Gramenoja nuk analizon botėn e brendshme tė personazheve, po vetėm grumbullon episode. Pastaj mungon aksioni i dramės, nuk ka figura tė gjalla e gjuhė tė individualizuar. Vdekja e Piros ka edhe elemente tė misticizmit. Perėnditė dhe plaka fatrrėfyese paralajmėrojnė humbjet dhe fitoret e mbretit Pirro, respektivisht parandiejnė tė keqen dhe tė mirėn qė do ti ndodhė atij. Nė vitet e para tė shekullit XX, kur vargu ishte ende formė dominuese nė letėrsinė tonė, bėhen hapat e parė pėr zhvillimin e prozės sė gjatė origjinale. I pari qė provoi tė shkruajė novelėn origjinale kėtė formė tė prozės sė gjatė tregimtarė, ishte Papa K. Negovani. Mu njė vit para se tė vritet nga shovinistėt grekė pėr shkak tė pjesėmarrjes aktive nė lėvizjen pėr ēlirimin kombėtar dhe pėr shkak tė luftės sė tij kundėr helenizimit tė shqiptarėve tė Jugut, ai botoi, mė 1904, novelėn e gjatė pėr fėmijė I vogėli Donat Argendi. Menjėherė pas tij, Mihal Gramenoja botoi novelėn: Oxhaku mė 1904-1905 si nėnfletė nė gazetėn Drita (Sofje) dhe, mė vonė, mė 1909, novelat E puthura dhe Vari pagėzimit. Nė kėtė kohė kemi edhe vepra tė tjera nė prozė tė autorėve shqiptarė. Papa K. Negovani, Mihal Gramenoja, Ndoc Nikaj dhe, pak mė vonė, Foqion Postoli qenė lėvruesit e parė, mė tė vjetėr dhe mė tė frytshėm tė prozės sė gjatė shqipe. Mihal Gramenoja i quajti novelat e veta romane dramatike, qė nė tė vėrtetė, janė novela, si pėr nga brendia ashtu dhe pėr nga forma. Novela Oxhaku (19) , e cila u botua mė 1909 si libėr mė vete, trajton njė temė tė hershme, tė shfrytėzuar sa e sa herė nga rilindėsit tanė, duke filluar qė nga Kėngėt e Milosaos tė De Radės. Tema ėshtė pamundėsia qė tė martohen dy tė rinj pėr shkak se prindėrit e tyre kanė prejardhje nga shtresa tė ndryshme shoqėrore. Kjo ishte ende aktuale pėr shoqėrinė shqiptare, dhe Mihal Gramenoja na shpie nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės. Ngjarjen e vendos nė vitin 1821. Po kėshtu ai na shpie nė familjen e Rushan be Frashėrit, na kredh nė grindjet, tė cilat shkaktoheshin nė kėtė familje tė dėgjuar. Pėrkundėr dy tė tjerave, kjo novelė ka njė pėrfundim fatlum: Maloja, i biri i Rushan be Frashėrit, dashurohet dhe martohet fshehurazi me Vahidenė, tė bijėn e njė fshatari tė varfėr. Rushan beu nuk e lejon kėtė martese se i turpėrohej oxhaku. Bėhet shkaktar i tragjedisė sė tyre nė shtėpinė e zezė. Por nė mbarim tė novelės, ai ringjallet shpirtėrisht, Vahideja e ēmendur kthehet nė gjendje normale, Maloja kthehet nga malet dhe ajo mė e rėndėsishmja Rexhepi, i nipi i Rushan beut, martohet dhe i lindin djalė e vajzė. Kėshtu plotėsisohet dėshira e zjarrtė e beut: sigurohet trashėgimi i oxhakut tė tij. Gramenoja duke trajtuar kėtė temė ėshtė i mendimit se prejardhja shoqėrore e prindėrve tė tyre nuk duhet tė jetė pengesė e pakapėrcyeshme pėr bashkimin e dy tė rinjve, tė cilėt janė nė gjendje tė flijojnė veten par njėri tjetrin. Por kėsaj nuk i mbetet konsekuent deri nė fund tė novelės. Diferencimin e klasave shoqėrore nuk e sheh drejt. Pikėpamjet e tij nuk janė tė qarta pėr