|
VEPRA MIHAL GRAMENO DEMOKRATI LARGPAMėS Veprimtaria publicistike e Mihal Gramenos ka jo mė pak rėndėsi se krijimtaria e tij letrare. Nė vitet e pjekurisė kėsaj tė parės iu kushtua me tėrė qenien. Nė kėtė mėnyrė i dha njė kontribut tė ēmueshėm gazetarisė shqiptare nė ēerekun e parė tė kėtij shekulli, duke ngrehur ēėshtje tė ngutshme tė kohės nė artikujt, korrespondencat, reportazhet, fejtonet e pamfletet e tij. Ai u afirmua si gazetar pas vitit 1908, pas shpalljes sė Kushtetutės sė Xhonturqve, kur Turqia, e lodhur nga trazirat e brendshme, premtoi disa tė drejta pėr popujt qė i kishte nėn sundimin e vet. Lirinė e rrejshme, e cila u shpall pas Hyrjetit, Gramenoja diti ta shfrytėzojė mjaft mirė, bile si rrallė kush nga bashkėkohanikėt e tij. Sė pari organizoi nė Korēė shoqėrinė Lidhja Orthodhokse. Kėtė e bėri nė shkurtin e vitit 1909. Qėllimi i kėsaj shoqėrie ishte qė tė fusė nė pėrdorim tė gjerė gjuhėn shqipe dhe ti shkėpusė ortodoksėt shqiptarė nga Patrikana, barrė kjo qė u binte sidomos partiotėve shqiptarė me fe ortodokse. Pėr ta sendėrtuar kėtė qėllim me pėrmbajtje kaq tė rėndėsishme patriotike, Mihal Gramenoja nxori mė 10 korrik 1909 gazetėn Lidhja Orthodhokse (25) . Duke shfletuar dhe lexuar disa numra tė saj, formojmė bindjen se Lidhja Orthodhokse luajti njė rol tė madh nė jetėn politike tė atyre viteve. Vija politike e saj, qė shihet qartė nė programin tė cilin e botoi Gramenoja mu nė numrin e parė, ishte kjo: ...Do tė pėrpiqemi me gjithė fuqinė tė mbajmė njė politikė tė drejtė e tė kthielltė pėr tė mprojtur tė drejtat tona kombėtare... e tė mos bėhen vegla tė tė huajve, tė cilėt me anėn e fesė kėrkojnė tė na shkelin kombėsinė e fenė... (26) Njė program i tillė ishte, vėrtet, i avansuar dhe kishte rėndėsi tė madhe pėr kohėn kur u shpall. Ajo bėri ndikim tė madh te shqiptarėt me artikujt e saj, qė kishin kurdoherė pėrmbajtje tė shėndoshė politiko-shoqėrore. Dhe shumė nga ortodoksėt e mashtruar u bashkuan me shqiptarėt e besimeve tė tjera, i mbyllėn veshėt ndaj propa-gandės greke dhe luftuan deri nė fund pėr ēlirimin e vendit. Lidhja Orthodhokse e drejtori i saj zhvilluan kėshtu njė luftė tė rreptė kundėr kishės dhe shovinizmit grek. Parullat e shqiptarėve tė Amerikės pėr njė kishe autoqefale shqiptare, Mihal Gramenoja i pėrhapte si parulla lufte nėpėrmjet gazetės sė tij. Sepse krijimi i kishės sė pavarur shqiptare, tė meshuarit nė gjuhėn shqipe nėpėr kishat shqiptare, ishte njė nga synimet e patriotėve tė Rilindjes, pra edhe tė Mihal Gramenos. Lidhja Orthodhokse botoi edhe materiale letrare, sidomos vjersha patriotike, si Shqipėria e A. Shkabės, Nė burg tė Korēės e Stavre Tacit, Nė varrin e Besės e Ilo Mitko Qafėzezit etj. Pėr herė tė parė nė historinė e gazetarisė shqiptare u botuan nė faqet e kėsaj gazete krijimet letrare tė Leon Tolstojt. Marrė nė tėrėsi, shkrimet e Lidhjes Orthodhokse ishin mjaft tė guximshme, prandaj edhe lexoheshin me ėndje. Drejtori i saj kishte shumė miq, tė cilėt i shkruanin dhe e falėnderonin pėr kėtė gazete qė e nxirrte. Por, natyrisht, ai kishte edhe armiq-grekomanė dhe turq, qė nuk donin pėrparimin e popullit tonė. Duke botuar materiale tė ndryshme nė gazetėn e tij Lidhja Orthodhokse, Mihal Gramenoja ra disa herė nė konflikt me autoritetet turke, sidomos kur botoi artikulim Shtypi dhe qeveritarėt, nė tė cilin u tregoi lexuesve se nė ēfarė kushtesh tė vėshtira e botonte gazetėn dhe se si ndiqej ai vetė e gazeta e tij nga autoritetet turke. Ata morėn masa tė rrepta ndaj gazetės dhe drejtorit tė saj. Nė qershor tė vitit 1910 ata e mbyllėn Lidhjen Orthodhokse. Shkaku i vėrtetė i ndalimit tė botimit tė saj tė mėtejshėm ishte se ajo kritikoi hapur Xhavit Pashėn, i cili shtypi nė mėnyrė barbare kryengritjen shqiptare tė vitit 1909. Mirėpo, as tė gjitha masat qė i morėn nuk ndikuan te Gramenoja qė tė heqė dorė nga veprimtaria e tij publicistike. Kėshtu nė shkurt tė vitit 1911 nisi tė botojė gjetėn e dytė Koha (27) . Kjo doli, me disa ndėrprerje, pothuaj 15 vjet (1911-1929), prandaj ėshtė ndėr organet me jetė mė tė gjatė tė gazetarisė shqiptare. Drejtori i saj i shtroi vetes pėr detyrė tė drejtpėrdrejtė qė tė mbrojė atė qė ishte arritur mė parė nė fushėn e arsimit e tė kulturės (tė drejtat pėr tė pasur shkolla, libra, revista, gazeta dhe pėr tė hapur klube nė gjuhėn shqipe), pastaj tė luftojė tendencat e rretheve shoviniste tė disa shteteve fqinje dhe tė propagandėjė me ēdo mėnyrė autonominė e Shqipėrisė. Dhe mu nė numrin e parė tė Kohės, ai boton Programi ynė, nė tė cilin, ndėr tė tjera thotė: Do tė mprojmė dhe kėrkojmė qė tė drejtat tona kombėtare tė mos shkelėn nėn kėmbė dhe tė gėzojmė njėjėsinė qė na siguron konstitucioni (28) . Duke lexuar materialin qė ngėrthen Koha shihet qartė orientimi kryesor politik i drejtorit tė saj. Koha paraqiti botėkuptimet, aspiratat