|
VEPRA MIHAL GRAMENO BASHKIM DHE PėRPARIMI (1) Si gjithė bota, kėshtu edhe shqiptarėt (2) arrinė tė mėsojnė, si papagalloja, fjalėn bashkim e pėrparim, edhe kėsisoj pandehnė edhe pandehin qė u sosnė taksiratet e gjithė hallet, edhe rne kėtė mėnyrė e mbushnė plotėsisht detyrėn. Njė ėndėr si ėndėrat! Me tė kėtilla ėndėra ėshtė xvarrosur bota gjer mė sot nė udhėn e ligėsisė, hajdutėrisė dhe gjakpirėsisė, nga tė fuqishmit e ditės, duke pėrfituar nga kėto fjalė bashkim e pėrparim, tė cilat fjalė ishin vetėm vegla pėr tė gėnjyer popujt e mjerė! Kėto fjalė ishin shtruar nė programet e fillosofėvet tė vjetėr, si edhe tė profetėvet tanė, po mjerisht, as Krishti, as Muhameti nuk mundnė ti venė nė veprim, se farisenjtė (3) kapitalistėt gjakpirės, imperialistėt dhe gjithė egoistėt dėshironin qė, me kėto fjalė tė shenjta, tė pėrēanin edhe armiqėsonin botėn e jo qė ti bashkonin e vėllazėronin, se atėhere, pa fjalė, nuk mund tė mbushnin dėshirat e tyre. Gjaku, pra, qė u derdhi edhe po derdhet prej kaqė vitesh, midis popujve tė Europės, rrjedh nga kėta Farisenj, tė cilėt kanė etje pėr gjak edhe vetėm pėr gjak! Lumtėrisht, ose si nonjė bekim i Zotit, dolli nė botė Xhaxha-Lenini, qė ti vejė me tė vėrtetė nė veprim, bashkim dhe pėrparim! Ēakenjtė gjakpirės tė botės, pėrnjėrjesh, u bashkuan qė tė gjithė pėr tė ndalur dritėn e vėrtetė edhe, pėr kėtė qėllim satanik, nuk lanė asgjėsendi pa pėrdorur. Kanė tri vite qė kanė mbledhur fuqitė e tyre pėr tė dėrmuar kėtė marshim, po mė kot u munduan se u dėrmuan pėrpara sė drejtės e sė vėrtetės! Ranė dhe do tė bien pėrmbysė ata qė i kundėrshtonen Xhaxha-Leninit edhe bolshevikėvet! Lenini nuk do vetėm lirimin e popullit rus, po tė gjithė botės; do qe ēdo njeri tė rronjė pėr njeri (4) nė botė edhe kurrė rob. Prandaj qė nga tė katėr ēipat e dheut bashkohen me qėllimet e tij tė nalta e tė shenjta duke ju lutur Zotit ti falnjė jetė tė gjatė. Atė qė nuk muntnė tė mbushin Krishti me Muhametin, po e mbush Xhaxha-Lenini. Sot nuk pyesin ēfarė fe ke, po a do njerėzimin? Atheistėt tė Indisė, Afrikės Asisė e gjithė botės, tė cilėt quheshin pėr egėrsira nga krokodillėt Ferisenj tė Evropės, u shkundėn nga drunjėsija (5) , edhe sot, pa pyetur, bashkohen nė program tė Leninit. Profesorėt e mėdhenj, shkrimtarėt edhe gjithė savantėt e botės, tė cilėt nė krye ishin kundra, duke pandehur nonjė karagjozllėk (6) si gjer mė sot, e kanė rrethuar Xhaxhanė se e shohin qė shpėtimi i botės ay dhe ay ėshtė! Ja bashkimi e pėrparimi qysh bėhet! Duhet dorė e hekurtė, drejtėsi, njėjėsi, vėllezėri edhe jo djallėzi, qė tė arrish vėrtet kėtė qėllim. Lenini nuk kupton kaur, turq, armen, ēifutėr, atheistė ose budistė edhe ēfarėdo; se qė tė gjithė janė vėllezėr e duhet tė kenė njė vėllezėri tė vėrtetė. Do tė dalin pra udhėheqės shqiptarė pėr kombin e tyre, qė ti pėrmbledhin e tu tregojnė qė sjanė as kaurė, as turq, po vetėm qė janė shqiptarė? Kėtu qėndron bashkimi e pėrparimi. Koha, 1916, nr. 80
|