• Hyrja
  • ABBOTT, J. S. C. - Eastern Question, The
  • ANDERSON, Thomas M. - Irrepressible Conflict in the East, The
  • BAJRAMI, Isuf B - Cikėl poetik nga Isuf B. Bajrami
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė dashurie
  • BERISHA, Rrustem - Kėngė popullore te rilindjes kombetare
  • BLIND, Karl - Crisis in the East, The
  • BLISS, Edwin Munsell - Eastern Question and Questions, The
  • BUNCE, O. B. - Turks, The Greeks and The Slavons, The
  • CARCANI, Selaudin - Sami Frasheri
  • DOJAKA, Abaz - Karakteri i lidhjeve martesore para ēlirimit
  • DUKA-GJINI, Pal - Prelė Tuli i Salcės
  • DWIGHT, Henry O. - Typical Turks
  • FISHTA, Gjergj - Anzat e parnasit
  • FRASHėRI, Sami - “Fjalėt e urta”
  • GRAMENO, Mihal - Vepra
  • HASANI, Hasan - Ajkuna e Rugoves
  • HOXHA, Enver - 'Vetadministrimi' Jugosllav, teori dhe praktikė kapitaliste
  • HOXHA, Rexhep - Tokė trėndafilash
  • KARAISKAJ, Gjerak - Pesė mijė vjet fortifikime nė Shqipėri
  • KEEP, Robert P. - Boundary of Greece, The
  • LONGFELLOW, Henry W. - Scanderbeg
  • MAYHEW, Athol - Selected Articles
  • MJEDA, Ndre - Vjershash pėr fėmijė
  • PANJOHUR - Life of Ali Pacha
  • PORADECI, Lagush - Vdekja e Nositit
  • QOSJA, Rexhep - Panteoni i rralluar
  • SHKURTI, Spiro - Kontribut per hartėn kostumologjike tė rrethit te Sarandės
  • VEPRA

    MIHAL GRAMENO

    DETI PUBLIK (1)

    Mileti... bisedonte me nxehtėsi tė madhe. Ēėshtja e bisedimit ishte mbi monopolet qė krijoi qeveria pėrmbi fletėn e cigares dhe shkrepsen. Qė tė gjithė bėrtisnin duke thėnė qė mirė, mor jahu, se e bėri monopol, po ku i ka fletėt dhe shkrepset? Si u menduan vendosėn tė venin tė qaheshin nė qeveritarėt, po edhe kėta nuk dinin ē’t’u pėrgjigjeshin, pėrveē duke i kėshilluar tė kishin durim se pėr sė afėrmi kishin pėr tė ardhur.

    Nė Korēė telashi ishte mė i madh. Si u mblodh mileti, vanė nė prefekture duke bėrtitur qė donin fletė cigaresh dhe shkrepse, se qė kur u bėnė monopol shteti, tregėtarėt me rixha shumė ua shesin shtatė herė mė shtrenjtė se pėrpara.

    Prefekti mbajti njė oratori, po qė tė shpėtonte lehtė u tha qė ēėshtja e monopolit nuk ishte e kompetencės sė tij po e financave... Me tė arritur nė financė doli direktori, i cili prapė u tregoi kompetencėn dhe dėrgoi nė Deti Publik!

    Nė Deti Publik! Nė Deti Publik! Edhe me njė zemėrim tė madh, duke vendosur qė ja fletė cigare dhe shkrepse, ja se t’i perėndojnė nga zyrat.

    Sejfulla Efendiu, direktori, po bisedonte me ndihmėsin e tij, Mustafanė, kur dėgjoi: “Duam fletė cigare dhe shkrepse se nuk ndahemi qė kėtej!” I gjori Sejfullah dhe Mustafa, kur panė gjithė atė milet u verdhėn si dyllė e zunė tė kruajnė kryet... Pastaj dualėn duke thėnė:

    — Ē’kini me ne fakirėt, kėshtu na urdhėruan, kėshtu bėmė.

    — Ju, ju vutė monopolin, prandaj ja fletė cigare dhe shkrepse, ja bėni hesap kohėn se na rroptė lėkurėn!...

    Si e pa pisk, Sejfullahu u tha qė tė venin Bė bashku nė telegrafė e tė pyesnin qeverinė nė Tiranė.

    Kėtė proponim e pranuan dhe shkuan, duke patur nė krye Sejfullahun, direktorė dhe ndihmėsin, Mustafanė, nė telegrafanė ku Sejfullahu i telegrafisi qeverisė pėr telashin e madh qė bėhej pėr monopolin.

    Qeveria e Tiranės vrapoi tė pėrgjigjej kėsisoi: “Ministri i Financave duke u pėrkujdesur pėr shėndetin e popullit dėrgoi nė Evropė njė komision me mė tė mirėt kimistė qė tė analizojnė fletėn dhe shkrepsen, si dhe njė komision qė tė zgjedhin njė nga fabrikat mė tė mira. Pėrveē kėtyre Ministria e Financave u muar vesh me Ministrinė e P. tė Brendshme qė pėr tė lehtėsuar popullin dėrgoi njė komision nė Evropė... qė tė biejnė dy vaporė... kėshtu qė populli le tė mburret edhe gėzohet qė arrimė ditėn, kur vaporėt tanė do tė pėrēajnė oqeanet e gjithė botės!...

    — Mirė, mirė po halli i shkrepsave edhe fletės qysh do t’u bėhet? Isaf me nuskat se u ngopėm! Me se tė ndezim dritėn mbrėmjeve?

    “Koha”, 1922, nr. 91


    (1)Deti Publik — Qeveria e Iliaz Vrionit mė 1921 formal edhe zyrat e detyrimit publik.

    Mė lartė
    webmaster@letersi.com