dhe bindjet politike tė borgjezisė sė vogėl patriotike tė qytetit, e cila nė atė kohė ishte shumė aktive nė lėvizjen ēlirimtare shqiptare. Koha e Gramenos propagandoi kryengritjen e armatosur pėr tė fituar autonominė territoriale dhe administrative, qė e konsideronte kėtė si hap tė domosdoshėm pėr tu shkėputur mė vonė edhe nga Turqia. Nė numrat e parė Koha vetėm kundėrshtoi politikėn e osmanizimit, qė zbatonin xhonturqit ndaj popullit shqiptar. Nga toni i pėrgjithshėm i artikuj-ve tė kėtyre numrave del se Koha vuri thekson nė rrethanat e jashtme, ajo mbron botėkuptimin se njė herė pėr njė herė do tė ishte mė mirė qė shqiptarėt tė rrojnė nėn perandorinė Otomane. Pėr kėtė botoi edhe thėnien e ministrit tė luftės, Mahmud Shefqet Pashės: Mbretėria Otomane, pa kombin shqiptar dhe kombi shqiptar pa Mbretėrinė Otomane smund tė rrojnė (29) . Por me kalimin e kohės ajo formoi fizionominė e saj tė njė organi tė vėrtetė tė lėvizjes ēlirimtare. Shtroi nė mėnyrė tė dendur kėrkesa pėr pėrmirėsimin e gjendjes politike, ekonomike dhe arsimore-kulturore tė shqiptarėve. Dhe kėshtu gradualisht i hapi shteg idesė dhe i pėrgatiti masat shqiptare pėr ta ndryshuam kėtė gjendje tė mjerueshme, nė tė cilėn gjendej populli ynė. Koha muar guxim tė shkruajė haptas kundėr kėsaj politike, sidomos shėnoi suksese nė demaskimin e propagandės mashtruese tė xhonturqve se gjoja nė Perandorinė e tyre zotėronte Bashkimi e pėrparimi dhe Lumturia e Harmonia. Pėrkundrazi, Koha paralajmėronte trazira dhe kryengritje tė reja nė kėtė Perandori tė kalbur qė me kohė. Duke qėndruar nė pozita tė drejta dhe luftarake, Koha propagandoi dhe afirmoi me guxim tė pashoq kryengritjet shqiptare, fitoret e kryengritėsve, sakrificat, heroizmin dhe kėrkesat e tyre. Kjo vihet re jo nė muajt e parė tė daljes sė saj, por nė numrat e mėvonshėm, atėherė kur shpėrtheu kryengritja e vitit 1911. Nė kėtė vit kristalizoheshin e bėheshin mė tė qarta kėrkesat e patriotėve shqiptarė pėr autonomi. Pikėpamjet e tij pėr kryengritje tė armatosur, si tė vetmen mėnyrė pėr ta fituar lirinė, Gramenoja i mbrojti edhe nėpėr faqet e Kohės, madje dhe nė ēastet mė tė vėshtira, edhe atėherė kur i kanosej rreziku jetės sė tij. Kėshtu kur Sulltan Mehmet Reshati V bėri njė udhėtim nėpėr Shqipėri, materialet e botuara nė Kohėn e atyre ditėve jepnin tė kuptohej se autonomia e Shqipėrisė do tė fitohet vetėm me grykėn e pushkės e jo nga mėshira e Sulltanit. Nė pranverėn e vitit 1912 plasi kryengritja e re shqiptare. Koha e Gramenos i mbet konsekuente vijės sė saj politike: hapi rubrikėn e re Ore fundit dhe botoi artikuj, shėnime dhe lajme, nė tė cilėt bėhej fjalė pėr kryengritjen e kryengritėsit. Nė verėn e po kėtij viti, e shtrėnguar nga kryengritėsit shqiptarė, qeveria turke shpėrndau kabinetin e Seit Pashės dhe u njohu shqiptarėve 12 kėrkesa, por jo edhe kėrkesėn pėr autonomi. Koha ngulte kėmbė dhe kėrkonte nga Porta e Lartė qė tė aprovohen tė gjitha kėrkesat e shqiptarėve pėr autonomi. Kėtė qėndrim tė vendosur e mbajti ajo deri nė numrin e fundit tė etapės sė saj tė parė-mesi i tetorit 1912, kur u ndėrpre dalja e saj pėr shkak se ushtria greke pushtoi Korēėn dhe pėr shkak se shpėrtheu Lufta Ballkanike, Me anė tė disa artikujve u luftua teza e ashtuquajtur shkencore mbi origjinėn e njėjtė tė gjuhės shqipe me atė greke. Mbase jo me argumente shkencore, Koha u orvat me sukses tė hedhė poshtė kėtė tezė pseudo-shkencore. Pėrkundėr kėsaj, Koha afirmoi gjuhėn shqipe, luftoi pėr pėrhapjen e saj tė gjerė, luftoi qė tė pasurohet e tė pėrdoret edhe nė kishe, nė mėnyrė qė besimtarėt tė dėgjojnė meshat nė gjuhėn amtare. Duke pėrkrahur pa rezervė kėrkesat e shqiptarėve tė Amerikės dhe tė Rumanisė, ajo propagoi dhe afirmoi meshimet e para shqipe tė Fan Nolit nėpėr kolonitė shqiptare. Kjo ishte njė ngjarje sė cilės gazeta i jepte njė rėndėsi tė madhe. Mihal Gramenoja demaskoi nėpėrmjet organit tė tij edhe lojėn e diplomacisė evropiane, me tė cilėn fuqitė e mėdha tentonin tė zgjidhnin ēėshtjen shqiptare nė pajtim me interesat e tyre. Koha luajti njė rod tė rėndėsishėm nė zhdukjen e iluzioneve qė mund tė ushqenin patriotėt dhe populli shqiptar sa i pėrket ndihmės, tė cilėn mund ta jepnin fuqitė e mėdha nė kėtė pikėpamje. Nė kundėrshtim me kėtė, ajo propagoi dhe mbolli besim nė forcat e vetė popullit shqiptar. Mihal Gramenoja shtroi nė gazetėn Koha edhe kėrkesa qė kishin tė bėnin me zhvillimin e ekonomisė sė vendit, e cila ishte nė gjendje tė mjerueshme. Duke shprehur e mbrojtur interesat e mitoroborgjezisė shqiptare dhe tė shtresave tė varfėra tė vendit, Koha kėrkonte me kėmbėngulje qė tė merren masa nga Turqia, me qėllim qė tė pėrmirėsohej gjendja e kėtyre shtresave tė shoqėrisė shqiptare. Ajo ngriti zėrin pėr tė pakėsuar taksat, pėr tė rregulluar shtretėrit e lumenjve, pėr tharjen e