kėto klasa. Nė fillim tė krijimtarisė sė tij letrare ai ka iluzione pėr shtresat e larta tė shoqėrisė shqiptare, sidomos pėr klasėn feudale. Por besimi i autorit nė oxhakėsinė ėshtė i pėrkohshėm. Dhe, mė 1912, nė vitin kur shpallet pavarėsia, Mihal Gramenoja apelon: Kemi besim te varfanjakėt. Edhe kjo opingė ėshtė shtylla edhe shpresa e kombit shqiptar. Kombi kurrė nuk humbet shpresėn (20) . Novela Oxhaku pėrshkohet nga ideja se miqėsimi e bashkėpunimi midis klasės feudale e fshatarėsisė sė varfėr nėpėrmjet martesave mund tė sjellė paqe e lumturi nė Shqipėri. Kėto klasa, qė nė thelb janė antagoniste, do tė mund tė pajtoheshin nėpėrmjet martesave tė tė rinjve dhe tė rejave. Po kjo ishte vetėm njė iluzion i pėrkohshėm duke paraqitur klasėn feudale si mbrojtėse tė interesave tė vegjėlisė. Pjesa e parė ėshtė mė e mira e kėsaj novelė. Nė tė paraqet bindshėm shthurjen e njė familje feudale shqiptare, qė ishte njė e vėrtetė jetėsore e kohės. Po kjo nuk mbisundon nė tėrė novelėn. Nė pjesėn e dytė Mihal Gramenoja e zgjidh nė mėnyrė artificiale shthurjen e familjes feudale duke i ringjallur shpirtėrisht personazhet, anėtarėt e familjes sė Rushan beut dhe duke i pajtuar ata midis tyre. Kthesat e tyre shpirtėrore dhe pėrmirėsimet e gabimeve tė tyre nuk janė motivuar, nuk kuptohen si tė natyrshme e bindėse nė novelėn Oxhaku. Kryepersonazhi i novelės ėshtė Rushan beu, tė cilin Gramenoja e portreton nė mėnyrė reale, sidomos nė pjesėn e parė tė novelės; ėshtė i egėr, pėrfaqėsues tipik, i klasės qė i pėrket, pėrfaqėsues i parėsisė, i dyerve tė mėdha, qė kanė shfrytėzuar tė varfėrit. ėshtė armik i tyre, antipatriot, qė u shėrben edhe osmanllinjve vetėm pėr tė mbrojtur interesat e veta. Nuk ia do tė mirėn askujt, as dhe djemėve tė vet. Dhe, kur e njoftojnė se i biri Maloja ėshtė dashuruar dhe do tė marrė pėr grua njė fshatare, Vahidenė, ai tėrbohet. Rushan beu nė pjesėn e dytė tė novelės ėshtė kajmekam. Pas pesėmbėdhjetė vitesh, ai ndryshon qėndrimin, pikėpamjet dhe karakterin e tij. Mihal Gramenoja na paraqet nė kėtė pjesė njė personazh qė ka ndryshuar thuaj tėrė psikologjinė e tij. Pas njė sėrė tė kėqiash: djemtė i vriten a i vdesin, pėr Malon nuk di fare se ēu bė me tė, gruaja i vdiq, Rushan beu pendohet pėr gjithēka qė ka bėrė dhe kėshtu u rreket punėve tė mira. Madje ndryshon edhe emrin. Dėshiron tė harrojė tė kaluarėn. Merr nė mbikėqyrje edhe Flagėtaren e Manushaqen, qė jetonin me arixhinjtė. E vetmja dėshirė e flaktė e tij ishte: tė kishte njė trashėgimtar tė pasurisė sė madhe tė tij, tė pėrtėrinte oxhakun, ti mbeteshin pas gjurmėt e Rushan beut. Tani sa i pėrket martesės sė pjesėtarėve midis shtresave tė varfra dhe atyre tė larta, Rushan beu edhe kėtu kishte ndryshuar botėkuptimin e tij. Kjo pengesė e dikurshme ishte fshirė nga koka e tij si me ndonjė shkop magjik, se tani ishte bėrė i urtė, shpirtmirė, zemėrgjerė. Kryepersonazhi i Mihalit diskualifikohet edhe pse ėshtė nė marrėdhėnie tė mira me okupatorin shekullor, me osmanllinjtė. Edhe kjo ėshtė njė e vėrtetė objektive, tė cilėn na e