kėnetave, pėr tė ndaluar eksportin e prodhimeve ushqimore qė mungonin nė vend, pėr tė shfrytėzuar pyjet me masė etj. Nė disa artikuj tė Kohės bėhen orvatje pėr tė afirmuar tė drejtėn pėr zhvillimin e arsimit nė gjuhėn shqipe, orvatje kėto qė ishin pjesė pėrbėrėse e luftės qė zhvillonte gazeta pėr pavarėsinė kombėtare. Lidhur ngusht me kėtė ngrente ajo edhe problemin e alfabetit. Ajo demaskoi politikėn e xhonturqve, tė cilėt lejuan qė shkollat zyrtare turke tė ktheheshin nė shkolla shqipe, vetėm se shqipja tė shkruhej me atė alfabet qė do populli i kėsaj apo i asaj krahine. Kjo ishte njė pengesė serioze nė pėrpjekjet pėr njėsimin e alfabetit shqip dhe pėr krijimin e shkollės kombėtare shqiptare. Nė kėto vite Koha u bė tribunė, nė tė cilėn dolėn nė shesh dhe u pėrkrahėn botėkuptimet e krahut demokratik nė lėvizjen ēlirimtare. Kjo ishte njė forcė e re e shoqėrisė shqiptare qė rritej dita mė ditė. Koha u bė shprehėse e interesave tė vegjėlisė sė fshatit dhe tė qytetit. Janė me interes tė veēantė artikujt e botuar nė Koha, e qė bėjnė fjalė rreth fushatave pėr zgjedhjet parlamentare. Nė kėta artikuj del nė pah qėndrimi demokratiko-revolucionar i kėtij organi dhe i vetė Gramenos. Nėpėrmjet shkrimeve Koha propagandonte qė deputetė tė zgjedhėn patriotė tė mirė, pa dallim feje e pasurie. Ajo i tėrheq vėrejtjen popullit qė tė ketė kujdes se kėnd po e zgjedh. Sot mė ska parėsi nga salltanallėket po nga atdhetaria dhe sjelljet e mira dhe tė njerėzinjta. Pėr kombin shqiptar ata numėrohen parėsi tė cilėt pėrpiqen edhe ndihmojnė nė nevojat qė ka, po jo nga salltanallėket, andaj tė hapim sytė (30) . Veēse pikėpamjet mė tė qarta demokratike tė Mihal Gramenos e tė Kohės i gjejmė tė shprehura nė artikulim e mirėnjohur Socializma, botuar mė 12 shkurt 1912 (31) . Kėtu Mihali pėrdor antitezėn, despotizmės ia kundėrvė sociailizmėn. Dhe me kėtė rast shfaq, pėr herė tė parė, idetė e tij socialiste. Shikuar hollėsisht, janė kėto idetė e njė socializmi utopik. ėshtė e kuptueshme se Mihal Gramenoja e shkroi kėtė artikull nėn ndikimin e lėvizjeve socialiste tė vendeve tė Evropės Lindore dhe nėn ndikimin e Revolucionit rus tė 1905-ės. Por idetė e kėtilla, tė shfaqura nė kėtė artikull, na sqarojnė qėndrimin e mėvonshėm qė pat Gramenoja ndaj shtetit tė parė tė punėtorėve dhe tė fshatarėve nė botė, ndaj Xhaxha Leninit dhe ndaj Bolshevizmės. Gjatė dy viteve tė para nė gazetėn Koha u trajtuan edhe probleme sociale dhe u prekėn edhe disa plagė tė shoqėrisė sė atėhershme shqiptare. Njėra sosh ishte dhe gjakmarrja. Mihal Gramenoja i ftoi shqiptarėt qė tė heqin dorė nga ky zakon i keq i trashėguar. Deridiku ėshtė i ngusht mendimi i tij se ky zakon mund tė zhduket vetėm me njė ngritje arsimore-kulturore tė fshatarėsisė dhe me pėrmirėsimin e administratės nėpėr fshatra sepse ky zakon i kishte rrėnjėt mė tė thella. Ai ishte nxitur vite me radhė nga turqit me qėllim qė shqiptarėt tė vriteshin ndėrmjetveti, sepse kjo ishte nė interesin e tyre. Pas shpalljes sė pavarėsisė (28 nėntor 1912) letėrsisė nė pėrgjithėsi, e publicistikės nė veēanti, i dolėn detyra tė tjera, qė u kushtėzuan nga situata e re historike. Kėtyre detyrave iu pėrvesh ti kryejė me nder edhe publicisti Mihal Grameno. Krijimtaria e tij publicistike nė periudhėn 1913-1920 u batua kryesisht nė kėto gazeta: Pėrlindja e Shqipnisė, organ i qeverisė sė Ismail Qemalit qė botohej nė Vlorė (1913-1914), nė Koha qė ai vazhdoi ta drejtojė nė vitet 1914-1920, nė Albania, organ i Partisė Kombėtare Politike, qė botohej nė Worcester Mass (1918-1920) dhe mė pak nė gazetat Shqypnia e Be, qė botohej nė Shkodėr (1913-1914), nė Liri e Shqipėrisė qė botohej nė Sofje (1914-1915), nė revistėn Ylli i Mengjezit qė botohej nė Boston Mass (1917-1920) etj. (32) . Vlen tė theksohet se Mihal Gramenoja bashkėpunoi me Pėrlindjen e Shqipnisė gjatė muajve gusht-tetor 1913 kur ad ishte nė Vlorė. Po kėshtu dėrgoi ndonjė korrespodencė pėr kėtė gazetė edhe gjatė nėntorit 1913-marsit 1914, kur punoi si inspektor i Qeverisė sė Vlorės pėr shkollat shqipe tė Pogradecit. Sipas shėnimeve qė jep Thanas Gjika, gazeta Koha, pas ndėrprerjes mė tė gjatė nė historinė e saj, filloi tė ribotohet pėrsėri nė Korēėn e ēliruar nga ushtritė greke. Dhe numri i parė doli mė 4/17 mars 1914 me kėtė nėntitull. Gazetė e paanėshme, politike dhe literare. Mbron tė drejtat e popullit. Gazeta vijoi tė botohet kėtu vetėm deri nė fund tė qershorit po tė kėtij viti. Sepse Korēa nė ditėt e para tė korrikut tė vitit 1914 u pushtua sėrish nga ushtritė verioepirote dhe nga ushtria greke. Pėr shkak tė rrethanave fare tė papėrshtatėshme qė u krijuan nė kėtė periudhė tė stuhishme pėr popullin tonė, familja e Gramenove e bashkė me tė edhe Gramenoja, si shumė familje tė tjera nga Korēa, Pėrmeti dhe Gjirokastra, mėrgoi nė fund tė dhjetorit tė vitit 1914 nė SHBA. I ndihmuar ekonomikisht nga emigrantėt shqiptarė tė kėtij qyteti dhe nga vėllezėrit Petro e Koēo Grameno, Mihali vendosi tė vazhdojė botimin e Kohės. Dhe kėshtu numri i parė i saj nė Amerikė ridoli mė 22 janar 1915. Nė Shtetet e Bashkuara ajo doli deri nė tetor tė vitit 1919. Nė maj tė vitit 1920 Gramenoja u kthye nė atdhe dhe, pasi u vendos nė Korēė, rifilloi botimin e Kohės mė 10 korrik po tė kėtij viti. Qė nga numri i 13 nėntorit tė vitit 1920 drejtimin e gazetės e mori i vėllai Koēo Gramenoja. Mihali vazhdoi tė jetė themelonjės dhe poprietar, tė bashkėpunojė aktivisht dhe tė bajė barrėn kryesore tė gazetės. Gjatė daljes sė Kohės nė SHBA njė ndihmė tė konsiderueshme dha edhe vėllai tjetėr i Mihalit, Mina Gramenoja, qė ishte redaktor i gazetės. Por edhe nė kėtė etapė mė tė gjatė tė daljes sė Kohės 1914-1920 fizionominė e saj ė pėrcaktonin shkrimet e Mihal Gramenos. Sepse ai pėr ēdo numėr, pos kryeartikullit shkruante dhe ndonjė artikull tjetėr, fejton, pamflet a pėrshkrim. Pothuaj edhe pjesa mė e madhe dhe mė e mirė e publicistikės sė Mihalit u botua nė Kohėn e kėtyre viteve. Nė krijimtarinė publicistike tė Gramenos dhe nė Kohėn e viteve 1913-1914 mbisunduan problemet e ngutshme politike tė asaj kohe. Prandaj Mihali nė kėto vite u lidh ngusht me qeverinė e Ismail Qemalit. U bė bashkėpunėtor i rregullt i Pėrlindjes sė Shqipnisė. E sulmoi ndėr tė parėt Esat Pashė Toptanin, i cili u largua nga Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės: Pasha! Tinė e di fort mirė qė Shqipėria do tė bėhet domosdo, po mos u bėj shkak tė nxish emrin! Shqipėria Pasha do tė bėhet pėr shqiptarėt gjithė tė krishterė e muhamedane edhe e di fort bukur qė sbėhet Turqi e vogėl... (33) Duke pasur parasysh nė plan tė parė ruajtjen e pavarėsisė dhe tė tėrėsisė tokėsore tė vendit, gazeta Koha, nėpėrmjet artikujve tė saj, zhvilloi njė luftė tė rreptė jo vetėm kundėr armiqve tė brendshėm, por edhe kundėr fuqive tė mėdha evropiane, tė cilat heshtnin dhe aprovonin veprimet e pa-turpshme tė rretheve shoviniste greke. Mihal Gramenoja edhe nė kėto vite tė stuhishme shtroi nė gazetėn e tij nevojėn pėr zhvillimin e pavarur ekonomik tė vendit. Ai kishte frikė nga koncesio-net e huaja. Ishte pėr zhvillimin e njė ekonomie tė pavarur kombėtare, tė njė industrie kombėtare tė mbėshtetur nė burimet e brendshme. Sundimi i gjatė turk kishte lėnė njė prapambetje tė madhe qė vėrehej nė ēdo pore tė shtetit tė ri shqiptar, pra dhe ne administratėn e tij. Nėpunėsit qė i kishte emėruar Qeveria e Pėrkohshme e Vlorės nuk dinin gjuhėn shqipe dhe si gjuhė zyrtare pėrdornin ende turqishten. Mihal Gramenoja jo vetėm qė i kritikoi, por kėrkoi nga Qeveria e Vlorės qė ata tė largohen, mos tė punojnė nė shtetin shqiptar, sepse ende i kryenin shėrbimet zyrtare nė gjuhėn turke. Ata ishin si tė thuash turkoshakė, qė i kishte shkelur koha. Nė vitet 1913-1914 Mihal Gramenoja dhe Koha ftuan popullin shqiptar, pa dallim klase e feje, qė secili tė kontribuojė sa mė shumė nė mėkėmbjen ekonomike dhe politike tė vendit, qė sapo kishte fituar pavarėsinė. Gramenoja propagandoi nė Koha unitetin e popullit, si tė vetmin mjet pėr tu pėrballuar rreziqeve, qė kanoseshin nga jashtė dhe nga brenda. Lufta e Parė Botėrore krijoi njė gjendje tė re para lėvizjes ēlirimtare shqiptare. Tash patriotėt duhej tė merrnin njė qėndrim tė caktuar ndaj blloqeve ndėrluftuese nė konfliktin botėror. Kėshtu lindėn disa rryma nė kuadrin e lėvizjes. Por ajo qė mbizotėroi ishte rryma qė propagandoi ruajtjen e neutralitetit, tė asnjanėsisė sė Shqipėrisė nė kėtė konflik qė kishte marrė pėrmasa tė gjera. Pėrfaqėsues i kėsaj rryme brenda nė Shqipėri ishte: organizata Lidhja Kombėtare e Shkodrės, kurse jashtė, sidomos nė Amerikė, pėrkrahės tė flaktė tė asnjanėsisė ishin Mihal Gramenoja me gazetėn e vet Koha dhe Partia Kombėtare Politike me organin e saj Albania. Pėrveē kėsaj, mė 1915 u shtrua nevoja e qėndrimit qė duhej tė kishte lėvizja ēlirimtare ndaj shtresave e klasave tė shoqėrisė shqiptare, respektivisht duhej pėrcaktuar se nė ēfarė bazash shoqėrore duhej tė mbėshtetej lėvizja pėr tė mbrojtur interesat e vendit. Njė pjesė e mirė e demokratėve pėrparimtarė shfaqėn mendimin se lėvizja kombėtare shqiptare duhej tė mbėshtetej patjetėr mbi njė bazė mė tė shėndoshė shoqėrore. Ata, pra, kėrkuan qė lėvizja mos tė mbėshtetej mbi bejlerėt e ēifligarėt, por mbi shtresat e ulta tė shoqėrisė shqiptare, nė opingėn e saj, nė mikroborgjezinė patriotė shqiptare. Koha e Gramenos shkruante: Populli shqiptar i cili ėshtė jeta e Shqipėrisė u ngop nga pashallarėt dhe bejlerėt, sot dėshiron njė Shqipėri ku ēdo njeri tė jetė zot i vetes tij dhe jo skllav i njėrit dhe i tjetrit... njė Shqipėri, moto e sė cilės tė jetė Liri, Vėllazėri dhe Njėjėsi (34) . Ndonėse larg atdheut, Grameno dhe Koha u