paraqet Gramenoja mbase padashtas. Feudalėt shqiptarė, bejlerė dhe agallarė, bashkėpunonin ngushtė me zaptuesin, me qėllim qė tė shfrytėzonin sa mė shumė fshatarėsinė e varfėr. Malo beu ose Arsllan hajduti ėshtė personazh tjetėr i rėndėsishėm i novelės Oxhaku. Si dhe Rushan beu, ashtu dhe Malo beu janė personazhe, qė nė vete kanė elemente kontradiktore. Malo beu nuk bėhet i dėgjueshėm pėr klasėn e tij, nuk respekton normat e kėsaj klase. Nuk ėshtė i pamėshirshėm ndaj tė varfėrve. Pėrkundrazi, ėshtė i urtė, shpirtmirė, i drejtė. Madje-madje martohet me njė vajzė nga vegjėlia, me vajzėn e njė fshatari tė pėrbuzur nga bejlerėt dhe agallarėt, martohet me njė harbute. Ky akt i tij ėshtė i drejtuar kundėr ligjeve e normave tė shoqėrisė feudale. Por ky veprim nuk ėshtė arsyetuar nga Mihal Gramenoja. Veprimet kontradiktore tė kėtij personazhi si janė ai qė pėr hir tė dashurisė qė kishte pėr Vahidenė heq dorė nga pasuria dhe dashuria e prindėrve tė tij, por nuk ėshtė guximtar qė tua thotė troq prindėrve atė qė ndjen. Pastaj kur i ati i urdhėron qė tė shkojė nė luftė kundėr Greqisė, bindet menjėherė. Dhe mė nė fund kur mėson se Zembaku ėshtė i biri i tij, ai kthehet pa kurrfarė mėdyshje nė gjirin e familjes feudale, nė gjirin e tė atit. I shuhet ideali pėr tė qėndruar nė male. Malo beu kthehet nga lufta dhe nuk gjen tė dashurit e vet. Merr vesh se gruaja me djalin i janė djegur nė Shtėpinė e zezė. Revoltėn e tij e shfaq vetėm duke dalė nė mal, duke ndryshuar emrin, duke bėrė punė tė mira dhe herė-herė duke u ndihmuar tė varfėrve. Edhe kjo ėshtė sjellje kontradiktore e Malo beut, nėpėrmjet sė cilės Gramenoja e paraqet atė kompromisxhi dhe jorevolucionar, qė do tė ngrihej me guxim kundėr normave prapanike tė rendit feudal. Personazhe negative tė kėsaj novelė janė edhe Suloja e Rushiti, shėrbėtorė besnikė tė Rushan beut. Kėta janė shkaktarė qė sollėn mjerime. I futėn zjarrin shtėpisė sė zezė nė Korēė dhe kėshtu mbytėn Rustemin me tė shoqen. E po kėshtu bėnė qė tė ēmendet edhe Vahideja. Janė njerėz tė varur tėrėsisht nga beu i tyre, bėjnė ēka u thotė ai, plotėsojnė me pėrpikėri urdhėrat e tij. Shaqiri, i ati i Vahidesė, zė pak vend nė novelėn Oxhaku. Mihal Gramenoja na e paraqet atė njė fshatar tė urtė, shpianik, po inferior nė krahasim me familjen e feudalit. Ai ėshtė i vetėdijshėm pėr pozitėn e tij, prandaj ėshtė skeptik qė nė fillim pėr martesėn e vajzės sė tij me Malon, birin e njė feudali tė madh. Sikur parandien se martesa e tyre nuk do tė jetė fatlume. Personazhe pozitive tė novelės janė Vahideja, fshatarėt e varfėr Demka e Ēemilja dhe arixhinjtė. Janė pėrfaqėsues tė shtresave tė varfėra shoqėrore. Grameno i ka pėrshkruar me simpati, por nuk u ka dhėnė vend tė mjaftueshėm nė novelėn e tij. Vahideja nuk ėshtė portretuar sa duhet. Mihal Gramenoja nuk ka arritur tė na japė as portretin fizik as dhe atė moral tė kėsaj fshatareje tė bukur. Sikur Vahideja nuk ka shumė tipare tė fshatares shqiptare. Nuk kapet me vėshtirėsitė e jetės, pėrkundrazi u nėnshtrohet atyre. Pos bukurisė, modestisė e