interesuan kurdoherė pėr gjendjen nė Shqipėri. Gazeta organizoi bashkėpunėtor nga qytetet e ndryshme, tė cilėt dėrgonin korrespondenca dhe e njoftonin pėr gjendjen e vėshtirė tė vendit. Nėpėr faqet e Kohės u ndriēua sidomos lėvizja fshatare e Shqipėrisė sė Mesme, jeta e krahinės sė Korēės nėn grekėt e nė Vlorė nėn pushtimin italian, aktiviteti politik nė Shkodėr dhe nė Pogradec etj. Nė mėnyrė tė veēantė tėrhoqi vėmendjen e Gramenos lėvizja fshatare e Shqipėrisė sė Mesme mu pėr karakterin e saj antifeudal, qė kishte ajo nė fillim tė vitit 1915. Nė materialet e botuara nė Kohėn e viteve 1915-1918 vihet re fuqishėm edhe fryma antiimperialiste. Gramenoja nėpėrmjet artikujve tė ndryshėm, nė tė cilėt paraqitej gjendja e rėndė ekonomike e politike e popullit nėn pushtuesin, ndjekjet e patriotėve, nė tė cilėt demaskoheshin veglat e pushtuesve etj., sulmoi politikėn grabitqare tė qeverive reaksionare tė Italisė, tė Austrisė e tė Greqisė. Lėvizja ēlirimtare shqiptare u zhvillua nė rrethana tė tjera pas mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore. U bė rigrupimi i forcave tė saj. Pėrfaqėsuesit e njė rrymė ishin tė mendimit se njohja e rimėkėmbja e shtetit shqiptar mund tė arrihet me mbrojtjen direkte tė ndonjė fuqie, e cila i pėrkiste palės fituese nė luftėn botėrore. Grupet e kėsaj rrymė ishin tė mendimit se Italia ose SHBA mund ta luajnė kėtė rol nė ēėshtjen shqiptare. Nė radhėt e kėtyre grupeve ishin bejlerėt dhe ēifligarėt, tė cilėt panė se nuk mund ta siguronin mė pushtetin pa ndihmėn e ndonjė fuqie tė jashtme. Nė kundėrshtim me kėta, pėrfaqėsuesit e rrymės tjetėr mendonin se populli shqiptar kishte mjaft pjekuri pėr njė jetė tė pavarur shtetėrore. Propagandues tė kėsaj rryme ishin pėrfaqėsuesit e mikroborgjezisė sė fshatit dhe tė qytetit, si Kalim Xheloja, Avni Rustemi, Salih Nivica, Nikollė Ivanaj etj. Koha nė fund tė vitit 1918 vazhdoi tė ndjekė vijėn e mėparshme politike. Ajo dhe drejtori i saj u vėrsulėn nė mėnyrė edhe mė tė rreptė kundėr imperializmit. Prandaj ishin kundėr ēdo mbrojtjeje nga jashtė apo protektorati mbi Shqipėrinė ...Cilėt janė Turhan Pasha, Myfit be Libohova, Syrja be Vlora, Mehmet be Konica, Adhamidhi beu e tė tjerė Dundurmanxinj qė po flasin mbi emėr tė kombit shqiptar. Nė kanė pėr tė shitur gjėsendi nė tė huajt mund tė shesin vetėn nonjė kafshė tė gjallė, as shtėpitė e tyre nuk mund qė ti shesin dot, posa qė kėto janė nė tokė tė Shqipėrisė, shkruante Gramenoja mė 1919, duke iu kundėrvėnė botėkuptimeve tė bejlerėve dhe tė ēifligarėve shqiptarė. Kjo gazetė me autoritet nė vitet 1918-1920 shtroi me forcė nevojėn e transformimit borgjez tė vendit. Ajo u drejtohej tregtarėve dhe kapitalistėve shqiptarė qė tė formonin shoqėritė e kompanitė aksionare, sapo tė ēlirohej vendi nga ushtritė e huaja, me qėllim qė tė huajt mos tė mund tė shfrytėzonin pasuritė e tokės shqiptare. Koha e viteve 1918-1920 bėnte pjesė ndėr ato gazeta qė shkruan dendur pėr rėndėsinė e Revolucionit Socialist tė Tetorit, qė kishte pėr lėvizjen ēlirimtare shqiptare. Nė gjysmėn e dytė tė 1920-ės Koha propagandoi bollshevizmėn. Kėtė e vazhdoi edhe mė vonė, kur doli pėrsėri nė Shqipėri. Nė kėto vite idetė e Revolucionit Socialist tė Tetorit bėnin ndikim tė ndieshėm nė shoqėrinė shqiptare dhe kishin filluar tė merrnin pėrpjesėtime tė gjera. Pėr propagandimin e ideve socialiste ėshtė i njohur artikulli i Mihal Gramenos Bashkim dhe pėrparim, i botuar nė Kohėn e vitit 1920 (35) . Nė kėtė artikull Gramenoja mbron me guxim Leninin dhe idetė e tij dhe vėrsulet kundėr farisejve kapitalistė dhe imperialistėve. Ai shfaq haptas botėkuptimin e tij se Evropa e atyre viteve kishte plot ligėsira. Prandaj i vetmi njeri qė sillte paqen e qetėsinė nė kėtė kontinent ishte Xhaxha Lenini. Po nė kėtė artikull Mihal Gramenoja aludon nė ndarjen fetare e krahinore tė shqiptarėve, si dhe nė pėrēarjen qė shkaktonte propaganda e huaj midis tyre. Ai propagandoi nėpėr faqet e Kohės idenė e internacionalizmit proletar, por nė mėnyrė tė thjeshtuar, ashtu si e kuptonte ai vetė. Po nė artikullin Bashkim dhe pėrparim dolėn nė shesh edhe kufizimet Ideologjike tė Gramenos, qė mund tė shpjegohen me prapambetjen e madhe ekonomike e shoqėrore tė vendit, si dhe me ndikimin e Ideologjisė mikroborgjeze e fetare. Ndonėse i mbrojti dhe i pėrhapi idetė e Revolucionit Socialist tė Tetorit, Gramenoja nuk mundi tė dallojė kėtė Revolucion nga revolucionet demokratiko-borgjeze. Pas vitit 1920 filloi njė etapė e re nė jetėn e popullit shqiptar. Tashmė rreziku nga jashtė nuk kanosej si pėrpara. Lufta kundėr mbeturinave tė feudalizmit, lufta pėr demokratizimin e jetės sė pėrgjithshme dhe lufta klasore midis shtresave tė ndryshme ishin probleme qė kėrkonin zgjidhje tė ngutshme. Koha e viteve 1921-1923, ndonėse nuk drejtohej nga Mihal Gramenoja, po shkrimet