besnikėrisė, nuk ka virtyte tė tjera shpirtėrore. Mihal Gramenoja bėn njė diferencim mė tė qartė tė shtresave shoqėrore nė novelėn E puthura (21) , nė tė cilėn trajtohet, po kėshtu, njė temė e njėjtė si nė Oxhaku trajtohet kryekreje njė temė shoqėrore: pamundėsia qė tė lidhin kurorė dy tė rinj, familjet e tė cilėve kanė prejardhje nga shtresa tė ndryshme. Por, kjo pamundėsi mbetet pamundėsi deri nė fund tė kėsaj novelė, pa kurrfarė tentimi qė tė evitohet ajo, siē ishte rasti nė novelėn Oxhaku. Prandaj edhe mbarimi nė novelėn E puthura ėshtė tragjik: Marga, e bija e pasanikut tė Korēės, Risto Va-nezit, martohej me Kolon, tė birin e pasanikut tjetėr Zaro. Po Marga i pat dhėnė fjalėn pėr martese Mitit, djalė nga njė familje e varfėr. Dhe po atė ditė qė martohej Marga qėllon e kthehet Miti nga kurbe-ti, ku kishte vajtur pėr tu pasuruar me qėllim qė tė mund tė martohej me kėtė vajzė pasaniku. Sapo Marga mėsoi pėr ardhjen e tij, ajo piu helm nga pikėllimi. Edhe Miti vdiq po nga pikėllimi Korēarėt i varrosėn qė tė dy nė njė varr. Duke shikuar mėnyrėn e trajtimit tė kėtij problemi nė novelė, mund tė pohojmė se Mihal Gramenoja e ka zgjidhur mjaft mirė kėtė, madje nė mėnyrė reale. Tė vepronte ndryshe, do tė gabonte, ashtu siē kishte bėrė lėshim te Oxhaku, duke u orvatur ti pajtojė klasat me anė tė martesave. Tani qėndrimi i tij ndaj klasave antagoniste ėshtė mė i qartė. Dashuria midis Margės e Mitit ėshtė njė dashuri idilike, njė dashuri e zjarrtė, plot me ndjenja tė ngrohta, por pa epshe, e pėrmbajtur, pa ndonjė gjest erotik. Marga e do Mitin, ėshtė e gatshme tė flijojė edhe veten pėr kėtė dashuri. Nė anėn tjetėr, Miti ėshtė po kėshtu i dashuruar nė Margėn. Shkon edhe nė kurbet, largohet prej nėnės plakė, largohet nga Korēa e rrethi shoqėror, qė tė fitojė e tė ketė mundėsi tė bėhet burrė i Margės. Njė tjetėr problem qė shtron Gramenoja nė kėtė novelė ėshtė kurbeti, si problem aktual i kohės kur jetoi e punoi ai. Nė novelė kurbeti trajtohet nėpėrmjet Mitit, i cili shkon nė kurbet pėr tu pasuruar. Por nuk ia arriti kėtij qėllimi, sepse kurbeti e kishte bėrė fatkeq shumkėnd. Si personazh kryesor i novelės E puthura, Miti, ėshtė pėrfaqėsues i klasės punėtore, e si punėtor i thjeshtė, ėshtė pėrfaqėsues i shtresave tė varfėra tė shoqėrisė. Duke i parė tė kėqiat e rendit feudalo-borgjez, revoltohet, po nuk ndėrmerr asgjė kundėr marrėdhėnieve tė kėtij rendi, pra pėr ti ndryshuar ato. Pakėnaqėsinė ndaj kėtyre marrėdhėnieve nuk e shfaq me ndonjė protestė a ndonjė qėndrim tė hapėt, po vetėm tėrhiqet nė vetmi, vuan shpirtėrisht, bile edhe ik nga ky realitet i hidhur shqiptar. Shkon nė kurbet ku shpreson se do tė mund tė pasurohet. Edhe ky personazh i Gramenos nuk ka ndonjė ideal shoqėror pėr tė cilin do tė luftonte. Ai prandaj, ėshtė njė tip pasiv, pa u orvatur ta ndryshojė mjedisin e vet shoqėror e marrėdhėniet nė tė. Marga ėshtė e bija e njė borgjezi tė pasur. ėshtė e bukur, modeste, besnike, e vendosur. Ajo dashurohet me njė tė varfėr dhe e mban fjalėn nė kėtė dashuri. I jep tė puthurėn Mitit dhe i betohet se do tė martohet me tė. Shtatė vjet me radhė mendon vetėm pėr Mitin. Po atė ditė qė duhej tė martohej me Kolon, kthehet Miti nga mėrgimi. Duke mos dashur ta tradhtojė veten, Mitin dhe Kolon, vendos tė helmohet. Dashuria e saj pėr Mitin ėshtė e sinqertė, po e pamotivuar aq nė kėtė novelė. Pothuaj fare nuk ėshtė pėrshkruar as i ati i Margės, Risto Vanezi. Ai mbetet i pakonkretizuar, qė sėshtė i vetmi personazh i tillė nė prozėn e Mihal Gramenos. As nėna e Mitit nuk ėshtė portretuar fare. Duket se Gramenoja, nuk u kushton kujdes tė duhur tė gjitha personazheve. Disa vetėm sa i zė ngojė dhe nuk i individualizon mė. Nėna e Mitit ėshtė, prandaj, vetėm njė plakė e varfėr. Largimi i tė vetmit djalė ia lėndon zemrėn. Pikėllohet pa masė, por e mban shpresa se i biri njė ditė do tė kthehet shėndoshė e mirė. Lajmet e para e kurajojnė, i japin shpresė pėr tė jetuar edhe mė. Po mė vonė dėshprohet shumė nėna e gjorė, kur mėson lajme tė kėqia pėr tė birin. Ajo mbetet me duar nė gji. Pati i saj nuk sqarohet nė kėtė novelė. Mihal Gramenoja, qė mė 1905, ngre zėrin kundėr klerit grek dhe orvatjeve tė tij pėr tė zhdukur gjuhėn shqipe, kur shkroi dramėn Mallkimi i gjuhės shqipe. Njė temė tė njėjtė me atė tė kėsaj dramė, njė temė thjesht patriotike, ai trajton edhe katėr vite mė vonė, mė 1909, kur boton novelėn Vari pagėzimit (22) . Derisa nė dy novelat e tjera trajtonte tema shoqėrore, nė Vari pagėzimit Gramenoja vė nė spikamė njė ēėshtje ekzistenciale pėr popullin tonė: tregon rrezikun qė u kanosej shqiptarėve ortodoksė tė Jugut nga kleri dhe shovenistėt grekė. Dhe jo vetėm kaq. Aty paraqitet edhe lufta, qė duhet tė zhvillohet kundėr shovinizmit e propagandės sė kishės greke. Gramenoja kėtu pėrshkruan njė ngjarje tragjike dhe atė e vendos nė Vithkuqin e pjesės sė dytė tė shekullit XVIII. Pėrfundimi i kėsaj novelė ėshtė tragjik. Thana, i biri i Gjini Kaplėkurasit dhe i Sandės, martohet me Afėrditėn. Kėtyre dy tė rinjve u lind edhe njė djalė. Gėzimi ska fund. Por kur ndrikulla shkon nė kishe pėr ta pagėzuar, prifti Kozma kėrkon qė, formulėn e rastit ajo ta thotė nė gjuhėn greke. Ajo nuk e di dhe nuk do ta thotė nė kėtė gjuhė tė huaj. Prifti nuk ia pagėzon djalin. Ajo shkon dhe i ankohet dhespotit Qirill. Edhe ai i pėrgjigjet njėsoj. Mė nė fund ndrikulla kthehet nė shtėpi tė Gjinit. Por rrugės i vdes djali nga tė ftohtit dhe nga uria. Kur e mėson kėtė Afėrdita, vdes edhe vetė. Thana tmerrohet dhe ēmendet nga ky kob. Vdesin nga kėto tė kėqia edhe tė dy prindėrit e Thanės. Prandaj, si shihet, nė Vari pagėzimit merret nė shėnjestėr Fanari Kisha greke, e cila donte tė shkombėtarizojė shqiptarėt ortodoksė tė Jugut, duke u pėrpjekur ti bindė se ata nuk ishin shqiptarė po grekė. Gramenoja e lufton kėtė kishe, nuk pajtohet me propagandėn e saj, apelon te bashkatdhetarėt e tij se ata janė mė parė shqiptarė. Thana i Mihal Gramenos ėshtė personazh fatalist, nuk inicon asgjė pėr ta ndryshuar jetėn e vėshtirė tė tij, pėr tė krijuar njė jetė tė re, njė jetė mė tė mirė e mė tė lumtur. Ky ėshtė njė tip i