e tij i jepnin ende tonin kėsaj gazete, trajtoi probleme tė rėndėsishme, si problemin agrar, demokratizmin e pushtetit shtetėror, transformimin borgjez tė vendit etj. Orvatjet pėr tė demokratizuar pushtetin shtetėror Gramenoja i filloi nga pozitat e tij qė i mori kundėr pėrbėrjes bejlerofile tė parlamentit shqiptar. Rezultatet e zgjedhjeve tė vitit 1923 e bindėn Gramenon se nuk mund tė arrihet gjė nėpėrmjet zgjedhjeve parlamentare, nėpėrmjet rrugės paqėsore. Kėshtu ai u ngrit tash kundėr kėsaj rruge pėr demokratizmin e aparatit shtetėror. Pėrqafoi sėrish luftėn e armatosur pėr tė demokratizuar jetėn e pėrgjithshme tė vendit. Koha i dha pėrkrahje tė plotė Revolucionit demokratiko-bargjez, pėrkrahu pa rezervė qeverinė e qershorit tė vitit 1924 tė kryesuar nga Fan Noli, sepse ajo kishte shpallur njė program tė pėrparuar: parashihte zhdukjen e feudalizmit, lirinė e popullit, vendosjen e demokracisė dhe zbatimin e reformės nė tėrė administratėn. Me gjithė lėkundjet e rastit, Mihal Gramenoja gjatė tėrė jetės sė tij ishte dhe mbeti mbrojtės i tė drejtave jetėsore tė popullit dhe luftėtar i vendosur pėr njė rend mė tė mirė shoqėror. Duhet theksuar se zhgėnjimi i vėnė re nga fundi i jetės sė tij, ishte i pėrkohshėm. Ai deshi tė nxjerrė edhe njė herė gazetėn e tij pėr tė shfaqur pa frikė urrejtjen kundėr regjimit tė Ahmet Zogut, regjim ky qė pėrbėhej nga feudalėt dhe honxho-bonxhot. Nga kjo del se M. Gramenoja mbeti deri nė vdekje njė demokrat, madje kjo shihet nė tė gjitha gjinitė letrarepublicistike qė i lėvroi. Po kėshtu ishte edhe njė largpamės. Shkrimet e Mihal Gramenos si publicist, veēanėrisht pamfletėt dhe fejtonėt e tij janė, pa dyshim, ndėr gjėrat mė tė bukura tė gazetarisė shqiptare. Ironia therrėse, me tė cilėn fshikullon jetėn konstitucionale, shihet nė pamfletet, nėpėrmjet tė cilėve Gramenoja protestoi haptas kundėr tė shenjtėruarit dru, qė, siē shprehet ai, ishte nė rendin e ditės nė burgjet e Korēės dhe tė Gjirokastrės, ku torturoheshin tė burgosurit shqiptarė. Kjo ironi del nė shesh sidomos nė pamfletin U bė dritė (36) . Numrin mė tė madh tė pamfleteve Mihal Gramenoja e botoi pas shpalljes sė pavarėsisė. Nė gazetėn e tij Koha hapi rubrikėn Shtylla literare, nė tė cilėn u botuan shkrime me kritere tė caktuara. Veēse pamfletet mė tė bukura, ato tė realizuara me sukses pėr nga ana ideore, profesionistė dhe pėr nga veshja artistike, janė ato pamflete qė Mihali i (Shkroi nė vitet 1915-1918, atėherė kur gazeta e tij delte nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. I shkroi kėto pamflete duke u mbėshtetur nė kujtimet e tij pėr takimet qė kishte pasur me ministrat e parė tė shtetit tė pavarur shqiptar, nė bisedat e zhvilluara me ta, nė pėrshtypjet qė ata i kishin bėrė, nė tė dhėnat e ko-rrespondencave qė i merrte nga Shqipėria etj. Temat e kėtyre pamfleteve ishin vėnia nė lojė e pėrfaqėsuesve tė feudalizmit shqiptar, e ministrave tė qeverisė sė parė shqiptare, e cila u formua pas shpalljes sė pavarėsisė nėn kryesinė e Ismail Qemalit, problemet jetike tė popullit dhe gjendja e tij e mjerueshme nė vitet e para tė pavarėsisė, kur duhej njė mobilizim i plotė pėr ti kapėrcyer vėshtirėsitė e parapara dhe ato tė paparapara. Pėr ti vėnė nė lojė kėta turli ministra Gramenoja pėrdori gjithė tonin e nevojshėm: ironinė e hollė dhe sarkazmėn therrėse. Kėto pamflete, shquhen pėr forcėn demaskuese qė kanė. Mihali jo vetėm qė krijoi nė to situata groteske, por i demaskoi haptas ministrat e kėtillė, qė skishin asgjė tė pėrbashkėt me interesat e popullit. Ata nė plan tė parė kishin interesin personal tė tyre, interesin e xhepit. Nė pamfletin Mėmėdheu i vjetėr M. Gramenoja shufron ata shqiptarė, qė deri dje kishin qenė nė shėrbim tė Turqisė sė sulltanėve dhe, pasi ajo i kishte pėrzėnė, ishin kthyer nė Shqipėrinė e ēliruar nga tė tjerėt pėr tė marrė ndonjė nėpunėsi. Figura e tyre mė e plotė del nė pamfletin Honxho-bonxhot. Gramenoja ironizon nė tė kabinetin e princ Vidit, i cili pėrbėhej kryesisht nga bejlerėt dhe ēifligarėt. Kabineti i kėtij mbreti tė importuar shkaktoi indinjatė tė madhe te shtresat e gjera popullore dhe tė rrethet patriotike e pėrparimtare tė popullit tonė. Nė Kafe oxhakėt merret nė shėnjestėr Petro Poga, ministėr i drejtėsisė nė qeverinė e Ismail Qemalit, qė propozoi tė hapėn kafe oxhakėt, ku do tė pihej kafeja. Ndėrkaq Mexhliset paraqesin nė mėnyrė tė theksuar karagjozllėqet e qeveritarėve tė Vlorės dhe tė Durrėsit. Ata nė mexhlise (mbledhje) e kalonin mė shumė kohėn duke treguar mesele e duke bėrė temenara se sa duke trajtuar seriozisht ndonjė ēėshtje tė rėndėsishme pėr popullin. M. Gramenoja pėrqesh nė Mesia avokatin Ēako, i cili erdhi nga Stambolli. Ai u prit me nderime nė Vlorė, thotė Mihali, duke shpresuar se do ta shpėtojė vendin. Nė Akademia tallėn e shufrohen ministrat