humbur, ngushėllohet vetėm duke qarė mbi varrin e tė dashurve tė tij, ėshtė njė tip i jashtėzakonshėm, joreal, i cili po kėshtu vepron nė rrethana tė jashtėzakonshme. Afėrdita, e shoqja e Thanės, nuk ėshtė vijėzuar si duhet. Mėsojmė se ajo ėshtė njė vajzė e bukur dhe i ngjan tė Bukurės sė Dheut. Mihal Gramenoja i ka atribuar kėsaj edhe disa cilėsi tė tjera tė vajzės shqiptare: Afėrdita ėshtė besnike, modeste, e ndershme, flijohet pėr fėmijėt e saj. Por nuk njihemi mė tej me pikėpamjet e saj pėr jetėn e mjedisin shoqėror, nuk ėshtė karakterizuar mė. Nga ajo qė ėshtė dhėnė nė novelė del se Afėrdita ėshtė njė personazh pozitiv, vetėm se i mėngėt nė pikėpamje tė karakterizimit. Njė ndėr personazhet pozitive ėshtė edhe Laska Veqilharxhi, pėrfaqėsues i patriotėve tė vėrtetė, ėshtė energjik, njeri i aksioneve. Hakmerret ndaj priftėrinjve grekė, tė cilėt i sollėn kob familjes sė Gjini Kaplėkurasit duke vrarė njė nga priftėrinjtė mė tė rrezikshėm, Kozmanė. Por edhe ky personazh nuk ėshtė i plotė, zė pak vend nė novelė. Edhe populli si kolektiv revoltohet te Vari pagėzimi. Merr pjesė nė fatkeqėsinė e Gjini Kaplėkurasit, i urren priftėrinjtė grekė, po nuk ndėrmerr ndonjė aksion tė organizuar, tė pėrbashkėt pėr ti dėnuar kėta shkaktarė tė fatkeqėsisė sė kėsaj familjeje. Nė gjirin e tij ka shumė patriotė dhe nė tėrėsi populli ruan traditat mė tė mira: i ndihmon tė varfėrit, tė dobtit, ėshtė kujdesur vite me radhė pėr oshėnarin e maleve, i ka ardhur nė ndihmė ēdokujt, qė ėshtė ndodhur nė rrezik. Nė disa pjesė tė novelės paraqitet nė mėnyrė mjaftė reale ambienti klerikal, ambienti i errėt nė Mitropoli tė Vithkuqit. Mund tė thuhet me tė drejtė se kėto pjesė janė edhe mė tė mirat, mė tė suksesshmet, ku Mihal Gramenoja spikat si tregimtar i mirė, mjeshtėr i paraqitjes sė paudhėsive tė priftėrinjve grekė me dhespotin Qirill nė krye. Nė Mitropoli hartoheshin plane pėr ti helenizuar shqiptarėt. Nė mėnyrė mė tė qartė, nėpėrmjet veprimeve, janė portretuar prifti Kozma dhe dhespot Qirilli. Kozma ėshtė edhe iniciator i thuarjes sė grackave dhe i hartimit tė planeve tė ndyta pėr ta zhdukur shqipen. Po tė shikohen nė tėrėsi tri novelat e Mihal Gramenos, do tė shohim se nė E puthura dhe nė Vari pagėzimit i ka trajtuar mė mirė problemet qė i ka shtruar. Prandaj na dalin mė tė qarta edhe pikėpamjet e Gramenos. Sa u pėrket motiveve, ato janė tė njėjta me ato tė veprave tė rilindėsve tė tjerė: lufta kundėr kontradiktave tė shtresave tė ndryshme shoqėrore, qė silinin fatkeqėsi, mbrojtja e lirisė sė humbur shekuj me radhė, mbrojtja e gjuhės dhe e traditave shqiptare, lufta kunndėr shovinizmit grek, demaskimi i kurbetit e tė tjera. Nė novela del e qartė bindja e tij se dallimi midis klasės sunduese e asaj tė sunduar, largėsia e tyre, shtypja e pėrbuzja e klasės sunduese mbi atė tė sunduarėn, kryesisht ndasia midis tė pasurve dhe tė varfėrve, ėshtė burim kryesor i fatkeqėsive njerėzore nė pėrgjithėsi, po i fatkeqėsive tė shqiptarėve nė veēanti. Duhet theksuar se Gramenoja nuk merr qėndrim kritik ndaj kėtyre klasave.
|