e Ismail Qemalit, tė cilėve u pengonin fjalėt shqipe qė nxirrnin tė rinjtė. Pamfleti Muhamelet (formalitetet) godet Myfit be Libohovėn, ministėr i drejtėsisė, i cili i shtinte njerėzit nė punė me njoftėsi e nuk merrte parasysh dijen e tyre. Ministri i bujqėsisė shpotitet me mjeshtėri nė Aligolltura, sepse qe njeri qė smerrte vesh gjė nga kjo degė ekonomike. Nė Syfetsėzėt vihet nė lojė mentaliteti mikroborgjez i dr Mihal Turtullit, i cili ishte ministėr i arsimit nė qeverinė e Durrėsit (1914). Njė vit pas largimit tė princ Vidit, M. Gramenoja shkroi pamfletin interesant Kopsaxhinjtė, nė tė cilin thumbon Mithat Frashėrin, ministėr i post-telegrafeve tė qeverisė sė tij. Nėpėrmjet njė humori tė kėndshėm, por therrės, Mihali e vė nė lojė kėtė ministėr, i cili tėrė mendjen e kishte pėrqėndruar nė mbledhjen e kopsave sepse ishte kolėksionist i pasionuar i tyre. I po kėsaj periudhe ėshtė edhe pamfleti Kajmetė (monedhat). Nė tė goditet Aziz Pasha, ministėr i financave nė Qeverinė e Vlorės. Nė Mjekraxhinjtė merret nė mbrojtje Fan Noli dhe shpotitet Petro Poga. Edhe pamfletet e fejtonet e viteve njėzet trajtojnė tema tė ngjashme. Mihal Gramenoja kritikoi nė to dukuritė negative tė asaj kohe: ndėrrimin e vazhdueshėm tė kabineteve, pėrbėrjen bejlerofile tė parlamenteve, mungesėn e njerėzve tė ditur, tė ndershėm e patriotė, tė cilėt do tė sillnin nė parlament zėrin e opingės, tė popullit dhe do tė qanin hallet e tij. Ndonėse u shkruan nė kohėra tė ndryshme, pamfletet e Gramenos kanė njė gjė tė pėrbashkėt: paraqesin tė njėjtėt njerėz, tė cilėt ishin nė krye tė popullit qė nga pavarėsia e kėndej. Prandaj tehu i kritikės sė Gramenos u drejtua edhe ndaj sundimtarėve tė viteve 20, qė ndryshonin fare pak nga ata tė viteve tė mėparshme. Tėrheqin vėmendjen e lexuesit edhe pamfletet I gjori ibrik dhe Xinxifkė Pasha. Gramenoja vė kėtu nė lojė deputetėt dhe pashallarėt e pazot e tė padishėm. Nė kabinetet dhe nė parlamentet e viteve 20 shfaqet burokracia e njė tipi tė ri, tė cilėn M. Gramenoja e heton dhe e shufron pa mėshirė nė pamfletet dhe nė fejtonet e tij. Pra, Mihal Gramenoja jetoi e punoi nė njė kohė tė stuhishme, kėshtu qė nuk pat mundėsi as ti ripunojė poezitė, dramat, novelat, kujtimet, portretet, pamfetet, fejtonet e shkrimet e tjera publicistike. Duke qenė i angazhuar fizikisht e shpirtėrisht nė lėvizjen ēlirimtare dhe nė lėvizjen antifeudale e demokratike, ai nuk pat kushte ti kushtojė njė kujdes mė tė madh anės artistike tė shkrimeve tė tij letrare. Megjithatė, krijimtaria e tij shquhet pėr veēori tė caktuara letrare-artistike, qė janė karakteristike pėr tė dhe qė e dallojnė nga shkrimtarėt e tjerė. Vjershat patriotike-revolucionare kanė mė shumė vlera letrare-artistike ndėr tė gjitha vjershat e tjera. Patosi heroik ka bėrė tė mundur qė njė numėr i mirė i vjershave patriotike tė kenė pasur jetė tė gjatė, tė jenė pėrqafuar nga shtresat e gjera. Dhe mu nė kėto vjersha gjejmė mė shumė shprehje metaforike. Vende-vende janė ato krahasime e metafora tė qėlluara. Po disa nga vjershat e Gramenos (kanė vetėm vlerėn e realizimit historik, janė, pra vetėm njė dokument pėr gjendjen shpirtėrore tė kėtij shkrimtari nė atė kohė. Vjershat e dashurisė karakterizohen nga njė notė romantike-sentimentale, me gjėmime, lektisje dhe, herė-herė, edhe me njė pesimizėm. Ndėrkaq, vjershat patriotike kanė mė shumė elemente realiste, paraqesin tabllo reale nga jeta e komitave shqiptarė nė dekadėn e parė tė shekullit tonė. Megjithatė, vjershat e M. Gramenos kanė njė varg tė metash. Nė radhė tė parė vargjet kanė shprehje tė drejtpėrdrejta, tė pazgjedhura mirė, tė rėndomta e publicistike. Vjershave tė Mihalit, veēanėrisht atyre tė dashurisė, u mungon frymėzimi. Ka pėrsėritje mendimesh, idesh e motivesh. Njė stil i rėndė vihet re edhe nė disa vjersha patriotike, me fjalė e shprehje tė fryra, me figura jo gjithaq tė goditura. Vėshtruar pėr nga tematika, qė tė dy veprat dramaturgjike Mallkimi i gjuhės shqipe dhe Vdekja e Piros trajtojnė ēėshtje tė kohės. Lufta e patriotėve shqiptarė pėr shqipen dhe arsimin shqip e kundėr klerit grek ishte temė aktuale, fort e rėndėsishme pėr atė kohė. Tema e veprės Vdekja e Piros, sado qė mund tė thuhet se ėshtė marrė nga historia ka tė bėjė me kohėn e Gramenos. Nė tė vėrtetė, thelbėsore nė kėtė vepėr dramaturgjike ėshtė e nesėrmja e shtetit tė ri shqiptar, vizioni i autorit pėr organizimin e tij. Me kėto vepra Gramenoja e pasuroi dramaturgjinė shqipe, duke e zgjeruar atė pėr nga tematika. Solli elemente tė reja, qė nuk i kishte dramaturgjia jonė deri me botimin e kėtyre veprave. Dramat e Gramenos kanė tė meta: nė to janė grumbulluar episode tė dialoguara, ka nė to narracion e deklaratizėm, mungojnė konfliktet, situata dra-matike, aksioni i duhur dramatik etj. Megjithatė, nė kohėn kur u botuan ndihmuan ndjeshėm pėr ngritjen e vetėdijes kombėtare. Sa panė dritėn, ato tėrhoqėn vemendjen e lexuesve dhe tė shikuesve. Tė tri novelat Oxhaku, E puthura dhe Vari i pagėzimit janė kryesisht romantike po me elemente tė theksuara realiste. Aty njihemi mė mirė e mė hollėsisht me tė kaluarėn e shoqėrisė shqiptare, me luftėn e klasave duke gjetur aty edhe kontradiktat e saj kryesore, njihemi me brengat e tė shtypurve, me zakonet dhe me jetėn e pėrditshme tė njerėzve. Novelat janė tė pėrmibushura me tragjicitet. Ky element duket qartė nė tri novelat: djegia e shtėpisė sė zezė, djegia e sejmenit me tė shoqen e tij, si dhe ēmendja e Vahidesė (Oxhaku); katėr vdekje pėrnjėherė nė shtėpinė e Gjin Kaplėkurasit (Vari pagėzimit) dhe helmimi i Margės e vdekja e Mitit (E puthura). Sentimentalizmi ėshtė njė nga veēoritė zotėruese tė novelave. Misticizmi ėshtė poashtu njė element qė Gramenoja e pėrdor dendur. Atmosfera e misticizmit krijohet nė novela me kėmbanat qė bijnė pa pushuar, me tragjeditė e njėpasnjėshme, me klithmat e Thanės natė pėr natė te varri i tė dashurve tė tij, me bredhjet e tij nėpėr pyll si oshėnar i panjohur (Vari pagėzimit), me alarmin misterioz qė jepet kur kallet shtėpia e zezė e me detaje tė tjera. Grameno pėrdor shpesh edhe antitezėn. Ky mjet shprehės i shėrben atij sidomos pėr ti individualizuar personazhet. Novelat kanė njė kompozicion interesant. Shquhen sidomos pėr nga theksimi i konceptit tė temės, i cili realizohet nėpėrmjet ngjarjes kryesore. Ajo rėndom vendoset nė fillim tė ēdo novele-martesa e dy tė rinjve (E puthura), ruajtja e krenarisė feudale (Oxhaku) dhe lufta kundėr shovinizmit grek (Vari pagėzimit). Kėtu janė personazhet kryesore, qė janė strumbullarė, rreth tė cilėve thuren e shthurren veprimet (Miti, Rushan beu dhe Thana). Etapat e zhvillimit tė ngjarjeve janė tė kombinuara. Ato kanė njė renditje tė zhdrejtė ose paraqiten nė mėnyrė retrospektive. Pėr shembull, nė E puthura M. Gramenoja tregon mė parė helmimin e Margės dhe nė faqet vijuese tė novelės na bėn me dije kush ishte Marga, pse u helmua etj. Nė Oxhaku kemi nė fillim djegien e shtėpisė sė zezė dhe mė vonė bėhet shthurja e veprimit. Kėshtu vepron Mihali edhe nė novelėn e tretė Vari pagėzimit, nė tė cilėn sė pari paraqitet tragjedia e madhe e familjes sė Gjini Kaplėkurasit e pastaj tregohet historia e atyre qė vdiqėn dhe e Thanės sė arratisur. Frymėzimi i shkrimtarit nė novela sėshtė i njėjtė. Ai oscilon vende-vende. Pjesėt e para tė novelave Oxhaku dhe Vari pagėzimit janė shkruar me frymėzim tė dalluar. Qėndrojnė mė lart nė pikėpamje artistike. Pjesėt e dyta tė kėtyre novelave janė mė tė dobėta, janė tė njė shkalle mė tė ulėt. Herė-herė frymėzimi mungon fare. Ai pėrdor kryesisht kėto mjete letrare nė novelat e tij: pėrshkrimin, evokimin dhe dialogun. Pėrshkrimet janė vende-vende tė plota, po tė ngjashme midis tyre. Evokimi ėshtė pėrdorur shpesh. Stili i novelave ėshtė kryesisht i rrjedhshėm, stil lirik dhe emfatik. Njė narracion tė rėndomtė e hasim te Oxhaku dhe te Vari pagėzimit. Nė tė tri novelat autori krijon atmosferėn, por nuk ka aftėsi narrative pėr tu kredhur nė psikologjinė e personazheve dhe nė detajet thelbėsore tė ngjarjeve, me qėllim qė tė krijojė njė ambient karakteristik. Gramenoja edhe nė novela grumbullon episode tė panevojshme. Bėn edhe digresione nė tė treguar. Pėrshkruan situata tė papritura, tė cilat zgjidhen me deus ex machina. Tė gjitha kėto ndikojnė dukshėm nė uljen e shkallės artistike tė novelave. Proza publicistike ka njė prosede karakteristik pothuaj pėr tė gjitha gjinitė qė i ka lėvruar Gramenoja: shkrimet janė tė shkurtėra, ngjarjet e sė kaluarės i krahason me ato tė jetės bashkėkohėse, temat janė nga aktualiteti i kohės, ato kapen e theksohen menjėherė pa farė hyrjeje; dallohet fryma polemikė; pėrzien ligjėratėn e drejtė me atė tė zhdrejtėn, pėrdor kohėn e tashme tė mėnyrės dėftore nė rolin e prezentit historik etj. Portretet i sajon mbi tė dhėna biografike e mbi kujtimet e veta nga jeta e pėrbashkėt nė lėvizjen ēlirimtare e patriotike. Pamfletet i mbėshtet nė pėrshtypjet, qė i kishin bėrė ministrat e zyrtarėt gjatė takimeve, udhėtimeve, bisedave e mbledhjeve, tė cilat i kishte pasur me ta nė vitet 1913-1914 nė Vlorė e nė Durrės. Poezia, dramat, novelat, kujtimet, portretet, pa-mfletet, fejtonet dhe gjinitė e tjera publicistike janė shkruar nė pėrgjithėsi me njė gjuhė tė rrjedhshme e tė kuptueshme. Ajo shpesh ėshtė e pasur dhe ka njė veshje tė kėnaqshme artistike. ėshtė kryesisht gjuha e Jugut me disa elemente karakteristike tė sė folmes sė Korēės, vendlindjes sė shkrimtarit. Veēse nuk ėshtė, megjithatė, e punuar sa duhet. Ka fraza tė shthurura, retorizėm tė theksuar dhe mė kryesorja hasim shpesh nė pėrsėritje fjalėsh, frazash, figurash e tabllosh, qė e rėndojnė stilin. Ymer Bytyqi
|